Vrasja nė Himarė Athina: Autorėt tė motivuar etnikisht
Vrasja nė Himarė Athina: Autorėt tė motivuar etnikishtHIMARE- Banorėt e Himarės kanė bllokuar aksin kombėtar Vlorė- Sarandė, nė zonėn e Himarės qė prej orės 22:00 tė mbrėmjes sė djeshme. Njė orė pasi njė bashkėqytetar i tyre u gjet i vdekur nė dalje tė Himarės pėr nė drejtim tė Vlorės. Viktima Aristotel Guma, 35 vjec ka qenė duke udhėtuar me motorr kur ėshtė pėrplasur nga njė makinė tip Audi 3 me ngjyrė gri dhe pa targa. Aksi u lirua vetėm sot paradite nė orėn 11. 00, pas negociatave mes policisė sė shtetit me banorėt. Nė mbrėmje vjen edhe reagimi zyrtar i Athinės qė nėpėrmjet njė deklarate dėnon sulmin dhe shton se autorėt e kėsaj ngjarje mund tė kenė qėnė tė motivuar etnikisht.
Reagon Athina: Autorėt tė motivuar etnikisht
Nė lidhje me vrasjen e 35-vjecarit Aristotel Guma ka ardhur edhe reagimi i Ahtinės zyrtare, e cila dėnon vrasjen. Nėpėrmjet njė deklarate tė zėdhėnėsit tė ministrit tė Jashtėm tė Greqisė, deklarohet se personat qė kanė kryer vrasjen kanė qėnė tė motivuar etnikisht.
Nė deklaratėn e publikuar nė faqen zyrtare tė ministrisė sė Jashtme greke, theksohet se ngjarje tė tilla janė tė papranueshme dhe nuk bėjnė gjė tjetėr vecse nxisin tensione etnike.
Mė tej nė reagimin grek, thuhet se ngjarje tė tilla dėmtojnė marrėdhėniet mes dy vendeve dhe se duhet tė dėnohen nga e gjithė shoqėria.
Bllokohet aksi
Banorėt kanė bllokuar me gurė rrugėn qė prej orės 22:00 tė mbrėmjes sė tė entjes duke mos lejuar lėvizjet e automjeteve nė kėt aks qė lidh gjithė zonėn e bregdetit jugor.
Afėr vendit ku ėshtė gjetur motori banorėt kanė vendosur njė parullė me germa nė greqisht ku kėrkojnė drejtėsi, pasi sipas tyre vrasja e 35 vjecarit ka qenė e qėllimshme. Ata thonė se nuk do tė lejojnė tė kalojė asnjė makinė deri nė pėrfundim tė varrimit tė tė riut. Ceremonia ėshtė caktuar pėr nė orėn 12.00. Bllokimi i aksit ka shkaktuar rradhė tė makinave deri nė 3 km dhe irritimin e turistėve tė cilėt u detyruan tė kalojnė natėn jashtė, tė kthehen mbrapsht ose tė lėnė makinat dhe tė vazhdojnė rrugėn nė kėmbė.
Nė orėn 13.00 tė ditės sė sotme korrespondenti i NEWS24 informoi dhe pėr njė tentativė tjetėr tė mbylljes sė aksit rrugor nga banorėt, por pas negociatave aksi ėshtė liruar. Gazetari Enrik Mehmeti flet pėr njė situatė tė tensionuar mes turistėve qė janė tė bllokuar prej disa orėsh nė kėtė aks, banorėve. Flitet dhe pėr situata tė tensionuara mes banorėve dhe policisė, teksa kjo e fundit po tregohet e kujdesshme pėr tė mos nxitur incidente mė tė rėnda.
Ngjarja
Nga dėshmitė mėsohet vrasja ka zanafillėn paraditen e sė enjtes kur viktima ėshtė konfliktuar me autorėt, nga qyteti i Vlorės, pasi 35 vjecari kishte folur greqisht. Sherri ka vazhduar gjatė pasdites, pėr tė degjenuar mė pas, ( gjithnjė sipas banorėve) nė vrasjen e tė riut.
Sipas deshmitarėve makina ka pėrplasur 35 vjecarin qė po udhėtonte me njė motor ndaj njė shtylle dhe mė pas e ka marrė zvarrė motorin disa metra mė tutje. Autorėt janė larguar nga vendi i ngjarjes dhe kanė hyrė nė njė rrugė dytėsore, ku dhe janė ndaluar nga policia. Policia thotė se ka ndaluar 7 persona, nga qyteti i Vlorės si tė pėrfshirė nė vdekjen e 35 vjecarit, ndėrsa nuk ka dhėnė ende njė version tė saktė tė ngjarjes, por shton se vazhdojnė hetimet. Emrat e personave tė ndaluar janė: Aleksandėr Lavdosh Gjokaj, 21 vjeē, banues nė Vlorė, i padėnuar mė parė. Bledar Engjėll Meminaj, 22 vjeē, banues banues nė Vlorė, i padėnuar mė parė. Andi Petrit Kotorri , 25 vjeē, banues nė Vlorė, i padėnuar mė parė. Juxhin Mentor Mustafaraj, 23 vjeē, banues nė Tiranė, i padėnuar mė parė. Dijon Gjolek Bushi, 19 vjeē, banues nė Vlorė, i padėnuar mė parė. Fabjon Fatosh Jahaj, 21 vjeē, banues nė Vlorė, i padėnuar mė parė. Endrit Zeqir Salataj, 22 vjeē, banues nė Vlorė, i padėnuar mė parė. Si dhe ėshtė shpallur nė kėrkim policor shtetasi: Ilir Muka.
Banorėt kanė kėrkuar drejtėsi dhe thonė se nėse nuk plotėsohen kėrkesat e tyre kėrcėnojnė me bllokim sėrish tė aksit rrugor. Ende nuk dihen detajet e kėrkesave tė banorėve.
DESHMITARI
Rreth orės 21. 00 mėsuam se njė i ri ėshtė aksidentuar. Me njė banor tjetėr e nxorėm nga motorri pėr ta dėrguar nė spital. Rrugės pėr nė spital 35 vjecari kishte vdekur. Kur u kthyem, rreth orės 22.00 gjetėm rrugėn tė bllokuar nga banorėt. Nė rrugė ishin dhe gra e fėmijė." - tregon njė banor pėr NEWS24.
Dėshmitari thotė se banorėt protestojnė pasi policia nuk mori masa pėr ti siguruar jetėn.
Ai tregon se mes turistėve qė kanė kaluar natėn nė rrugė ishin dhe gra dhe fėmijė si dhe njė familje nga Maqedonia. Banorėt thonė se nuk do tė lirojnė rrugėn deri nė orėn 12.00 kur tė bėhet varrimi i tė riut thotė dėshmitari nė njė intervistė pėr NEWS24
(s.g/m.a/BalkanWeb)
Lidhje te tjera
Vrasja, kryepeshkopi Anastas thirrje pėr gjakftohtėsi
Berisha ne KM kalon nė heshtje incidentin
Krijoni Kontakt