Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anëtarësuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Postime
    1,449

    Arrow Zhduket nga mali parulla “ENVER”, shfaqet “NEVER”

    BERAT/ Pas 35 vitesh hiqet emri i diktatorit.

    Për rreth 35 vite, beratasit dhe kushdo që hynte në qytet dallonte në malin e Shpiragut parullën me emrin ENVER.
    Germat e mëdha dukeshin me kilometra larg, falë punës disavjeçare për të realizuar një vepër që u gdhend në shkëmb. Por, prej 1 jave emri i diktatorit nuk është më. Një grup të rinjsh janë ngjitur në lartësitë e Shpiragut për t’i thënë “Kurrë” atij sistemi. Ata kanë nisur punën për të zëvendësuar emrin e Enver Hoxhës me fjalën anglisht NEVER. Për këtë kanë gjetur dhe mbështetjen e pushtetarëve vendorë. Pas ndryshimit të dy shkronjave të para, puna ka mbetur tek pastrimi dhe mbushja me gëlqere dhe pllaka të germës së fundit R. Nismëtarët e këtij ndryshimi i përkasin shtëpisë kinematografike “Debatik Center Production Distribution”, të kryesuar nga profesori Armando Lulaj, i cili ka studiuar për art kinematografik. “Iniciativën e ndërmorëm për të ndryshuar një parullë që simbolizonte izolimin e pashembullt të shoqërisë shqiptare dhe të tregojmë se shoqëria nuk duhet të bëhet pre e kompromisit të një shteti të kalbëzuar”, u shpreh Lulaj. “Për të kryer këto ndryshime kemi pasur ndihmë nga disa bashkëpunëtorë personalë të mi, të shtëpisë kinematografike dhe mbështetje nga komuna Sinjë dhe Bashkia e Urës–Vajgurore. Është për t’u vlerësuar ndihma e dy miqve të mi, kryetarit të Bashkisë Urë–Vajgurore, Syrja Ormenaj dhe kryetarit të komunës Sinjë, Pelivan Sina, të cilët më kanë dhënë një mbështetje të gjithanshme”, shtoi ai. Parulla me emrin Enver është realizuar në fund të viteve ’70 dhe në fillim të viteve ’80 për të nderuar udhëheqësin komunist të Shqipërisë. Pas mbërritjes së demokracisë, shumë parti të ndryshme me militantët e tyre kërkuan që 5 germat e mëdha me dimensione 150 metra të gjata dhe 50 metra të gjëra, të shkatërroheshin. Për eliminimin e tyre u arrit dhe përdorimi i lëndëve plasëse, megjithatë as nëpërmjet tyre nuk mund të prishej parulla e gdhendur në shpatin malor të Shpiragut, pikërisht në 5 prej 12 brinjëve të malit, në afërsi të fshatit Paftan. Mësohet se fillimisht të rinjtë kanë pastruar zonën nga shkurret dhe më pas kanë rimbushur germat, duke arritur vetëm të zëvendësojnë dy të parat, çka i korrespondonte më së miri fjalës kurrë në anglisht. Për momentin mbetet pa u realizuar vetëm germa e fundit R, e cila do të mbushet për t’u dalluar nga larg si dikur, por tani me tjetër simbolikë: atë të mospërshtatjes me asnjë lloj shtetari apo qeverie që nuk mendon për qytetarët. Një pjesë e mirë e banorëve të Beratit e kanë përkrahur këtë iniciativë, ndërsa të tjerë, kryesisht mbështetës të Partisë Komunistë dhe veteranë, janë shprehur kundër ndryshimit që simbolizonte udhëheqësin monist.


    Cunat...
    https://www.behance.net/robberysk1100

  2. #2
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Zgjidhje shume kreative.
    Akoma qeshi prej sikletit kur me kujtohet se jane shkaterruar plantazhet e portokajve vetem pse ato ishin mbjellur ne kohen e 'Neverit'. Edhe aty mund te zbrazej mllefi me nje ide kreative, e cila do ta kishte demin me te vogel dhe efektin me te madh.

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Ide brilante kjo. Shyqyr dhe nje Enver me pak. Megjithate po te rrugetosh neper Shqiperi ka akoma vende te cilat kane nevoje per te tilla ide brilante qe te ndryshohen dhe te mos japin me mesazhin e nje kohe qe s'duhet te vije kurre me per Shqitparet.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Mbase vdekjes se Sales,athua a do te shkatrohen ato qe i ka ndertuar sale

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Bajraku Lexo Postimin
    Mbase vdekjes se Sales,athua a do te shkatrohen ato qe i ka ndertuar sale
    Si mund te shkaterrohet '97, Gerdeci ...??!

  6. #6
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    @DS

    Kane bere mire beracaket qe e kane fshire parrullen e Dulles apo po te qan shpirti ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Shume mire kane vepruar, per cfare duhej emri tij atje?????
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Si mund te shkaterrohet '97, Gerdeci ...??!
    Ne fakt egziston menyra se si. psh:

    Ashtu si u shkaterruan Kisha dhe Xhamia, bashke me to dhe shpirti i qindra mijra njerezve qe per mire apo per keq ishte cdo gje per ta

    Ashtu si u vrane mijra intelektual duke i len vendin e tyre nje grupi injorantesh te pa arsimuar ose te arsimuar primitivisht qe nuk vlenin as per mesues filloresh dhe jo me te drejtonin institucione te rendesishme dhe pasojat u pane se si vajti halli i Shqiperise dhe Shqiptareve

    Ashtu si u internuan mijra intelektuale ose familje dhe far e fis te intelektualeve qe i shpallen ne gjyqe te sajuara si armiq te popullit vetem se i than JO Enveropolizmit dhe diktatures se pashoq qe po u ushtronte ndaj popullit Shqiptar

    Ashtu si u ndertuan rreth 800.000 bunkjere me hekur dhe cimento per tu mbrojtur nga nje armik inekzistent i jashtem ( ne fakt armikun e kishim brenda ) nderkohe qe populli jetonte me shtepi me qerpic dhe me barkun bosh

    Ka dhe menyra te tjera qe te gjithe i dine por nuk po zgjatem me tej
    Revolution 1848

  9. #9
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Bajraku Lexo Postimin
    Mbase vdekjes se Sales,athua a do te shkatrohen ato qe i ka ndertuar sale
    sa klase shkolle ke ti shoku?

    KAP LIBRAT. LENE SHIMEN DHE SALEN

  10. #10
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Bajraku Lexo Postimin
    Mbase vdekjes se Sales,athua a do te shkatrohen ato qe i ka ndertuar sale
    nuk krahasohen dot Autostradat dhe hidrocentralet qe ndertoi Saliu,me traset dhe bunkeret e Enverit!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •