Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Era thyen në mes Rrapin 150-vjeçar të Mashkullorës

    Era thyen në mes Rrapin 150-vjeçar të Mashkullorës



    Rrapi 150-vjeçar i Mashkullorës është mposhtur nga era e fortë e një dite më parë duke u thyer në mes. Për emrin e tij në histori, rrapi ishte simbol dhe thyerja e tij në fakt i ngjan një vdekjeje njerëzore. Pema shekullore ndodhej vetëm 20 metra larg memorialit kushtuar çetës së Çerçiz Topullit. Banorë të fshatit pohojnë se rrapi u mund nga era e fortë e një dite më parë dhe, si shkak të thyerjes përcaktojnë tharjen e plotë të tij. Thodhori Puci, njëri nga banorët e fshatit, pohon për gazetën “Panorama” se rrëzimi i rrapit ishte i pritshëm dhe një ditë më parë ka mundur të largojë edhe disa fëmijë që qëndronin poshtë tij për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit. Ndërkohë që Isuf Veliu pohon se faji është i vetë banorëve, të cilët nuk e vaditën atë kur dihet se rrapi ka nevojë për ujë. Ndërsa mësuesi Petro Qirko pohon se tharja e rrapit erdhi si pasojë e ndërtimeve rreth e rrotull tij në një hapësirë prej 340 m katrorë, gjatë të cilave mjaft rrënjë të tij 150-vjeçare u prenë. Rrapi do t’u mungojë një sërë aktivitetesh kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë së vendit.

    Panorama
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •