Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Aeroporti i Prishtinës, zhduken simbolet kombëtare

    Suvenirët me simbole të Kosovës janë hequr nga dyqanet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, prej ditës kur e ka marrë atë nën menaxhim një kompani turke.

    Edhe pse ky aeroport mban emrin e heroit Adem Jashari, në hapësirat e tij nuk mund të gjesh ndonjë skulpturë ose fotografi të tij.

    Zëdhënësi i ANP-së, Altin Ahmeti nuk e ka dashur të bëjë asnjë koment rreth kësaj situate. Në anën tjetër, ministrja Çitaku, e cila nuk kishte qenë në dijeni për këtë, ka theksuar për gazetën “Koha Ditore” se “kjo duhet të ndryshojë menjëherë”.

    Vetëm disa muaj më parë, në hapësirën e“blerjes së lirë”, në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës ka pasur me shumicë simbole të Kosovës. Suvenire si Hyjnesha në Fron, skulptura të personaliteteve, si aso të humanistes së madhe Nëna Tereza, presidentit historik të Kosovës. Ibrahim Rugova dhe të heroit Adem Jashari, emrin e të cilit e mban aeroporti, ishin ndër simbolet që binin më shumë në sy.

    Flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Kosovës gjithashtu mund të gjendej me lehtësi në këtë ambient.

    Pavarësisht se këto suvenire ishin ndër më të shiturit, që prej marrjes në menaxhim të ambientit nga kompania turke “Unifree”, ato janë hequr, ndërsa ish-punëtorët që tregëtonin suveniret janë hequr nga puna.

    Top-Channel
    relata refero

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Skandaloze, por jo e pa pritur!
    Le te presim turko terrorristat (islamistat) qe te vijne dhe te jepin jostifikimet e tyre tani!

  3. #3
    Legjendi i Shqiperise
    Anëtarësuar
    08-07-2012
    Vendndodhja
    Ne mergim----Amerike
    Postime
    59
    Citim Postuar më parë nga JacobGold Lexo Postimin
    Skandaloze, por jo e pa pritur!
    Le te presim turko terrorristat (islamistat) qe te vijne dhe te jepin jostifikimet e tyre tani!
    Nuk eshte e papritur se Turket i konsiderojne Kosovaret Turq prandaj ja hoqen simbolet kombetare.

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Kane hequr ndonje kioske qe shet suvenire prane aeroportit dhe si gjithmone Turqit .... Turqit.

    hahahaha me kujtohet ai filmi ''Dasma ime Greke'' Gjyshja e nuses gjithcka qe si pelqente bertiste e kane fajin Turqit , edhe kur e sperkati uji barit bertiti Turqit e kane fajin Turqit hahahaha
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    Pakica shqiptare qe ka ngelur ne trojet e Kosoves duhet te reagoje ne kete incident politik. Ate qe nuk arriti dot Serbia me lufte myslimanet po e arrijne me "paqe" . Kosova eshte vend me histori ne Krishterim, nuk duhet ta leme ne duart e Turqeve.
    Paqe!
    Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 03-08-2012 më 11:36 Arsyeja: Sepse tema ben fjale per Turq dhe jo per te gjithe myslymanet.
    Paqe!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Nuk eshte ndonje çudi e madhe, bashkimi kosove-shqiperi eshte ende larg, ka nje humnere te madhe diferencash kulturore.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    Në muajin Mars të këtijë viti isha në Aeroprtin e Prishtinës kisha Bileten ; Prishtinë-Stamboll-Paris ,diçka s'ishte në rregullë!!! askush nga pasagjeret s'me fliste shqip derisa i takova disa të rinjë nga Ferizaji të cilët punonin në Afganistan ku nga Stambolli fluturonin në Dubaj.
    Në Free-Shop separi Merhaba!!! pastaj (kur e kuptonin se s'kuptoj) në shqip diçka prap nuk ishte në rregull dhe tani kulmi i të gjithave zhdukja e Kulturës Kombëtare Shqiptare.

    P.S--Të gjithë turqelit të cilët jetojnë në Kosovë e flasin Shqipen ashtu sikur edhe Shqiptarët e Kosovës,mirëpo posa të hyjnë në Aeroport e harrojnë se edhe Avioni është i tyre ;ky është diskriminim nga ana e tyre ndaj Popullit Shqiptar .
    Ky shkrim nuk është urrejtje e shprehur nga ana ime për turk ,është realitet i hidhur për Popullin Shqiptar .

    Përshendetje vetem për SHQIPTAR

  8. #8
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Kush e ka pare ate filmin "arriten turqit (titanet)" ?
    Eh keshtu.
    Na erdhen tartaret , aman aman.

    Cok frike kam .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Nuk eshte kiamet i madh ky lajm.Jane dy kiosqe qe kane mbajtur te tilla gjera,dhe nuk i kan mbajtur se jane patriot te medhenj,por i kan mbajtur qe tju zhvatin ndonje euro bashkeatdhetareve qe jetojne jashte.Simbolet nuk kane qene fitimi kryesor i tyre,por cigaret dhe gjesendet tjera.
    Tash shtrohet pyetja,si u lejuan ato dy kiosqe aty,me qfare procedure.
    Kete lajm e kane bere te madhe pikerisht keta pronaret e ketyre dy kiosqeve,jo pse u dhimbsen figurat kombetare,por u dhimset leku qe kane fituar ne emer te atyre figurave.
    Matrapaz te paskrupullt,idiota.Edhe nese pine kafe ne ndonje nga lokalet e aeroportit,lere qe te kushton 2 euro nje esspreso,por as cekun qe ke paguar mbi tatimin ne vlere nuk ta leshojne.Ato dy euro shkojne ne xhepat e ketyre matrapaz-kiosqeve dhe mafiasheve.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •