-
Ditën lypsare, natën zonjë e vërtetë!

Videon shiqone ne kete faqe , eshte interesante ; http://almakos.com/lajme/bota/9837-d...e-vertete.html
Ekipi i një stacioni televiziv në Nju Jork pas një gjurmimi disa ditor me kamera të fshehura ka arritur ta zbulojë mashtrimin e një vajze të re.
Vajza, gjatë ditës futej në petkun e lypsares e cila kërkonte lëmoshë në një prej rrugëve më elitare të Nju Jorkut. Në avenynë e 5 – të ndodhen dyqanet e firmave më të mëdha botërore, siç janë Gucci, Parada, Tifani etj. Kalimtarët në të shumtën e rasteve janë njerëz shumë të pasur dhe bamirës, kështu që ndonjëherë ndodh lypsarja të fitojë 50 donacione vetëm brenda një ore.
Por, kur përfundon “orari i punës”, ajo largohet deri tek restoranti më i afërt, ku e ndërron gardërobën. Nga restoranti ajo del e shndërruar në një vajzë supermoderne e cila ulet në automobilin luksoz. Kuptohet, kërrutat nuk i nevojiten më. Dhe çdo ditë ripërsëritet e njëjta.
Në momentin që gazetarët tentuan ta përballin me të vërtetën që ata tashmë e kishin zbuluar, ajo pa i bërë përshtypje, vetëm lëvizi tutje – njëjtë si një aktore e vërtetë e cila nuk del nga roli i saj
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt