Xhamia shqiptare në Kopenhagë të Danimarkës
Kalendarin e agjërimit për vitin 2012 me fotografinë e xhamisë shqiptare në Kopenhagë të Danimarkës, mund ta shkarkoni këtu
Të dashur vëllezër dhe motra,
Interesimi juaj, vitin e kaluar, për të pasur një kalendar agjërimi edhe në Danimarkë, më bëri që sivjet këtë punë ta bëj edhe më me dëshirë, me përkushtim, e me zell.
Kalendari i agjërimit këtu në dhe të huaj vërtet sjell problem. Unë që nga vitit 2000 rregullisht jam përkujdesur për të siguruar këta kalendarë dhe i kam shpërndarë te të interesuarit.
Edhe sivjet ky kalendar agjërimi u mor nga Bashkësia Islame Boshnjake, “Dzemat Vejle”, në Vejle të Danimarkës. Kjo do të thotë se kalendari qendrën e përpilimit ( njehësimit) e ka qytetin Vejle, por që të jetë e përshtatshëm edhe për qendra ( qytete ) të tjera të Danimarkës janë dhënë diferencat kohore të qyteteve në raport me qytetin e Vejles.
Ky kalendar mund të përdoret edhe në qytetet Malmö e ndonjë qytet tjetër të Suedisë.
Sivjet kalendari është shoqëruar me fotografinë e xhamisë shqiptare, këtu në Kopenhagë të Danimarkës
Kjo ishte një dëshirë imja për të bërë një shërbim modest për ju.
Agjërim të lehtë!
Kalendarin pa xhami ( për shkak të madhësisë së dokumentit këtu nuk mund e postova ) mund ta shkakrkoni këtu:
Krijoni Kontakt