[Emocionale] Zgjohu O Ummet! | Shejkh Reslan (All-llahu e ruajt)



Shejkh Reslan: Profeti (sal'All-llahu alejhi ue selem), u dėrgua nga All-llahu ashtu sic u derguan mė parė vėllezėrit e tij, nga profetėt dhe tė dėrguarit, pėr t'i thėrritur njerėzit nė adhurimin e All-llahut tė vetmit, Zotit tė botėrave.

Dhe ata, tek tė cilėt u dėrgua i Dėrguari i All-llahut, kurrė nuk kanė pohuar se ata adhuronin ''el-Lat-in'' dhe ''el-Uzza-nė'' dhe as Manat-in, i treti i kėtyre idhujve.Dhe as Hubel-in, Issafa-n dhe Na'ila-n ose ndonjė tjetėr prej kėtyre idhujve, me pretendimin se ata ishin zotėra, tė cilėt mund tė veprojnė tė pavarur.

Jo! Asnjėri prej tyre kurrė nuk e ka pohuar kėtė. Nė vend tė kėsaj ata thonin dy gjėra. Ata thonin: ''Kėta janė ndėrmjetėsuesit tanė te All-llahu.'' Dhe thonin: ''Ne i adhurojmė ata nė mėnyrė qė tė na japin qasje nė afėrsi tė All-llahut.''

O ju muslimanė, nė rajonet lindore dhe perėndimore tė kėsaj toke! Kuptojeni realitetin e fesė, nė mėnyrė qė t'a udhėhiqni popullsinė e botės, me fenė e prijėsit tė tė gjithė tė dėrguarve -sal'All-llahu alejhi ue selem!

Realiteti i fesė, ėshtė lavdia juaj dhe ėshtė krenaria juaj dhe ėshtė shpėtimi juaj, nga devijimi, idhujtaria, mosbesimi, kėtu nė kėtė botė dhe qė ėshtė shpėtimi juaj nga shkatėrrimi dhe nga zjarri i Xhehnnemit nė botėn tjetėr dhe do tė jetė lavdia juaj para asaj dite te turpit.

O ju musliman! Kuptojeni mė nė fund realitetin e fesė sė profetėve, me tė cilen erdhi prijėėsi i tė gjithė tė dėrguarve, nė mėnyrė qė kombet tė mos hidhen mbi ju nga ēdo drejtim!

O ju Ummet i muslimanėve! Ju meritoni diēka mė tė mirė se kjo gjendje! O ju Ummet i muslimanėve! Ju jeni mė fisnikė, mė tė lavdishėm, mė tė fortė dhe keni mė shumė tė drejta nė kėtė tokė, se gjendja nė tė cilėn ju ndodheni aktualisht .

O ju Muslimanė! Feja juaj ėshtė feja e vėrtetė! Pėrderisa kėta njerėz(tė krishterė) qė janė prijėsit e popullit tė tyre, vendosin dorėn e tyre mbi njė libėr, tė falsifikuar, dhe betohet pa u turpėruar aspak, atėherė a nuk u vjen turp juve nga turpėrimi juaj qė u frenon pėr tė treguar hapur fenė e Zotit tuaj! Nga turpėrimi juaj pėr tė lexuar hapur librin e Zotit tuaj! Frikėsojuni All-llahut, o ju muslimanė! Sepse ndėshkimi i All-llahut ėshtė i ashpėr!

''Po nėse ju i ktheni shpinėn, Ai do t’ju zėvendesojė me njė popull tjetėr, qė nuk do tė jetė si ju.'' (Muhammed, 47:38)

Gjaku juaj, o ju muslimanė, nuk ėshtė nė asnjė mėnyrė i lirė (pėr ta derdhur atė)! Gjaku juaj, o ju Ummet i muslimanėve, nuk ėshtė nė asnjė mėnyrė i lehtė (pėr ta derdhur atė)! Tė vdekurit tuaj janė nė Xhennet dhe tė vdekurit e tyre janė nė zjarrin e Xhehnnemit!

Ju jeni Ummeti mė i mirė kundrejt tė gjitha Ummeteve tė tjera dhe njerėzit mė tė mirė pėr tė gjithė njerėzit e tjerė! I tėrhiqni njerėzit si tė ishin nė zinxhirė dhe pranga, pėr t'i shpėtuar ata nga zjarri i Xhehennemit dhe pėr t'i udhėhequr ata nė Xhennet.

Atėherė pse nuk i pėrmbaheni fort fesė tuaj?! Dhe feja juaj kurrė nuk e injoron dhe anashkalon logjikėn tuaj! Pėrkundrazi, ajo ju thėrret nė pėrdorimin e saj, tė shikoni nė horizont dhe brenda vetes tuaj, pėr tė parė forcat e fshehura tė materies, qė All-llahu ka vėnė nė tė.

Dhe sa i pėrket paraardhėsve tuaj, armiqtė tuaj kanė bazuar qytetėrimin e tyre dhe forcėn e saj nė atė qė ata(muslimanėt) e prodhuan mė parė mbi njohuritė rreth ekzistencės,jetės dhe materies . Tė tjerėt zgjodhėn ta bazojnė rrugėn e tyre nė mėnyrė tė qėndrueshme!

Ndėrsa ju, jeni thyer nė kthesat e shumta tė historisė! Historia ėshtė e pamėshirshme! Historia ėshtė e pamėshirshme! Koshi i plehrave tė historisė ka vend tė mjaftueshėm pėr tė gjitha mbeturinat ,madje ka vend plot.

Frikėsojuni Allahut, o ju Ummet i muslimanėve! Dhe mendoni mbi fenė tuaj! Dhe njihni Sunnetin e Profetit tuaj! Dhe mbahuni nė kėtė fe madhėshtore, e cila ju thėrret qė tė posedoni mjetet dhe shkaqet pėr njė jetė fisnike nė kėtė jetė! Dhe kush ka mė shumė tė drejtė pėr njė jetė fisnike, se vetė muslimanėt?!

Mos vallė pabesimtarėt, qė i adhurojnė idhujt?! Mos vallė pabesimtarėt, qė i adhurojnė njerėzit krahas All-llahut?! Mos vallė pabesimtarėt, qė adhurojnė pemėt dhe gurėt?! Mos vallė pabesimtarėt, qė e mohojnė ekzistencėn e All-llahut?! Kush ka mė shumė tė drejtė pėr njė jetė fisnike?! Kush ka mė shumė tė drejtė pėr lavdi nė kėtė botė se ju o Ummeti i muslimanėve?!

Mos u thyeni! Zgjohuni dhe ngrihuni, o Ummet i muslimanėve! Mbahuni fortė nė fenė e Zotit tuaj! Jini nė harmoni me njėri-tjetrin dhe mbahuni sė bashku! Sikur tanjihnit me vėrtetėsi realitetin e fesė sė Muhamedit (sal'All-llahu alejhi ue selem)ėshtė pikėrisht ajo, me tė cilėn ishin dėrguar tė mėhershmit nga profetėt dhe tė dėrguarit.

Ibrahimi ka ardhur me thirrjen nė monoteizėm, e megjithatė atė armiqtė e hodhėn nė zjarr. Ai me durueshmėri u pėrball me sprova tė shumta, vetėm e vetėm pėr tė thėrritur nė adhurimin e tė Plotėfuqishmit dhe Falėsit.

Nuhu (alejhi ue selem), vazhdoi nė thirrjen e popullin tė tij pėr 950 vjet, e megjithatė atij i besuan shumė pak njerėz! Ai i ftoi ata qė ēdo lloj adhurimi t'i kushtohet vetėm All-llahut, dhe tia kushtojnė njėhsimin tė Plotėfuqishmit dhe tė Lavdishmit.

Jusufi nė errėsirėn e burgut, ftoi nė realizimin e pastėr tė Teuhidit tė All-llahut, Zotit tė botėrave.

Muhammedi, i besueshmi (sal'All-llahu alejhi ue selem), nga dita e parė derisa ai mori frymėn e fundit (sal'All-llahu alejhi ue selem), ka thirrė nė Teuhid dhe paralajmėroi kundėr idhujtarisė! Kėtu qėndron lavdia juaj! Kėtu qėndron rruga juaj jashtė poshtėrimit dhe dobėsisė suaj! Kėtu qėndron ngritja dhe dalja juaj nga gjendja juaj, e cila ėshtė gjendja e poshtėrimit dhe e mposhtjes!

Mbahuni fortė nė fenė e All-llahut! Sikur ta njihnit realitetin e kėsaj feje dhe realitetin e thirrjes sė Profetit tuaj (sal'All-llahu alejhi ue selem) tė gjitha zemrat tuaja do tė bashkoheshin sė bashku, sunduesit dhe tė sunduarit, ata qė janė tė copėtuar dhe tė ndarė nė sekte, grupe dhe parti tė cilėt konfliktohen me njėri-tjetrin.

Dhe pėr ēfarė? Kėtė nuk e dinė as ata vetė! Do rigjallėrohej jeta juaj , pasiqė ishit tė vdekur, All-llahu do u jepte drejtim nė rrugėn e duhur, ashtu siē Ai bėri me arabėt mė parė, solli njė Ummet, qė realizoi Teuhidin. Kėshtu Ai ua dhuroi atyre timonin nė dorė pėr t'i udhėhequr banorėt e botės nė rrugėn e mirė dhe tė drejtė.

Ne lusim All-llahun, Ai ėshtė absolutisht i Madhėruar dhe i Lartėsuar, tė na udhėzojė gjithė neve, pėr tė kuptuar realitetin e kėsaj feje. Dhe qė Ai tė na bashkojė tė gjithė neve nė kėtė realitet, sepse Ai, Lavdėrimi i qoftė Atij dhe i Lartėsuar ėshtė Ai, ka fuqi mbi ēdo gjė. Dhe na bėftė Ai neve tė gjithė pasues tė Profetit tonė (sal'All-llahu alejhi ue selem).

Dhe Ai t'i bashkojė zemrat e muslimanėve, sunduesit edhe tė sunduarit. Dhe Ai t'i bashkojė tė gjithė nė bindje ndaj Tij. Dhe Ai t'i japė kėtij Ummeti rrugėn pėr qetėsi, ku nderohen njerėzit e bindjes dhe ku poshtėrohen njerėzit e mėkateve dhe ku gjykohet me librin e All-llahut dhe me Sunnetin e tė Dėrguarit tė Tij. Vėrtet Ai ka fuqinė mbi ēdo gjė.

Paqja dhe mėshira e All-llahu qoftė mbi Profetin tonė. Paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi familjen e Tij.

Pėrktheu: Seladin Musa
Kontrolloi: Ebuduxhanah