Mbishkrim i stërlashtë toskë në Finiq (ΦΟΙΝΙΚΗ)
nga Niko STYLOS
Në Finiq, që është vërtet i vetmi qytet evropian, i cili mban emrin e Finikas, është ruajtur mbi një gur të thyer edhe fragmenti i mëposhtëm i një mbishkrimi të lashtë.
ΦΟΙΝΙΚΑ...
ΕΠΑΝΤΑΝ....,
Teksti duhet të ishte:
Në gjuhën e jonëve ose joniane, që sot quhet toske, kjo do të thotë “Finikasi i Panit tonë at” (Finikasi, ati i Panit tonë), nga ΦΟΙΝΙΚΑΣ Ε ΠΑΝ ΤΑΝ ΤΑΤ (FENIKAS E PAN TAN TAT). Ky mbishkrim duhet të ishte në bazën (piedestalin) e shtatores së Finikas, themeluesit të këtij qyteti shumë të lashtë.
Nga përmasat e gurit të pasqyruar më sipër, që tregon se themeli (baza) ishte mjaft i madh, arrihet në përfundim se edhe shtatorja duhet të ishte e madhe. Por ngaqë nuk kemi asnjë të dhënë për këtë shtatore, unë hamendësoj se shtatorja e vogël prej bronzi me lartësi 7 centimetra, që është gjetur në këtë qytet, fotografinë e së cilës e kam dhënë më sipër, do të duhet të jetë miniaturë e shtatores së madhe të Finikës, që i hyjnizuar ka marrë emrin Hermes (Ερμής) – çështje te e cila do të rikthehem, - shtatore e vogël për të cilën arkeologët na thonë se është e Hermesit.
Lidhjen e Panit me Finikën apo Hermesin e gjejmë te historia e Herodotit, i cili për këtë gjë shkruan: “nga lindja e Panos (Πανός), djalit të Penelopës (prej saj dhe Hermesit, thonë grekët, lindi Pani), kanë kaluar tetëqind vjet.” (II. 145).
Meqenëse të shumtë dhe të ndryshëm ishin ata, të cilët u kujdesën që historinë e Epirit dhe në përgjithësi të jonianëve apo jonëve, ta zhduknin, po jap dhe fotografinë vijuese prej shtatores së bronztë të Panit, gjetur krejt rastësisht në kullotën në pllajën e malit (brinjë, shpat) përballë Butrintit. Këtu këtë Pan, me lëkurë luani, pra që ka kaluar kryqas në shpatulla lëkurën e luanit, dhe nga topuzi (çomaga), të cilin e mban në dorën e tij të majtë, që siç dihet janë karakteristika të Herakliut, mund ta quajmë dhe Herakli, dhe të cilin sipas një përkimi të çuditshëm, e shikojmë bashkë me Hermesin në paraqitjen që jap përbri, marrë nga një pasqyrë etruske.
Νga Homeri, që preu dhe shkroi gjithë historinë e lashtë në masën e grekëve, për Penelopën, edhe për hyjnitë, siç shkruan Diodori, mbrujti histori të përbindshme, nuk kemi asnjë të dhënë të tillë, dhe thjesht dimë se ishte bashkëshortja besnike e Odiseas, mbretit të ishullit të Detit Jon, Itakës. Te emri Penelopa (Pinelopi, Πηνελόπη), nëse sipas zakonit të arvanitasve, P (Π) e bëjmë MB (ΜΠ), që në përkthimin toskërisht të Dhiatës së Re, e cila u botua në Korfuz më 1827, e gjejmë të shkruar Π(P) me theks sipër, apo më mirë sipas mënyrës me të cilën ndryshojnë në dialektin atikas shumë fjalë jonike, si p.sh. μπόλὐ (mboli) në πολύ (poli), kemi Μπηνελόπη (Bënelopë), që në gjuhën e jonianëve jonë, do të thotë: u bë lopë.
Ngaqë prej mitologjisë greke na është e njohur se në lopë dhe madje të bardhë, u shndërrua vetëm Ioja (ή Ιώς), po sjell këtu dhe fragmentin e Apollodorit që lidhet me të:
“Ion pra e korruptoi Zeusi, ndërsa ishte priftëreshë e Herës. Por Hera e zuri në flagrancë dhe ai me një të prekur e shndërroi vajzën në një lopë të bardhë dhe u betua se nuk kishte bërë dashuri me të.” (B I.3).
Si vërtetim i të dhënave të mësipërme zgjodha dhe monedhën e mëpasshme nga Polirinia e Kretës, ku sipas pohimit të Herodotit “në kohrat e vjetra në Kretë banonin barbarë”(I. 173), që me fjalë të tjera do të thotë se në kohrat e vjetra në Kretë nuk flitej greqisht, kemi dhe shpjegimin tij se përse gjuha me të cilën është shkruar nuk është greqishtja. Në këtë monedhë, ku bri kokës së Ios së shndërru- ar në lopë, është dhe simboli i Hermesit, kemi të shkruar në gjuhën minoike, që sot në Greqi e quajnë arvanitase, tekstin ΠΟΛΥΡΗΝΙΟΝ, i cili i ndarë në përbërësit e tij është ΠΟΛ ΥΡΗΝΙ ΟΝ (POL Y RINI ON), që do të thotë “lindësja e të riut On”.
Që ky i ri “ON” dhe me tjetër ortografi “ΩΝ”, është Herakliu, e gjejmë te monedha tjetër që jap përbri nga Heraklea maqedonase (Μακεδονική Ηράκλεια), e quajtur ndryshe dhe Heraklea e linkistëve (Ηράκλεια Λυ- γκηστίς) apo Heraklea e Linkut (Ηράκλεια Λύγκου), që ndërtoi Filipi i Maqedonisë në rajonin e Pelagonisë (Πελαγονίας), në veri të liqeneve të Brigëve (Βρυγηΐδων λιμνών), që sot i quajnë Prespa. Në këtë monedhë, siç shohim, për Herakliun kemi të shkruar ΜΡΑ ΚΕΙΩΝ dhe e ndarë në fjalë Μ’ ΡΑ ΚΕΙ ΩΝ
(M’ RA KEI ON), që në dialektin toskë do të thotë: “demi më i ri On apo Helios (Diell)”, gjersa sipas fragmentit vijues nga Dhiata e Vjetër (Eksodi I. 11): “On-i është e quajtura ndryshe Heliopulis” mund të themi se On (apo Ων) do të thotë Ilios, Helios – Diell.
Që të shpjegoj përse në këtë monedhë për Herakliun kemi emërtimin apo karakterizimin ȀǼ (QE), që do të thotë Dem, do të filloj me emërtimin e tij në etruskishte apo tirrenase , që është fjalë e përbërë nga dhe (NDER KLE), do të thotë “lavdi rastisi”. Këtë shpjegim e gjejmë dhe te Diodori, kur shkruan: “Për këtë argejtë (argivët) duke mësuar ndodhinë e quajtën Herakli (Irakli, ǾȡĮțȜȒ), sepse fitoi lavdinë falë Herës (ȆĮȜȚțĮȡȚȐ = trimëri), ndërsa më parë quhej Alke (Alkeos, ǹȜțĮȓȠȢ). Fëmijët e tjerë marrin emrin nga prindërit, ai e mori nga trimëria e tij.” (IV. 10). Ngaqë, siç shkruan Diodori, emri i vërtetë i Herakliut, apo më mirë në vitet fëmijërore e quanin Alke (ǹȜțĮȓȠ), përzgjodha dhe të dy monedhat e lashta vijuese nga Durrësi (ǻȣȡȐȤİȚȠ), ku për viçin e vogël që pi gji te nëna e tij e shndërruar në lopë, kemi të shkruar emrin ǹȁȀǹǿȅȈ (ALKEOS), domethënë emrin e Herakliut.
(vazhdon ne numrin e ardhshem)
Burimi: Revista Rrënjët, Dhjetor 2012
Krijoni Kontakt