Si të realizohet dashuria ndaj të Dërguarit (salallahu alejhi ue selam)?
Fetawa Nurun ala ed-Derb, vëll.2, faqe 522, pyetja 414
Pyetje: Si mund ta realizojë personi dashurinë ndaj të Dërguarit (salallahu alejhi ue selam)?
Përgjigje: Dashuria ndaj të Dërguarit (salallahu alejhi ue selam) dhe ndaj Allahut të lartësuar realizohet duke pasuar të Dërguarin. Dhe çdonjëri që pason të Dërguarin, është më i pranueshëm për dashurinë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij (salallahu alejhi ue selam).
Allahu fuqimadh thotë:
“Thuaj:Nëse e doni Allahun, atëherë pasomëni mua (Muhamedin) dhe Allahu do t’ju dojë”. (Al-Imran, 31)
Shenjë e dashurisë ndaj të Dërguarit (salallahu alejhi ue selam) është që personi të interesohet rreth Sunetit dhe ta pasojë atë, dhe të mos shtojë a të heqë diçka prej tij.
Bazuar në këtë, ata që shpikin ndonjë gjë lidhur me pejgamberin (salallahu alejhi ue selam) dhe thonë se kjo është nga dashuria e tyre dhe nderimi që i bëjnë atij, ata nuk e duan atë e as që e nderojnë. Kjo sepse dashuria e vërtetë dhe nderimi ndaj tij bëhet duke i pasuar thëniet e tij, jo duke i shtuar sheriatit të tij apo tëheqësh diçka prej tij.
Dhe, vërtet, kushdo që dëshiron të shpikë në Sheriatin e Allahut atë që s’i takon (Sheriatit), dashuria e tij ndaj Allahut dhe ndaj të Dërguarit të Tij padyshim që është e kufizuar, sepse përmbushja e mënyrave dhe e nderimit nuk do të thotë ta qesësh veten para Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
Allahu i patëmeta thotë:
“O ju që besoni, mos e qitni veten para Allahut dhe para të Dërguarit, dhe kini frikë Allahun. Vërtet, Allahu dëgjon e di gjithçka. O ju që besoni, mos i ngrini zërat mbi zërin e pejgamberit kur të flisni me të ashtu siç bëni kur flisni me shoqi-shoqin, që mos t’ju shkatërrohen veprat ndërsa nuk e kuptoni”. (el-Huxhurat, 1-2)
Burimi:http://mburoja.net/pdf_files/a0a8534...69bbe5a7a2.pdf
Krijoni Kontakt