Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1

    Vargje, lojera dhe kenge zbavitese

    Na ket qiri!
    Ē’asht ky qiri
    Fitili – fitili
    Fitilin e hangri mini
    Mini e hangri maca
    Maca kceu ne tra
    Tras ju dha zjarre
    Zjarret e ndali ujet
    Ujet e pijn bujet
    Bujet punuen aren
    Na I qitme faren
    Faren e hangri zogu
    Zogu hini ne ferre
    Ferren e preu kmesa
    Fmesa shkoi ne kovaēe
    Kovaēi hangri fiq e diq
    Hangri zall e u ngjall

    Malesi e Madhe


    Po ndrite hana permbas mollash
    O pellumb, o pellumb!
    Mir’ po I ndrit shrrregullat tona
    Te madhe ēikat qe po kndojne
    Dora-dores po vallzojne
    Djelmt e rij kan’ qit e pvete:
    “Han’ e re! Han’ e re!
    Bukra e dheut kun a ka mbete?
    Gjija rrugen vashes shkrete
    Se me gjas’ rrugen ka trete!”

    Shkoder
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    M'kan than shoqet mrame
    merre moj merre plakun he
    O ju thaft' goja mori shoqe
    ē'ka ta baj un' plakun e
    tuj e pasun djalin he ...(kaq mė kujtohet )

    E kam pas qejf Grupin e Pleqve tė Krujės. Megjithėse tė moshuar, kėndonin gjithė lezet.Po pat ndonjė krutan kėtu, le tė na sjellė disa vargje tė kėngėve tė tyre.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    Si mbillet piperi

    Valle humoristike e kenduar

    Si mbillet far’ e piperit?
    Jo ashtu, po keshtu,
    hidhe kemben permbi gju,
    hidhe, moj, te shkreten-o
    se ma plase shpretken-o;
    hidhe, moj, te shtrembren-o
    Se ma plase zemren-o
    Uluni, sic ulem une
    se disa u lodhen shume,
    dridhuni nga dridhem une
    se u thyej kercinj e gjunje
    Me avash, pa ngaterruar
    hidhe kemben permbi duar;
    dridhuni nga dridhem une
    se u thyej kercinje e gjunje

    Damės – Fier
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    Plaku me plakėn ē’u zunė

    Plaku yn’ ka njė mėrzi
    Me plakėn ėsht’ nė mėri
    Plaku me plakėn ē’u zunė
    Kush je ti e kush jam unė
    Plaku, moj, plaku
    O mustaqe sharku
    Plaka, moj, plaka
    Plaka, gjithė lajka
    Kush je ti e kush jam unė
    - Bjemė kutruven me ujė!
    - Aman se me plase xhanė!
    - Bjemė ēanakun me dhallė!
    Ja se ē’i tha plaku
    Plaku shenjėraku
    Plaku, moj, plaku
    O mustaqe sharku
    - Barku gjunjėt s’t’i ka zėnė
    merre vet’ se jam me punė
    po deshe pėrshesh me dhallė
    ngreu vet’ se s’je i ēalė
    plaka, moj, plaka
    plaka, gjithė lajka
    gjithė lajka
    - Jo, moj, jo, se s’jam i ēalė
    isha mė trimi me pallė
    do bėrtas sa tė tund fshanė
    bjemė ēanakun me dhallė
    plaku, moj, plaku
    ėshtė zot konaku
    shenjėraku
    - Kur ishe tinė me pallė
    jesha bejk’ e gushėbardhė
    ē’ke, o plak, a rrėnjėdalė?!
    Do na degjojn’ nė mėhallė!
    Plaka, moj, plaka
    Plaka, gjithė lajka
    Gjithė lajka
    Qeshi plaku, plaka qeshi
    Plakun e zbuti pėrsheshi
    Plaku, moj, plaku
    O mustaqe sharku
    Plaka, moj, plaka
    Plaka, gjithė lajka
    Gojėmjalta

    Bolenė - Vlorė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 31-07-2004 mė 23:02
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    E bukur shumė kjo , Shigjetė !

    Duke lexuar atė mė lart , mu kujtua njė thėnie tani...

    Vitin e parė , flet burri e dėgjon gruaja.
    Pesė vitet e tjera flet gruaja e dėgjon burri.
    Njėzet e pesė vite mė pas, flasin tė dy dhe.... dėgjon lagjia.

    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta
    Plaku me plakėn ē’u zunė

    Shume simpatike ajo Vlonjatja qe e kendonte kete kengen.
    Plakun e luante nje humorist i vjeter qe me kishte pelqyer dikur.

    MBET XHA KICUA PA FUSTANE

    Mireseardhe, o pashk' e madhe,
    na gjete me shume halle:
    mbet xha Kicua pa fustane,
    pa fustane e xhamadane;
    shkoj ne nj'a dy-tre dyqane,
    veresi s'i japin fare.


    Kete me siper e kam gjetur ne nje liber, se s'e mbaj mend te gjithen. Shume pak mund te kem memorizuar. Mbaj mend keto te shkurtrat:

    O PLAK O KOKE ROGAC
    (Himare)

    O plak, o koke rogac,
    c'te duhet me djem, a plac?
    Rri ne vater e ben kulac,
    te behesh ortak me mac.


    KADE MOJ KADE
    (Elbasan)

    - Kade, moj kade,
    ty te del kurrizi.
    - Jo, aga, te keqen,
    se ve xhybe e ndreqem.

    - Kade, moj kade,
    ty t'u zbardhen floket.
    - Jo, aga, te keqen,
    ve kena e ndreqem.

    - Kade, moj kade,
    ty te rane dhamet.
    - Jo, aga, te keqen,
    se ve dham' e ndreqem.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 22-04-2007 mė 12:13
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #7
    Shkodėr - 1955

    U xu vasha, u xu plaka
    U xunė pėr djalė te ri
    Plaka thotė: "do ta marr vetė!"
    Vasha thotė:"do ta marr vetė!"
    Ēou, kadi, e ven myfti
    Nji kjo punė, s’ka ba vaki
    Me marr plaka’ i djalė tė ri
    U ēue kadia e qiti short
    Qiti short edhe i ra plakės
    “Ti moj plake, shka i nep ktij djalit?”
    “I nap nji oborr me lopė,
    I nap grigjėn me kumbonė
    I nap arėn pa u korrė”
    Ēou kadia ene thrret vashėn:
    “Ti, moj vashė, shka i nep kėtij djalit?”
    “I nap ballė perishan
    I nap vetllėn si gajtan
    I nap synin si filxhan
    I nap hundėn miskalli
    I nap faqen gurabi
    I nap gojėn si kuti
    Dhambė e dhmballė porsi inxhi
    I nap shtatin si selvi
    I nap qafėn si zambak”
    “Hajt, moj plakė, e rri tu ksolla
    Nuk asht plaka pėr sokola!”

    perishan - stoli ne balle qe varin nuset
    inxhi - perle margaritar
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Lojna/ vargje - familja Grimci

    Lojera me gishtat e duerve

    Airexhe pipirexhe
    Hallakatesh neper teqe
    Amin!
    Xhaqmin
    Pipiriq
    Hiq i gisht!


    ------


    Arka arka
    Si shuplaka
    Sy zi
    vetull zi
    Arka cil
    Pik meshil!


    ------


    Loja e turrės

    Gugu picigu
    Kam nji kale
    pa martu
    Sa lesh
    Sa desh
    Sa brina
    Jane perpjete
    Turra n'ke asht?


    ------


    Per te qeshun

    Qorr qorr sumlla
    hajde hame kumlla
    kumllat u thane
    qorrin e vrane!

    ------

    Curi curi me nji vesh
    Shkon te halla e han pershesh
    Mos e luni curin
    Se na rrenon murin
    Muri u rrxu
    Curi u terbu!


    ------


    Shi shi bobo shi
    Poqi plaka ne kaci
    Bani tre kulac ne hi
    Nji e dogj, nji e poq
    Nji e hangri
    me gjithe zoq!


    ------


    Breshen breshen
    Per fatme
    Harapeshen!


    -------


    Bore bore
    Per malcore
    Malcore cingilore
    Gjithe pazarin e permorre
    Tuj shti
    Tuj u ndi
    Bum bum bum
    Si loderti!


    ------


    Qele qele qelbatare
    A mi run njata livadhe?
    Me i kupe tatareshe
    Mori qele u bash kaurreshe!


    ------


    Anto Tota mia
    Fifo kompania
    Ali stoli kapistoli
    Sisla lakatuc!


    ------


    Oili bojli
    Me tri kupa akshi.
    Akshia bokshija
    Cirivili Kola
    Kole paluca
    Beg Parruca
    Hengri Leca
    Tre gagluca!


    ------


    Kur bie bora e pare

    Mire dita per kullana
    Me kupa merxhana
    Del e del e zoja e shpise
    Me kulac t'zotnise
    Del e del moj qosh e bardhe
    Sot me barre e mot me djale!
    Apo na qet gja?
    Apo shkojme?

    (mbas dhuratave)


    ------


    Njitu kenka
    Shej shej mir-e
    Zoje e plarueme
    Dere e bekueme!


    ------

    Kush i perserit shpejt e pa gabime dhjete here me radhe fjalet e poshteshenueme fiton lojen.


    1."E shes thesin, s'e shes thesin,
    Thesi thes se thes."


    2. "Hasan sahan,
    Sahan hasan,"


    3. " kupa me kapak,
    Kupa pa kapak."


    4. "Piva uje neper bire t'pipit t'vidhit
    Piva uje neper bire t'pipit t'vidhit".




    Vargje lojnash per te vogjėl

    Dallndyshe pek ndryshe
    Pek vend pek dren
    Aty qindro kurdohere
    Tuj ba ciri ciri
    N'gem t'qershis-e
    N'dege t'hajmalis-e.
    Lumja ti mori pele
    Qi ka ba ndande maza
    Tre t'bardhe, tre t'lare
    Dy t'kuq e nji me shale.
    Ma i miri gem vidhi
    Gem vidhi gem sute
    Kujt po ia ban ato klina?
    Orit e borit
    Sulejman Sokolit.




    Fatime/Kasem/Abdulla Grimci, Shkoder, 1929

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2007
    Postime
    26
    pershendetje !
    po e nis une i pari meqense hapa temen me nje kenge te pelivan bajramit:

    plaku im marshallah

    plaka:
    plaku im marshallah,
    se ka shokun ne mehalle,
    ngulet dhe ha sa nje ka
    gjerb dhe nje dybek me dhalle.

    plaku:
    sos jam ti moj zaberhane,
    qe ke shejtanin ne bark,
    as t'mbyll ajo kamare
    terre terre poshte e lart!

    plaka:
    ngrehu more rrenjeshuar,
    ngrehu ben nje pune dhe ti,
    ku te gjec a mira bafte
    s'ben as per coban me dhi!

    plaku:
    pusho, do rrembej mashane,
    dhe njehere po me cingerise,
    u plake s ta kam sevdane
    gjidi zhord qe m'u poftise!

    plaka:
    edhe ti e do nje hander
    te behesh xhedit i ri,
    pse kundon si per pasneser
    kujt ju hap barku per ty?!

    plaku:
    moj plaka ime me huqe,
    qase moj te shkreten faqe,
    thuaj ulu asaj hunde
    ne do ta mbyllim me paqe!......

  10. #10
    dardan66 Maska e Bujar Dragaj
    Anėtarėsuar
    04-12-2006
    Vendndodhja
    fr
    Postime
    44

    Cool lojrat e vjetra

    pershendetje te ne ne kosove para shume kohe eshte luajtur nje loje e cila quhej loja e kapuqave a eshte luajtur edhe ne shqiperi kjo loje? a eshte loje e vjeter shqiptare tung

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Coli-i-vogėl nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 22:20
  2. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  3. Shqipėria pėrballė ndėrgjegjes sė gjymtuar tė saj
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  4. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 10:00
  5. Njėtrajtshmėri
    Nga SkenderRusi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-12-2004, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •