Të nderuar forumist, arsyeja që më shtyri të hapë këtë temë është përjashtimi im nga nënforumi musliman, dhe jo vetëm kjo, por ajo që më bëri edhe më shumë përshtypje është arsyeja me të cilën u përjashtova.
Pasi hapa 2 tema në nënforumin musliman, dhe solla disa argumente nga Kurani, se muslimani duhet të bindet vetëm Kuranit si shpallje e Zotit të Madhërishëm, dhe në asnjë shkrim tjetër. Atëherë edhe erdhen vërejtjet nga moderatori, si dhe pasoi mbyllja e 2 temave, dhe përjashtimi im.
Pas rreth 2 javëve, këto 2 tema u kthyen sërish dhe u barten pa kurfar njoftimi tek nënforumi Bektashinjë. Unë u ankova tek moderatori dhe përgjigja e tij ishte kjo:
Postuar më parë nga Smth_Poetic
Dhe ajo që më habit më së shumti, është fakti që vet moderatori e quan vetën pjesë të një sekti (musliman sunni), kurse shumë ajete nga Kurani flasin pikërisht rreth asaj se si muslimani nuk duhet të ndahet në sekte (grupe).
Unë jam musliman, i përmbahem Kuranit si shpallje e Zotit, dhe asgjë jashtë këtij Kurani nuk e marr si bazë për zbatimin e fesë. Si mund te me quaj dikush pjesetar te ndonje sekti nese une bazohem vetem ne Kuran? Kjo ishte hera e parë në jetën time të ndëgjoj se paska në Islam sekt Kuranist. Sipas Kuranit në Islam ka vetëm të nënshtruar (musliman) dhë asgjë më shumë as më pak.
Andaj hapa këtë temë për të bashkëbiseduar me ju.
A mendoni se Kurani si i vetëm, mjafton që ta zbatojmë fenë Islame ashtu sic urdhërohemi nga Zoti i madhërishëm?
P.S. ju lutem moderatorit të mos e bartë temën tek nënforumi musliman pasi që do të ma mbyllin menjëherë.
Krijoni Kontakt