Pamje nga rrezimi i helikpoterit
Në jug të Francës, në Alpe, është rrëzuar helikopteri ushtarak i tipit “Cougar” i prodhuar për Shqipërinë, ku për pasojë kanë humbur jetën 6 pjesëtarë të bordit.
Ngjarja ka ndodhur afër kufirit me Italinë, dje rreth orës 13 e 30 minuta dhe sipas burimeve mësohet se incidenti ka ndodhur në testin e fundit të provës në kanionet e Verdonit, në juglindje të Francës.
Dëshmitarët thanë se helikopteri po fluturonte shumë pranë tokës, rreth 70 metra. Pronari i lokalit i tha AP se, ka pasur një shpërthim dhe më pas është parë tym i zi. Ende nuk dihen shkaqet e qarta të aksidentit, por zjarrfikësit dyshojnë se helikopteri mund të jetë paplasur me një kabull që furnizonte zonën me energji elektrike.
Bëhet e ditur se, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, sot do të zhvillonte ceremoninë e helikopterëve, ku dy helikopterë të rinj të “Cougar” dhe një i “EC-145” do vinin në Rinas.
Stacioni francez i radios, Europa 1 tha se helikopteri “Cougar” ishte destinuar për ushtrinë shqiptare bashkë me një helikopter tjetër të tipit “EC-145”.
Helikopteri vip parashikohej të përdorej nga ushtria për transportimin e personaliteteve, por dhe për nevoja të tjera të ushtrisë. Ndërkohë që nëpërmjet një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes njoftohej se 3 helikopterë të kësaj kompanie do të mbërrinin sot në Shqipëri dhe për këtë do të kryhej një ceremoni zyrtare në orën 18:00 në aeroportin e Rinasit. /E.L/
![]()
Krijoni Kontakt