Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491

    Harta që bashkon tokat shqiptare në 2035

    Një hartë e hartuar nga një grup ekspertësh dhe analistësh të CIA-s, GRU-s dhe burime të tjera gjeostrategjike bashkon tokat shqiptare në vitin 2035.

    Harta e proklamuar në disa media amerikane dhe ruse nxjerrë në sipërfaqe bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, pjesë të Maqedonisë, si dhe trevat shqiptare të Serbisë, Malit të Zi, etj, informon agjencia e lajmeve INA.

    Në këtë hartë, Maqedonia mbetet me një pjesë të tkurrur të kufijve të saj, pa një pjesë të territorit të Maqedonisë Perëndimore. Harta nuk pasqyron tkurrje të kufirit jugor, lindor dhe verior.

    Analiza dhe studimet për përgaditjen e hartës janë bazuar në analiza dhe studime speciale të shërbimeve prestigjioze amerikane dhe ruse si CIA dhe GRU, por edhe nga burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare që merren me studime gjeostrategjike, punimet e Zbigneë Brzezinski, Samuel Huntington, etj.

    Harta e përgaditur parasheh edhe ndarjen e Bosnjë - Hercegovinës ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë.

    Ndarjet e reja do ta trondisin edhe Evropën. Ndryshimet territoriale do të fillojnë në Ishujt Britanik, ku Skocia do të deklarojë pavarësinë pas referendumit në vitin 2013. Kjo do t'i japë shtysë për bashkimin e Irlandës.

    Baskia dhe Katalonia si shtete të reja do të deklarojnë pavarësinë nga Spanja duke marrë edhe një pjesë të territorit francez.

    Kolapsi i multikulturalizmit do të fillojë në Francë. Në pamundësi për të asimiluar të ndryshme etnicitetin ish-kolonial të ngjyrave të ndryshme, ajo do të duhet të përdorë masa për deportimin e tyre. Përqendrimi i lartë i grupeve islamike do të hapë një rrugë për një rritje të shtetit islam arab në jug të Francës. Lorraine mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë.

    Nga Belgjika më në fund do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën.

    Fati i trishtuar do ta pres Poloninë, e cila do të heq dorë nga Silesia, Pomerania dhe Prusia, të cilat do të jenë synime të marrëveshjeve midis Berlinit dhe Moskës. Nga ana tjetër, Moska gjithashtu nuk do të mund të mbajë rajonin Kaliningrad dhe do të transferojë atë në Gjermani.

    Bjellorusia do të zhduket si një shtet dhe të bëhet provincë e Rusisë. Rusia gjithashtu do të rrëmbejë pjesët lindore të Letonisë, Estonisë dhe Ukraina (duke përfshirë edhe jugun Ukrainen dhe Krime). Ndryshime të mëdha do t'i nënshtrohen në Kaukaz, sepse Rusia nuk ka gjasa do të jetë në gjendje për të mbajtur Ceçeninë dhe Dagestanin. Kufijtë e rinj do të nxirren me metoda staliniste ndoshta përgjatë lumit Terek me prerjet e rajoneve të populluara malore larg nga Rusia.

    Burimi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  2. #2
    Duke pare ndarjen e kufive d.m.th i bie qe ne 2035 te jete fundi i luftes se tret boterore meqe jan ndare edhe kufit apo jo ? Nje levizje e tille kufish nuk behet ndryshe pervec nje perfshirje te madhe lufte. Gjithsesi jam skeptik se do te ndodhe

    Imagjino boshnjaket perseri ne nje shtet me Serbet !
    Revolution 1848

  3. #3
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Jo nese fillon me lufte kjo far pune neve jo qe kan me na bashku po kan edhe ma shume me na coptu.

  4. #4
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Mua po me mungon jo vetem Mitrovica veriore por e tere Mitrovica me rrethine ne ate harte!Gati deri te Peja paska shku kufiri ne veri-perendim dhe ne veri-lindje gati me poshte se Podujeva paska shku ! A po e shoh mire apo jam gabim ?

  5. #5
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    ................
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  6. #6
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Me rendesi eshte qe te diskutohet. Dy politikologet qe i kane parashikuar keto levizje te kufijve jane dy nga parashikuesit me te njohur qe jetojne sot.

    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Duke pare ndarjen e kufive d.m.th i bie qe ne 2035 te jete fundi i luftes se tret boterore meqe jan ndare edhe kufit apo jo ? Nje levizje e tille kufish nuk behet ndryshe pervec nje perfshirje te madhe lufte. Gjithsesi jam skeptik se do te ndodhe
    Varet se cfar forme do te kete lufta e trete boterore. Ka mendime se luftra e trete boterore ka filluar me daten 11 shtator 2001 si dhe me intervenimin e SHBA ne Irak.

    Nese i shkepusim disa pjese te parashikimit, si p.sh. pjesen ku parashikohet qe Rusia do te merr rrembeje pjeset lindore te Lituanise dhe Estonise, atehere na jep te kuptojme se ose do te ndodhe nje lufte e trete boterore e formes cfar ishin edhe L1B dhe L2B (dhe Rusia do te triumfoj), ose gjate ketyre viteve (para 2035) do te ndodhe prishja e alenaces se NATOs. Kete e them se duke u bazuar ne artikullin 5 te NATOs ku thuhet kjarte se "ne rast se sulmohet ndonjeri nga vendet anetare te NATO, kjo kuptohet si sulm ndaj tere vendeve qe perbejne aleancen dhe me kete rast reagojne te tera si nje e vetme". Pra qe Rusia te shkepus pjese nga Letonia dhe Estonia, si anetare te NATO, duhet ose te luftoj me te gjitha vendet e aleances. Ose, sic thash, alenaca e NATO nuk do te ekzistoj fare deri atehere. do te shkaterrohet per ndonje arsye tjeter te cilen ne nuk mund ta parashikojme.


    Imagjino boshnjaket perseri ne nje shtet me Serbet !
    Eshte e quditshme harta qe e parashikon ndarjen e BeH. Sipas tyre, nuk do te kete ndarje ne vija etnike por do te behet nje ndarje e habitshme, e ngjajshme me kufijt e disa shteteve Afrikane qe jane te ndara me vizore, e cila do te krijonte xhepa te tere me minoritete. Sipas kesaj ndarje gjysma e Republikes Serbe do te mbetet ne Kroaci e gjysma tjeter ne Serbi; njejte edhe me territoret e banuara me boshnjak (musliman)!
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 23-07-2012 më 14:15

  7. #7
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Foleja_ Lexo Postimin
    Mua po me mungon jo vetem Mitrovica veriore por e tere Mitrovica me rrethine ne ate harte!Gati deri te Peja paska shku kufiri ne veri-perendim dhe ne veri-lindje gati me poshte se Podujeva paska shku ! A po e shoh mire apo jam gabim ?

    Mendoj se futja e disa territoreve te Malit te Zi, Maqedonise dhe Kosoves Lindore e japin nje pershtypje se kufiri verior duket me poshte. Nese nuk gaboj, pjesa veriore e Mitrovices eshte e perfshier ne harte, dhe jane zgjerimet ne pjesen Lindore dhe Perendimore te Kosoves ato qe bejne te duket harta e Kosoves ne ate forme.

  8. #8
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Mendoj se futja e disa territoreve te Malit te Zi, Maqedonise dhe Kosoves Lindore e japin nje pershtypje se kufiri verior duket me poshte. Nese nuk gaboj, pjesa veriore e Mitrovices eshte e perfshier ne harte, por jane zgjerimet ne pjesen Lindore dhe Perendimore qe bejne te duket harta e Kosoves ne ate forme.
    Te lumt goja
    Une qe sa kohe po shtoj ne te gjitha anet po sme dilte Mitrovica askund. Mirepo dua te besoj ne ate qe thua ti .








    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Foleja_ : 23-07-2012 më 14:24

  9. #9
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Foleja_ Lexo Postimin
    Te lumt goja
    Shpresoj se nuk jam gabim

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Një hartë e hartuar nga një grup ekspertësh dhe analistësh të CIA-s
    Te shkruara nga CIA ne gjuhen ruse.Cfare logjike pseudogazetareske.

    Propagande e shtypit te verdhe qe na u krymb truri duke i lexuar,dhe u plakem me to.

    Planet e CIA-se,lere qe nuk dihen per te ardhmen siq flet artikulli por as per te kaluaren.Ato mbulohen nen dhe dhe nuk dalin kurre,ose deri ne momentin sa ata nuk e shohin te nevojshme ta bejne nje gje te tille.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •