Vajtim pėr pyjet qė digjen










5

Opinione Mėrkurė, Gusht 15th, 2012

BESNIK MUSTAFAJ

Prej katėr ditėsh po digjet pylli i Priskės. Ky pyll, shumėshekullor, nga mė tė pasurit e Shqipėrisė pėr nga bimėsia dhe zogjtė, – edhe shqiponja dhe ujqėr kishte, – ėshtė vazhdim i faqes perėndimore tė Dajtit dhe, nga Tirana, mbrėmjeve, kush ka sy nė ballė, mund tė shohė kėto ditė me vėshtrim tė lirė zjarret e lemerishme si pėrhapen. Ndėrsa ne, qė jetojmė nė Priskė, dėgjojmė, sidomos natėn, gjithė natėn, njė uturimė tė mbytur, tė thellė. Nuk duhet tė jesh medoemos fėmijė pėr tė besuar se ėshtė rėnkimi i dėshpėruar i pyllit qė jep shpirt pėrmes dhimbjesh tė tmerrshme. Njė pjesė e kėtij pylli u shkrumbua para tre vjetėsh. Por, edhe aq sa kishte mbetur e po shkrumbohet tani, ishte pėrsėri, pa dyshim, njė nga pyjet mė tė bukur tė vendit dhe, pėr Tiranėn posaēėrisht, ishte njė mushkėri fort e ēmuar dhe e pazėvendėsueshme. Ai po digjet si mall pa zot. Mjerė ai pėr fatin qė pati, tė jetė pa zot! Kryeplaku i fshatit, i vetmi pėrfaqėsues i shtetit, qė mund tė takojmė ne, banorėt e Priskės, mė thotė se ka lajmėruar edhe kryetarin e komunės, edhe Policinė. Ai ka nė zė pikėllimin e njeriut tė pafuqishėm. Lajmėrimi i tij ka vlerė vetėm po tė nisemi nga hamendja se shtetarėt e tjerė, ata, tė mėdhenjtė nė Tiranė, nuk kanė sy nė ballė. Ky lajmėrim del, megjithatė, se ka qenė mundim i kotė. Shtetarėt tanė nuk kanė as veshė pėr tė dėgjuar. Djegia e kėtij pylli e qė fatkeqėsisht nuk ėshtė e vetmja nė hapėsirėn e vogėl tė Republikės tonė jetime, pėrbėn njė dėmtim kolosal tė pasurisė publike tė shqiptarėve, njė dėmtim me pasoja tė rėnda pėr ne, tė gjallėt e sotėm dhe pėr fėmijėt tanė, fėmijėt e tyre dhe pėr nipėrit e fėmijėve tanė. Ndoshta edhe njė brez mė tutje. Sepse njė pyll si ky ripėrtėrihet me zor tė madh e do kohė, mė shumė se njė shekull. Por nė komunikatat e shumta qė nxjerr pėrditė Ministria e Brendshme e ku pasqyrohet lulėzimi i kriminalitetit, nuk shoh tė pėrmendet ky krim. Aq mė pak mėsojmė tė jetė arrestuar ndonjė autor apo qoftė edhe tė jetė ēelur ndonjė hetim. Sepse, nė mė tė shumtėn e rasteve, kėto zjarre lubi nuk janė fatkeqėsi natyrore. Herė pa dashje, e mė sė shpeshti me dashje, ato i shkakton dora e njeriut. Shqiptari i zakonshėm nuk ka mėsuar ende ta dojė e ta ēmojė natyrėn. Pėrditė e shohim mjaftueshėm sa budalla tregohet ky shqiptar vdekatar me pyllin, me tokėn, me ujin, me ajrin. Kjo ėshtė njė dramė e madhe e kombit dhe e shoqėrisė sonė tė sotme. Por edhe mė e madhe bėhet kjo dramė kur njė verbėri tė tillė e kanė edhe shqiptarėt e “jashtėzakonshėm”, tė zgjedhurit dhe tė paguarit nga ne pėr tė na qeverisur, domethėnė, pėr ta ndihmuar shqiptarin e zakonshėm t’ia nxijė sa mė pak jetėn vetes. Ndėr kėta shqiptarė tė “jashtėzakonshėm”, mendja mė shkon mė sė pari te Presidenti i ri i Republikės. Mendja ime, e nxehur veēanėrisht nga zjarret nė pyje, ma thotė se ai do i kishte bėrė njė shėrbim shumė mė tė ēmuar vendit sikur tė mblidhte Kėshillin e Sigurisė Kombėtare pikėrisht pėr tė diskutuar mbi masat e krejt institucioneve tė shtetit pėr parandalimin dhe neutralizimin e zjarreve nė pyje, nė vend qė ta shtrydhte trurin siē e shtrydhi pėr tė ndryshuar drejtorin e SHISH. Nuk mė duket aspak alarm i tepruar njė mbledhje. E beson apo s’e beson ai vetė, ėshtė tashmė Kryetar i Shtetit. Dhe si Kryetar i Shtetit do tė kishte kėshtu nė tryezėn e vet ovale edhe shqiptarin tjetėr tė “jashtėzakonshėm”, Kryeministrin