honk kongu eshte i kines ndersa kosova do jete e shqiperise. po vete haka tek i zoti.
Ashtu duhet po kush ta beje se ? Kush ta ngrej popullin nga dy anet e kufirit ? Mos me thuaj AK apo VV se ato punojne nen rrogoz me politiken qe pshtjellon horizontin e ardhmerise shqiptare sipas interesave te huaja
Ndersa Berisha dhe Thaci nuk punojne per bashkim, por gjithsecili per hesap te vet dhe per aspirata qe ti sherbejne sa me shume armiqve historik te shqiprise te cilet ju sigurojne postin politik qe kane
Revolution 1848
Hebreu gjerman që pa Berishën në shtëpinë e Enver Hoxhës
Published on Sunday, 05 August 2012 11:04
Shekulli online
Max Brum
Bisedoi Ardit Rada
Jeta e filozofit dhe gazetarit të njohur gjerman, Max Brym. Çfarë e lidhi atë me Shqipërinë në 1981 dhe jeta e tij mes shqiptarëve sot.
‘Shqiptarët duhet të vendosin vetë sepse Berisha dhe Thaçi mendojnë për xhepat e tyre” - thotë Max Brym, një hebre me shtetësi gjermane, i angazhuar si ligjërues në Universitetin e Prishtinës, e i cili i njeh shumë mirë personalitetet shqiptare nga Enver Hoxha e deri te Sali Berisha dhe Hashim Thaçi. Në një intervistë për ‘Shekullin’ Brym tregon se si lindi interesi i tij për vendin tonë dhe episodet e takimit me Hoxhën në vitin 1983.
Z. Brym, ju jeni një njohës i mirë i vendit tonë. Si lindi ky interes te ju?
Unë jam një hebre i lindur në Gjermani. Shqipëria në vitin 1945 ishte vendi i vetëm në Evropë i cili pasi kishte përjetuar pushtimin fashist dhe atë gjerman dhe kishte më shumë hebre se para luftës. Ky fakt historik u rrënjos thellë në ndërgjegjen kolektive të shumë hebrenjve. Prej kësaj e ka dhe zanafillën interesi im për Shqipërinë. Njëkohësisht, në vitet 70, unë bëja pjesë në një grupim maosit-enverist. Ne ëndërronim revolucionin dhe e mbanim Shqipërinë për një vend të përparuar socialist. Ky ishte një gabim shumë i madh, siç u vërtetua më vonë.
Ju keni një portal informues të quajtur ‘Kosova Aktuell’. Çfarë është kjo iniciativë?
Në Gjermani shumë njerëz nuk kanë informacion mbi Shqipërinë dhe Kosovën. Varfëria në masë, korrupsioni në Kosovë dhe Shqipëri është për shumicën e gjermanëve temë e panjohur. Për shtetin gjerman duket se me rëndësi është vetëm fakti se në Shqipëri dhe në Kosovë ka stabilitet. Se si jetojnë njerëzit dhe a kanë punë dhe bukë për të ngrënë, është pa interes për ata. Kosova Aktuell kërkon që ta thyejë këtë pikëpamje mbi Shqipërinë dhe Kosovën.
A mendoni se politika evropiane po tregohet e drejtë me të dy shtetet shqiptare?
Unë punoj shpesh si docent i lirë në Universitetin Publik të Prishtinës. Fehmi Lladrovci u shpreh një herë në intervistën e tij të famshme për BBC: “Evropa është një kurvë e vjetër”. Kjo mënyrë drastike e të shprehurit përkon me realitetin. Shqipëria shihet si furnizuese e leverdishme me të mira materiale. Prodhuesit italianë të tekstileve i shfrytëzojnë në mënyrë të tmerrshme punonjëset e tyre shqiptare. Kosovës i mohohet e drejta e vetëqeverisjes, tek e cila bën pjesë dhe e drejta e bashkimit me Shqipërinë. Politika e vendeve evropiane ndaj Kosovës dhe Shqipërisë nuk është e drejtë, madje është e ndikuar nga interesa imperialiste dhe neoliberale. Njerëzit në Kosovë dhe Shqipëri duhet të angazhohen me lëvizjet protestuese. Ajo që BE e propagandon si liri, nuk do të kishte vlerë pa barazinë shoqërore. Dhe anasjelltas, barazia shoqërore, nuk ka vlerë pa lirinë.
Kur e keni vizituar për herë të parë Shqipërinë dhe Kosovën?
Për herë të parë në Shqipëri kam qenë në vitin 1981, ndërsa në Kosovë në vitin 1983. Në Kosovë më burgosën për tre javë, pasi autoritetet jugosllave menduan se kisha të bëja me diasporën opozitare shqiptare.
Z. Brym, ju keni pasur një takim me Enver Hoxhën...
Takimi im me Enver Hoxhën nuk ishte personal. Në vitin 1983 ai priti një delegacion gjerman në të cilin bëja pjesë edhe unë. Ky takim u zhvillua me një interesim të madh nga ana e Hoxhës. Pati dhe një skenë komike gjatë tij. Kryeministri i sotëm i Shqipërisë ishte në atë kohë pak a shumë mjeku fizik i Enver Hoxhës. Unë vura re se si Hoxha e injoronte, ndërsa Berisha “guxonte” ta paralajmëronte për cigaret dhe kafetë e shumta. Berisha, anëtar i nomenklaturës staliniste të asaj kohe, e braktisi dhomën me kokën ulur si një qen i rrahur. Hoxha fliste mirë, por unë vura re se në Shqipëri nuk ka një kombinim të barazisë sociale dhe demokracisë.
A duhet një bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe a mund të arrihet kjo me drejtuesit aktualë?
Nëse bashkimi kombëtar i Shqipërisë me Kosovën është i dobishëm dhe i dëshiruar, duhet ta vendosin vetë njerëzit. Problemi qëndron se atyre u mohohet e drejta e vetëvendosjes. Zotërinjtë Berisha dhe Thaçi mendojnë së pari për portofolin e tyre dhe pastaj për zërat e diplomatëve ndërkombëtarë. Për këtë, interesat e popullit nuk llogariten. Bashkimi është i pamundur me këta dy kryeministra. Madje shtrohet edhe pyetja, nëse është i dëshirueshëm bashkimi për sigurimin e nevojave sociale. Unë mendoj se lufta për bashkim kombëtar duhet të gërshetohet me luftën për barazi sociale.
Jeta ime
Emri: Max
Mbiemri: Brym
Vendlindja: Altotting
Vendbanimi: Mynih
Datëlindja: 24.09.1957
Diplomimi: Universiteti Ramat-Gan, Izrael, 1982
ja cpaska thene maks bryma..
----
Takimi im me Enver Hoxhën nuk ishte personal. Në vitin 1983 ai priti një delegacion gjerman në të cilin bëja pjesë edhe unë. Ky takim u zhvillua me një interesim të madh nga ana e Hoxhës. Pati dhe një skenë komike gjatë tij. Kryeministri i sotëm i Shqipërisë ishte në atë kohë pak a shumë mjeku fizik i Enver Hoxhës. Unë vura re se si Hoxha e injoronte, ndërsa Berisha “guxonte” ta paralajmëronte për cigaret dhe kafetë e shumta.
-------------
ose shekulli i kokodhimes se ed rucit te bllokut.. ka ndryshuar fjalet e maksit brym.. ose maksi ja fut po.rdhes..
ne 1983-shin.. enveri bente nja 5 vjet qe e kish lene perfundimisht cigaren..
dhe Berisha ne 83 nuk ishte mjek pas bithe i enverit.. por ishin te tjere.. kurse vet enveri aso kohe e respektonte berishen si mjek i njohur si studiues i madh.. e bile ja sugjeronte miqve te tij te kontrollohen tek kardiologu berisha..
pra kokodhimua perpiqet te shfrytzoje ed rucerisht.. nje teme fisnike sic eshte mbrotja qe shkipetaret u bene judejve ose cifutve gjat epokes hitleriane..
pra kokodhimi me zagaret e tij te dhj.ere ne fabriken e tij te pocaqillekut.. me nick shekulli.. keqperdor nje intelektual gjermano cifut per kauzen e tij polpotiste zivero m.utaVISTE 21 JANAROISTE..
THËNKS O EDVIN QE E SOLLE KTE SHKRIM..SE KESHTU MESOJME MARIFETET E qelbanikve te seli zezes.. se edvin koko kokodhimve..
Krijoni Kontakt