Duke shfletuar paksa Biblen , ne shume vende shikon qe ne menyre te prere ndalohet idhujtaria ne tekstin Biblik ,
disa shembuj te vegjel jane keto qe po sjell me poshte dhe do te doja mendimin se si i komentojne te krishteret keto vargje dhe me vone mund t'a pasurojme biseden edhe me vargje te tjera Biblike , por edhe me idhujtarine ne fene Islame dhe format e saj,
Duke lexuar psh , Ligjin e Perterire ,.. Moisiu thote:
LIP . 4 : 12 Dhe Zoti ju foli nga mesi i zjarrit; ju dėgjuat tingėllimin e fjalėve, por nuk patė asnjė figurė; dėgjuat vetėm njė zė.
dhe me poshte thuhet...
15 : Me qenė, pra se nuk patė asnjė figurė ditėn qė Zoti ju foli nė Horeb nga mesi i zjarrit, tregoni kujdes tė veēantė pėr shpirtėrat tuaja,
16 : me qėllim qė tė mos shthureni dhe tė mos gdhendni ndonjė shėmbėlltyrė, nė trajtėn e ndonjė figure: paraqitjen e njė burri apo tė njė gruaje,
dhe vazhdon me te njejtat tone , bile edhe me te ashpra..
23 : Ruhuni se harroni besėlidhjen qė Zoti, Perėndia juaj, ka lidhur me ju, dhe bėni ndonjė shėmbėlltyrė tė gdhendur nė trajtėn e ēfarėdo gjėje qė Zoti, Perėndia yt, e ka ndaluar.
24 : Sepse Zoti, Perėndia yt, ėshtė njė zjarr qė tė konsumon, njė Zot ziliqar.
25 : Kur tė kesh pjellė bij dhe bij tė bijve tė tu, dhe tė keni banuar pėr njė kohė tė gjatė nė atė vend, nė rast se shthureni dhe sajoni shėmbėlltyra tė gdhendura nė trajtėn e ēfarėdo gjėje, dhe bėni tė keqen nė sytė e Zotit, Perėndisė tuaj, pėr ta ngacmuar,
26 : unė thėrres sot pėr tė dėshmuar kundėr jush qiellin dhe tokėn, se ju do tė zhdukeni shpejt plotėsisht nga vendi ku shkoni pėr t`u bėrė zotėr tė tij, duke kaluar Jordanin. Ju atje nuk do t`i zgjatni ditėt tuaja, por do tė shkatėrroheni plotėsisht.
27 : Dhe Zoti do t`ju shpėrndajė midis popujve, dhe nuk do tė mbetet nga ju veēse njė numėr i vogėl njerėzish midis kombeve ku do t`ju ēojė Zoti.
28 : Dhe atje do t`u shėrbeni perėndive prej druri e prej guri, tė bėra nga dora e njeriut, qė nuk shohin, nuk dėgjojnė, nuk hanė dhe nuk nuhasin.
vazhdohet me tutje :
35 : Tė tėra kėto tė janė treguar, nė mėnyrė qė tė pranosh se Zoti ėshtė Perėndi dhe qė nuk ka asnjė tjetėr veē tij.
.....
39 : Mėso, pra, sonte dhe mbaje nė zemrėn tėnde qė Zoti ėshtė Perėndi atje lart nė qiejt dhe kėtu poshtė nė tokė, dhe se nuk ka asnjė tjetėr.
dhe si per t'i vene vulen thenieve te tij te urdheruara nga Zoti , Moisiu thote :'
40 : Respekto pra statutet dhe urdhėrimet e tij qė unė po tė jap sot, qė tė jetosh nė begati ti dhe bijtė e tu mbas teje dhe tė zgjatėsh ditėt e tua nė vendin qė Zoti, Perėndiai yt, po tė jep pėr gjithnjė".
e megjithate neper kisha te krishtera si ortodokse , ashtu edhe katolike, shikojme skulptura dhe piktura ku njerzit ju luten dhe i adhurojne ato...
A nuk eshte kjo ne kundershtim me mesimet Biblike ?
ose edhe neper ungjij kemi thenie te tilla nga Jezusi si psh :
Marku 12 : 29 Dhe Jezusi u pėrgjigj: ``Urdhėrimi i parė i tė gjithėve ėshtė: "Dėgjo, o Izrael: Zoti, Perėndia ynė, ėshtė i vetmi Zot"
Luka 4 : 8 Por Jezusi, duke u pėrgjigjur, i tha: ``Largohu prej meje, Satana. Éshtė shkruar: "Adhuro Zotin, Pėrėndinė tėnd dhe shėrbeji vetėm atij"`
Gjoni 17 : 3 Dhe kjo ėshtė jeta e pėrjetshme, tė tė njohin ty, tė vetmin Perėndi tė vėrtetė, dhe Jezu Krishtin qė ti ke dėrguar
Marku 10 : 18 Dhe Jezusi i tha: ``Pėrse mė quan i mirė? Askush nuk ėshtė i mirė, pėrveē njė tė vetmi, domethėnė Perėndisė.
Gjoni 7 : 16 Jezusi atėherė iu pėrgjigj atyre dhe tha: ``Doktrina ime nuk ėshtė imja, por e atij qė mė ka dėrguar
Gjoni 8 : 40 por ju tani kėrkoni tė mė vrisni mua ,qė ju kam folur tė vėrtetėn qė kam dėgjuar nga Perėndia; Abrahami kėtė nuk e bėri.
Shtese: Ne versionin shqip(Gjoni 8 : 40) dallon perkthimi , ngaqe ne anglisht aty ku vazhdon fjalia .... Por ju kerkoni te me vrisni mua , NJERIUN qe ju kam folur te verteten qe kam ndegjuar nga perendia . NE versionin anglisht gjindet and now you seek to kill me , A MAN who told you the Truth ....
Kjo nuk perputhet me biblen ne gjuhen Angleze dhe gjuhet Tjera , dmth gjat perkthimit kan hjek fjalen NJERIUN ...www.albkristian.com - Bibla Shqip.
A nuk eshte idhujtari ne fene Islame , kur nuk mund te kryhet lutja e drejtuar Zotit , nqs nuk permendet emri i Muhamedit ?
Biles , as edhe thirrja per lutje e drejtuar Zotit (Ezani) nuk mund te kryhet nqs ne te(kete thirrje ) nuk permendet emri i Muhamedit ?
Pra a nuk eshte idhujtari kur eshte "kusht" permendja e Muhamedit nqs duhet t'i lutesh Zotit dhe kur emri i Muhamedit thirret pandare(shirk) perbri Atij te Zotit?
Ne Kur'an thuhet ne shume vende qarte , por une po sjell vetem nje shembull , ku shehadeti (deshmia) thuhet qarte dhe besoj se besimtareve Myslimane u mjafton Zoti si vertetues:
SURA 3. ALI IMRAN
18. All-llahu(Perėndia) vėrtetoi se nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, edhe engjėjt e
dijetarėt, dhe se Ai ėshtė Zbatues i drejtėsisė. Nuk ka zot pėrveē Tij,
Fuqiplotit, e tė Urtit.
patjeter qe do te me interesonte edhe mendimi i besimtareve myslimane ne lidhje me sa u thane me lart..
Pershendetje te gjitheve dhe besimtareve myslimane ju uroj agjerim te mbare.
Krijoni Kontakt