Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga G.S.Vangjeli Lexo Postimin
    xfiles, po shkruaj dhe unë pyetjes që i drejtove angomokio-s

    Konflikti Shqiptaro-serb, është një ndërthurje etnike dhe fetare. Por kryesisht është një konflikt fetar.
    E them këtë nisur nga një fakt shumë i thjeshtë dhe historik. Deri në vitet 1500-1600 nuk kishim asnjë divergjencë me serbët, ishim bashkëluftëtarë kundër turqve në shumë beteja, ishim të njëjtit besim fetar, të krishterë, ku shumica e shqiptarëve ishin ortodoksë.
    Deri ne vitet 1500-1600 nuk ka ekzistuar anjeri nacion...
    Prandaj, eshte absurde qe konfliktet aktuale, te nacioneve aktuale, te argumentohen duke u bazuar ne nje kohe te larget, kur nuk kane ekzistuar shumica e kombeve, kufijve, kulturva, gjuheve etj... te diteve tona.

    Perndryshe, nese ka ekzistuar ndonje dallim mes fiseve te atehershme shqipetare dhe atyre serbe, gje qe eshte e sigurte, atehere eshte absolutisht e pamundur qe feja (ortodokse) ti kete zdukur te gjitha ("divergjencat") dallimet, pa zhdukur ose fiset shqipetare ose ato serbe...

    Pra nuk kishim asnjë konflikt të regjistruar nga historia deri në ato vite, por edhe deri vonë, shumë vonë në fund të shekullit të kaluar 1800 e në shekullin e 1900-ës.
    Ky fakt, i krushqisë, dëshmon më së miri që marëdhëniet tona kanë qënë të shkëlqyera e nuk kanë ndonjë thellësi shekullore këto konflikte. ...
    Deri atehere nuk ka ekzistuar asnjeri nacion...
    Botekuptimi i asaj kohe nuk eshte i krahasueshem me ate te mevonshem dhe te sotem.

    Për më tepër ne shqiptarët bëmë dhe krushqi me serbët duke martuar princeshë tonën ne Serbi që në kohën e të Madhit Gjergj.
    Jo "ne shqipetaret", por shtepite mbreterore te kohes.
    Shtepite mbreterore kane bere krushqi edhe me armikun me te madh, nese e kane llogtaritur si te nevojshme dhe te favorshme. Pra, dashuria e ndersjellte, respekti per njeri tjetrin dhe mardhenjet e mira nuk kane qene kurre kusht per gjera te tilla...

  2. #12
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga Milkway Lexo Postimin

    Millosheviqi nuk mbylli xhamiat por mbylli shkollat e shume e shume te tjera qe tregojne se konflikti eshte ETNIK .
    Mos harro se Serbi gjate luftes se Kosoves ne cdo fshat qe vriste shkaterronte dhe xhamite me tanke.

    Tjeter gje , si shpjegohet qe radio-televizioni Jugosllav mesa mbaj mend perhere rreth ores 6 transmetonte lajmet dhe programe ditore ne Shqip?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #13
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga Milkway Lexo Postimin
    Boll ndejte ne boten e qudirave , kthehu pak ne realitet mor njeri .

    Konflikti sllavo-shqiptar nuk buron nga feja , sepse shqiptaret e krishtere , ortodoks te kosoves kan luftu krah per krahu me shqiptaret musliman e ateiste kunder shkaut .

    Nuk di prej cilit vend je , por ne Kosove ne kohen e Rankoviqit tregojne qe shqiptaret filluan te ndertojne xhami , dhe shkojne e i tregojne per kete veprim , ai ju thot qe ti len te qet te ndertojne xhami , po kur te fillojne te ndertojne shkolla ateher eshte problem dhe duhet ndalur , per kete mund te pyeshesh qdo njeri qe ka jetu ne kohen e tij .

    Mos te harrojme periudhen para luftes se dyte boterore , lidhja mes sllaveve dhe turqeve musliman per depertimin e mbi 1 milion shqiptarve ne Turqi .

    Millosheviqi nuk mbylli xhamiat por mbylli shkollat e shume e shume te tjera qe tregojne se konflikti eshte ETNIK .
    Me duhet te pranoj qe nuk jam njohes i mire i historise kosovare fatkeqesisht. Por e di qe shqiptaret nuk jane ndare ne luften kunder armikut serb ose grek, jane nje trup.
    Ashtu na shikojne dhe armiqte e keshtu duhet te jemi, nje e te pandare

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Deri ne vitet 1500-1600 nuk ka ekzistuar anjeri nacion...
    Prandaj, eshte absurde qe konfliktet aktuale, te nacioneve aktuale, te argumentohen duke u bazuar ne nje kohe te larget, kur nuk kane ekzistuar shumica e kombeve, kufijve, kulturva, gjuheve etj... te diteve tona.
    Sakte, nacion-shtet nuk ka pasur, por ka pasur ndjenje edhe vetedije kombetare nga te gjitha rracat e Ballkanit.

    Ka pasur e kane ekzistuar gjuhet, kultura(ajo qe ishte), popujt, zonat ku shtriheshin keta popuj qofte edhe te papercaktuar me kufinj.
    Pra kane ekzistuar te gjithe elementet e krijimit te kombeve, kane ekzistuar kombet, ishin te vetedijshem popujt e zonave psh shqiptare qe ishin shqiptare.


    Perndryshe, nese ka ekzistuar ndonje dallim mes fiseve te atehershme shqipetare dhe atyre serbe, gje qe eshte e sigurte, atehere eshte absolutisht e pamundur qe feja (ortodokse) ti kete zdukur te gjitha ("divergjencat") dallimet, pa zhdukur ose fiset shqipetare ose ato serbe...
    sakte ketu, nuk thashe qe te jesh i te njejtit besim me fqinjin nuk ke divergjenca me te.

    Deri atehere nuk ka ekzistuar asnjeri nacion...
    Botekuptimi i asaj kohe nuk eshte i krahasueshem me ate te mevonshem dhe te sotem.
    Absolutisht jo, ndryshimi i botekuptimit te asaj kohe me te sotmen qendron ne faktin qe ne ate kohe nuk ekzistonte SHTETI ME KUFINJ, njerezit kryesisht vareshin nga prijesi i zones.


    Jo "ne shqipetaret", por shtepite mbreterore te kohes.
    Shtepite mbreterore kane bere krushqi edhe me armikun me te madh, nese e kane llogtaritur si te nevojshme dhe te favorshme. Pra, dashuria e ndersjellte, respekti per njeri tjetrin dhe mardhenjet e mira nuk kane qene kurre kusht per gjera te tilla...[
    Jam dakord me ty. Ndodh edhe ne ditet e sotme kjo politike , praktikohet ndoshta jo me martesa por me te tjera gjera te peraferta/QUOTE]
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  4. #14
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Mos harro se Serbi gjate luftes se Kosoves ne cdo fshat qe vriste shkaterronte dhe xhamite me tanke.

    Tjeter gje , si shpjegohet qe radio-televizioni Jugosllav mesa mbaj mend perhere rreth ores 6 transmetonte lajmet dhe programe ditore ne Shqip?
    Ai nuk ka pas arsye ti linte xhamit e paprekura kur shkaterronte shtepit .
    Nuk di nje rast te vetem qe jane shkaterruar xhamit para shpive , sepse prej kendveshtrimit te konfliktit fetare , xhamit kan qen te parat qe eshte desht te shkaterrohen .

    Per cilen periudhe je duke fol ti ?

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •