Të martën (2/21/2012) në darkë u shfaq në ambjentet e Universitetit të Massachusetts filmi shqiptar 'Falja e Gjakut”. Aktiviteti u sponsorizua nga Shkolla e Studimeve dhe Politikës Globale “John W. McCormack”.
Rreth 150 veta morrën pjesë, duke përfshirë edhe skenaristin dhe producentin e filmit Andamion Murataj, si dhe aktorët Tristan Halilaj dhe Sindi Lacej, të cilët jo vetëm qe na impresionuan me aktrimin e tyre në film, por edhe me përgjigjet e tyre shumë pasionante dhe inteligjente gjatë diskutimit pas filmit. Ishte e pamundur që të mos ndjeheshe krenar për profesionalizmin dhe punën që këta të rinj kanë bërë.
Për të gjithë ju që nuk patët fatin të merrnit pjesë tek ky aktivitet, ju keni mundësinë të ndiqni filmin në kinemanë e Kendall Square në Cambdridge në datat 9-16 Mars. Inkurajojmë të gjithë që të shkojnë të shikojnë këtë film, jo vetëm për ta mbështetur atë dhe bashkatdhetarët tanë, por edhe për të mbështetur përfaqsimin e shqiptarëve në komunitetin Amerikan. Fakti që filmi është zgjedhur për tu shfaqur në Kendall Square, demonstron që është vërtet një film me kualitet të larte artistik, sidomos po të konsiderojmë faktin që ky është filmi i parë në gjuhën shqipe që shfaqet në një kinema kryesore në Shtetet e Bashkuara.
Më shumë mbi filmin mund të lexoni: këtu.
MAASBESA
Krijoni Kontakt