Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 32 prej 32
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e qe thoni ju qe sthat asgje kur thon leberit..

    kadarja or belo.. nuku kish nevoje te qendiste personazhe klasike te realizmit socialist..si psh nje arben graniti qe punon tornitor ne uzinen d e aty lufton dhemb per dhembe me shefin qe eshte inxhinier i shkolluar ne vendet revizioniste e qe don te sabotoje ingranazhin 76 dhembesh qe do i sherbeje linjes se re te pordhuar me forcat tona. apo te qendise nje shpresa shkembaj qe zbulon grupin armiqesor ne miniere ku shpresa ben stazhin e partise e pastaj bie ne dashuri me sokol bregun , operativin qe kap ne flagrance gjeologun beniamin , agjent i sherbimeve te huaja ne kohen kur ki le nje leter te shifruar posht nje stoli ne lulishten perball hotel dajtit ku do vinte ta merrte atasheu i ambasades se huaj ku ne ate leter jepeshin te dhena per vendburimet minerale ne sektorin c per te cilat interesohej spiunazhi huaj.

    lol

    kadarja or ti mik ish kapur me kriepersonazhin e nuku i duheshin fare keto marrinat e tjera me te cilat lodheshin shkrimtaret e tjere per tu dukur te besueshem e parti-dashes para partise e shokve te kooomiteto qënrorit e te sigurimo-pobratoizmit.

    pra nuku duket anti konformizma tek lloji i personazheve qe kadareja perdor.

    pra kadares i mjaftonte qendisja e enverit e me te ish brëna me të tërat..
    lol

    dhe enverit qo i duhej.

    pra nuku ja shihte enveri kadarese se ka vizatuar sokola e shpresa tornitore te dalluar e minatore muskuloze apo jo.

    ishin marre vesh kadar e enver.. pa protokolle .. qe ai ..kadarja.. te vazhdonte ti binte fyellit ne envero-qendisje.

    kte e dinin kulisheria bllokqene e te tere i vinin rrotull kadares.. duke e nuhatur se ate..e do ai i madhi..e pikë..
    pra kadarja ishte i vecante..
    per ate nuku vlenin "rregullat e qarkullimit..".

    sikurse per shoferin e birose nuku vlenin bilbilet e policve te trafikut ne lushnje apo laprake..

    vjen nje dite se skam koh te qendis gjate.. qe ki kadarja i ben m.unë partise se enverit..aso kohe me ramiz ne krie..pra qendron ne france duke shpallur ikjen e duke denuar regjimin..
    kjo ish bomb .. or tunxh.. bomb atomike.. kunder regjimit..
    akti i kadares ato dit i shkuli dhemb e dhemball regjimit..
    ne qe e njohim at koh e dime.. ju tjeret nuku dini gje..

    ai e hodhi tuç ppsh-ne me ate veprim..

    qe nga ajo dite ppsh-ja ja mban vath ne veshe kadarese..

    mirpo ka nje pike ku ppsh mund tja "harroje" kadares ate gjëme..

    ne se kadare sulmon berishen.. ahere ppsh dhe bllokqeneria e fal..

    mirpo per kte pike kadare nuku do shum cytje..

    ai vet duket qe nuku e ka dashuruar kurre berishen..

    a sepse duke qenur gjirokastrit nuku e honeps malokun..
    a sepse maloku beri ca gjera qe ai nuku i beri dot e keshtu nuku i takon vendi i pare ne listen e demokraci-sjellsave.. a ceshtje shijesh e ngjitjesh karakteresh..

    mirpo kadareja beri nje dekllarate ketu e ca vjet te shkuara..

    ish koha kur ne pd bente pjes dhe shahini..

    ai tha..

    ben mire ps-ja (pra ppsh-ja) qe per nja 20 e ca vite te mos kerkoj pushtet..

    sic duket kadarja nga parisi nuhaste ecejaket e ps-se neper parisa e coku i vinte ne vesh se coc po bejne ata..

    kjo dekllarate e kadrese u erdhi hidhur seli rozes..

    ishte koha kur ps-ja po bente pergatitjet intensive nen-rrogozore per ta hedhur tuç me 97-te sali berishen..