Berisha, tė cilit, pikėrisht me tė drejtėn dhe detyrimin e Kryetarit tė Shtetit, t’i kujtonte se qytetarėt e kėtij vendi nuk presin prej tij nga ato rekorde qesharake tė qėndrimit nė ujė, sepse republika jonė, tė paktėn sa tė jetė gjallė Kryeministri e ne bashkė me tė, nuk ka gjasa tė kthehet nė njė republikė amfibėsh. Banorėt tokėsorė tė kėtij vendi presin, veē tė tjerash, qė ai tė shuajė zjarret nė pyje. Po shkrumbohen mijėra hektarė pyje ēdo ditė nė jug e nė veri. Mijėra tė tjerė janė bėrė hi e thėngjill tashmė. Pranė Kryeministrit, nėn fushėpamje tė plotė tė Presidentit, do tė ishte i ulur shqiptari tjetėr i “jashtėzakonshėm”, ministri i Brendshėm Flamur Noka, i cili, pėr mė tepėr e ka kaluar fėmijėrinė dhe adoleshencėn herė pranė pyllit e herė nė mes tė pyllit. Pak mė tutje, gjithnjė nė fushėpamje tė mirė tė Presidentit, do tė ishte njė shqiptar tjetėr “i jashtėzakonshėm”, i cili nuk e ka kaluar fėmijėrinė e as adoleshencėn pranė pyllit e as nė mes tė pyllit, – po tė lėmė mėnjanė Parkun qė rrethon Kishėn e Shėn Prokopit. Dhe ky ėshtė ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Po t’i besojmė masterit qė ka kryer nė SHBA, Presidenti do tė ishte nė gjendje t’i shpjegonte ministrit tonė tė Mbrojtjes – dhe le ta ngrinte zėrin se nuk bėhej nami, – se njė nga drejtimet mė tė rėndėsishme tė veprimtarisė sė njė ushtrie anėtare tė NATO-s qėndron tė aftėsimi i saj pėr tė ndėrhyrė nė raste emergjencash civile. I tillė ėshtė pa dyshim ky i zjarreve nėpėr pyje. 2 pėr qind e buxhetit tė shtetit shkon pėr kėtė ushtri. Sa pėr krahasim, tė gjitha harxhimet pėr kopshtet, shkollat e universitetet nė Shqipėrinė tonė, janė mė pak se 3 pėr qind e kėtij buxheti. Ėshtė krejt e kuptueshme, pra, pse nė SHBA, nė Spanjė, nė Francė, nė Kroaci e kudo ku ka zjarre kėsaj vere, shohim ushtrinė tė jetė nė ballė tė luftės me zjarrin. Ju betohem se kėmbė ushtari shqiptar nuk ėshtė dukur andej nga po ndodh hataja e pyjeve tona. Ndėrsa Presidenti i Republikės, Shkėlqesia e tij Bujar Nishani, siē mėsuam nga mediat, ka shkuar tė ēlodhet rehat nė Pogradec. Ajėr i pastėr, freski, bukuri e Zotit! Nuk kam dėgjuar tė ketė rėnė ndonjė zjarr nė rrethinat e liqenit tė magjishėm tė Lasgushit. Shyqyr! Ama kėshtu ne humbim ēdo shpresė ta dėgjojmė zėrin e qytetarit tė parė tė vendit pėr sa na dhemb ne tė tjerėve, qytetarėve tė dorės sė dytė tė vendit tė tij. Edi Rama, ky shqiptar tjetėr po aq “i jashtėzakonshėm” sa ata qė pėrmenda mė lart, nuk do tė ishte nė mbledhjen e paqenė tė Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare. Nuk e ka parashikuar Kushtetuta. Por e dinė tashmė i madh e i vogėl se ai tė paktėn shėrbimin nė Twitter e ka gjithmonė me vete. Mund tė pėrcillte nė hapėsirė, e pastaj ta kapė kush ta kapė, njė fjalė ankuese pėr pyjet qė po shkrumbohen, pėr kafshėt e egra dhe zogjtė qė po pėrcėllohen si nė ferr, pėr burimet qė po thahen. Njė fjalė e pastaj le tė shtonte se “edhe zjarret nė pyje fiken kur tė shkulim qeverinė Berisha”. Gėk-mėk nuk ka bėrė! As sa kryeplaku i fshatit tim nuk jeton me hallet e shqiptarėve ky qė sheh ėndrra pėr t’u bėrė Kryeministri ynė vitin e ardhshėm, ndėrkohė qė fshati digjet. I duken tė vogla atij kėto lloj hallesh, tė parėndėsishme, ndoshta edhe tė pėrbuzshme si halle fshatarėsh. Kondicioneri i zyrės sė tij tė madhe e filtron mirė ajrin dhe e ftoh mjaftueshėm, qė tė mos e ndotė hundėn e tij tė ndjeshme era e shkrumbit. Edhe ai lum si tė tjerėt pėr popullin e urtė qė fati u dha tė qeverisin!

Me shume nga kjo kategori:
■Lidhja e Prizrenit, udhė-ēelėsja drejt pavarėsisė
■Greqia, “tė dalė apo tė mos dalė” nga euro
■Imuniteti dhe “sozia” e korrupsionit
■LAMTUMIRE ARBEN!
■Shqiptarėt pa Arbėn Xhaferin
■Pėrpara malit me emrin Arbėn Xhaferi
■Dialogu politik, i pashmangshėm, sfidues
■Lypsaria, njė kambanė alarmi pėr tė gjithė…!
■Tė ndalim dėbimin e letėrsisė!
■Administrata publike dhe koha pėr njė reformė






5



Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

10 Komente per “Vajtim pėr pyjet qė digjen”


Gezim Seferi
15 Gusht, 2012 - 15:03



Sote si cdo dite tjeter piva kafene ne lokalin afer shtepise.Mora Panoramen ,pashe si gjithnje faqen e pare .Thash ta filloj me shkrimin e Besnikut pasi nga Sauku ku banoj e shikoj zjarrin ne malin e Priskes.Mendoja qe Besniku ka vilen e tije diku afer do te jet shume i shqetesuar.ZHGENJIM TOTAL.,PRAP POLITIKE.Edhe me zjarrin politike.E kaperdiva edhe kete fakt por me irritoi me shume fjalori i perdorur nga nje “malesore i moderuar” si Z Besnik .Po te merremi pak me etimologjin e fjales shpejt e shpejt do te kujtojme se emri Besnik nuk eshte nje emer karakteristik i shqipetareve po ashtu edhe i malesoreve .Ai eshte nje emer i vone dhe ka te beje me kohen e komunizmit.Sapo e degjon te shkon ndermend besnikeria ndaj partise, ose shprehja “Besniku i Partise” Ne veri ekziston edhe nje shprehje “i ngjafsh emerit” dhe malesori i moderuar z.Besnik me duket se ia ka arritur….”Do tė ishte i ulur shqiptari tjetėr i “jashtėzakonshėm”, ministri i Brendshėm Flamur Noka, i cili, pėr mė tepėr e ka kaluar fėmijėrinė dhe adoleshencėn herė pranė pyllit e her nė mes tė pyllit” shkruan shkrimtari i madh.IRONI BAJATE.Ironi folklorike e nivelit te odave madje jo e te gjitha odave,madje madje jo e odave te burrave.E kam pare qe ne fushaten per kryetare bashkie qe Besnikut i vjen turp nga origjina e tije,kur mundohej te na mbushte mendjen se ishte bo Tirons se shume rralle kishte vizituar Tropojen.Turp,Turp Turp. Atdheu zoti Besnik fillon nga vendlindja kudo qe ta kesh ate, ne mes te pyllit apo kenetes dhe kete nuk duhet te jesh shume i ditur per ta kuptuar.

Pėrgjigjjuni


Pippo B
16 Gusht, 2012 - 09:35



kur gishti tregon henen budallai sheh gishtin!

Pėrgjigjjuni




Pamvarėsia
15 Gusht, 2012 - 15:38



Z. Mustafaj! Personalisht, duke e ditur vend banimin Tuaj tė ri, nė epokėn e re, e prisja prononcimin Tuaj nė lidhje me katastrofėn ekologjike qė po ndodh nė vendin tonė, veēanėrisht nga zjarrvėnia e qėllimshėme nėpėr pyjet e vendit tonė e posaēėrisht pėr zjarrin gjigand qė ka pėrfshirė shpatin perėndimor tė malit tė Priskės- vazhdim i varg malit Krujė-Dajt. Prononcimi i Juaj nuk ishte thjeshtė njė keq ardhje deri nė ,,Vajtim pėr pyjet qė po digjen”. Jo! Shkrimi thoshte shumė mė tepėr se aq! Si e lexova unė, Ju, me tė drejtė, bėni njė akuzė tė fortė publike pėr shkaktarėt e vėrtetė tė zjarr vėnėsve tė Shqipėrisė, tė cilės po i digjen jo vetėm pyjet-mushkėritė e gjelbėrta tė saj, por po i digjet zemra dhe shpirti i saj. Po i digjet shpresa pėr njė tė ardhėme mė tė mirė dhe pėr brezat qė do tė vijnė. Dhe pėrgjegjėsit-,,zjarr-vėnės”(qofshin pushtetarė apo sehirxhij opozitarė), Ju nuk i anash kaloni por i akuzoni drejt pėrsė drejti pėr gjendjen e rėndė qė pėrjeton vendi jo vetėm nga flakėt qė kanė pushtuar pyjet, por nga ethet e njė sėmundje tė rėndė (politike, ekonomike, sociale, psikologjike, shpirtėrore) qė po mundon prej kohėsh Shqipėrinė dhe qytetarėt e saj. Kėshtu e prisja prononcimin Tuaj, z. Besnik! Ju shpreh respektin tim si qytetar dhe dashamirės deri nė pasion i natyrės tė gjallė. Por, a mjafton kaq pėr tė ndryshuar rrjedhėn e mbrapshtė tė zhvillimeve nė vendin tonė? Jo, absolutisht nuk mjafton. Jo vetėm pse Ju jeni mjaft i vonuar(nė kohė dhe pėr detyrimet qė keni si intelektual e politikan) por dhe pėr shenjat e njė nėnshtrimi tė stėrgjatur ndaj njė realiteti tė pa dėshirueshėm, po kaq i stėrgjatur, qė po rėndon jetėn dhe tė ardhėmen Shqipėrisė e tė qytetarėve tė saj. Natyrisht, kėtė qėndrim kritik, me atributet e qytetarit tė thjeshtė e pėrjetėsisht opozitar ndaj ēdo qeverisje, nuk e kam vetėm nė adresėn Tuaj si individ por ndaj tė gjithė atyre intelektualėve e politikanėve qė kanė marrė detyrime pėr sipėr nė shėrbim tė vendit e qytetarėve.

Pėrgjigjjuni



Trishtim
15 Gusht, 2012 - 16:50



Ky shkrim eshte rrenqethes po aq sa jam rrenqethur gjithe keto dite e nete qe shoh zjarrin te perparoje e te shkrumboje hektare pafund dhe askush nuk ndjehet. E kam hapur lajmin sa jam mundur.Kam postuar fotografi e kam cuar mesazhe ne media. Jam perpjekur te kontaktoj edhe me Ministrine…por asgje. Nje gjendje qe te con ne ekstremet e urrejtjes, mallkimit dhe shkaterrimit te nervave. Nje gjendje qe te ben te mallkosh veten qe je shqiptar dhe une, si qytetare 25 vjec e kesaj Shqiperie mallkoj cdo dite e me shume keta qeveritare qe tundin zinxhirin me fatkeqesite tona dhe me vjen te grryej token me thonje e te iki te zhdukem nga ky vend.Me keto ndjenja i ushqen shqiperia jone te rinjte e ndjeshem dhe ata qe me naivitet e pozitivitet besojne se ka shpresa. Dhimbja qe i shkaktojne natyres eshte po aq e madhe sa dhimbja e mjerimit tone si popull. E me keqardhje pranoj se ky popull nuk ka fat tjeter vecse te jete i mjeruar shpirterisht dhe materialisht.

Pėrgjigjjuni



Kerr kiesh
15 Gusht, 2012 - 17:05



Duhet te ruhesh nga kjo lloje rrace qe mohon vendlindjen.

Pėrgjigjjuni



Mihal
15 Gusht, 2012 - 19:00



Gjithsesi o ” komentues” te tere po lexojme kete shkrim …te parin dhe ndofta te vetmin me vlere…
Kush nuk ka sy la te mos shoh ….por kjo faqe MALI e zhveshur … tani ka vlere per te shkruar parulla per jetegjetsine e Partise & udheheqesit !!!

…Por si Qytetar mund te themi se nuk do ulur niveli ..nga te gjithe perfshi edhe shkrimtarin

Pėrgjigjjuni



Shari
15 Gusht, 2012 - 20:02



Po te ishte tjeter njeri, do te lexoja me endje shkrimet ” e bukura” plot metafore.
Turp per ty. Besoj se ka forma te tjera per te dhene mend o Besniku i Partise.
Keshtu flasin “intelektuale” qe kercasin ne deren e demokracise pa e ditur se ku eshte dera. Ruajau mos te djege ai zjarri i Priskes….

Pėrgjigjjuni



Kastriot Cako
16 Gusht, 2012 - 19:22



Sot digjen pyjet ne cdo cep te Republikes,cdo dite kemi skandale si ai i Minist.se Mbrojtjes,papunesia rritet,kriza thellohet.Qeverria cfar pret zgjedhjet si ti manipuloje.

Pėrgjigjjuni



jakup
16 Gusht, 2012 - 23:39



po sot lexova ne zeri.info se mbreti Sali tha se sa shume turiste me shume kane hy ne Shqiperi ne krahasim me vitin qe shkoi.Por ky nuk sheh se Shqipria po digjet gjithandej e njerzit po vriten edhe athere kur polisia i mbron.O e mjera Shqiperi.

Pėrgjigjjuni



Deda
17 Gusht, 2012 - 12:27



Ka nje pyetje te thjeshte pas ketij merakut te Besnikut, kur degjon gjithmone, qe ne situata te acaruara politike ne Shqiperi, ne fushatat zgjedhore etj, “cuditerisht” shoqerohen me shtimin e krimeve, me djegje te qellimshme te pyjeve e me sabotim deri te linjave te tensionit te larte.
Si shkrimtar, se si politikan Besniku tashme eshte plotesisht nje figure e deshtuar, do ta pyesja :
Si e shpjegon ai kete “cudi” ?
Mbase ata qe vollen gjithe vrerin e tyre per rugen e kombit, nuk ju a mban qe ti vejne gjithe ruges dinamitin, por ama kane dhene prova qe ne 97-ten, qe per hir te revanshizmit te tyre politik, te djegin gjithe Shqiperine e jo vetem pyllin e Priskes.

Pėrgjigjjuni






Beni nje Koment

panorama