abonim, ~i m., abonoj kal., abonohem vetv., abonuar (i, e) mb. Këto
zëvendësohen plotësisht me fjalët shqipe
pajtim, pajtoj, pajtohem, pajtimtar,
që kanë nisur të përdoren me këtë kuptim që në fillim të këtij shekulli. Ato
kanë marrë një përhapje të madhe në gjuhën e sotme, megjithatë ende
dëgjohen edhe fjalët e huaja, të cilat janë krejt të panevojshme. Mund të
themi fare mirë: Kam pajtuar vajzën në revistën “Pionieri”. U pajtova për
një vit në gazetën “Bashkimi”. Pajtimet në shtyp bëhen dy herë në vit. “Zëri i
rinisë” ka shumë pajtimtarë etj.
Krijoni Kontakt