    aso kohe ne krie te ps-se ishte mejdan rexhepi.. kulish i vjeter i ramizit..

    ai ju kthye menjihere kadarese..
    ik more sherbetor i oborrit..i tha mejdani kadarese.. dmth sherbetor i dikurshem i enverit e i bllokmenve..

    qe don te thoshte..mos na u perzie..mo na jep urdhera se dhe pak do ja bejme gurgulene malokut..
    kjo sharje i dogji kadarese e nuku ja harroj mejdanit..

    bile dhe elena ne librin e saj tregon dicka se si kadarja nuku don te takoj mejdanin..edhe se ambasadori frëng e kerkon kete..

    nejse..

    pra dhe shkrimet e fushatat pro e anti kadare..nuku kan sfond kritiko letrar.. por politik..

    para ca vitesh vate edvinua e beri nje manifestim ne peze..
    aty kish me vete dhe dy bedelet e tij te qelbur.. gjinush vetull trashin e milo paskalin..
    milua mes tjerash gjen rast te hedh llafe te bukura per enverin..
    natyrisht me miratim te edvinos qe aso kohe i duhej mbeturina enveriste paskal meqe i duheshin votat e llumit enverist pezak por dhe rrjepacako nga gjith shqiperia..

    e merr vesh kadarja e thote.. cjan ca profesore qe na dalin me enver ne peze..
    e kish llafne per paskalin profesorin e historise..
    paskali hidhet ne sulm..
    e nxxjerr nga mënga karten "janulla".. kurse me an tjater i ben nje xerr vegles qose.. qe mezi po priste te sulmonte kadaren.. meqe kadarja aso kohe ish pajtuar e miqasuar me armikun e qoses..rugoven..

    dhe shperthen fushata anti kadare.. qe e dini..

    pra sa her diskutonet kadare.. duhet te shohin... ku luhet loja..

    ndodhi 21 janari..

    kadare.. me nota jo shum te forta ju kundervu qeverise..
    pra mbajti an nga edvinua..

    mirpo nanua ne ato dit.. akuzoj edvinon..per banditizem..

    kurse qosja 120% pro banditizmit ed rucist..

    tash ktu jemi..

    ruci i tha nanos..ke 7 vjet qe i sherben berishes..
    kadarja i tha bashes..lerja edvinos prap bashkinë..
    doçi i dha nje thuper bithve te mire kadares per kte nderhyrje shantazh te pa lezetshme.. e mir ja beri..
    agolli e uroj bashen per fitoren..
    slan gje pa e share seli rozistet te ngratin agoll..
    mirpo kadare nuku e ka keq me nanon.. po as me edvinon..
    qosja sdi ka tja mbaje..
    berisha e ka ujdis muhabetin me thaqin..
    thaqi i erdhi ne inagurim te autostrades..
    por thaqi dhe qoses ja ka mush mir xhepat..
    por qose smund te dal nga strofulla e ed rucit ku eshte punesuar prej shum vitesh..
    ai smund ti dal hapur kunder hashimit ..pse hashim shkove ne inagurim..
    aher nxitet albinua ta sulmoj thaqin..
    vate edvin kurbani ne prishtin e u prit me servilosje nga hashimi..por edvinua i toqi veshin.. pse hashimi nuku u dekllarua hapur pro banditizmit 21 janaroist.. e levdoj albinin i cili u pajtua me barbarin e 21 janarit..
    meqe berisha e mban mir me thaqin.. vete isa mustafa e puthet me edvinon.. dhe nuk denon 21 janarin..

    pra gjerat kan lidhje e jan ne levizje..

    ne seli roz.. u pa me sy te mir qe kadarja mbajti nje qendrim pro edvin.. ne lidhje me 21 janarin.. ndonse jo aq rucist e perlekoist.. po gjene mire..kur ske pul pranon dhe sorre..

    te shohim cdo veje me tujte..
    ki eshte sfondi.. i debateve me kadare..

    ki pirrua nuk e di se nga muarr spunto me kte shkrim..

    eshte ne nje linje me suilmet qe qosja ja beri kadares mbasi u furnizua me "janull" nga paskali..

    kjo pra ishte panorama..per ju qe nuku i dini mire gjerat..












    --
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 02-08-2012 më 02:24

  2. #32
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Nese debati shnderohet ne Kongoli vs Kadare, vete Fatos Kongoli eshte terhequr nga kjo gare publikisht kur ka deklaruar se Kadareja eshte shkrimtari me i mire Shqiptar!

    Pyetja qe duhet te ishte shtruar mendoj eshte se a ka shkruar Kongoli ne te njejten periudhe me Kadarene? Ne te njejtat kushte?
    A keni haruar se Kongoli ka dale edhe deshmitar ne nje gjyq politik?
    ps : Kjo nuk i ul aspak vlerat e Kongolit,sepse ai ka qene deshmitar i detyruar per te saktesuar dicka qe Safo Marko ( spiune e regullt e Sigurimit) e kishte incizuar".Mos duhet te Kongoli te fshihet nga faqja e Shkrimtareve?
    Vepre e Kongolit para viteve 90 eshte e pakte ,ndersa Kadare te pakten deri ne vitet 90 ishte Shqiptari me i njohur jashte kufinjve Shqiptare.Mos duhet ta kryqezojme Kadarene per kete?
    Kadare gjithmone ka folur se Lidhja e Shkrimtareve ishte cerdhe intrigash,duke etiketuar here pas here edhe ndonje bashkepunetor te sigurimit si bie fjala poetin A SH qe shkoi ta incizonte Kadarene me aparat i derguar nga Sigurimi!
    Kadare e ka bere publike kerkesen e tij per hapjen e dosjeve! Pse nuk e ka permendur artikullshkruesi i mesiperm kete fakt?
    A i ka sherbyer Kadare regjimit? Une do te thosha qe eshte e kunderta.Kadareja ka qene nje leter ne doren e regjimit.Regjimi e perdori Kadarene duke e ekspozuar neper bote ,duke i perkthyer vepren dhe duke mos i dhene asnje honorar ,duke e vene here ne krye te tavolines shteterore, e duke e degdisur ne Fier per te mare pervoje!
    Kadare e pranon se hera-heres duhet te paguante "nje harac" per te qene i lire.Kete harac regjimit ja paguante ose ne proze ose ne poezi.Ketu ska ndonje faj te madh,sepse mbijetesa ishte ceshtje e dites.
    Spartak Ngjela ne librin e tij te fundit deklaron se ne periudhen e eret te kultures shqiptare pas festivalit te 11 ku kultura shqiptare u godit mizorisht nga diktatura, Kadare solli romanin "Kronike ne gur" dhe Agolli solli "Zylon" qe u bene per shume kohe nje ushqim shpirteror per popullin shqiptar te mbytur nga "era e plehut" qe kishte mbuluar poezine dhe romanin Shqiptar!

    Pirro Prifti ne artikullin nga mori zanafillen edhe ky debat shkruan se Kadare i paska zgjatur jeten regjimit! Po sikur Kadare te mos jetonte a do ta kishte jeten te shkurter ai regjim?
    Dhe me e keqja eshte kur ben nje pohim te tille : gjithë veprimtaria e tij deri në ikjen e turpshme të tij më gusht-shtator 1990 në France
    Cfare eshte e turpshme?Ikja ne France per zotin Prifti qenka nje turp i Kadarese?
    Regjimi nuk ra sepse jetonte ne ate regjim Kadare, dhe Kadareja ishte i pa afte te ndryshonte dicka qe nuk varej prej tij personalisht,por ai ushqeu dhe mbajti gjalle shpresen per te nesermen.
    Merni dhe lexoni nje veper te Kadarese dhe gjeni atje boshtin ideologjik te Partise,gjeni heroin e mases,gjeni realizmin socialist! Eshte e pa mundur,sepse Kadare nuk ka shkruar kurre me frymen e realizmit socialist.Sa realizem socialist mund te etiketohet :Perbindeshi"?
    Po Kronike ne gur? Po Koncert ne fund te dimrit?
    Te kerkosh realizmin socialist tek Kadareja eshte si te kerkosh gjelperen ne kashte
    Une mendoj se Kongolli nuk ka deshire te bej "konkurrenc" me Kadarene. Per dy arsye: e para, sepse ai shkruan ne stilin e vet, qe eshte ndryshe nga Kadareja. Ai shkruan sepse e ndjen te nevojshme per te shkruar ndoshta thjesht per tu rrefyer, per te liruar sado pak barren qe rendon shprirtin e cdo artisti apo shkrimtari te vertet. Dhe e dyta, ai njeh shume mire opinionin publik rreth Kadarese.

    Per sa i perket daljes si deshmitar, ai e ka pranuar vet. Kjo eshte ajo qe e ben Kongollin me te besueshem dhe me terheqes. Kurse Kadareja akoma ben neutralin. Luan rrolin e njeriut misterios, pra rrolin qe i eshte caktuar. Ata qe kan lexuar Kadarene kan kuptuar shkrimet e tij aq shume sa c'kuptuan procesin djallezor te ashtuquajtur tranzicion, keto 22 vjet e fundit. Kadareja ben lojra fjalesh, na tregon akoma se shpirti i shkrimtarit eshte i fshehur tek doreshkrimet, ne fjalit qe i vihet viza e kuqe. Kadareja ashtu sic u caktua te shkruaj shkrime 'provokative' gjate rregjimit komunist, sote flet me figura dhe nenkuptime qe mund te interpretohen sipas botkuptimit te individit. Perfytyro nje der me xham qe eshte aq transparent sa qe objektet pas deres te mos percaktohen dote. Ky eshte Kadareja i mirefillt dhe gjith 'madheshtia' e tij.

    Kadareja juaj, gjate eksodit te madh te 92-shit deklaroje haptazi " Po hikin funderrinat e shoqerise". Kush jane funderrinat per Kadaren. Nje popull i tere qe u roberuar barbarisht per nje gjysem shekulli? Populli shqipetare qe ishte i djegur e perveluar per te pare nje dite te bardh te vetme. Nje popull i tere braktisi shtepi e katandi, zgjodhen mergimin masive sepse ne ate kohe ishe me e pranueshme te perfundoje nje pastrues halesh ne perendim sesa nje drejtore nderrmarjeje ne vendlindje. Dicka qe akoma vazhdon edhe sot, 22 vjet ne te ashtu quajtur demokraci. Kjo pra ishte ajo qe u arrit nga sistemi pervers qe Kadareja, Dritoro Agolli dhe gjith zagaret e tjere qe lehnin e bertisnin ne em, er te padroneve te tyre si qen te rrahur. Keta ishin ata qe me ane te penes ben trushplarjen masive tek populli. Dhe e ben kete gje me deshire dhe zell, dhe jo nga frika sic mundohen te paraqesin te gjith ketu.

    Fakti qe sote shqipetaret krenohen me Kadarene, eshte tregues i dy fatkeqesive: !E para, tregon sesa te pa kulturuar jemi, dhe e dyta se sa te pandergjegjshem 'jemi' si popull. Te dyja keto vecori kur veprojn te panvaruara jane teper regresive, kurse ne rastin e shqiperise jane shkaterruese. Jane shkaterruese sepse gershetohen dhe veprojne si nje fuqi e vetme djallezore, vetvrasese! Egziston edhe nje fatkeqesi e tret, e cila eshte fakti se shumica e popullit bashkpunoj ne nje nivel apo tjetrin me kriminelet e rregjimit komunist. Keshtu qe ne qoftese i qendrojm brenda ketij konteksti atehere keni shume arsye per tu identifikuar me Kadaren, biles edhe ta lavderoni. Sepse thelle ne sub-koshiencen 'tuaj' ai pasqyron vlerat 'tuaja' njerezore te verteta. Indirefentizmin, Pandergjegjshmerin, Hipokrizin, Mashtrimin dhe mbi te gjitha vullnetin e hekurt mbinatyror per te prezervuar vazhdimesine e qenieve te tilla.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 02-08-2012 më 12:53
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •