Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-07-2012
    Postime
    71
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    lol
    s'dua
    une e lash ne deshiren tende lol, se pas dy milione vendeve bosh i takon rradha Dritero Agollit, pas Agollit ka nja 500 mije vende te tjera bosh, dhe me pas ke gjithe mediokrit me radhe qe si njeh askush(perfshi Kongolin)

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    le te shkoje qo tema tek letersia me mire..

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga TROYAN Lexo Postimin
    une e lash ne deshiren tende lol, se pas dy milione vendeve bosh i takon rradha Dritero Agollit, pas Agollit ka nja 500 mije vende te tjera bosh, dhe me pas ke gjithe mediokrit me radhe qe si njeh askush(perfshi Kongolin)
    PO SI MUNDET MOR ZOTERI!!!PO kur thua per mediokrat harron qe ismail kadare eshte
    nr 1 medioker....oportunist burokrat hipokrit ,nji vemje qe u ushqye me sistemin komunist. qe mos ta zgjas shum .INTELEKTUALI ME I PRIVILEGJUAR KOMUNIST..

  4. #24
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga cincinati5 Lexo Postimin
    PO SI MUNDET MOR ZOTERI!!!PO kur thua per mediokrat harron qe ismail kadare eshte
    nr 1 medioker....oportunist burokrat hipokrit ,nji vemje qe u ushqye me sistemin komunist. qe mos ta zgjas shum .INTELEKTUALI ME I PRIVILEGJUAR KOMUNIST..
    cincinati5 me gjithë respektin që kam për Ty, je kryekëput gabim në ato që shpreh.
    Kadare mund të ketë qënë vërtet një nga intelektualët e privilegjuar të sistemit komunist por nga ana tjetër është një nga penat më të ndritura të Shqipërisë.
    Nuk mund ti thuash kursesi mediokër Kadaresë.

    Bel ami me dy fjalë ju ka dhënë një zgjidhje të bukur më lartë por juve nuk e keni lexuar fare ose e keni kaluar përciptas.
    Ai ka shkruar:
    1- "Nëse doni ta shani Kadarenë si shkrimtar, të paktën lexoni veprat e tijë"

    2- "Nëse doni ta shani Kadarenë si njeri, vendoseni veten në pozitën e Tijë"


    Kaq mjafton për të reflektuar sadopak.

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Të shpresoj që ky shkrim të hedhi dritën e nevojshme ndaj një shkrimtari të së kaluarës por që ende kërkon të mbetet duke u kacavirrur e bërtitur si `plaku Mere` për të mbetur në botën e së sotmes e të së ardhmes, të botës së integrimit e të globalizmit. I përket popullit dhe brezave që do të vijë, nëse ky person kontradiktor dhe `shkrimtar oborri` do të ketë `file` e tij në histori, Sigurisht do ta ketë por jo si shkrimtar I madh, por se si nuk duhet të veprojë një shkrimtar në kohë diktature dhe demokracie.
    Ku ke jetuar ne keto 20 vjet demokraci, ne ndonje prej bunkereve te nendheshem te Enver Hoxhes ne Malin me Gropa?

    Ismail Kadare ne vitet e komunizmit ishte shkrimtari me i mire i vendit. Dhe ja le te themi per nje moment, qe rregjimi komunist e mbeshteti dhe e beri te tille. Po ne keto 20 vjetet e demokracise ku plot vepra te tij kane dale ne drite dhe jane perkthyer ne dhjetra gjuhe te botes dhe jane lexuar nga miliona qytetare te kesaj bote, kush e ka patur meriten per kete sukses universal te Kadarese? Sigurisht, qe eshte merita e penes dhe aftesive te tij krijuese. Dhe ajo qe eshte per te ardhur keq, ajo qe me ngre mua nervat me injorancen e tipave si puna tende, eshte se talentin dhe rendesine e vepres se Kadarese, e vleresojne 100 here me mire te huajt, se sa shqiptaret e panxene si puna tende. Kadare eshte akademik ne France e per plot nje dekade ka qene kandidat per cmimin Nobel ne letersi, qe eshte suksesi me i madh qe nje shkrimtar si ai mund te arrije.

    Dhe te gjithe ata qe kujtojne se vepra e Kadarese ishte ne sherbim te rregjimit, ose nuk kane lexuar romanet e tij, ose ngaterrojne urrejtjen ndaj tij si person me vepren e tij artistike. Gati te gjithe romanet e Kadarese terthorazi apo ne menyre simbolike, denoncojne rregjimin diktatorial te kohes. Dhe per kete, ai duhet pershendetur pasi deshmoi nje guxim te madh: shkrimtaret qe shkruanin romane mbi jeten mbytese ne nje shoqeri diktatoriale, perfundonin ne burg ose denoheshin me vdekje.

    Dhe ajo qe e merr kupen e injorances eshte ideja se largimi i Kadarese ne France ndihmoi rregjimin apo ia shtoi ditet rregjimit komunist. Mesazhi qe une e gjithe shqiptaret moren me largimin e Kadarese dhe me largimin e atyre emigranteve te pare shqiptare neper ambasada, ishte se rregjimit i kish ardhur fundi dhe bllokada me boten e jashtme ishte care per te mos u mbyllur kurre. Mos ngaterroni fjalet e Kico Blushit ne ato vite qe quajti emigrantet e ambasadave: "jashteqitja e kombit" me Kadarene. Jo Blushi por asnjeri nuk mund ta quante Kadarene jashteqitje, por fakti qe nje figure kaq e njohur ne popull u largua nga vendi, ishte goditja me e madhe qe iu dha rregjimit komunist: rregjimi nuk e mbulonte dot lajmin e largimit te Kadarese; nuk i terhiqte dot nga bibliotekat e librarite romanet e shumta te tij qe shqiptaret kishin lexuar ne vite. Dhe ky akt qytetar, na dha te gjithe ne shqiptareve shprese se atij rregjimi i kish ardhur fundi.

    Albo

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    cincinati5 me gjithë respektin që kam për Ty, je kryekëput gabim në ato që shpreh.
    Kadare mund të ketë qënë vërtet një nga intelektualët e privilegjuar të sistemit komunist por nga ana tjetër është një nga penat më të ndritura të Shqipërisë.
    Nuk mund ti thuash kursesi mediokër Kadaresë.

    Bel ami me dy fjalë ju ka dhënë një zgjidhje të bukur më lartë por juve nuk e keni lexuar fare ose e keni kaluar përciptas.
    Ai ka shkruar:
    1- "Nëse doni ta shani Kadarenë si shkrimtar, të paktën lexoni veprat e tijë"

    2- "Nëse doni ta shani Kadarenë si njeri, vendoseni veten në pozitën e Tijë"


    Kaq mjafton për të reflektuar sadopak.
    Okej per respektin ,por kjo nuk do te thot qe te jemi dakort ne te gjitha diskutimet..


    dhe jo ,nder me te ,por me i privilegjuari.i sistemit....

    ai mund te jete nji pene e ndritur por jo me i miri sic pretendon ai..

    ti si mendon, ishte e pamundur mos lexoje kadaren ne monizem,pale filmat,
    dhe tani per cdo botim qe ben eshte e pamundur mos i hedhesh nji sy per cdo botim
    qe ben ,sps artopolantet medjatik te cajn veshet cdo dite..

    MEKATAR te gjith jemi per ate sistem edhe un,edhe pse gjyshi me thonte qe me shum se 40 vjet nuk do shkoj kjo qeveri.por ismaili eshte me mekatari sps ai i diktonte se cfar
    duhej lexuar dhe jo,vegla me fuqishme e atij sistemi ,kontrolli mendor...

    un jo se kam ndoj gje personalisht me kete njeri ..por te pakten te kerkoj ndjes per
    aq koh sa qe apo ishte. ilaci gjumit per popullin e tij,dhe jo me pseudoarratin e tij na
    shkoj ne kryeqytetin e shkrimtarve...dhe prap na del sot pena me e ndritur...

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    regjimit komunist as nuk i shtohej jeta nga nje shkrimtar as nuk i zvogelohej. ky regjim ra, kur ra gjithe lindja.
    kadareja perfitoi nga ai regjim socialist, te zhvillonte talentin e tij te dhuruar nga zoti.

  8. #28
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Ky shkrim vlen per Station Albon dhe te gjith simpatizanteve te Kadarese.

    Mire dakort...le te themi se ka qene shkrimtar i mire gjate kohes se komunizmit. Se pari me ke shkrimtar te mirefillt shqipetare e krahasoni Kadarane. Kush ishte ai shkrimtare qe u lejua te shkruaj, artist qe u lejua te krijoj, apo gazetare qe u lejuan te shpreheshin ashtu sic mendonin? Ne Shqiperi nuk ka patur Intelektual te mirefillt. Ata qe na servireshin ne si intelektual ishin Penat personale te dikatorit dhe sistemit te tij kriminel. Ato bicim intelektuale te asaj kohe, brumoseshin te gjithe njesoj. Shkruanin brenda nje formati duke perdorur nje formule te vetme.

    Le te kthehemi prap tek supozimi se Kadareja ka qene shkrimtarei me i mire. Une kam lexuar shume pak nga ai. Ato qe kam lexuar me kan pelquer. Por c'eshte e verteta nuk kam interesin me te vogel per ta lexuar me shume, thjesht per arsyen sepse si individ eshte moralisht i falimentuar. Nje shkrimtare i falimentuar moralisht nuk mund te japi asnjilloj kontributi pozitiv persa kohe ai/ajo vazhdon te shkruaj perralla. Persa kohe ai vazhdon te heshti per shkrimet 'satirike' apo 'alegorike' qe gjoja shkruajti gjate rregjimit komunist. Shkrmtari ka vlere kur ai pershkruan botekuptimin e vet te vertet. Dhe jo te sajoj dokrra pa koke e pa kembe. Shkrime te tilla nuk kan ansji lloj transparence, apo mesazh per lexuesin. Se pari ai duhet te jet i ndergjegjshem me veten e vet perpara se ti paraqitet publikut. Per mua ai nuk ka asnji vler, se pari si njeri, si bashkpunetor i denj i sistemit kriminal komunist dhe si rredhoj botkuptimi i tij i korruptuar.

    Fatos Kongolli per mendimin time, si dashamires i librit qe jam, eshte pa diskutim shkrimtari me i mire qe kemi sot sepse ka te gjitha ato qe i mungojn Kadarese. Mbi te gjitha Kongolli eshte i sinqert me lexuesin. Eshte i hapur i thjesht, shume elekuent dhe artistik kur i nevoitet. Ai pershkruan qenien e mjere,patetike te njeriut, sidomos shqipetarin gjate rregjimit komunsit, aq bukur saqe te neveriet.

    P.S Kadareja nuk mund te shkruaj te verteten. Per te eshte konflikt interesi. Edhe sote ai eshte vegel besnike e mbeturinave te sistemit komunist qe akoma kane Shqiperine ne dore. Luan rrolin qe i kan caktuar! Desh harrova...per ata qe nuk e din: qeveria shqiptare e rregjimit komunist ka paguar dygjan e parave per te promovuar Kadarene! Kadareja ka qene mike shtepie i diktatorit. Fakti qe ju mendoni se atij mund ti shkonte edhe mendja per te shkruajtur "kundra" rregjimit komunist tregon se sa Naive jeni! kjo e fundit fatkeqesisht eshte edhe tregues se pse komunsitet akoma sundojn ne Shqiperi. Ju nuk keni ditur dhe s'keni per te ditur kurre armikun tauj te vertet. Prandaj vetem ne Shqiperi komunistet mund te behen demokrat brenda nates, thjesht sepse egziston nje popull si 'ju'!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 01-08-2012 më 18:40
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  9. #29
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Nese debati shnderohet ne Kongoli vs Kadare, vete Fatos Kongoli eshte terhequr nga kjo gare publikisht kur ka deklaruar se Kadareja eshte shkrimtari me i mire Shqiptar!

    Pyetja qe duhet te ishte shtruar mendoj eshte se a ka shkruar Kongoli ne te njejten periudhe me Kadarene? Ne te njejtat kushte?
    A keni haruar se Kongoli ka dale edhe deshmitar ne nje gjyq politik?
    ps : Kjo nuk i ul aspak vlerat e Kongolit,sepse ai ka qene deshmitar i detyruar per te saktesuar dicka qe Safo Marko ( spiune e regullt e Sigurimit) e kishte incizuar".Mos duhet te Kongoli te fshihet nga faqja e Shkrimtareve?
    Vepre e Kongolit para viteve 90 eshte e pakte ,ndersa Kadare te pakten deri ne vitet 90 ishte Shqiptari me i njohur jashte kufinjve Shqiptare.Mos duhet ta kryqezojme Kadarene per kete?
    Kadare gjithmone ka folur se Lidhja e Shkrimtareve ishte cerdhe intrigash,duke etiketuar here pas here edhe ndonje bashkepunetor te sigurimit si bie fjala poetin A SH qe shkoi ta incizonte Kadarene me aparat i derguar nga Sigurimi!
    Kadare e ka bere publike kerkesen e tij per hapjen e dosjeve! Pse nuk e ka permendur artikullshkruesi i mesiperm kete fakt?
    A i ka sherbyer Kadare regjimit? Une do te thosha qe eshte e kunderta.Kadareja ka qene nje leter ne doren e regjimit.Regjimi e perdori Kadarene duke e ekspozuar neper bote ,duke i perkthyer vepren dhe duke mos i dhene asnje honorar ,duke e vene here ne krye te tavolines shteterore, e duke e degdisur ne Fier per te mare pervoje!
    Kadare e pranon se hera-heres duhet te paguante "nje harac" per te qene i lire.Kete harac regjimit ja paguante ose ne proze ose ne poezi.Ketu ska ndonje faj te madh,sepse mbijetesa ishte ceshtje e dites.
    Spartak Ngjela ne librin e tij te fundit deklaron se ne periudhen e eret te kultures shqiptare pas festivalit te 11 ku kultura shqiptare u godit mizorisht nga diktatura, Kadare solli romanin "Kronike ne gur" dhe Agolli solli "Zylon" qe u bene per shume kohe nje ushqim shpirteror per popullin shqiptar te mbytur nga "era e plehut" qe kishte mbuluar poezine dhe romanin Shqiptar!

    Pirro Prifti ne artikullin nga mori zanafillen edhe ky debat shkruan se Kadare i paska zgjatur jeten regjimit! Po sikur Kadare te mos jetonte a do ta kishte jeten te shkurter ai regjim?
    Dhe me e keqja eshte kur ben nje pohim te tille : gjithë veprimtaria e tij deri në ikjen e turpshme të tij më gusht-shtator 1990 në France
    Cfare eshte e turpshme?Ikja ne France per zotin Prifti qenka nje turp i Kadarese?
    Regjimi nuk ra sepse jetonte ne ate regjim Kadare, dhe Kadareja ishte i pa afte te ndryshonte dicka qe nuk varej prej tij personalisht,por ai ushqeu dhe mbajti gjalle shpresen per te nesermen.
    Merni dhe lexoni nje veper te Kadarese dhe gjeni atje boshtin ideologjik te Partise,gjeni heroin e mases,gjeni realizmin socialist! Eshte e pa mundur,sepse Kadare nuk ka shkruar kurre me frymen e realizmit socialist.Sa realizem socialist mund te etiketohet :Perbindeshi"?
    Po Kronike ne gur? Po Koncert ne fund te dimrit?
    Te kerkosh realizmin socialist tek Kadareja eshte si te kerkosh gjelperen ne kashte
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bel ami : 02-08-2012 më 00:30
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    "Vlera e një dorëshkrimi është në radhë të parë, morale, sidomos për autorin, por edhe studimore për të tjerët. Nga një dorëshkrim, përveç tekstit, ekspertët mund të zhbirojnë gjendjen emotive të autorit në çastet e shkrimit, trysnitë që veprojnë mbi të, pakënaqësitë, dyshimet etj. Dhe kjo nuk është kaq e fshehtë sa ç’mund të duket. Nganjëherë gjithçka del në sipërfaqe të tekstit. Po përpiqem ta shpjegoj, ndonëse nuk është e lehtë: falë procesit të shkrimit, është e natyrshme që shkrimtarët të ndryshojnë fjalë e fraza të tëra, për t’i zëvendësuar aty për aty me të tjera. Mbi tekstin e prishur vihet zakonisht një vizë dhe puna vazhdon. Janë pikërisht këto fjalë ose fraza të shuara, që shpesh mund të jenë një minierë për studiuesit. Në to mund të jetë fshehur kujdesi i shkrimtarit që diçka të mos dalë hapur në dritë, që të formulohet ndryshe, më butë ose më ashpër, që të jetë më e qartë ose qëllimisht më e errët". (Shkeputur nga intervsita e fundit e shkrimtarit Kadare ne shkrimin e Aida Tucit tek MAPOONLINE)

    Nese gjithe kjo thenie e Kadarese ka dale vertet nga shpirti i tij, besoj se ashtu si per doreshkrimin e romanit ne fjale, ai vlereson dhe gjithe doreshkrimet e tjera, te cilat perbejne po sipas tij, po edhe te vertetes, vlera morale per autorin dhe per studjuesit. Plotesisht dakort me kete thenie te Kadarese. Besoj qe Kadareja disponon edhe ato doreshkrime te tjera te krijimtarise, jo vetem ne proze, por edhe ne vargje, jo vetem ne krijimtari artistike, por edhe ne analiza, diskutime e shkrime fjalimore, per artin e letersine e realizmit socialsit, qendrimin e reagimin e tij ndaj shkrimtareve te ashtuquajtur reaksionare e armiq nga regjimi hoxhist, si Fishta me shoke, qendrimin ndaj artit borgjezo-revizionist, fese, ideologjise se huaj, etj, etj, etj. Te gjitha keto doreshkrime perbejne sigurisht edhe ato, vlera morale per Kadarene dhe studjuesit e vepres se tij. Pra theksoj qe Kadareja, si nje talent i madh i penes letrare, duhet te plotesoje pa dorashka e anashkalime, gjithe vlerat e tij morale permes doreshkrimeve te shumta, c'ka ploteson me realisht dhe biografine e jetes se tij. Kesaj une i them kurajo qytetare, kurajo morale, kurajo krijuesi, kurajo njeriu qe ben katharsisin e vetes dhe del perballe publikut ashtu sic ka qene, me te mirat e te metat e tij, me virtutet e veset, me oshilacionet e karakterit e personalitetit, pra me gjithe kompleksin e njeriut e shkrimtarit te vertete, ashtu sic ka qene dhe jo ashtu sic deshiron sot te kete qene dikur. Vetem keshtu ai do kishte lartesuar me shume veten, e jo nisur nga talenti e njohja neper bote e krijimtarise se tij, t'i rikrijoje vetes nje biografi tjeterlloj nga e verteta, bile krej te kundert me te verteten, aq sa nuk thote haptazi qe ka qene nje disident ne ate regjim. Nese ai paska patur probleme e shqetesime, frike e me the te thashe ne ate kohe, kjo gjendje ka qene per gjithe popullin shqiptar, por ai si personalitet duhet te dije nje gje, qe vepra e tij krijuese ne ate regjim, ne te shumten e saj ka qene propaganda me hipnotizuese e bindese per popullin per dashurine ndaj sistemit, udheheqesit dhe PPSH-se, me shume se cdo propagande direkte e Partise. Lidhja e Shkrimtareve e Artisteve te Shqiperise ka qene vertet kompesuesja me e madhe e propagandes se sistemit per te mirat e atij sistemi e askush sot nga ajo Lidhje s'mund te dale e te na beje te kundertin, deri ne disidentin ndaj atij sistemi e regjimi. C'ka linte manget ne propagande Partia e plotesonte mjaft bukur letrarisht kjo Lidhje, permes penave te saj letrare, ku pena e Kadarese jo vetem nuk bente perjashtim, por perkundrazi, na bente ne lexuesve me entusiazte per ate regjim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mondishall : 02-08-2012 më 00:58
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •