Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Ku është All-llahu?


    Pyetje: Ç'farë është gjykimi mbi ata të cilët thonë: ''All-llahu nuk është poshtë, nuk është lartë, nuk është djathtas dhe as majtas, nuk është jashtë këtij universi dhe as brenda'', etj?

    Përgjigjje: Ata të gjithë përshkruhen si bidatçi (Mubtadi’ah). Ne besojm në atë se All-llahu është ngritur mbi Arshin e Tij, në mënyren që i takon Madhërisë së Tij.

    Sepse All-llahu i Lartësuar thotë:

    ''I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi Arsh...'' ( Ta Ha: 5)

    Ne besojm në këtë deklaratë dhe dëshmojm mosbesimin në deklaratat e Mutezilëve.

    Prandaj, unë ju këshilloj: Lexoni: ''al-Ulul lil Alii al-Ghaffar“ nga Imam edh-Dhehebiu dhe shpjegimi i tij nga Shejkh el-Albani.

    Shejkh Muk`bil Ibn Hadi El-Uadij, rahimehullah
    Idjaabatus-Saa’il alaa Ahammil-Masaa’il, Pyetja 152, Faqe 300


    Përktheu: Seladin Musa
    Burimi: http://islamfatwa.de/aqidah-tauhid/1...3-wo-ist-allah
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #12
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Pse emri ''Islam''?



    Pyetje: Pse ''Islami'' quhet kështu?

    Përgjigjje: Në arabisht ''Islam'' do të thotë përkushtim. Ai (emri Islam) përdoret për të përshkruar statusin e atij që e pranon fenë e Allahut, sepse ai i nënshtrohet vullnetit të Allahut dhe mban rregullat e vendosura nga Ai, të cilat janë shpallur përmes të Dërguarit të Tij (sal'Allahu alejhi ue selem).

    Allahu thotë rreth Ibrahimit (alejhi ue selem): '

    " Kur Zoti i vetë i tha atij: Dorëzohu! Ai tha: Iu kam dorëzuar Zotit të gjithësisë. ” (2:131)



    Komisioni i Përhershëm
    Revista 'el-Dava', nr. 1789, fq. 42


    Përktheu: Seladin Musa
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  3. #13
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    A do ta shohin besimtarët Allahun në ahiret?


    Shkruar nga Komisioni i Fetvave
    Burimi: A do ta shohin besimtarët Allahun në ahiret?


    Pyetje: Ka një debat mbi çështjen e shikimit në Allahun (subhanehu ue teala) në Ditën e Gjykimit. Ka shumë argumente për këtë. Disa njerëz thonë se Allahu nuk do të shihet, ndërsa të tjerë pretendojnë të kundërtën. Secila palë citon ajete dhe hadithe me të cilën dëshirojnë të hedhin poshtë mendimet e njëri-tjetrit. Na jep një përgjigje për këtë pyetje, Allahu ju shpërbleftë me të mira.

    Imam Bin Baz: Mendimi i Ehlu-ul-Sunnetit dhe Xhematit, gjithashtu Ixhma’i (konsensusi) i Sahabëve (radija Allahu anhum) dhe pasardhësve të tyre, është se ata do ta shohin Allahun (subhanehu ue te ala) në Ditën e Ringjalljes.

    Besimtarët do ta shohin Atë, madje edhe në Xhennet dhe për këtë janë dakord sahabët dhe të gjithë Ehl-ul-Sunneti dhe Xhemati. Kjo vërtetohet nga ajetet e Kur’anit dhe Sunneti i pastër autentik.

    Allahu (azza ue xhel), thotë:

    وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَّاضِرَةٌ إِلَى رَبِّهَا نَاظِرَةٌ

    “Atë ditë do të ketë fytyra të gëzuara; që Zotin e tyre e shikojnë.”
    (75:22-23)

    Shikojnë në Fytyrën e Tij tabark ue te ala:

    لِّلَّذِينَ أَحْسَنُواْ الْحُسْنَى وَزِيَادَةٌ

    “Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xhenneti) edhe më tepër (e shohin Allahun).”
    (10:26)

    Është transmetuar në formë autentike se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

    “E mira” është Xhenneti. Ndërsa “edhe më tepër” nënkupton shikimin në Allahun." (es-Sunneh nga Abdullah bin Ahmed vol 1 nr. 443)

    Thotë Allahu në një ajet tjetër:

    كَلَّا إِنَّهُمْ عَن رَّبِّهِمْ يَوْمَئِذٍ لَّمَحْجُوبُونَ

    “Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej Zotit të tyre (që ta shohin Atë).”
    (83:15)

    Nëse kufarët do të jenë të penguar, duhet ta dini se besimtarët nuk do të jenë të penguar nga shikimi në Allahun. Përkundrazi, ata do ta shohin Zotin e tyre në Ditën e Ringjalljes dhe në Xhennet. Shumë hadithe janë transmetuar nga Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) të cilat argumentojnë se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre në Ditën e Ringjalljes, dhe në Xhennet.

    I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

    إنكم سترون ربكم يوم القيامة كما ترون القمر ليلة البدر

    “Ju do ta shihni Zotin tuaj në Ditën e Kiametit, ashtu siç e shihni hënën kur është e plotë.”
    (Muslimi)

    Në një tjetër transmetim të këtij hadithi thuhet:

    لا تضارون في رؤيته

    “Nuk do të dëmtoheni duke shikuar Atë.”
    (et-Tirmidhi)

    Kurse në një transmetim tjetër thuhet:

    كما ترون الشمس صحوا ، ليس دونها سحاب

    “Ashtu siç mund ta shohësh diellin pa re nën të.”
    (Buhari)

    Këto janë fjalët të qarta dhe të kuptueshme, ai (sal Allahu alejhi ue selem) e qartësoi se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre në mënyrë të qartë ashtu si shikohet dielli pa re që e mbulon atë, apo edhe si hëna e plotë kur qielli është i pastër. Pas këtij sqarimi, a ka ndonjë sqarim më shumë? Ky shpjegim është shumë i qartë dhe i kuptueshëm.

    Pos kësaj, shtoi Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) se besimtarët do ta shohin Atë edhe në Xhennet. Kështu që, nëse një person e mohon shikimin, domethënë se besimtarët do ta shohin Allahun në Ditën e Gjykimit në Xhennet, ai është një bidatçi i humbur.



    Kontrolloi: Usame Morina
    Burimi: Fatauah Nur ’ala Darb Vol 1: 157-158
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  4. #14
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Mënyra më e mirë për të thirrur në Teuhid


    Burimi: Die Beste Weise, um zum Tawhid zu rufen - islamfatwa.de


    Pyetje: Cila është mënyra më e mirë për të thirrur në Teuhid (besim në njëshmërinë e Allahut / monoteizem) dhe për të paralajmëruar nga shirku (të bërit shokë Allahut) ?

    Përgjigjje: Allahu i Lartësuar thotë:

    " Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit. " (Sure Nahl 16:125)

    Allahu i Lartësuar thotë:

    " Thuaj (Muhammed): "Kjo është rruga ime, të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë, unë dhe çdokush që më pason mua. I përlavdëruar qoftë Allahu, unë nuk jam prej idhujtarëve. " (Surah Yusuf 12:108)

    Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, familjen dhe shokët e tij.


    Komisioni i Përhershëm: Vëllimi 2, Pjesa 2, Faqe 33, Pyetja 3
    Shejkh Abdul Aziz Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë)
    Shejkh Abdul Aziz Ali Shejkh (All-llahu e ruajt)
    Shejkh Salih El Feuzan (All-llahu e ruajt)
    Shejkh Bekr Ebu Zejd (All-llahu e mëshiroftë)


    Përktheu: Seladin Musa
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  5. #15
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Si mund të bëhet njeriu besimtar i fortë?


    Fetuaja nr. (3942):

    Pyetje: Si mund të bëhet njeriu besimtar i fortë, të jetë zbatues i urdhrave të
    Allahut dhe të ketë frikë prej ndëshkimit të Tij?


    Përgjigje: Kjo arrihet përmes leximit të Librit të Allahut, studimit të tij dhe përsiatjes mbi kuptimet e dispozitat që ai i përmban dhe (përmes) studimit të sunetit profetik dhe njohjes së detajeve të sheriatit nga ai. Pastaj, të vepruarit sipas asaj që kërkon e tëra kjo (që u përmend) dhe mos heqjes dorë prej saj, si në besim, po ashtu edhe në vepër e fjalë. Gjithashtu duke e ditur se je nën Mbikëqyrjen e Allahut, duke e ndjerë Madhështinë e Tij në zemër, duke e përkujtuar Ditën e Fundit dhe gjërat që do të ndodhin në të si: dhënien e llogarisë, shpërblimin, ndëshkimin, vështirësitë dhe tmerret. Po ashtu nëpërmjet shoqërimit me njerëzit e mirë që i njeh dhe shmangies nga ithtarët e sherrit dhe çrregullimeve.

    Suksesi është nga Allahu. Salati dhe selami janë për të dërguarin tonë,
    Muhamedin, për familjen dhe mbarë shokët e tij.



    Komisioni i përhershëm për kërkime dhe fetua në përbërje të:
    AbdulAziz bin Baz, AbduRrezak Afifij, Abdullah bin Gudejjan, Abdullah bin Ku'ud.
    Përktheu: Petrit Perçuku
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  6. #16
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    A është magjistari kafir/jobesimtar?


    fetvua nga el-Alameh esh-Shejkh Abdurr-Rrazak el-Afifi
    (All-llahu e mëshiroft)
    përktheu Xhabir Sheme



    Pyetje: A është magjistari kafir/jobesimtar?


    Përgjigje: Më e sakta është q kufri i magjistarit është kufër që të nxjerr prej miletit/popullit mysliman.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  7. #17
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Xhemati Teblig dhe Ikhuanul Muslimin



    Thotë shejh Abdul Muhsin el Abad pasi që u pyet për xhematin Teblig dhe Ihuanul Muslimin, a janë ata prej Ehlu Suneh dhe cila është këshilla juaj për ta?


    Përgjigje: Për këto grupacione të ndryshme në rradhë të parë duhet të dimë se janë të reja, të lindura në këtë shekull (14 hixhri), para këtij shekulli nuk ekzistonin, ishin në botën e gjërave të vdekura dhe u lindën në këtë shekull, ndërsa menhexhi i saktë dhe rruga e drejtë e ka origjinën dhe lindjen që nga dërgimi i Profetit (alejhi selam), prandaj kush pason këtë udhëzim të vërtetë, ai shpëton ndërsa kush devijon dhe largohet prej kësaj të vërtete, ai është i devijuar. Siç dihet, këto grupacione kanë diçka të saktë dhe diçka gabim por gabimet e tyre janë të mëdha, prandaj duhet të ruhemi prej tyre dhe t'i kushtojmë rëndësi pasimit të xhematit, atyre të cilët janë Ehlu Suneh uel Xhema'a, atyre të cilët janë në menhexhin e selefëve, atyre të cilët kthehen tek ajo e cila vjen nga Allahu dhe i Dërguari dhe nuk i kthehen asaj që vjen nga filani ose filani, nuk bazohen në rrugë dhe mënyra të shpikura në këtë shekull. Të gjitha këto xhemate, e në veçanti këto dy xhemate të cilat u përmendën më sipër, u lindën dhe u shfaqën në këtë shekull.

    Ata ecin sipas një menhexhi dhe rruge të njohur, të shpikur nga ata që i shpikën këto menhexhe. Ata nuk bazohen në argumentet e Kuranit dhe Sunetit, përkundrazi ata bazohen në mendime dhe mënyra të reja mbi të cilat ndërtojnë rrugën dhe menhexhin e tyre.

    Gjëja e cila e qartëson këtë më së miri është se dashuria dhe urrejtja tek ta është e përkufizuar për ata të cilët bashkohen me ta dhe futen në radhët e tyre. P.sh. xhemati Ihuanul Muslimin, nëqoftëse dikush hyn me ta e kanë shok, e duan, ndërsa kush nuk futet me ta janë në kundërshtim e përçarje me të. Kush iu bashkohet atyre do jetë shok dhe vëlla i tyre, edhe nëse është prej krijesave më të poshtra te Allahut, edhe nëse është Rafidij, prandaj prej menhexhit të tyre është se ata grumbullojnë çdokënd qoftë ai dhe Rafidij i cili urren sahabët e nuk pason të vërtetën të cilën ata e transmetuan; pra nëse hyn në xhematin e tyre do jetë shoku i tyre dhe konsiderohet një prej tyre.


    (Marrë nga kaseta me titull: Fetaua el Ulema fil Xhemeat ue Etheruha ala Biladil Haramein)
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  8. #18
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Selefitë dhe xhematet tjera



    Shejh: Salih El Feuzan (Allahu e ruajt) – “El Munteka” 1/209.

    Pyetje: Disa njerëz pretendojnë se selefitë konsiderohen si njëra nga xhematet që veprojnë në skenën e davetit dhe se vendimi mbi ta është i njëjtë me vendimin mbi xhematet tjera. Si e hidhni poshtë këtë pretendim?

    Përgjigje: Kemi përmendur më herët se selefitë janë xhemati autentik, i cili është në të vërtetën. Selefitë janë xhemati të cilit njerëzit e kanë për detyrë t’i përkasin dhe të punojnë së bashku me të. Ndërsa, xhematet tjera pos tyre, s’duhet të konsiderohen prej xhemateve të davetit, sepse ato e kundërshtojnë Kuranin dhe Sunetin. Si ka mundësi të ecim pas ndonjë grupi që e kundërshton xhematin e Ehlu Sunetit dhe udhëzimin e Selefëve të mirë?! Andaj, thënia “Xhemati selefij është njëri nga xhematet islamike”, është gabim. Xhemati selefij është i vetmi që duhet të pasohet dhe sipas metodologjisë së të cilit duhet ecur, dhe i vetmi që duhet t’i bashkohemi e përpiqemi së bashku me të. Ndërkaq, sa u përket grupeve tjera, myslimanit nuk i lejohet t’u bashkohet atyre, sepse ato janë prej grupeve të humbura. A është i kënaqur për veten tij që t’u bashkohet grupeve të devijuara?!

    I Dërguari (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) thotë:

    “Ndiqeni sunetin tim dhe sunetin e kalifëve të drejtë e të udhëzuar pas meje”
    Ahmedi në Musned 4/126-127, Ebu Daudi 4/200, Tirmidhiu 7/319-320 të gjithë nga hadithi i El Irbad bin Sarijeh radijAll-llahu anhu).

    Dhe kur ai (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) qe pyetur për grupin e shpëtuar, tha:

    “Ata të cilët janë në atë që unë dhe shokët e mi jemi tani.”
    (Tirmidhiu 7/296- 297, nga hadithi i Abdullah bin Umerit – radijAll-llahu anhuma – dhe ngjashëm me të ibën Maxheh 2/1322 nga hadithi i Auf bin Malikut dhe Enes bin Malikut.

    Gjithashtu, imam Ahmedi në Musned 2/332 dhe Ebu Daudi 4/197 nga hadithi i Ebu Hurejres – radijAll-llahu anhu).

    A e dëshiron njeriu për veten e tij shpëtimin dhe prapë nuk ecën rrugës së tij?

    Poeti thotë:
    Shpreson shpëtimin, por nuk ecën rrugës së tij,
    Vërtet, anija nuk lundron mbi të thatë.


    Përktheu: Petrit Perçuku
    Burimi: Udhezimi.com
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  9. #19
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Teuhidi është ai që duhet t’i bashkon zemrat tona!



    Shkruar nga Abdul-Aziz Al esh-Shejkh

    Pyetje: Çfarë mendoni për atë i cili thotë: “Ne i kemi humbur njerëzit në emër të thirrjes për në Teuhid?”

    Shejkh Abdul-Aziz Al esh-Shejkh: Kjo është jokorrekte. Teuhidi (njëshmëria ndaj Allahut) është ai i cili i bashkon zemrat e njerëzve, i bashkon radhët e myslimanëve, dhe e bën umetin islam të jenë të njëzëri. Ne mund të jemi të bashkuar e njëzëri, vetëm atëherë kur e njësojmë Allahun dhe e bëjmë adhurimin të sinqertë ndaj Tij.


    Thotë Allahu në Kur’an:

    “Ata dëshirojnë që ti të bësh lajka (të gënjesh), që të bëjnë lajka edhe ata.”(68:9)


    D.m.th.: mushrikët dëshirojnë që ti të heqësh dorë nga thirrja në Teuhid dhe të mos ndahesh nga shirku, që ata të donë ty. Jo! Teuhidi duhet të jetë mbi të gjitha dhe të shfaqet në sy të çdokujt. Ai që e do këtë fakt, e do dhe ai që nuk e do këtë, nuk e do (s’kemi çfarë t’i bëjmë).

    __________________
    Përktheu: Usame Morina
    Burimi: Teuhidi është ai që duhet t'i bashkon zemrat tona - Al esh-Shejkh - YouTube
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  10. #20
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Kur mund të quhet një person i veçantë si tagut?



    Pyetje: Kur mund të quhet një person i veçantë si tagut?

    Përgjigje: Nëse thërret në shirk, apo për t'u adhuruar ai vetë, nëse pretendon diç prej diturisë së fshehtë, apo nëse gjykon me ligj tjetër pos ligjit të cilin e zbriti Ai, me qëllim dhe të ngjashme si këto.


    Ibn Kajimi tha: Tagut është çdonjëri para të cilit tejkalohet kufiri prej robit, qoftë ai i adhuruar, i pasuar, apo i rrespektuar."


    Burimi: "Fetava Eimeti Nexhdije", 885/1.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •