Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e elijsa
    Anėtarėsuar
    09-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    138

    Ne 7 muaj 1300 divorce ne Tirane, shthurrje apo emancipim?

    “Pėrjetė bashkė nė tė mirė e tė keq”. Tė gjithė e pohojnė para zyrės sė gjendjes civile ose nė institucione fetare, por... vjen njė ditė qė nuk ėshtė kaq e lehtė sa thuhet. Nė 7 muajt e fundit, vetėm nė Gjykatėn e Tiranės ka pasur 1300 ēifte tė ndarė, qė i bie qė gjykata pėr ēdo ditė pune ka ndarė 7 deri nė 8 ēifte kryeqytetase.

    Dhe paditė civile me objekt “zgjidhje martese” qė vijnė e regjistrohen pranė sekretarisė sė organit gjykues bėhen gjithmonė mė tė shumta. Ata qė ngrenė padinė nė mė tė shumtėn e rasteve janė meshkuj, por vitet e fundit ėshtė shtuar ndjeshėm edhe numri i femrave. Po t’i hedhėsh njė sy “letrave”, tė gjitha fillojnė me: “Janė lidhur me njohjen dhe pėlqimin e tyre reciprok, pasi kanė kaluar x vite martesė nė ēift kanė filluar grindjen dhe mosmarrėveshjet...”. Nuk divorcohen vetėm ata qė kanė pak vite martesė, por edhe ata qė kanė mbi 20 vjet.
    Martesa duket se po bėhet pėrherė e mė shumė njė marrėdhėnie delikate. Nė kohėn moderne tė gjithė sociologėt e martesės flasin pėr ndėrtimin e marrėdhėnieve tė ekuilibruara midis ēiftit, i cili pėr tė mirėmbajtur martesėn apo pėr ta miratuar atė duhet tė ndėrrojė relacione xhonglerėsh pėr tė shmangur kėrcitjet, konfliktet dhe thyerjen e saj pėrmes divorcit.

    Tregon emancipim apo shkatėrrim?

    Sociologė shqiptarė tė pyetur nga “Shekulli” lidhur me kėto shifra janė thuajse nė njė mendje: Loja me divorcet ėshtė bėrė shumė e rrezikshme, tejet shqetėsuese me pasoja tė rėnda sociale, ekonomike, edukative dhe me ndikim dezintegrues dhe dobėsues nė kohezionin social tė vendit. Por kjo rritje tregon emancipim apo pėrkundrazi, shkatėrrim?
    “Unė besoj se do tė ishte naivitet nėse kėto shifra alarmante dhe tė papėrgjegjshme tė divorcit do t’i konsideronim si tregues tė emancipimit tė martesės nė Shqipėri apo ndryshimeve progresive qė ka pėsuar tipologjia e martesės. Dimensionet e divorcit qė vitet e fundit nė Shqipėri janė mė shumė se 6 mijė nė vit e kanė bėrė atė “kazmė” qė po shkatėrron martesėn dhe nė njė farė mėnyre edhe strukturėn relativisht tė qėndrueshme tė familjes shqiptare, e cila pa asnjė mėdyshje duhet konsideruar nė vetvete si njė tregues pozitiv 'sui generis' i shoqėrisė shqiptare, - thotė sociologu i njohur Gėzim Tushi.

    Pėrse po divorcohemi kaq shumė?

    Analiza e shkaqeve tė divorceve janė tė shumta. Ato fillojnė nga ato morale dhe shpirtėrore e deri tek problemet ekonomike e sociale. Nuk ka shkaqe deterministe qė ndikojnė tek divorci, por megjithatė me sa duket problemet e komunikimit bashkėshortor, dyshimet pėr ēėshtjet e besnikėrisė bashkėshortore dhe perceptimi nganjėherė primitiv i determinantėve fizikė dhe seksualė tė martesės, problemet e keq administrimit tė vetes dhe bashkėshortit, ndikimet helmuese tė familjeve tė origjinės, etj janė shkaqet qė ndeshen mė shpesh nė sallat e gjyqit dhe qė bėhen determinantė tė pashmangshėm pėr divorcin.

    Entela Resuli
    Gazeta Shekulli 2 Gusht 2012

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e elijsa
    Anėtarėsuar
    09-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    138
    Politikanėt dhe krizat e tyre tė ndarjes

    I njohur pėr batutat e shpejta, ish-kryeministri Fatos Nano, vendosi tė ndante "mendime" konstruktive pėr ēėshtjen e femrės me kreun e OKB-sė, Kofi Anan. "Kam bėrė njė herė burg politik, por jam martuar dy herė, kam qenė dhėndėr nė komunizėm dhe nė demokraci",-thumboi Nano, duke hedhur sytė nga burri me ngjyrė. Pėr ēudinė e Nanos, ai nuk pati asnjė reagim habitės. Sepse kishte tė bėnte me njeriun qė ishte divorcuar dhe martuar pesė herė.
    Dhe duket se edhe dashuritė dhe ndjenjat e politikanėve shqiptarė janė ndarė nė dy botė dhe sisteme tė ndryshme. Nėse shumicės sė politikanėve tė sotėm do i kujtohet e shkuara, ajo ka pak a shumė njė formulė pėr tė gjithė: Kur ishin studentė, shumė prej tyre konviktorė, bashkė me valixhen e drunjtė tė mbushur me pak rroba, kishin "futur" shpresa tė mėdha pėr njė punė e jetė tė mirė nė tė ardhmen. Sa pėr dashurinė, ishin tė ndrojtur, inferiorė dhe kishte mjaft raste kur mblesėt vinin njėri pas tjetrit, sepse tashmė ishin kontingjenti i "djemve me shkollė".
    Kohėt ndryshuan, ata djem e vajza tė ndrojtur, me pantallona doku apo fustane basme, iu futėn politikės. Nė mes hyri paraja, influenca, njohjet e reja dhe ajo qė i lumturonte mė shumė fjala “shef". Nė fushata elektorale, apo nė dikasteret qė drejtonin shfaqeshin gjithnjė e mė shumė vajza simpatike, tė sjellshme dhe lajkatare. Njė "jetė e re" qė disa prej tyre i ēoi nė divorce, ku nė shumicėn e rasteve sekretaret ishin "pika e dobėt".


    Fatos Nano

    Fatos Nano ėshtė njė nga politikanėt mė tė pėrfolur pėr divorcin e tij me gruan e parė Rexhinėn dhe martesėn me Xhoana Nanon. Pas 30 vjetėsh martesė nė vitin 2001, ai i drejtohet dyerve tė gjykatės pėr ta zgjidhur kėtė kurorė nga e cila kishte njė djalė dhe njė vajzė tė rritur. Nė atė kohė ai lėshoi edhe njė deklaratė qė u mbajt mend gjatė se; "unė nuk mbaj edhe grua, edhe dashnore". Xhoana qė mbante tė njėjtėn mbiemėr si bashkėshorti i saj do tė shkonte shumė shpejt drejt altarit.

    Ylli Pango

    Edhe Ylli Pangos i kanė shndritur jo pak yje nė fushėn e dashurisė, por njėra nga tentativat i rezultoi "fatale". I divorcuar para 12 vjetėsh nga martesa e tij, duket se ky politikan ka bėrė njė "jetė tė shėndetshme" prej beqari. Ėshtė pėrfolur shumė lidhja e tij mė njė studente tė "Fakultetin e Shkencave Sociale" qė mė pas u bė edhe pedagoge, por kjo lidhje nuk e celebrua asnjėherė.

    Astrit Patozi

    Astrit Patozi u mėrzit shumė kur nė media u shkrua se ai kishte njė lidhje me zėdhėnėsen e PD. Ai e pėrgėnjeshtroi me zhurmė dhe u shpreh qė do e hidhte gazetėn qė kishte botuar atė lajm nė gjyq. Por pas kėsaj deputetit dhe anėtarit tė Kryesisė sė PD, si pėr ēudi ia shohim emrin nė njė dosje divorci nė gjykatėn e Tiranės me kėrkesė tė bashkėshortes Enkelejda.

    Genc Pollo

    U tha se Genc Pollo i dha fund martesės sė tij pėr shkak tė njė lidhje jashtė martesore e cila bėri t'i marrė "koka erė" siē thonė andej nga Pėrmeti. Sot ai renditet nė listėn e politikanėve tė divorcuar. Historia e dashurisė me njė vajzė tė re nuk mund tė vazhdonte mė nė fshehtėsi. Dhe Genci kėshtu bėri, njė e zgjidhi e njė e lidhi. Nga martesa e ministrit me ish-gruan e tij Dajana rezulton se ata kanė dy vajza, tė cilat tashmė jetojnė mė tė ėmėn.

    Petrit Vasili

    Ministri i Shėndetėsisė Petrit Vasili ėshtė njė nga emrat mė tė lakuar nė faqet rozė tė mediave pėr lidhjet e tij tė dashurisė. Pas divorcit nga gruaja e parė me tė cilėn ka njė djalė tė rritur, duket se Vasili po pėrjeton njė tjetėr histori dashurie. Menjėherė pas ndarjes nga gruaja shumė vite mė parė, Vasili duket se ka qenė nė kėrkim. Tashmė ka gjasa tė ketė rėnė nė krahėt e dashurisė. Edhe pse pėr opinionin publik kjo histori ėshtė krejt e panjohur, prej 18 vjetėsh Vasili jeton njė marrėdhėnie dashurie tė pakurorėzuar ende, por qė vetė ministri e pranon dhe ka dalė nė publik.


    Edi Paloka

    Edi Paloka njė histori dashurie qė pėrfundoi nga martesa nė divorc. Njė histori po aq e hershme sa edhe aderimi i tij nė Partinė Demokratike. Kurorėzimi i parė ka qenė me njė shoqe shkolle dhe nga kjo martesė ka edhe njė vajzė, qė aktualisht ėshtė 19 vjeē. Ndėrkaq, njė vit mė parė Edi Paloka qė i ka kaluar tashmė tė 42-at, ka realizuar martesėn e dytė me njė vajzė tė quajtur Desara. Ajo ka mbaruar studimet nė 2007, aktualisht 28 vjeē, ndėrsa sė bashku kanė lindur fėmijėn e dytė.

    Edi Rama

    Martesa e tij me Linda Bashėn ėshtė njė nga ngjarjet mė kryesore tė vitit 2010. Por kjo nuk ishte e para pėr kreun e Partisė Socialiste dhe Kryetarin e Bashkisė sė Tiranės Edi Rama. Martesa e parė ka qenė me aktoren e bukur dhe mjaft tė famshme deri nė vitet '90 Matilda Makoēi. Njė martesė qė pati si fryt edhe njė djalė, Gregorin. Martesa e tyre ėshtė zgjidhur zyrtarisht nė Gjykatėn e Tiranės, nė vitin 1991. Mė tej, qindra variante pėr motivet e ndarjes sė tyre, qė tashmė gjithsecili beson atė pjesė, apo version qė dėshiron... Sot Edi Rama ėshtė bashkėshort i Lindės.


    Eduart Shalsi

    Pėr Eduart Shalsin janė publikuar disa foto tė nxehta nė njė nga plazhet e jugut disa kohė mė parė. Deputeti i Partisė Socialiste ishte fotografuar sė bashku mė tė dashurėn e tij. Pas disa vitesh martesė, Edi Shalsi vendos tė divorcohet nga bashkėshortja, Alisaveta. Ishte ai, qė kėrkoi ndarjen nga e shoqja. Nė fakt, ne nuk kemi mundur tė zbardhim arsyet e divorcit, por dimė qė gjyqtarja Brunilda Kasmi e ka firmosur atė mė datė 22 dhjetor 2006.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Si perfundim, e ka fajin emancipimi i femres apo degjenerimi i meshkujve?
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Si perfundim, e ka fajin emancipimi i femres apo degjenerimi i meshkujve?
    Faji eshte jetim moj mia@
    Revolution 1848

  5. #5
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Per mendimin tim e ka fajin shkerdhatokracia ne rritje eksponenciale.

    Nuk mund te marresh ne qafe kalamajt se nuk mund mbash mbyllur zinxhirin e pantallonave. Kur e di qe ke principe kurvari, t'pakten mos bej kalamoj ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #6
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Si perfundim, e ka fajin emancipimi i femres apo degjenerimi i meshkujve?
    Po te mos ishte viktima nuk do te egzistonte vrasesi.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Si perfundim, e ka fajin emancipimi i femres apo degjenerimi i meshkujve?
    Te dyja them une mi@, biles fjala degjenerim nuk u takon vetem meshkujve

  8. #8
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Si perfundim, e ka fajin emancipimi i femres apo degjenerimi i meshkujve?
    Ose...degjenerimi i femres
    Cdo gje eshte relative...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga Prudence Lexo Postimin
    Te dyja them une mi@, biles fjala degjenerim nuk u takon vetem meshkujve
    Nuk jam kundra. Degjenerimi eshte i dyanshem. U nisa vetem nga postimi mbi politikanet tane te dashur qe u "rinuan" ne demokraci.
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Epo ka ikur ajo kohe qe rrinin me zorr bashke( opinioni te hante te gjalle me gjithe lecka) Kur nuk ecen nuk ecen! Ske cben, pjese e jetes.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •