I Dėrguari i All-llahut thotė: “Kujt i janė hapur portat e lutjeve, i janė hapur portat e mėshirės.”

Ibėn Kajjimi All-llahu e mėshiroftė thotė: Lutjet u ngjajnė armėve, meqė arma ėshtė e dobishme nė bazė tė fuqisė sė goditjes e jo mprehtėsisė sė shpatės, andaj ēdoherė qė shpata ėshtė e mirė dhe pa defekte dhe goditja tė jetė e fuqishme, arrihet tė mposhtet armiku. Qė donė tė thotė se, nėse lutja nė vete nuk ėshtė e mirė, ose lutėsi nuk e ka bėrė me zemėr por vetėm me gjuhė, ose ka pasur ndonjė pengesė pėr pėrgjigje, atėherė nuk arrihet efekti”

Nėse do tė plotėsohen kėto kushte, bėhu i sigurt se do tė kesh pėrgjigje. .

1. Sinqeriteti: si ēdo adhurim gjithashtu edhe nė lutje sinqeriteti ėshtė kushti i parė, ngaqė pėrndryshe vepra nuk do tė pranohet tel i Madhėruari, All-llahu i Lartėsuar thotė: “...dhe lutuni sinqerisht Atij, duke i bėrė pėrulje” [el eAraf 29]

2. Pasimi: ėshtė kusht qė duhet tė jetė nė ēdo adhurim, pėr shkak tė fjalės sė All-llahut ku thotė: Thuaj: “Unė jam vetėm njeri, sikurse edhe ju, mua mė shpallet se vetėm njė Zot ėshtė Zoti juaj, e kush ėshtė qė e shpreson takimin e Zotit tė vet, le tė bėjė vepėr tė mirė, e nė adhurimin ndaj Zotit tė tij tė mos e pėrziejė askė”.

3. Bindje dhe besimi se Zoti do i pėrgjigjet lutjes. Me njė fjalė se nėse e lut zotin me dyshim dhe skepticizėm dije se ke humbur kushtim mė primar nė pranimin e lutjes. I Dėrguari i All-llahut ka thėnė: “ Nėse dikush prej jush lutet, tė mos thotė o Zot pėrgjigju nėse dėshiron, por le tė kėmbėngulė nė kėrkesėn e tij.” Kur t’i luteni Zotit tė jeni tė sigurt qė do t’ua pranojė lutjen.” Nė hadith kudsij thuhet: O robėrit e mi, sikur i pari juaj dhe i fundit, nga njerėzit dhe xhinėt, tė mblidheshin nė njė vend, dhe tė mė kėrkonin mua, e unė t’iu pėrgjigjem kėrkesave tė tyre kjo nuk do tė pakėsonte depot e mia ashtu siē nuk pakson maja e gjilpėrės detin kur futėt nė tė. Ky hadith bėnė tė kuptosh madhėshtinė e All-llahut tė lartėsuar, njashtu tregon pėr pasurin e tij tė paharxhuar edhe nėse robėritė kėrkojnė vazhdimisht, ndėrsa myslimani i cili e kupton kėtė realitet atij nuk i ngel vetėm se tė lut All-llahun pėr begatit e panumėrta.

4. Pėrqendrimi i zemrės gjatė lutjes. Dy persona e lusin Zotin pėr tė njėjtėn gjė, njėrit i pranohet lutja, kurse tjetrit jo. Sekreti qėndron nė pėrkushtimin dhe pėrqendrimin e secilit. Kjo i ngjan shumė litarit tė harkut. Nėse litari ėshtė i mirė tendosur, shigjeta fluturon me shpejtėsi drejt shėnjestrės. Nė tė kundėrt, nėse litari ėshtė i lirė, shigjeta nuk merr vrullin e duhur. Nėse zemra jote ėshtė e pėrkushtuar, lutet bindje dhe pėrqendrim lutja do tė pranohet. Imam Hanbeli thotė: “A e dini se si duhet tė lutet myslimani?” “Si o imam?” – e pyetėn. Ai u tha:” Si njė njeri qė ndodhet nė mes tė njė deti tė trazuar, i kapur pas njė dėrrase dhe teksa e sheh veten se po mbytet fillon dhe thėrret: O Zot mė shpėto, O Zot mė shpėto! Vetėm duke u lutur nė kėtė formė, besimtarit i pranohet lutja.” Abdullah ibnu Umeri thoshte: “Kur pėrqendrohet zemra gjatė lutjes, kur loton syri dhe tė dridhet trupi, atėherė tė pranohet lutja. Nė ēaste tė tilla lutem sa mė shumė”. Pejgamberi alejhi selam thotė: “Lutuni All-llahut duke qenė tė bindur nė pėrgjigje, si dhe dijeni se All-llahu nuk i pėrgjigjet lutjes qė buron nga zemra e pavėmendshme”.

5. Mos nxitimi pėr pėrgjigje gjatė lutjes. Ka njerėz, tė cilėt hedhin farėn e njė bime dhe vazhdojnė tė pėrkujdesen e ta vadisin pėr njė kohė tė gjatė. Duke parė se kjo farė nuk po mbin, ata mėrziten dhe heqin dorė nga pėrkujdesja. Nė fakt, fara ishte gati pėr tė mbirė dhe pėr tė dalė mbi tokė. Asaj thjesht i lipsej koha e nevojshme pėr tė qėndruar nėn tokė. Vėlla i dashur nėse shikon se nuk po tė pranohet lutja assesi mos hiq dorė por vazhdimisht vazhdo edhe nėse kjo do tė zgjatė me vite. I Dėrguari i All-llahut tha: Secilit prej jush do t’i pranohet lutja pėrderisa nuk do tė nxitohet.” E pyetėn shokėt: “Si ėshtė nxitimi o Profet?” Ai u tha:“Duke thėnė qė u luta dhe nuk m’u pranua lutja dhe e ndėrpret lutjen. Kėshtu, nuk i pranohet lutja.”

6. Tė ushqyerit hallall. Ushqimi hallall i ngjanė kripės nė ushqim, avisja e cila pėrgatit ushqim i nevojitet vetėm pak krip pėr ti dhėnė shije ushqimit e njėjta ndodh me personin i cili ushqehet me hallall i mjaftojnė lutje tė pakta qė t’i pėrgjigjes lutjes sė tij. Profeti a.s pėrmend njė njeri tė lodhur, tė pluhurosur qė i ngre duart lart drejt qiellit dhe thotė: “O Zot, o Zot!” Po si t’i pranohej lutja atij, kur ishte ushqyer dhe ishte veshur me haram?!”

Vėlla i dashur mysliman pasi tė lexosh kėtė temė, shpejto dhe merr abdes dhe fal dy rekate e duke qėndruar nė sexhde lute zotin tėnd me bindje, sinqeritet pėrkushtim dhe mundohu qė ta lutsh me ca lutje qė tė bėjnė dobi nė kėtė botė si dhe nė botėn tjetėr dhe tė jesh i bindur dhe i sigurt se kjo lutje do tė pranohet.

I Dėrguari i All-llahut thotė: “Kujt i janė hapur portat e lutjeve, i janė hapur portat e mėshirės.”