Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    I.Kadare ose shkrimtari që i zgjati jetën Rregjimit komunist

    Titulli i këtij shkrimi është vënë për shkak të dy pyetjeve përcaktuese ndaj këtij shkrimtari i cili përdori talentin e tij për të mbrojtur një rregjim diktatorial: cfarë mesazhi përshkron vepra e Kadaresë? Dhe përse Kadareja dhe jo ndonjë shkrimtar tjetër u bë simboli i rregjimit komunist?
    Nuk mund të mos vijë pështirë kur dëgjon dhe sheh se si po përpiqet me cdo kusht ky shkrimtar prangosur midis dy epokave: nam-lënësi Kadare dhe gjyqi i tij me ish shefen e tij Nexhmije Hoxha. E them kështu se në kohën e diktaturës kur Nexhmije Hoxha ishte kryetare e frontit Demoktratik të Shqipërisë edhe Ismail Kadare ishte zv/kryetar me `meritë` –sigurisht për punën e palodhur që ai bëri për të justifikuar me marifetet e tij letrare veprën e PPSH. Nuk ishte e rastit që origjinali i Dimrit të Vetmisë së Madhe (apo Dimri i Madh) gjëndej në duart e Familjes Hoxha. Pse mendoni ju, e kishte origjinalin Familja Hoxha?
    A mos duhet të besoni brockullat e Kadaresë kur sot pas 40 vitesh, thotë se `mi ka marrë Familja Hoxha dorëshkrimin? E pse duhet ta mbante kjo familje nëse Kadare nuk ja pati dhuruar vetë? Mendoni me të vërtetë të nderuar lexues se Familja Hoxha ja kërkoi atij- apo vetë ky ja dhuroi origjinalin në shënjë falenderimi për përkrahjen e pamasë që i dha kjo familje për të mbrojtur Kadarenë nga kritikët e komunizmit që në fakt `ishin me katolikë se Papa`?
    Kulmi është që në fund të gjyqit ky original i u dorëzua arkivit të shtetit?! E pse arkivit të shtetit? Cili nga dorëshkrimet e shkrimtarëve shqiptare gjëndet në arkivin e shtetit? Dhe pse ky dorëshkrim I cili është një nga veprat e rralla se si një shkrimtar mbron PPSH me aq djallëzi sa e bën edhe popullin të thotë:..`hm..dale more se Enveri ka të drejtë, këta poshtë tij janë dallkakë e tradhëtarë…`` .
    Pra në fakt me apollogjinë që i bën Enver Hoxhës, Ismail Kadare në librin e tij `Dimri i Vetmisë se Madhe`, praktikisht ky shkrimtar e ka mbrojtur aq bukur figurën e Enverit sa që e lejoi qe kjo figurë të nderohej dhe të hyjnizohej edhe nga inteligjenca shqiptare e cila shihte tek Kadareja pinjollin se si duhet të jetë `njeriu i ri` ose `njeriu i partisë`, dhe se si ky `njeri i ri` duhet të mbrojë me cdo kusht udheheqësin.
    Dimri i Vetmisë së Madhe është vepra e rrallë që një shkrimtar ka bërë ndonjëherë për ti hedhur hi syve popullit të tij duke justifikuar veprën e diktatorit.
    Ky është shkaku që ky dorëshkrim i u dhurua dhe u mbajt aq mirë nga familja Hoxha. U mbajt mirë sepse ishte një vepër makiaveliske që mbron rregjimin dhe udhëheqësin –diktator- por dhe në të njëjtën kohë krijon tek lexuesi përshtypjen se (kushdo që e ka jetuar atë kohë mendonte kështu): ..uji nga burimi rrjedh i pastër- pra Enveri ishte I pastër- por ndotet poshte- pra aparati dhe dikasteret janë të ndotura! O empora o Mores….
    Ka të drejtë Petrqa Kolevica që shkruan një strofë të tillë për Kadarene:
    "Ate qe Hoxha e thosh ne proze
    E kthente Kadare ne poezi,
    Ku jeten boze e bente roze,
    Kur ajo shkonte zi e me zi." (http://albania.bestgoo.com/t4670-aut...a-petraq-kolev).
    E gjithë veprimtaria e tij deri në ikjen e turpshme të tij më gusht-shtator 1990 në Francë përbën posi një `fill I kuq` mbrojtjen më të kamufluar të PPSH, si në poezitë e tij, ashtu dhe në prozën e tij. Ashtu sikundër dhe në poezinë `anti-rregjim` për të cilën insiston autori `Pashallarët e kuq`, gjithmonë luftoheshin njerëzit pa emër të pushtetit dhe të Partisë por me qëllimin e fshehtë që të dilte në pah se:.. sa i pastër ishte Enveri dhe se sa të pabesë dhe të poshtër ishin bukëshkalët që ishin bërë dhe pashallarë…, e për këtë arësye atyre i u duhet prerë koka nga udhëheqësi. Bukur. i nderuar Kadare.
    Praktikisht në Shqipëri, PPSH për të ruajtur pushtetin e saj veproi kështu:
    -shkatërroi klasën e pasur nën emrin e Kominternit ( botën e vjetër do ta shkatërrojmë),
    -nën emrin e revolucionit permanent të Trockit –vrau komunistët dhe simpatizantët kundërshtarë (revolucioni ha bijtë e vet),
    - u përpoq të krijojë `njeriun e ri` jo si Lei Fen kinez, por duke majtur zap dhe nën presion inteligjencien shqiptare duke e qarkulluar dhe futur në burg në disa raste disa nga inteligjencia,
    -krijoi një art dhe artistë të realizmit socialist me qëllim të mbronte dhe justifikonte veprën e PPSH,
    -gjeti personin i cili me talentin e tij dhe intrigën e tij të justifikonte dhe të mbronte direkt vetë Udhëheqësin duke e lejuar këtë shkrimtar të vecante që edhe të diskretitonte ne disa raste në veprën e tij, njerëzit poshte hierarkisë Enveriane.
    Kjo risi e djallëzuar, I solli një popullaritet të madh si vetë shkrimtarit ashtu dhe vetë Enver Hoxhës duke e ngritur si shkrimtarin ashtu dhe Enverin në pjedestal, aq sa u gënjyen dhe vetë intelektualët të cilët kur lexonin shkrimet sofiste të Kadaresë mendoheshin , por në fund të fundit pohonin se Kadare është i madh sepse edhe Enveri e përkrah.
    C`ndodhi me Kadarenë e mikluar, të nderuar dhe të respektuar, të vendosur në poste drejtuese si deputet i Kuvendit Popullor dhe zv/Kryetar i F.D.SH, për shërbimet që i bëri Partisë së Punës dhe vecanërisht Enver Hoixhës?
    Gjatë këtyre 22 viteve pas `90? Ky njeri është përpjekur me cdo kusht që ti heqë vehtes aureolën që e rrethonte si `beniamin i rregjimit` dhe `shkrimtar i oborrit`.
    Së pari bëri hapin e parë që `nuk ishte dakort me rregjimin`- duke u larguar papritur e pa kujtuar nga Shqipëria për të krijuar përshtypjen se rregjimi po e përndiqte. Populli e hëngri por prapë Kadare nxorri dhëmbët e tij komunistë duke u shprehur në atë kohë kur njerëzit ikën nëpër ambasadat e huaja : ``iku llumi i shoqërisë?!``
    Më vonë u përpoq të shkruajë libra dhe vepra që nuk patën jehonën e atyre që shkroi në kohën e rregjimit komunist.
    Së fundmi, ka bërë përpjekje të pafundme për të ripunuar veprat e botuara, disa vjersha, për të krijuar përshtypjen se ai ishte kundërshtar I rregjimit. Po, jo ore I.Kadare, talentin tënd ja dedikove rregjimit, ai të ngriti, të ushqeu, të bëri me post, të nxorri jashtë shtetit. Kulmi i mosmirënjohjes ishte ky gjyq i fundit në të cilin demaskove vetë vehten tënde.
    E harrove Poemën `Përse mendohen këto Male` e harrove poemën `Pashallarët e kuq` ku ke ngritur në piedestal Enverin (sigurisht me penën tënde e bëre indirekt) dhe nga ana tjetër u a hodhe fajin atyre poshte pra vazhdove të zbatonje porosinë e fshehtë të familjes Hoxha: vërteto me shkrimet e tua se: uji në burim rrjedh i pastër por ndotet gjatë rrugës`. Këtë porosi e zbatove në mënyrë të shkëlqyer. Të lumtë. Tani c`kërkon mor njeri? Cfarë është ajo gjë e` bardhë` që nxin aty në fund? Përse z. Kadare lan duart por duart nuk të pastrohe?. A nuk ngjason me vjershën tënde për Lady Makbeth? Tani po të kthehet mbprapsht.
    Karakteristikë e përpunimeve të poezisë së tij është dhe poezia `Varri` – që mban sipas Kadaresë vitin 1986 e që thotë:
    ..Jashte ngrene piramiden e turpit
    Te murtajes, te hoxhes se zi.
    Ndersa une prane oxhakut te studios
    i vetem mbi varrin e tij.
    Ëeb: http://www.teksteshqip.com/letersi/i...#ixzz222pevvhz
    Sa për talentin. Si talenti juaj në Shqipëri ka shumë. Vjershat që ke shkruar nuk janë më të bukura se sa të Pedagogës së talentuar që kam unë në Universitet- znjsh.Alisia, dhe mund të them me plot gojën që ajo mund të krahasohet me Dritëro Agollin (të paktën Dritëroi e pranon që është i majtë), dhe Fatos Arapi etj.. Ajo i ka thagmë. Më vjen keq që nuk ka një përkrahës të fortë ashtu si e pate ti z. Kadare.
    Them që është një gënjeshtër me bisht-është e përpunuar pas viteve 1990…. E kush e beson?
    Proza juaj? Ura me tri harqe? Brockullat e trinisë që thotë politikani Majko? Prozatorë të zotë kemi plot dje dhe sot. Për mua shkrimtar më i zoti dhe plot larmi gjuhësore dhe subjekte mahnitëse ka qënë Jakov Xoxa, është sot Fatos Kongoli, e plot të tjerë. Nami juaj është nami i PPSH. Largo PPSH dhe nga vepra juaj do të mbeten shkrime të një shkrimtari oborri të zakonshëm.
    E keqja qëndron se shkrimtarët e poetët ashtu sikundër dhe tek artistët, ata nuk promovihen nëpërmjet profesionistëve, por ashtu si ndodh në këto vënde si i yni, gjithmonë dalin në breg njerëz që kapën pas politikës….
    Ndoshta në të ardhmen do të jetë ndryshe, por sot emri i Ismail Kadaresë është për fat të keq i lidhur me me memorien e një kohe të trishtuar ku vepra e tij dukej si ëmbëlsirë e dhënë nga PPSH nëpërmjet dorës së tij, por sot kur kujtojmë se përse ky njeri gjatë gjithë kohës së diktaturës dhe tani 22 vite pas nuk na u hoq nga media, mund të them se nuk është arti i tij, nuk janë shkrimet e tij, nuk janë klithmat e tij që i ngjajnë një të mbyturi në harresën e kohës, por është emri i tij i lidhur me vuajtjet e së kaluarës; sa herë përmëndet emri i tij na kujtohet e kalura e trishtuar, përpjekjet e tij për tu bërë shkrimtar nobelist në një kohë që e dinim mirë se nuk mund të bëhet dot kurrë. E përse? Sepse njëlloj si Ladi Makbeth – përpiqet të lajë duart nga ndyrësia e së kaluarës por .., duart nuk i lahen dot… sepse si thotë vetë autori tek poezia e tij `Sapuni Ledi Makbeth`:
    Por asnje prej tyre
    Nga duart dot s'ia heq
    Njollat e gjakut
    Ledit Makbeth.
    Të shpresoj që ky shkrim të hedhi dritën e nevojshme ndaj një shkrimtari të së kaluarës por që ende kërkon të mbetet duke u kacavirrur e bërtitur si `plaku Mere` për të mbetur në botën e së sotmes e të së ardhmes, të botës së integrimit e të globalizmit. I përket popullit dhe brezave që do të vijë, nëse ky person kontradiktor dhe `shkrimtar oborri` do të ketë `file` e tij në histori, Sigurisht do ta ketë por jo si shkrimtar I madh, por se si nuk duhet të veprojë një shkrimtar në kohë diktature dhe demokracie.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    duhet lexuar per te pare se deri ku shkonte manipulimi komunist duke perdorur njerez si Kadare etj

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    duhet lexuar per te pare se deri ku shkonte manipulimi komunist duke perdorur njerez si Kadare etj
    Plotsisht dakord me ato qe ke postuar per ismail beun e gjirokastres.........

    Ku ti gjej rrenjet e tu nena PARTI...HAHA ,Po cfar te arratisuri more ,ngaqe ishte njeriu teoricjeni i nexhit ,i tha Ramizi qe te formoj nji parti opozit sps ishte dhe nga gjirokastra,ky nga frika ja mbathi si lepur se e dinte mir sa njerez kishin ik per lesh nga regjimi dhe padiskutim ka dhe ismail beu dor ne keto ,tragjedi.dhe vertet FATOS KONGOLI
    E PREK qe ne 94 me romanin KUFOMA ,si funksiononte KUPOLA E MADHE,se si silleshin
    shkrimtaret intelektualet e asaj kohe.per mua ismail beu eshte zero me xhufke,para
    FATOS KONGOLIT,nuk e di por un kam shum respekt per KONGOLIN,qe ne librin e pare qe kam lexuar per jeten e BALZAKUT kur isha adoleshent ne nji vater kulture.e them pa
    ndrojtje fare qe me ka ndihmuar pa mas ne formimin e karakterit tim si njeri me librat e tij...nga te gjith shkrimtaret SHQIPTARqe kam lexuar KONGOLI eshte me i miri....

    DHe me vjen inat qe njerez si ismail beu gjirokastres i ngren ne piedestal,

    SHKRIMTARIN ME TE PRIVILEGJUAR TE REGJIMIT KOMUNIST.blljac
    dhe tani del pa piken e turpit e thot dimri madh, dimri vogel ,kush e di sa krijime
    mund tu ket vjedhur apo ja ka imponuar te tjereve qe te duket ai krijuesi.nuk e di
    por asnjiher sme ka pelqyer si shkrimtar. librat,vetem permbajtjen apo disa rreshta te lexosh dhe e kupton direkt qe eshte shum i rendomte ,aspak terheqes,sikur cfar po tregon,me intuiten e tij ,atij si takon fare te shaje diktaturen ,nji nder njerzit me te privilegjuar te komunizmit ,nji REIS MALILE i dyt,KRYE TARTUFI I INTELEKTUALVE te asaj kohe....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    fatos kunglli tpaska formuar ty mer cian cin..

    hahaha..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    nuk eshte kungull, por eshte shkrimtar produktiv. Eshte nje nga te paketit qe nuk e ka perkrahur ndokush dhe ka arritur dicka me shkrimet e tij ne proze.
    Sigurisht qe ka dhe te tjere ndoshta dhe me te mire se Fatoss Kongoli, por une te pakten e kam lexuar dhe kuptoj qe ka pene shkrimtari.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    fatos kunglli tpaska formuar ty mer cian cin..

    hahaha..
    1oo her me mir te lexosh KONGOLIN se sa ca vemje krimba e minj gjirizesh,me ne krye ismail bej gjirokastren,pall ariu beri ne komunizem ,pall ariu po ben dhe tani i perkedheluri
    xhuglinit.me mir te lexoje karuselin e FATOSIT athere se gjeneralin e ushtris vdekur apo dimrin e maro mokres haha, ca pika shiu ran ne cam
    dhe un per ty sec ndjeva mall?

    haha poet prozatori i leshit qe luftoj me penen e tij sistemin ??kur mbytet anija te paret qe e braktisin jan minjte...sa per KONGOLIN ESHTE SHKRIMTARI me i arritur qe din ta pershkruaj dashurin apo erotiken shqiptare me mir se kush do tjeter..ne nji personazh
    kryesor femer ,thot.ajo ishte nga ato femra qe kur e shihje ta rrembeje ne krah dhe ta fusje ne ndoj skut te erret,haha.
    Brrake ndoshta ti ke lexuar teodor lacon dhe kekon,ndoshta lexon dhe HAYJEKUN qe ka qejf dhe SALA, Por sa kupton nga ato qe shkruan dikush???

  7. #7
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Nese Kadarene doni ta shani si Shkrimtar,se paku duhet te lexoni vepren e tij.Nese e shani si njeri,vendoseni veten ne poziten e tij.
    Nje turme te eksituar qe qellonte me gure nje grua,Krishti zemermire u tha : Le te hedhe gurin e pare ai qe eshte i pafajshem!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Mire thote Pirro : i madh dje ? i madh dhe sot? Paradoksale. Ma do mendja se edhe vete Kadare e kupton se nuk shkon kjo pune por eshte nga ata qe se ul dot kollaj hunden dhe te thote me falni o popull. Per ate regjim ai eshte po aq pergjegjes sa dhe shpurra e dallkaukeve qe na drejtonin. Malua na frymezonte si ta donim Enverin dhe ne e citonim dhe e recitonim poezine e tij.
    Po thuaj o burre i dheut nje fjale pendese per ato qe tani na i heq se mund te kuptoheshin dhe " ashtu" dhe " keshtu" ...Do ishe me i nderuar.
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  9. #9
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga djaliepirotas Lexo Postimin
    Malua na frymezonte si ta donim Enverin dhe ne e citonim dhe e recitonim poezine e tij.
    Po pse frymëzoheshe nga "Malua" ti?? Ti nuk e ke pasur qef "Malon".

    Ti e ke dashur Enverin në bazë të frymëzimit të Kongolit.

    Epo të shani Kadarenë si shkrimtar i rëndomtë!!!! Ju qofshi.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Po pse frymëzoheshe nga "Malua" ti?? Ti nuk e ke pasur qef "Malon".

    Ti e ke dashur Enverin në bazë të frymëzimit të Kongolit.

    Epo të shani Kadarenë si shkrimtar i rëndomtë!!!! Ju qofshi.
    O LAB mos e bej gjoksin grop??per ismail beun e girokastres ,se i dim shum mir lodrat e tij .megjithate ke te drejten tende te gjykosh ndryshe ,per oportuniste si il beu.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •