Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    405

    Larg nga Ikballe Huduti dhe shoqata ''Nisa''!

    Larg nga Ikballe Huduti dhe shoqata 'Nisa' misionar te shiizmit!




  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Pyetje dhe pėrgjigje nga shejhul Islam Ibn Tejmijeh, Allahu e mėshiroftė

    Pyetja 1: Cili ėshtė qėndrimi i Ehlu Sunetit nė lidhje me sahabet?



    Pėrgjigje: Prej bazave tė besimit tė Ehlu Sunetit uel xhemeah ėshtė pastėrtia dhe ēiltėrsia e zemrave ndaj shokėve tė Profetit, salallahu alejhi ue selem, dhe ruajtja e gjuhės nė lidhje me ta, ashtu siē e pėrmend Allahu i Lartėsuar nė suren Hashr, ajeti 10: "Edhe ata qė erdhėn pas tyre thonė: Zoti ynė, na fal neve dhe vėllezėrit tanė tė cilėt u pajisėn para nesh me besim dhe mos lejo nė zemrat tona asnjė grimcė urrejtje ndaj atyre qė besuan. Zoti ynė, me tė vėrtetė Ti je Dashamirės, Mėshirues." {Shpjegimi i Akides Uasitije, shejhul Islam Ibn Tejmije, fq 184}




    Pyetja 2: Cili ėshtė qėndrimi i Ehlu Sunetit nė lidhje me Ehli Bejtin {familjen dhe pasardhėsit e Profetit, salallahu alejhi ue selem}?



    Pėrgjigje: Ehlu Suneh i duan familjen dhe pasardhėsit e Profetit, salallahu alejhi ue selem, kanė dashuri pėr ta, dhe kanė parasysh nė lidhje me ta porosinė e Profetit, salallahu alejhi ue selem, ku thotė: "Ju pėrkujtoj me Allahun {u tėrheq vėmendjen qė tė keni kujdes} nė lidhje me Ehli Bejtin {familjen dhe pasardhėsit e mi}". Gjithashtu kur erdhi Abasi, xhaxhai Profetit, salallahu alejhi ue selem, dhe u ankua tek ai se disa kurejshitė nuk i respektonin fisin Beni Hashim, Profeti, salallahu alejhi ue selem, tha: "Pasha Atė, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, nuk besojnė {nuk ju plotėsohet besimi i tyre} derisa t'ju duan ju {Ehli Bejtin} pėr hir tė Allahut dhe pėr shkak tė afėrsisė tuaj me mua." {Shpjegimi i Akides Uasitije, fq 195}




    Pyetja 3: Cili ėshtė qėndrimi i Ehlu Sunetit nė lidhje me gratė e Profetit, salallahu alejhi ue selem?



    Pėrgjigje: Ehlu Suneh i duan dhe i respektojnė gratė e Profetit, salallahu alejhi ue selem, tė cilat janė njėkohėsisht nėnat e besimtarėve. Ata besojnė se gratė e tij nė dunja do jenė dhė gratė e tij nė Ahiret, nė veēanti Hadixheja e cila ishte e para qė i besoi Profetit, salallahu alejhi ue selem, e ndihmoi dhe pėrkrahu me gjithė ēfarė zotėronte, ishte nėna e shumicės sė fėmijėve tė Profetit, salallahu alejhi ue selem, dhe gėzonte njė pozitė tė lartė tek ai. Si dhe Aishja, e sinqerta bija e tė Sinqertit, pėr tė cilėn tha Profeti, salallahu alejhi ue selem: "Mirėsia e Aishes ndaj grave tė tjera ėshtė si mirėsia e theridit ndaj ushqimeve tė tjera." {Shpjegimi i Akides Uasitije, fq. 198}




    Pyetja 4: Cili ėshtė qėndrimi i Ehlu Sunetit nė lidhje me Rafidat {shiat} dhe Neuasibet?



    Pėrgjigje: Ehlu Suneh janė larg prej rrugės sė shiave {rafidijve} tė cilėt i urrejnė dhe i shajnė sahabet, si dhe janė larg prej rrugės sė grupit Neuasib, tė cilėt i ofendojnė Ehli Bejtin dhe i lėndojnė ata, qoftė me fjalė apo me vepra. {Shpjegimi i Akides Uasitije, fq 201}




    Pyetja 5: Cili ėshtė qėndrimi i Ehlu Sunetit nė lidhje me ēfarė ka ndodhur mes sahabėve?


    Pėrgjigje: Ehlu Suneh nuk flasin rreth asaj qė ka ndodhur mes sahabeve dhe thonė: Transmetimet dhe lajmet qė transmetohen nė tė cilat pėrmenden gabimet e sahabėve, njė pjesė prej tyre janė gėnjeshtra, nė njė pjesė tjetėr ka shtesa ose mangėsira, njė pjese tjetėr i ėshtė ndryshuar kuptimi i vėrtetė. E vėrteta nė kėtė mes ėshtė se tė gjithė sahabėt janė tė justifikuar {nuk ka qortim pėr ta}, ata ose u pėrpoqėn dhe ia qėlluan tė vėrtetės, ose u pėrpoqėn por nuk ia arritėn t'ia qėllonin tė vėrtetės.

    Ehlu Suneh nuk besojnė se ēdo person prej sahabėve ėshtė i ruajtur prej gabimeve qofshin tė mėdha apo tė vogla, pra nė pėrgjithėsi themi se sahabėt mund tė bien nė gabime por ata kanė mirėsi qė ishin muslimanėt e parė dhe kanė vepra tė mira tė shumta tė cilat i fshijnė gabimet nė tė cilat ata mund tė bien, biles atyre ju falet ndonjė gabim qė nuk ju falet tė tjerėve pas tyre, pasi sahabėt kanė vepra tė mira tė cilat nuk i kanė ata qė vijnė pas tyre .

    Ėshtė saktėsuar nga Profeti, salallahu alejhi ue selem, qė ka thėnė pėr sahabėt se ata janė brezi mė i mirė, dhe se njė masė grushti sadaka e dhėnė prej tyre ėshtė mė e vlefshme sesa mali i Uhudit me flori, po tė jepej sadaka nga dikush tjetėr qė vjen pas tyre. Pastaj edhe sikur ndonjėri prej tyre tė bėnte ndonjė mėkat, pendohej menjėherė ose bėnte vepra tė mira qė ia shlyenin atė mėkat ose i falej pėr shkak tė Islamit tė tij tė hershėm, ose nėpėrmjet ndėrmjetėsimit tė Profetit, salallahu alejhi ue selem, sepse sahabėt janė tė parėt qė e meritojnė ndėrmjetėsimin e tij, ose sprovohej me ndonjė sprovė nė dunja dhe i shlyhej gabimi.

    Pra, duke qenė se kjo ėshtė gjėndja e tyre kur me tė vėrtetė bėjnė mėkat, ēfarė mund tė themi nė ato raste nė tė cilat ishin muxhtehida , qė nėqoftėse ia qėllonin tė vėrtetės kishin dy shpėrblime, ndėrsa kur nuk ia qėllonin kishin vetėm njė shpėrblim dhe gabimi i tyre ishte i falur.

    Pastaj duhet tė kemi parasysh se gabimet nė tė cilat kanė rėnė disa prej sahabėve janė tė pakta dhe tė papėrfillshme nė krahasim me mirėsitė dhe veprat e tyre tė mira, duke filluar qė nga besimi nė Allahun, nė Profetin e Tij, hixhreti i tyre, lufta nė rrugė tė Allahut, ndihmesa qė i dhanė Profetit, salallahu alejhi ue selem, dija e dobishme qė morėn, puna e tyre e mirė, etj.

    Kush shikon nė histori me mendje tė kthjellėt dhe dije, si dhe duke pasur parasysh mirėsitė qė ua dhuroi atyre Allahu i Lartėsuar, e kupton dhe bindet plotėsisht se sahabėt janė njerėzit mė tė mirė qė kanė ekzistuar pas profetėve, as nuk ka pasur si ata e as nuk do tė ketė. Ata janė ajka e zgjedhur nga brezat e kėtij umeti, umet i zgjedhur mes popujve tė tjerė dhe njėkohėsisht umeti mė i nderuar tek Allahu i Lartėsuar.
    {Shpjegimi i Akides Uasitije, fq. 201-202}
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Pyetja 6: Cila ėshtė origjina e fjalės sė shiave {rafidijve}?

    Pėrgjigje: Origjina e fjalės sė rafidijve {shiave} ėshtė se gjoja Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka cituar {pėrmendur} njė tekst, i cili i jep Aliut {radijallahu anhu} tė drejtė nė mėnyrė tė prerė dhe tė padiskutueshme, se ai ėshtė prijės i cili nuk gabon , se kush e kundėrshton atė bėn kufr, se muhaxhirėt dhe ensarėt kanė rėnė dakord pėr fshehjen e kėtij teksti, kanė mohuar prijėsin e "pagabueshėm", kanė ndjekur epshet e tyre, kanė transformuar fenė, kanė ndryshuar sheriatin, kanė bėrė padrejtėsi dhe i kanė kaluar kufijtė, biles shumica e tyre kanė bėrė kufr pėrveē se rreth dhjetė prej tyre apo pak mė shumė. Gjithashtu thonė: Ebu Bekri dhe Umeri kanė qenė munafika, biles thonė: Kanė besuar pastaj kanė mohuar. Shumica e rafidijve e bėjnė kafir atė qė bie ndesh me fjalėn e tyre, e quajnė veten besimtarė dhe kushdo qė i kundėrshton ata e quajnė kafir.


    {Mexhmual Fetaua, vėllimi 3, fq 356}

    Pyetja 7: Ēfarė bėjnė Rafidat nėqoftėse u paraqiten atyre dy fjalė tė kundėrta me njėra-tjetrėn?

    Pėrgjigje: {Thotė shejhul Islam}: Kam parė njė grup dijetarėsh tė shiave, si pėr shembull Ibn Aud el Halij, qė thonė: Nėse Imamijet {shiat} bien nė kundėrshtim dhe ndahen nė dy fjalė tė kundėrta, ku njėra nga kėto fjalė dihet se kush e ka thėnė, ndėrsa fjala tjetėr nuk dihet se kush e ka thėnė, atėherė ėshtė detyrė tė ndiqet ajo fjalė e cila nuk dihet se kush e ka thėnė, sepse imami i"pagabueshėm" i shumėpritur do jetė prej kėtij lloj grupi.

    Siē shihet qartė, ky ėshtė kulmi i injorancės dhe i humbjes, pasi ata pretendojnė se ekziston imami i "pagabueshėm" i shumėpritur, pastaj nuk dihet a e ka thėnė apo jo atė fjalė sepse askush nuk e ka transmetuar nga ai, pra si mund tė pretendohet se kjo ėshtė fjala e tij?!! E pse tė mos jetė fjala tjetėr ajo e imamit tė shumėpritur, nė njė kohė qė ky imam qėndroka i fshehur dhe i frikėsuar nga zullumqarėt, prandaj nuk paska mundėsi ta shfaqė fjalėn e tij, kjo siē ata pretendojnė?!!

    Pra, origjina e fesė sė rafidijve {shiave} ėshtė e ndėrtuar mbi diēka qė nuk ekziston dhe qė ėshtė e panjohur pėr ta, por edhe sikur tė ekzistonte imami i tyre i "pagabueshėm", ata nuk e dinė se ku ėshtė, e si rrjedhojė nuk mund t'i dinė urdhėresat dhe ndalesat e tij ashtu siē i njohin urdhėrat dhe ndalesat e prindėrve tė tyre.
    {Minhaxhu Suneh, vėllimi 1, fq. 89-90}

    Pyetja 8: Cili ėshtė kuptimi dhe domethėnia e teuhidit?

    Pėrgjigje: Kuptimi i vėrtetė dhe domethėnia e saktė e teuhidit ėshtė: Ta adhurosh Allahun, Njė tė Vetėm, t'i drejtohesh vetėm Atij me lutje, t'ia kesh frikėn vetėm Atij, t'i mbėshtetesh vetėm Atij, t'ia kushtosh fenė Atij plotėsisht dhe askujt tjetėr pėrveē Tij, tė mos merren engjėjt dhe profetėt pėr zota, kur kėto krijesa tė nderuara nuk lejohet tė merren pėr zota, atėherė ēfarė mund tė themi pėr imamėt, mbretėrit, dijetarėt, etj?!


    {Minhaxhu Suneh, vėllimi 3, fq. 490}

    Pyetja 9: Ēfarė kanė shpikur bidatēinjtė nė ditėn e Ashurasė?

    Pėrgjigje: Disa bidatēinj kanė shpikur nė ditėn e Ashurasė grumbullime, mėrzi, pikėllim, e gjėra tė tjera tė papara tė cilat nuk i ka ligjėruar Allahu i Lartėsuar, as Profeti, salallahu alejhi ue selem, as ndonjėri prej selefėve e as ndonjė prej Ehli Bejtit. Mirėpo kur Allahu i Lartėsuar e nderoi nipin e Profetit, salallahu alejhi ue selem, njėrin prej zotėrinjve tė djelmoshave nė xhenet sė bashku me njė pjesė tė Ehli Bejtit, tė cilėt u vranė nga duart e zullumqarėve gjynahqarė {Allahu i poshtėroftė}, kjo ishte vrasje fatkeqėsi pėr muslimanėt. Mirėpo kjo fatkeqėsi duhet tė pritet ashtu siē priten fatkeqėsitė dhe me thėnien e pėrshtatshme nė kėto raste {Ina lilahi ue ina ilejhi raxhiun}. Kėtu morėn shkak disa bidatēinj dhe shpikėn nė kėtė ditė tė kundėrtėn e asaj qė ka urdhėruar Allahu i Lartėsuar duke shtuar shpifje, gėnjeshtra, ofendime tė sahabėve , e gjėra tė tjera tė cilat i urren Allahu i Lartėsuar dhe Profeti, salallahu alejhi ue selem.

    Pra, shėndėrrimi i ditėve nė tė cilat kanė ndodhur fatkeqėsi nė ceremoni pėrkujtimore, kjo nuk ėshtė prej fesė Islame, biles ėshtė mė afėr injorancės, plus qė ata e kanė humbur mirėsinė e agjėrimit tė kėsaj dite. Gjithashtu kanė shpikur gjėra tė mbėshtetura nė hadithe tė shpifura qė nuk kanė bazė nė fe, si psh: mirėsia e larjes nė kėtė ditė, lyerja e syve, dhėnia e dorės, etj si kėto tė cilat janė bidate dhe tė urryera. Pra e ligjėruar dhe e pėlqyeshme ėshtė vetėm agjėrimi i kėsaj dite.
    {Iktidau siratal mustekim, vėllimi 2, fq. 624-627}


    Pyetja 10: Mbi ēfarė baze ngrihet shirku dhe bidati?



    Pėrgjigje: Shirku dhe bidatet ngrihen nė bazė tė shpifjes dhe gėnjeshtrės, prandaj sa mė larg tė jetė personi nga teuhidi dhe suneti aq mė shumė i afrohet shirkut, bidatit dhe shpifjes. Pėr shembull, rafidat {shiat} janė gėnjeshtarėt mė tė mėdhenj nga tė gjithė bidatēinjtė qė ekzistojnė, ata janė shirkaxhinjtė mė tė mėdhenj, shpifėsit mė tė mėdhenj, dhe nuk gjen ndokėnd mė larg teuhidit se ata. Rafidat nuk falen nė xhamia {i lėnė bosh} nė tė cilat pėrmendet emri i Allahut, i boshatisin ato nga mbajtja e hutbeve dhe faljet me xhemat, nė anėn tjetėr pėrkujdesen pėr tyrbet dhe teqet qė janė tė ngritura mbi varre, tė cilat i ka ndaluar rreptėsisht Allahu i Lartėsuar dhe Profeti, salallahu alejhi ue selem. Allahu i Lartėsuar nė Kuran urdhėron qė tė kujdesemi pėr xhamiat dhe jo pėr tyrbet e teqet. {Iktidau Siratil Mustekim, Vėllimi 2, fq. 759-760 }
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  4. #4
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Pyetja 11: Cila ėshtė fjala juaj nė lidhje me dashurinė qė pretendojnė rafidat pėr Aliun radijallahu anhu?

    Pėrgjigje: Ata duan diēka qė nuk ekziston, duan imamin e "pagabueshėm" i cili ėshtė i vetmi imam {prijės} pas Profetit, salallahu alejhi ue selem, dhe nuk ka tjetėr pėrveē tij {sipas tyre}. Ky imam beson se Ebu Bekri dhe Umeri janė zullumqarė qė i kanė kaluar kufijtė ose janė kafira. Do ju bėhet e qartė {shiave} ditėn e Gjykimit se Aliu radijallahu anhu nuk ka qenė mė i mirė se ata {Ebu Bekri dhe Umeri}, biles gjėja qė dėshiron mė sė shumti Aliu radijallahu anhu ėshtė tė jetė afėr tyre. Aliu radijallahu anhu e pranonte dhe ishte i bindur pėr mirėsinė dhe udhėheqjen e tyre {Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit} dhe as ai e as ata nuk kanė qenė tėpagabueshėm; udhėheqja e tij {Aliut} nuk ėshtė caktuar me tekst {nga Kurani dhe Suneti}.

    Pra, me kėto gjėra do ju bėhet e qartė shiave ditėn e Gjykimit se ata nuk e kanė dashur Aliun radijallahu anhu, biles pėrkundrazi ata janė njerėzit qė e kanė urrejtur atė, sepse ata urrejnė ēdo person i cili pajiset me kėtė cilėsi - pranimi i mirėsisė dhe halifatit tė tre sahabėve {Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit} dhe dihet se Aliu radijallahu anhu e pranonte dhe ishte i bindur pėr mirėsinė dhe udhėheqjen e tyre. Pra me kėtė bėhet e qartė nė mėnyrė tė prerė se rafidat {shiat} janė urryes tė Aliut radijallahu anhu.
    {Minhaxhu Suneh, vėllimi 4, fq. 295-296}


    Pyetja 12: Kush ėshtė i pari i cili formoi dhe shpiku rrugėn e shiave,… dhe pse?

    Pėrgjigje: Kanė pėrmendur dijetarėt se rafidat e kanė origjinėn tek zendekaja {kufri dhe nifaku}. I pari i cili e shpiku kėtė rrugė ishte munafiku, zindiku Abdullah bin Sebe. Ky person ofendon besimtarėt e parė dhe pėrpiqet tė ul vlerėn e tyre duke zhvlerėsuar transmetimin e shpalljes nga ana e tyre, si dhe duke zhvlerėsuar kuptimin dhe pasimin e tyre tė kėsaj shpallje. Pra, rafidat herė flasin pėr dijen e sahabėve, herė flasin pėr pasimin qė ata i bėnė shpalljes, dhe tė gjitha kėto ia ngjeshin Ehli Bejtit dhe imamit tė tyre tė "pagabueshėm" i cili nė tė vėrtetė nuk ekziston fare. {Mexhmual Fetaua, vėllimi 4, fq. 102}

    Pyetja 13: Cilės fe i pėrkiste Ibn Sebe?

    Pėrgjigje: Ibn Sebe i pėrkiste fesė jehude {ēifute} {Muhtesar Fetaua Ibn Tejmijeh, fq. 156}


    Pyetja 14: A konsiderohet sharja dhe ofendimi i sahabėve?



    Pėrgjigje: Sharja dhe ofendimi i brezit mė tė mirė tė cilėt e shoqėruan Profetin, salallahu alejhi ue selem, ėshtė sharje dhe ofendim i Profetit, salallahu alejhi ue selem, siē e thotė kėtė imam Malik dhe tė tjerė prej dijetarėve: 'Ata qė shajnė dhe ofendojnė shokėt e profetit, salallahu alejhiu ue selem, e bėjnė kėtė qė tė thotė dikush: Njė person i keq qė kishte shokė tė kėqinj, sepse po tė ishte vetė i mirė do i kishte dhe shokėt tė mirė.' Gjithashtu ata {sahabėt} janė tė cilėt e transmetuan Kuranin, Islamin, sheriatin e Profetit, salallahu alejhi ue selem, ata janė tė cilėt transmetuan mirėsitė qė kishte Aliu radijallahu anhu dhe tė tjerėt pėrveē tij, prandaj ofendimi dhe zhvlerėsimi i tyre do tė thotė tė mos i besohet asgjėje qė ata kanė transmetuar nga kjo fe, duke zhvlerėsuar kėshtu edhe mirėsitė qė janė transmetuar nė lidhje me Aliun apo dikė tjetėr veē tij. {Mexhmual Fetaua, vėllimi 4, fq. 429}

    Pyetja 15: A konsiderohet ofendimi dhe zhvlerėsimi i sahabėve zhvlerėsim i Kuranit dhe Sunetit?


    Pėrgjigje: Kurani i Madhėrueshėm i ka lavdėruar sahabėt nė shumė ajete, si psh fjala e Allahut tė Lartėsuar: "Allahu ėshtė i kėnaqur ndaj atyre tė cilėt tė parėt e pėrqafuan Islamin prej muhaxhirėve dhe ensarėve dhe prej atyre qė i pasuan me tė mirė, edhe ata janė tė kėnaqur ndaj Tij..." {Teube 100} ose fjala e Tij: "E ē'keni qė nuk jepni pėr nė rrugė tė Allahut, kur dihet se Allahut i mbesin trashėgim qiejt dhe toka. Nuk janė tė barabartė prej jush ata ata qė dhanė nga pasuria e tyre dhe luftuan para ēlirimit, sepse tė tillėt kanė vlerė mė tė madhe nga ata qė dhanė dhe luftuan mė pas. Por tė gjithėve Allahu u premtoi tė mirėn " {Hadid 10}, ose fjala e Tij: "Vėrtet Allahu qe i kėnaqur me besimtarėt kur ata nėn hijen e pemės tė zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ē'kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi atyre qetėsi dhe shumė shpejt i shpėrbleu me fitore." {Fet'h 18}, ose fjala e Tij: "Muhamedi ėshtė i dėrguar i Allahut, e ata qė janė me tė {sahabėt} janė tė ashpėr kundėr jobesimtarėve dhe tė mėshirshėm ndėrmjet vete, i sheh ata duke u pėrkulur nė ruku e duke rėnė nė sexhde, kėrkojnė me kėtė prej Allahut mėshirėn dhe kėnaqėsinė e Tij ndaj tyre. Nė fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmės sė sexhdes. Ky ėshtė pėrshkrimi i tyre nė Teurat, ndėrsa shembulli i tyre nė Inxhil pėrshkruhet si njė farė {e mbjellė} e cila e lėshon filizin, pastaj e forcon atė dhe ai pastaj qėndron vetė nė trungun e vet duke i mahnitur mbjellėsit, qė Ai t'i tėrbojė mosbesimtarėt me anė tė tyre…" {Fet'h 29 }.

    Ka ardhur nė Sahihu Muslim nga Profeti, salallahu alejhi ue selem, i cili ka thėnė: "Nuk hyn nė zjarr askush i cili ka dhėnė besėn poshtė pemės ". Po ashtu nė dy Sahihet { Buhari dhe Muslim} nga Ebu Seidi radijallahu anhu se Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thėnė: "Mos i shani shokėt e mi, sepse pasha Atė, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, sikur ndonjėri prej jush tė shpenzojė {tė japė sadaka} sa mali i Uhudit me flori nuk e arrin vlerėn e njė grushti sadaka tė dhėnė prej tyre, biles as gjysmėn e tij {grushtit}." Gjithashtu ka ardhur nė Sahih nė mė shumė se njė transmetim se Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thėnė: "Brezi mė i mirė {nga tė gjithė brezat} ėshtė ai nė tė cilin unė u dėrgova, pastaj ata qė vijnė pas tyre." Kėto hadithe janė tė njohura dhe tė pėrhapura, biles janė muteuatira , tė cilat tregojnė pėr mirėsinė e sahabėve, lavdėrimin e tyre dhe pėrparėsinė e brezit tė tyre ndaj gjithė brezave tė tjerė qė vijnė pas tyre, prandaj ofendimi dhe zhvlerėsimi i tyre ėshtė zhvlerėsim i Kuranit dhe Sunetit.
    {Mexhmual Fetaua, vėllimi 4, fq. 430}
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  5. #5
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Pyetja 16: Ēfarė kėshille mund t'i drejtoni ēdo njeriu tė menēur?


    Pėrgjigje: Lėrini ato qė thuhen dhe transmetohen nė lidhje me ēfarė ka kaluar. Le tė shikojė ēdo i menēur nė atė ēfarė ndodh nė kohėn e tij prej fitneve, tė kėqijave dhe prishjes nė Islam, dhe do tė gjejė se shumica e kėtyre gjėrave vijnė nėpėrmjet rafidijve {shiave} dhe do t'i gjesh ata {rafidijtė} njerėzit qė mė sė shumti bėjnė fitne dhe sherr, ata kurrė nuk pushojnė nė kėtė drejtim dhe nuk lėnė gjė pa bėrė nė pėrhapjen e fitneve, sherrit dhe prishjes mes umetit. {Minhaxhu Suneh, vėllimi 6, fq. 372}

    Pyetja 17: Nga e kanė origjinėn rafidat {shiat}?

    Pėrgjigje: Origjina e rafidijve janė munafikėt dhe zindikat. I pari i cili e shpiku kėtė grup ishte zindiku Ibn Sebe, duke bėrė teprim dhe tejkalim nė lidhje me Aliun radijallahu anhu, duke pretenduar se Aliut i takonte udhėheqja dhe se ekziston njė tekst pėr kėtė, si dhe duke pretenduar se Aliu radijallahu anhu ėshtė i pagabueshėm. Pra, duke qenė se origjina dhe baza e rafidijve ėshtė nifaku, disa selefė kanė thėnė: 'Dashuria pėr Ebu Bekrin dhe Umerin ėshtė besim {iman} ndėrsa urrejtja e tyre ėshtė nifak, dashuria pėr fisin Beni Hashim ėshtė besim ndėrsa urrejtja e tyre ėshtė nifak.' {Mexhmual Fetaua, vėllimi 4, fq. 435}

    Pyetja 18: A mund tė na i pėrshkruani rafidat {shiat}?


    Pėrgjigje: Ata janė prej grupeve mė gėnjeshtare dhe mė injorante, nėpėrmjet tyre futen tek muslimanėt ēdo zindik dhe murted {dezertor prej fesė sė tij}, ashtu siē gjen nė mesin e tyre Nusejrije, Ismailije,etj. Rafidat {shiat} i armiqėsojnė dhe urrejnė njerėzit mė tė zgjedhur tė kėtij umeti {sahabėt}, ndėrsa armiqtė e Allahut prej ēifutėve, tė krishterėve, mushrikėve i duan. Ata refuzojnė lajmet e sakta, tė qarta, muteuatira {tė padiskutueshme nė saktėsinė e tyre} dhe pranojnė gėnjeshtrat e trilluara qė dihet kotėsia e tyre. Ata janė ashtu siē ka thėnė Shabij {Allahu e mėshiroftė}: 'Sikur tė ishin prej kafshėve qė ecin nė tokė do ishin gomerė, ndėrsa sikur do ishin prej shpendėve do ishin ruham, prandaj ata janė shpifėsat mė tė mėdhenj dhe njerėzit mė gėnjeshtarė.' {Mexhmual Fetaua, vėllimi 4, fq. 471-472}
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •