Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o kulish i rucit e i edvinit e i miliardereve selim roz..

    nuku te ka vlere llafi tyjan mo neperke e dokles..

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Komunizmi eshte akoma i ulur kembekryq ne Shqiperi.
    Edhe presidenti qe mund te ishte nje nga brezi ri i paimplikuar me komunizmin, u zgjodh po ish komunsit edhe pse sakat.
    Sigurimi ne pd dhe partia punes ne ps kan bere cdo gje qe te udheheqin vete dhe te alternohen me njera tjetren.
    Luften nuk e bejne as per popullin as per kombin po per xhepat e vet e per grumbulluar kush e kush me shume pasuri.
    Eshte qesharake te prentendosh qe ka te djathte e te majte ne Shqiperi , jane theshte ish komunistes te vetquajtur te majte e te djathte.
    Albania Uber Alles

  3. #13
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    o kulish i rucit e i edvinit e i miliardereve selim roz..

    nuku te ka vlere llafi tyjan mo neperke e dokles..
    jane dy gjera qe dalin ne pah per sa me siper:

    ose te ka djegur aq shume sa nuk ke pergjigje tjater veçse te vjellesh e te nxjerresh helm si zakonisht,

    ose

    nuk ia ke haberin fare atyre qe une shkruaj, dhe gjegja jote eshte si perhera gjiriz.

    Caveat emptor!

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Duaje serbo-grekun Lexo Postimin
    Fukujama i ben thirrje te djathtes tradicionale perendimore, dhe jo te vetequajtures e djathte shqiptare.

    Ka nje ndryshim te madh midis ketyre te dyjave - si nata me diten!

    Pa kaluar ne "purifikim" apo "puritanizem", duhen me shume se nje brez qe ne Shqiperi te zere vend e djathta.
    Tema nuk eshte per te majten bolshevike.Ke ngaterruar teme.

  5. #15
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Tema nuk eshte per te majten bolshevike.Ke ngaterruar teme.
    keshtu theshen dikur edhe provokatoret 80 leksh ... nashi jane konvertuar dhe i kane mesuar te bllogojne, te shkruajne ne forrume ... e ke ngritur pjacen, je bere pervekues i dixhitalizuar!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    tema eshte shum me rendesi..

    ne fakt te dy partit kriesore jan armike te betuara te shtetit..

    sejcila nga ato ka si moto.. te privatizoje cdo gje..

    e bejne se nuku besojn tek aftesite e shtetit apo se ashtu..mallin e shtetit e cojn tek magazet e veta.. dhe e justifikojne me teorite adamo smithore ose reganore apo margo tacore..

    mirpo shteti eshte dhe mbetet themeli i shpqerise.. motorri e baza per perparim.. e mirqenje ne nji vend e popull e shtet..

    ''
    Brar, ke filluar t'i 'reformosh bindjet' zotrote! Me ke surprizuar(lol) jashte mase!

    Se pari, ki materiali qe na kish sjelle 'tekja' jote s'ka aspak lidhje me ato qe po ndodhin ne Shqiperine e 20 viteve te fundit e sidomos kete 5 vjecarin e fundit. Ky amerikano-aziatiku, autor i shkrimit eshte nje i djathte(ish-neokonservativ) i zhgenjyer, tashme i rreshtuar ne radhet e te majtes Obamse qe prej zgjedhjes se ketij te fundit e qe u ben nje 'autopsi' mekanizmave (ç)rrugullues politiko-ekonomike te deshtuar te te djathteve konservative ne territorin amerikan, duke e argumentuar me nisma te te pareve, pionereve si Hamilton the Roosevelt.
    I qartesova pak keto ne menyre qe ti te 'ndergjegjesohesh' per ato qe mendon se shkruan apo kujton se i sjell publikut forumor!

    Tani te hyjme drejq e ndë temët. Partia Berisha nuku pranon te beje ndarjen e pushtetit te te gjitheve nga 'politika' Saliniste! E ku te shpie mushka te na shesesh pallavra te llojit "e djathta duhet te filloje ta doje serish Shtetin?!" Shtetin e kujt?! Zorrethareve, pabuksave, rrogeçëve politikane?! Po ç'ben mo kshu mo t'u mbyllte...po ky nastradini mo?! Eee, po thirri mo budallackes!!
    Sikur Shqiperia te ishte krijuar vetem per Salij e Edra e Fatosra e Ilira e batakçinj te tjere! Jo po rrini rrugeve te botes yve...e pastaj na qesëndiseni ktu neper forumra! Pyyyha!

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    Ajo qe po ngjet ne Evrope dhe bote eshte qe shumica e njerezve po zgjohen nga hipnoza. Per gati 4 dekada, evropianet dhe amerikaneve u eshte shitur ideja e "shtetit dado". Shteti mund te kujdeset per ju jo vetem per sigurine e vendit, rendin e qetesine, por shteti mund t'iu ofroje edhe ndihmen mjekesore, mund t'iu ofroje edhe pensione kur te plakeni ne pleqeri, mund t'iu ofroje edhe shkolla per femijet tuaj, mund t'iu ofroje ndihme edhe te vobekteve. Ju si qytetare, nuk keni perse shqetesoheni pasi i ka planifikuar gjerat shteti si nje dado e mire qe te kujdeset per ju qe nga lindja deri ne vdekje, qe nga djepi e deri ne varr. Programet sociale erdhen gjithmone duke u shtuar, edhe pse kushtetuta e asnje vendi nuk perfshinte ndonje prej ketyre "detyrave" te shtetit. Njerezit e thjeshte as nuk i debatuan apo menduan ato qe po ndodhte me jetet e tyre: shteti po rritej, po fuqizohej e po i fuste hundet gjithmone e me shume ne jetet e njerezve. Qe te mbash nje shtet social ne kembe qe ofron gjithe keto sherbime, duhen para qe do te dalin nga taksat e larta mbi qytetaret. Qytetaret qe punojne dhe bizneset e vogla paguajne taksa te medha, ne menyre qe te ushqejne oreksin e pangopur te shtetit qe te zgjeroje programet e veta sociale. Dhe ata qe i avanconin keto ide e programe sociale ishin partite e majta. Te djathtet edhe pse i kundershtuan ne fillim keto programe, u detyruan qe t'i nenshtrohen tundimit te shtetit social: eshte e veshtire te konkurosh e fitosh zgjedhje kur qytetaret u mesuan te marrin sherbime falas nga shteti.

    Perse te majtet mbeshtesin "shtetin social"?

    I degjon ata te flasin me pasion per "barazi shoqerore" apo "rolin e shtetit ne ndreqjen e padrejtesive shoqerore". Por kjo eshte e gjitha fasade. Arsyeja perse politikanet e majte mbeshtesin "shtetin social" apo "shtetin dado", ka te beje me faktin se sa me i madh eshte shteti, aq me i madh eshte pushteti i tij mbi jetet e njerezve dhe shoqerise, e detyrimisht, aq me shume pushtet do te kene ne duart e tyre keta politikane kur vijne ne pushtet. Qellimi i tyre final eshte nenshtrimi i qytetarit ndaj shtetit, ne menyre qe qytetari te humbi sovranitetin e tij, dhe te kthehet ne nje vasal te shtetit. Kur une si qytetar jam i varur nga shteti per cdo aspekt te jetes sime qe nga lindja e deri ne vdekje, a jam une qytetar i lire per te jetuar jeten time ne ate shoqeri? Sigurisht qe jo. Une jam kthyer ne nje skllav te shtetit. Une jam nje punetor me meditje ne nje ekonomi te komanduar nga shteti qe vendos per gjithcka qe ka lidhje me jeten time.

    Dhe nuk jane vetem politikanet e majte qe jane dehur nga pushteti i pakontrolluar. Edhe te djathtet jane tunduar nga kjo gje. Ne shume raste, ata kane ushqyer e rritur stomakun e shtetit social me politikat e tyre, pasi "kjo eshte ajo qe duan qytetaret" dhe "vetem keshtu mund te rizgjidhem perseri".

    - Si funksionon "shteti social"?

    Per te ushqyer kete oreks te pangopur te shtetit social, dy jane burimet e ushqimit:

    a) Taksat ndaj biznesit e qytetareve.
    b) Bonot e thesarit te shtetit qe shteti shet dhe bankat e medha blejne.

    Skema e shtetit social eshte e thjeshte: takso bizneset e medha e te vogla te vendit, takso njerezit qe punojne e fitojne, dhe paguaj ata qe nuk punojne apo qe punojne por marrin sherbime nga shteti qe tejkalojne taksat qe ata paguajne ne te. Shumica e qytetareve, per fat te keq, kujtojne se sherbimet qe shteti ofron jane "falas" per ta. Ose me mire te themi, ata nuk e dine koston e sherbimeve qe ata marrin nga shteti social per vit. Por llogjika te shtyn te mendosh se asgje nuk eshte falas ne kete bote. Cdo sherbim qe ne marrim, pavaresisht se kush e ofron, ka nje kosto reale qe dikush e paguan. Ne rastin e shoqerive me shtet social, shteti takson ata qe punojne e prodhojne produkte e sherbime ne ekonomine e vendit, per te paguar per koston e atyre qe nuk punojne, nuk prodhojne, ose konsumojne me shume sherbime se sa paguajne ne taksa.

    Problemi qe shteti social hasi ishte se taksat arriten kulmin e tyre: kur qytetaret e nje shoqeri paguajne taksa qe shkojne me shume se 50% te rroges qe marrin, ata kthehen ne qytetare te pakenaqur me shtetin, e nuk votojne me per politikanet qe avancojne idene e "shtetit social". Per te zgjidhur kete problem, politikanet e majte dolen me idene tjeter e financimit te programeve te tyre me para borxh, te mbledhura nga shitja e bonove te thesarit ne tregun boteror. Investitoret private te huaj nuk blinin keto bono thesari pasi per ta skema e shtetit social ishte nje skeme piramidale. Keshtu qe shteti perdori trusnine e vete politike ne bankat e vendit per ti shtyre ato qe te blinin bonot e thesarit. Sa me shume rritej shteti social, aq me shume te medha u bene edhe bankat e ketyre vendeve. Shteti siguron depozitat e qytetareve ne rast se banka falimenton, duke u dhene qytetareve nje ndjesi sigurie fallse. Kurse bankat private te vendit nga ana tjeter, blejne bonot e thesarit te shtetit per te financuar oreksin e shtetit social per te shpenzuar e nevojat e politikaneve per te blere zgjedhjet e ardhshme duke u premtuar qytetareve te atij vendi sherbime te reja sociale. Nga kjo skeme e bashkepunim me bankat private ne vend, shteti arriti qe te vere ne dispozicion edhe te ardhurat e depozitave te qytetareve te vete, gjithe kursimet e tyre, parate qe ngelen pasi taksohen ne stratosfere.

    - Falimentimi i shtetit social

    Problemi me bonot e thesarit e borxhin e jashtem eshte se ai nuk eshte problem per aq kohe sa nuk vjen koha e maturimit te atyre bonove dhe shtetit i duhet ti paguaje mbrapsht kreditoret e vete me interes. Doli ne drite, se ne shume vende me shtet social, Greqia shembulli me i mire, borxhi i jashtem ishte shume me i larte se sa vete GDP e ekonomise greke. Shteti nuk ben nje pagese ne kohe ose flet publikisht per problemin e borxhit, dhe kreditoret e rrisin perqindjen e interesit te kreditimit per ate shtet brenda nates. Kostoja e marrjes borxh te shtetit ne tregun boteror per te financuar sherbimet e veta, rritet ne menyre drastike. Ne pamundesi per ti perballuar keto pagesa e i mbytur ne borxhe, shteti falimenton.

    Ka plot shtete sociale te falimentuara sot ne bote, por qe qytetaret e atyre shoqerive ende nuk e dine qe shteti ka falimentuar. Ato mbahen ne kembe fale kredive te emergjences qe marrin nga vendet partnere, por keto vetem sa i mbajne keto shtete ne jete edhe per pak kohe, nuk e shmangin dot te paevitueshmen, falimentimin. Qytetaret e ketyre vendeve, shume shpejt do te zbulojne se cfare do te thote kur "shteti dado" vdes, falimenton, e nuk i ofron dot as sherbimet me jetike per qytetaret e vete. Nga falimentimi i shtetit, digjen te gjithe: si ajo pjese e shoqerise qe ishte mesuar te milte shtetin social, edhe ajo pjese e shoqerise qe ushqente shtetin social me taksat e veta.

    - Pasojat e shtetit social

    Socialistet evropiane nuk jane gje tjeter vecse "komuniste te reformuar", dhe e perbashketa e komunisteve, socialisteve e gjithe te majteve, eshte prirja e tyre per te kontrolluar e menaxhuar cdo aspekt te jetes se qytetareve te vendit, duke perdorur shtetin si mjet dhe duke perdorur "adresimin e padrejtesive shoqerore" si ungjill. Viktima e ketyre politikave eshte liria e qytetareve dhe mireqenia e tyre.

    Keto politika jo vetem qe kane patur nje ndikim ekonomik e social ne keto shoqeri, por kane tjetersuar edhe botekuptimin e ketyre njerezve dhe shoqerive. Shteti social eshte arsyeja qe laicizmi ne Evrope shte me i larte se kurre ndonjehere me pare: vendin e besimit ne Zot e ka zene besimi ne shtet. Buken e jeten nuk na e jep me Zoti, na e jep shteti.

    Qyetetaret e shoqerive me shtet social jane me pak te prirur per te punuar e marre inisiativa private: perse me duhet te gjej pune e punoj kur shteti social me paguan asistencen e papunesise? Perse duhet te marr kredi e te hap nje biznes te vogel, kur taksat e tatimit mbi fitimin jane te larta dhe shteti me mban 6 leke ne cdo 10 leke qe fitoj? Perse te hap biznesin tim ne nje vend me 100 rregulla dhe kufizime per biznesin tim, qe rritin koston e berjes biznes, kur shume mire mund te shkoj te investoj ne nje vend qe nuk ka shume rregulla dhe kufizime te tilla e i ka taksat me te uleta?

    Shteti social ushqene dhe ego-centrizmin tek qytetaret e vete. Duke i perkedhelur me sherbimet e veta sociale qe i fitojne pa derdhur djerse, qytetari merr idene se ai eshte zot dhe bota rrotullohet rreth tij. Gjithe shoqeria e ka per detyre qe te me beje mua te lumtur e te mi plotesoje te gjitha tekat e deshirat e mia. Nese deri dje politikanet me benin premtime per sherbime te reja, sot jane qytetaret qe kerkojne sherbime sociale akoma edhe me te medha e me te mira, e detyrimisht, me nje kosto akoma me te larte.

    Renia e aktivitetit te biznesit privat te diktuar nga taksat e larta, sjell renien e mundesive te punesimit, sjell rritjen e papunesise, ben qe studentet e sapodiplomuar te ngelen pa pune, ben qe ata te mund te mos e mbeshtesin dot vetveten financiarisht, ben qe t'i shtojne planet per martese, ben qe te mos lindin dot femije sa duan pasi nuk kane te ardhura te mjaftueshme per t'u kujdesur per ta, ben edhe rritjen e numrit te aborteve. Dhe arrijme ne ate pike, ku shteti social eshte shkaktari kryesor i atij fenomeni qe politikanet e quajne "plakje e popullsise". Kjo minon shtetin social pasi duke qene nje shtet piramide, ai eshte ndertuar mbi parimin qe numri i atyre taksapaguesve te rinj qe hyjne ne tregun e punes eshte shume here me i larte se i atyre qe dalin nga tregu i punes. Ata taksapaguesit e rinj te shumte ne numer duhet te paguajne per koston e sherbimeve sociale ne taksa per brezin e prinderve e gjysherve te tyre.

    - Individi i fuqishem apo shteti i fuqishem?

    Pas kesaj tablloje te asaj qe ka ngjare ne mbare boten e qyteteruar ne keto 40 vitet e fundit, ceshtja nuk eshte me nje ceshtje politike, e majta perballe te djathtes, ceshtja kthehet ne nje ceshtje ekzistenciale: cfare ndodh kur ndodh e paimagjinueshmja, falimentimi i shtetit? Dhe kur kjo te ndodhi dhe ne te paguajme koston e larte te saj, cfare mesime do te nxjerrim prej asaj qe ndodhi, dhe cfare sistemi te ri do te zgjedhim te ndertojme ne te ardhmen.

    Shteti i madh, bankat e medha, korporatat e medha, e gjithcka qe lejohet te marri permasa te tilla te frikshme, nuk ben gje tjeter vecse uzurpon lirite tona dhe tjeterson jetet tona si qytetare te lire me diktatin e tyre. E vetmia gje pozitive ne kete pike ne histori eshte se qytetaret po zgjohen nga hipnoza 40 vjecare. Genjeshtra me e madh qe politikanet u kane shitur popujve eshte se: "nje shtet i fuqishem do te thote se detyrimisht edhe invididi eshte i fuqishem."

    Albo

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Mendoj se kriza vec te tjerash e ka burimin tek monopolizimi i ekonomise se shume vendeve. Shumica e njerezve jetojne me bizneset e mesme e te vogla, te tjeret jane te punesuar ne kompanite e medha qe u japin nje rroge. C'ndodh kur kapitali bie ne pak duar?
    Keta njerez nuk kane me nevoje per te konsumuar fitimet e tyre. Ata tashme kane cdo gje qe u duhet dhe te ardhurat e tyre riten ne progresion te shpejte ndersa nevojat e tyre per keto para jane zero. Atehere keta i lene keto para neper banka dhe as qe i qarkullojne fare. Madje ne shtetet si Shqiperia, MILIARDERET I DEPOZITOJNE PARATE NE BANKAT E HUAJA QE JANE ME TE FUQISHME E ME TE SIGURTA. Per rrjedhoje bie inflacioni ne menyre te frikshme. Bie qarkullimi i parase ne treg. Ka mall, por nuk ka bleres. Dhe kjo con ne bllokimin e ekonomise.
    Mendoj se ka nje zgjidhje te shpejte dhe te qendrueshme per kete.
    Rindarja e pasurise , ose qarkullimi i monedhes.
    Shteti duhet tu beje te qarte atyre qe kane kapitalet se nuk mund te bllokojne asetet e tyre financiare. Askush te mos kete te drejte te mbaje nje gjendje KASH ne banke me teper se 1 milion dollare le te themi. Pjesa tjeter duhet te vihet ne qarkullim ne hapje biznesesh te reja qe sherbejne per punesim, Nese per nje periudhe te caktuar ti nuk arrin ti investosh kapitalet mbi tavanin e lejuar ne banke, shteti ka te drejte ta sekuestroje kete kapital dhe te beje perdorimin e saj ne interes te qytetareve. Ndryshe une nuk shof dalje nga krizat qe po kercenojne cdo vend.
    Zgjidhja tjeter eshte rishperndarja e kapitalit e cila do conte ne revolucione te cilat nuk i do askush e aq me pak ata qe e posedojne kapitalin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga 2043 : 11-08-2012 më 02:31
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Edhe une si pseudo ekspert politke qe jam ne FSH do ta jap nje mendim te zgjuar mbi çeshtjen ne fjale.

    E djathta dhe e majta duhet te mesojne ta dashurojne shtetin sepse deri me tani e kane perdhunuar.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •