Sëmundja dhe ilaçi


“Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët)...” (Enfal 25)

I tërë falënderimi i takon All-llahut të Vetëm, kurse paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Vetëm së është shfaqur me të madhe në mesin e muslimanëve shkujdesja ndaj dhuntive të All-llahut të lartësuar edhe pse ato janë të shumta!

Çështja që duhet ta ketë parasysh çdokush është frika nga përfundimi i kësaj shkujdesje, All-llahu i lartësuar veç se na ka paralajmëruar nga përfundimi i këtij çrregullimi të madh, thotë i Lartësuari: “Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se All-llahu është ndëshkues i rreptë” (Enfal 25).

Gjatë fjalimit tim, do ta përkujtoj vetën dhe gjithë muslimanët me disa dukuri që janë përhapur këto ditë, si dhe ilaçin e tyre apo mënyrën e zvogëlimit të atyre dukurive më emrin e All-llahut të lartësuar.

Dukuria e parë: Largimi i njerëzve nga ligji i All-llahut të lartësuar, nga ligji të cilin e ka zbritur All-llahu për robërit e Tij për t’ju siguruar lumturinë e kësaj bote dhe botës tjetër, kurse njerëzit e zëvendësuan atë ligjë me ligje njerëzore, çfarë All-llahu i lartësuar nuk ka zbritur argument për to.

Shërimi i saj: Kthimi tek vendimi i All-llahut të lartësuar, qofshin ata pushtetarë apo masa e thjeshtë, ta zbatojnë ashtu siç e ka zbatuar i Dërguar i All-llahut salAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe shokët e tij, ta zbatojmë aq sa kemi mundësi, thotë All-llahu i lartësuar: “...vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë. Kjo është feja e drejtë...” (Jusuf 40), po ashtu thotë i Lartësuari: “...po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut?” (Maide 50).

Dukuria e dytë: Garimi i rreptë pas gjërave të kësaj bote, shpenzimi i të shtrenjtës dhe të çmuarës për të, sa që për pak njerëzit u shkatërruan, me një fjalë kjo çështje e dërgon shoqërinë në humnerë, ashtu siç ka paralajmëruar Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Përgëzoni, shpresoni në atë që ju bënë të lumtur, pasha All-llahun nuk kam frikë për juve nga varfëria, mirëpo kam frikë së do t’ju lehtësohen gjërat e dynjasë ashtu siç ndodhi më popujt para jush, pastaj garuan pas saj ashtu siç garoni ju, kështu që do t’ju shkatërroj ashtu si i shkatërroi ata që ishin para juve” {Buhariu 315; Muslimi2961}.

Shërimi i saj: Anashkalimi i garimit pas dynjasë, përqendrimi në garim pas gjërave të botës tjetër, thotë All-llahu i lartësuar: “...E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën” (Mutafifin 26).

Ka thënë shejh Abdurr-rrahman es-Sa’di, All-llahu e mëshiroftë: do të thotë dhunti që qëndron gjatë, vlerën dhe mirësinë e së cilës nuk e din kush pos All-llahut, për këtë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën, le të garojnë në drejtim të saj më vepra që i dërgojnë tek to, njehërit kjo është me së e udhës në shpenzimin e me të çmuarës dhe me e sigurt përderisa nxiton që të arrij të e mira.

Dukuria e tretë: Sharja, demtimi i të tjerëve me gjëra të këqija, ofendimi i të tjerëve, të folurit kundër pushtetarëve, duke folur haptas dhe nxitja e masës kundër tyre, gjë që ndikon në rënien e respektit ndaj qeverisë, e pastaj përhapja e kaosit, humbja e sigurisë dhe shfaqja e fitneve.

Shërimi i saj: Dëgjimi dhe respektimi ndaj tyre, këshillimi i tyre fshehurazi, lidhja e njerëzve me ta, këshillimi me durim kur ata kanë mangësi apo gabojnë, të bërit lutje për ta që t’i përmirësoj All-llahu si dhe të kërkohet prej All-llahut që të bëjë shoqëruesit e tyre prej njerëzve të mirë, thotë All-llahu i lartësuar: “O ju që besuat, binduni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju...” (Nisa 59).

Pastaj, patjetër pasuesit e sunnetit duhet të jenë vigjilent ndaj asaj që punojnë bidatxhit, pasuesit e epshit, rrafidit, sekularistet që haptas bëhen si të dëgjueshëm dhe të përulur ndaj udhëheqësit, kurse në anën tjetër i konsiderojnë gabimtarë pasuesit e sunneti kur e zbatojnë atë që e kërkon prijësi prej tyre!

Dukuria e katërt: Shkujdesja e shumë muslimanëve ndaj kërkimit të faljes me qellim që All-llahu t’i ruaj vendet e muslimanëve dhe robërit nga ndëshkimi i All-llahut të lartësuar që mund t’i përshkoj të gjithë pa dallim.

Shërimi i saj: Kërkimi i faljes sa më shumë, pendimi dhe kthimi tek All-llahu i lartësuar, ka thënë i Madhërishmi: “Po All-llahu nuk do t'i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre dhe All-llahu nuk do t'i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfarë)” (Enfal 33).

Dukuria e pestë: Kontratat e rrejshme dhe të ndyta që i bëjnë disa muslimanë, pastaj armiqësia dhe mos realizimi i tyre edhe pse ligjërisht janë prej cilësive të dyfytyrëshve, siç thotë i Dërguari salAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Kush i ka katër cilësi është dyfytyrësh i kulluar, e kush e ka ndonjërën prej tyre, e ka një cilësi të dyfytyrësisë deri sa të largohet prej saj: kur flet gënjen, kur i besohet diçka nuk e mban amanetin, kur premton nuk e mban premtimin kur është në konflik është i padrejtë” {Buhariu 34; Muslimi 5; nga Abdull-llah ibën Amrin, All-llahu qoftë i kënaqur më ta}.

Shërimi i saj: Çdo musliman obligohet të jetë besnik e posaçërisht kur betohet, është obligim përmbushja e betimit sepse nuk do t’i bëjë dobi shpagimi i betimit, përkundrazi duhet të pendohet tek All-llahu i lartësuar me pendim të sinqertë, ndoshta All-llahu ia falë, ngase i ka bashkuar mes gënjeshtrës dhe tradhtisë dhe mos realizimit të premtimit dhe betimit të rrejshëm.

Do të ishte më mirë që në fillim të mos betohej, mos ta merrte në besë, mos t’i premtonte duke qenë i lirë, për çudi si e ngarkon vetën e tij me këtë qëndrim të rënd!

Përkujtim: Disa betohen në Mus’haf, duke menduar së ky betim është betim me peshë me të rënd së sa betim në diçka tjetër pos tij! Ne i themi: betimi në Mus’haf s’ka bazë në dinin e All-llahut të lartësuar, përkundrazi është nga bidatet e shpikura, gjë për të cilën s’ka zbritur All-llahu argumente.

Po ashtu kjo dukuri s’ka qenë prezentë në kohën e të Dërguarit salAll-llahu alejhi ue sel-lem, mirëpo Kur ‘an-i ka qenë i ruajtur në gjokset e muslimanëve, i shkruar në pllaka dhe gjëra të ngjashme me to, pastaj e kanë tubuar Kur ‘an-in në një Mus’haf pas vdekjes së Pejgamberit salAll-llahu alejhi ue sel-lem, e si ka mundësi të jetë i ligjshëm betimi në Mus’haf?!

Dukuria e gjashtë:
Disa njerëz betohen për punët e të tjerëve, kurse kanë për qëllim diçka tjetër, kjo nuk i bënë dobi dhe nuk e shpëton nga llogaria e All-llahut të lartësuar, thotë Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem në një hadith: “Betimi llogaritet varësisht prej qëllimit të botuesit” {Muslimi 1653, nga Ebu Hurejre, radijAll-llahu anhu}.

Shërimi i saj: Mos u beto asnjëherë përveç kur ti je besnik në betim dhe betohu për atë që betohen të tjerët.

Dukuria e shtatë: Përhapja e gibetit (përgojimit) këto ditë në shumë ndeja, thashethemet e shumta dhe ofendimet e ndërsjella.

Shërimi i saj: Duhet ta dimë të gjithë së ruajtja e gjuhës nga përgojimi dhe ofendimi ndaj të tjerëve është e domosdoshme ngase këto janë nga mëkatet e mëdha. Pastaj ky i cili e lëshon gjuhen e tij në nderin e njerëzve, çfarë do t’i mbetët ditën e gjykimit nga punët e mira, sa të këqijat e të tjerëve do t’i vendosen në peshoren e tij, ditën kur më së shumti ka nevojë qoftë edhe për një të mirë!
Thotë All-llahu i lartësuar: “...dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?...” (Huxhurat 12).

Thotë Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Besimtari nuk i ofendon të tjerët dhe as nuk i mallkon, nuk bënë vepra të neveritshme dhe gjuhën e ka të pastër (nga sharjet dhe fjalët e pista)” {Tirmidhiu 1977; Silsile es-Sahiha 320, Albani, nga Abdull-llah ibën Mes’udi radijAll-llahu anhu}.

Dukuria e tetë: Rrëmujën që e bënë shejtani në mesin e muslimanëve vazhdimisht më qellim për t’i futur në armiqësi, mbjell urrejtje dhe armiqësi mes muslimanëve, siç tregon Xhabir ibën Abdil-lah radijAll-llahu anhu, ka thënë Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Shejtani ka humbur shpresën që të adhurohet në gadishullin arabik, mirëpo jo nga rrëmuja që e bënë mes tyre” {Muslimi 2812}.

Shërimi i saj: Mos t’i lejojmë hapësirë shejtanit që të luaj më ne dhe të bëjë rrëmujë mes neve, të duam për vëllezërit tonë atë që e duam për vete, ka thënë Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem: “Nuk ka besuar askush prej juve përderisa nuk ia dëshiron vëllait të vet atë që e dëshiron për vete” {Buhariu 13; Muslimi 45, nga Enes ibën Malik radijAll-llahu anhu}.

Dukuria e nëntë: Përhapja e mitos (ryshfetit) për fat të keq edhe në vendet e pasura e mos të flasim për vendet e varfëra! S’ka dyshim së ryshfeti është përfitim i ndaluar, të ushqyerit me fitim të tillë njeriu i ekspozohet zjarrit dhe është më afër mallkimit të All-llahut të lartësuar, siç thuhet në një transmetim nga Abdull-llah ibën Amër radijAll-llahu anhuma: “Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem e ka mallkuar atë që e jep dhe atë që e merr ryshfetin” {Ebu Davudi 3580; Tirmidhiu 1337; Ibën Maxheh 2313; Sahihul-Xhemi’, el-Albani 5114}.

Shërimi i saj: Çdo musliman duhet t’i frikësohet All-llahut, të largohet nga ky ves i shëmtuar, ta mbaj një qëndrim e ai është: sinqeriteti dhe besueshmëria.

Dukuria e dhjetë: Disa njerëz i shfrytëzojnë disa fetva të disa dijetarëve dhe i marrin vetëm ato që iu përshtatën epsheve të tyre, me të vërtetë kjo është një sëmundje që i ka kapluar shumë njerëz.

Ka prej tyre që nuk i kanë në konsideratë dijetarët fare, mirëpo kur gjejnë ndonjë fetva që e përkrah hyrjen e tyre në parlament, menjëherë e shfaqin dhe e përhapin pa e shikuar së çfarë parimeve dhe kushteve kanë cekur në ato fetva, kurse nëse gjejnë fetva të kundërt thonë: ndoshta filan dijetari nuk e ka kuptuar pyetjen apo nuk e kupton gjendjen aktuale.

Shërimi i saj: T’i frikësohen All-llahut të lartësuar, t’i analizojnë mirë fetvat e dijetarëve, të punojnë më to dhe më kushtet apo kriteret që i kanë potencuar, të ndalen nga ofendimet ndaj dijetarëve, në qoftë së njeriu bien në mëkat të qartë është me e lehtë së sa zhytja me vetë dëshirë në ndalesat e All-llahut të lartësuar.

Dukuria e njëmbëdhjetë: Mastrafi i pasurisë dhe zhdukja e saj në rrugë të panevojshme, posaçërisht gjatë fushatës elektorale, ngase aty bëhet shpenzim i tepërt i pasurisë, All-llahu i lartësuar thotë: “...po mos shpenzo tepër e pa rrugë. Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij” ( Isra 26-27).

Gjëja më e shëmtuar është kur disa kandidat marrin pasurinë e pasuesve të vet për t’i arritur peri petit e veta, sa që disa shpenzojnë pasurinë e tyre duke menduar për ta ndihmuar islamin ngase i mashtrojnë së kinse pasuria e tyre shpenzohet në rrugën e All-llahut të lartësuar, për ta ndihmuar fenë e All-llahut!
E marrin pasurinë e njerëzve në emër të fesë dhe e shpenzojnë për fushatë elektorale.

Shërimi i saj: Le t’i frikësohen All-llahut të tillët dhe ta dinë së All-llahu i lartësuar do t’i pyet për pasurinë e tyre, si e kanë fituar dhe ku e kanë shpenzuar, dhe a do t’i thonë e kemi shpenzuar për votime? Kjo përgjigje a do ta shpëton këtë njeri ditën e kiametit?

Dukuria e dymbëdhjetë: Mashtrimi që bëhet në emra dhe publikime më qellim për të bashkuar më shumë në votime, e gjithë kjo është një gënjeshtër, mashtrim, e më e keqe së kjo është nëse dikush jep fetva duke menduar që votimi është i domosdoshëm, çfarë të themi tjetër përveç së te Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi!

Shërimi i saj: Nga kjo shpëtohet më besnikëri, kështu që përmbaju besnikërisë, ngase kjo të dërgon në mirësi, kurse mirësia të dërgon në xhenet. Ta dimë të gjithë se qëllimi nuk e arsyeton mjetin, nuk e bënë haramin hallall, e as të kotën të vërtetë.

Dukuria e trembëdhjetë: Premtimet e rrejshme të cilat zakonisht i japin kandidatët gjatë fushatës, sa që disa nuk turpërohen nga All-llahu i lartësuar e as nga robërit e Tij!!

Pa dyshim së kjo është prej cilësive të dyfytyrëshve, për të cilën na ka paralajmëruar prej saj i Dërguari i All-llahut salAll-llahu alejhi ue sel-lem.

Shërimi i saj: Mos i premto njerëzve me atë që ta merr mëndja ty, ngase ti nuk mund t’i realizosh ato që i premton atyre, kija friken All-llahut, bëhu besnik në atë që e thua.

Lus All-llahun të na ruaj nga sprovat e dukshme dhe të pa dukshme, falënderimi i takon All-llahut në fillim dhe mbarim, në anën e dukshme dhe të pa dukshme, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të Dërguarin tonë, familjen dhe shokët e tij.


Shejh Selim et –Tavil, All-llahu e ruajttë

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=19587

Përktheu: Besim Gjelaj