Close
Faqja 0 prej 35 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 345
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Bujar Nishani zgjidhet President i ri i Republikës së Shqipërisë

    Nuk është vështirë për tu kuptuar se përse ky cic mic idiot dhe zhgënjyes po gërryen mëndjet e shqiptarëve të gozhduar para analistëve që kanë mësuar përmëndësh udhëzimet e ustait përkatës të tyre gjatë gjithë kohës, kur kërkesa për një President sipas kërkesave kushtetuese është në kohën e duhur.
    Kuptimi i këtyre driblimeve politike Maxhorancë dhe Opozitë të ngjajnë fare mirë politikat bizantine dhe ish-komuniste të cilat përkthehen sot fare mirë: një `po` e thënë nga kundërshtari është një dyshim për mashtrim , kurse nje një `jo` e thënë nga kundërshtari është baras me armik të betuar i cili duhet luftuar deri në fund. Një `heshtje` do të thotë: ...ruaju se dikush nga kampi kundërshtar dhe ` i infiltruari` i tyre po përpiqen të na bëjnë gropën.....
    Kjo është pak a shumë, filozofia e mësuar nga dy klanet politike më të mëdha të vendit të cilat krahas retorikave ditorë të cilat pak kush u beson se kërkojnë më të vërtetë integrimin dhe prosperitetin e Shqipërisë, se sa gjithmonë e më tepër opinionit shqiptar dhe publikut shqiptar po i mbushet mëndja se këta kapedanë të politikës shqiptare po kërkojnë një Kukull nga ato që flasin sipas rregjistrimit të bërë e të cilin e kanë të implantuar në brëndësi:
    -Mesa duket Maxhoranca do një kukull-president/e që të bërtasë e të thotë vetëm fjalët: `u bëftë si thoni ju Kryeministër i nderuar`,
    - Kurse Opozita do një kukull- president/e qe të thotë vetëm fjalët: `sa mirë e keni menduar o Kryeministër (i ardhshëm) i nderuar`.
    Në këto raste gjithçka që luhet është jo ajo që kërkohet nga Kushtetuta,as për integrimin, dhe aq më pak nga opinioni i cili pret se kush do të jetë Presidenti i ashtuquajturi honorifik, por ajo që kërkohet nga dy klanet më të mëdha politike të përfaqësuara nga Binomi antagonist Berisha –Rama është nënështrim deri në rrëzë- vetëm `peqe lepe` të thuhet nga Presidenti për urdhrat e atij që drejton ekzekutivin, dhe `do ta shohim` kur vjen fjala për kërkesat e opozitës kushdo qoftë ajo në të tashmen apo në të ardhmen.
    Dihet se Italia, Gjermania, dhe Greqia, Maqedonia, të cilat kanë sistemin tonë (apo në kemi kopjuar sistemin parlamentar të tyre ), gjithmonë Presidentët i kanë honorifikë, të vjetër në moshë dhe në përgjithësi persona të respektuar, fjala e të cilëve u ze vend.
    Ndonëse në moshën e tretë, Presidenti në fakt është më i mëncur, më i përmbajtur dhe me më pak `grinta` ( që nxit), kur vjen puna në zgjidhjen e problemeve apo se cfarë qëndrimi duhet mbajtur në raste konfliktesh politike.
    Tek ne me përjashtim të Alfred Moisiut, i cili ka bërë praktikisht figurën më të mirë dhe më model të Presidentit, asnjë nga të tjerët e të 22 viteve, pra as R.Alia (`85-`92 e aq më pak ai), as Berisha ( `92-`97), as Meidani (1997-2002), dhe as Topi (2007-2012) nuk kanë mundur të luajnë rolin sic duhet të Presidentit. Arësyet kanë qënë të ndryshme por mund të vecoj më kryesoret:
    - Nuk kanë patur moshën e duhur për tu bërë President të vendit sepse kanë qënë në moshën aktive të jetës e për pasojë kanë patur më shumë `testosteron` sec duhet për këtë post,
    - Kanë qënë tërësisht të politizuar dhe kanë ardhur aty pas një karriere politike apo kanë dashur të bëjnë një karrierë të fortë politikë, dhe si të tillë nuk mund të luanin rolin e arbitrit politik ashtu sic mund ta quajmë rolin e Presidentit,
    - Nuk kanë mbajtur këshilltarë profesionistë për cdo profil shtetëror në rastin e kërkimit të konsultimeve të veçanta
    - Nuk është respektuar i ashtuquajturi `Triumvirat` në drejtimin e shtetit shqiptar , e për pasojë cdo zgjedhje sado e mirë nuk do të arrijë të mbajë stabilitetin e duhur të vendit, sepse ashtu sikundër e kam përmëndur edhe në artikullin e shkruar një javë më parë, ekuilibri i shtetit ka qënë varur varet dhe do të varet gjithmonë nga tre traditat kryesore shqiptare të inspiruara nga tre religjionet kryesore në Shqipëri; në se ato jetojnë në tolerancë të plotë (apo më mirë në indiferencë të plotë), kjo nuk mund të implantohet edhe në politikën shqiptare në të cilën asimetria në drejtim është në fakt një nga shkaqet kryesore të destabilitetit politik në Shqipëri.
    E parë në këtë prizëm as Fatos Nano nuk mund të plotësojë kushtet përkatëse të një presidenti dinjitoz ashtu sikundër i plotësoi ashtu si papritur Alfred Moisiu, një nga sukseset e të cilit ishin: përzgjedhja e këshilltarëve profesionistë dhe pjekuria e `plakut` në marrjen e vendimeve të kopsitura mirë.
    Nëse Maxhoranca kërkon me këmbëngulje një President të të tipit `hormonal` që të bërtasë e të fyejë, apo dhe të jetë aktiv në jetën politikë, ky është gabimi i parë i rëndë i Maxhorancës; gabimi i dytë i rëndë është sepse Maxhoranca që drejton Berisha nuk pranon të realizojë `Triumviratin` që pati sukses deri në `96 para se të shpërthenin firmat piramidale (shpërthim i cili erdhi si pasojë e mungesës së eksperiencës politikë të Berishës por edhe për shkak të tipit imponues që kishte ky i fundit), duke mohuar në këtë rast një projekt të suksesshëm të aplikuar në Shqipërinë e sotme e cila ndonëse është e arsimuar mirë (edhe për shkak të traditës ish- komuniste), ende vazhdon të mbetet një vend pa nacionalizëm të mirëfilltë dhe pa strategji të qartë pro-shqiptare në drejtim të insistimit të zbatimi të lirive e të drejtave të njeriut porsa i përket shqiptarëve jashtë kufirit.
    Ky mund të ishte një nga detyrat strategjike të Presidentit të ri, i cili shpresoj të jetë një burrë i moshës së tretë, jo-politikan, me eksperience të profesionale dhe pune, por të jetë edhe një mundësi e mirë për të barazpeshuar, e për të vënë në vend kandarin religjioz të vendit.

  2. #2
    Pirro mund te diskutosh ktu per kete teme.


    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=130007

    Mos hapni 100 tema,ose para se te hapesh nje teme,shiko nese egziston nje teme e ngjashme.


    Moderatoreve do i lutesha te bashkonin temat.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,058
    Postimet në Bllog
    22

    Bujar Nishani zgjidhet President i ri i Republikës së Shqipërisë

    Bujar Nishani zgjidhet Presidenti i ri i Republikës

    UPDATE – 19: 03 | Me 73 vota pro, 1 kundër dhe 2 të pavlefshme, kandidati i maxhorancës, Bujar Nishani është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës.

    Bujar Nishani ka mundur të marrë 71 votat e nevojshme për tu zgjedhur Presidenti i Ri i Republikës së Shqipërisë. Nishani është presidenti i 6-te i Republikës së Shqipërisë. Ky ishte raundi i katert i votimit ne Kuvendin e Shqiperise, pas tre raundeve te deshtuara, ku palet politike nuk munden te gjejne konsensus.

    18: 46 | Mbyllet votimi i raundit të katërt për Presidentin e ri të Shqipërisë. Deputetet e opozitës nuk kanë marrë pjesë në votim. Nderkohe, ka nisur numërimi i votave.

    18: 23 | Në Kuvendin e Shqipërisë vazhdon votimi në raundin e katër për Presidentin e Shqipërisë. Votohet për kandidatin e propozuar nga maxhoranca, ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani. Deri në këto momente asnjë deputet i opozitës nuk ka marrë pjesë në votim, ndërsa kanë marrë pjesë në votim, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe ish deputeti i PS-së, Kastriot Islami. Po ashtu ne votim ka marre pjese edhe, Gazmend Oketa, i larguar nga PD, dhe thmelues i partise, FRD-se. Mesohet gjithahstu se deputeti Dritan Prifti nuk do te marre pjese ne votim.

    17:51 | Ne Kuvendin e Shqipërisë ka nisur votimi per Presidentin e ri te Republikes. Deputeti i pare qe ka votuar ka qene, deputeti i PD-se, Enkelejd Alibeaj. Ne Kuvend votohet per kandidatin e paraqitur nga maxhoranca, Bujar Nishani.

    Opozita eshte prezente ne salle, ndersa nuk po merr pjese ne votim.

    17:43 | Ka nisur seanca plenare ku pritet te nise votimi per Preisdentin e ri te Republikes se Shqiperise, ku kandidat i propozuar nga maxhoranca eshte, ministri i Brendshem, Bujar Nishani.

    Sekretariati për votimet përbëhet nga Viktor Gumi, Arenca Troshani dhe Armando Subashi.

    17: 21 | Komisioni i Ligjeve ka kaluar vetëm me votat e maxhorancës raportin për Bujar Nishanin, te propozuarin e maxhorancës për postin e Presidentit të Republikës. Opozita ka votuar kundër në mbledhje, ndërsa ka kërkuar informacion lidhur me faktin se përse Nishani edne nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm. Deputete e Kuvendit te Shqiperise kane nisur te hyjne ne sallen e Kuvendit ku pritet te nise seanca plenare ku do te votohet per Presidentin e ri te Republikes.

    26 firmat për Bujar Nishanin
    Florian Mima
    Mark Marku
    Ilir Meta
    Aurel Bylykbashi
    Rajmonda Bulku
    Luçiano Boçi
    Genc Strazimiri
    Sherefedin Shehu
    Genc Ruli
    Arenca Trashani
    Astrit Bushati
    Shpëtim Idrizi
    Fatmir Mediu
    Mehmet Xheka
    Ardian Turku
    Sokol Olldashi
    Flamur Noka
    Selami Xhepa
    Ndriçim Babasi
    Sybi Hida
    Kreshnik Çipi
    Dashnor Sula
    Dashamir Tahiri
    Vangjel Tavo
    Ylli Lama

    17: 02 | Deputetët e maxhorancës kanë konfirmuar se janë mbledhur të gjitha firmat e nevojshme, rreth 26, për kandidaturën e ministrit, Bujar Nishani. Tashmë është mbledhur edhe Komisioni i Ligjeve ku po shqyrtohen firmat dhe nëse Bujar Nishani i plotëson kriteret për President, per te kaluar me pas ne votim ne seance plenare.



    15:57 | Pak para nisjes së seancës plenare, Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentarë ku pritet të merren edhe firmat që do të zyrtarizojnë ministrin, Bujar Nishani si kandidat për President të Republikës.

    Komisioni i ligjeve, pritet te hartoje raportin per t’ia prezantuar Kuvendit lidhur me zyrtarizimin e kandidatures se Nishanit.

    Emri i Nishani u propozua nga maxhoranca menjëherë pas tërheqjes nga gara e analistit, Artan Hoxha. Emri i Nishani ishte një nga emrat e propozuar në tryezën e negociatave mes maxhorancës dhe Partisë Socialiste, e cila përfundoi pa konsensus. Ndërkaq, kreu i PS-së, Edi Rama ka kundërshtuar emrin e Bujar Nishanit si kandidat për President. Seanca plenare pritet të nisë në orën 17:00, ku do të konsumohet edhe raundi i katër për votimin e Presidentit të Republikës.

    Panorama
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,058
    Postimet në Bllog
    22
    Kush është Bujar Nishani

    TIRANË- Bujar Nishan është zgjedhur mwe 73 vota pro , President i ri i Republikës nga Kuvendi i Shqipërisë.
    Por kush është Kreu i ri i Shtetit?

    - Familja

    Z.Bujar Nishani është i martuar me znj. Odeta Nishani dhe kanë dy fëmijë, Ersi dhe Fiona Nishani

    - Arsimimi

    • Z. Bujar Nishani është diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988

    • Ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni/SHBA, në “Menaxhimi i Resurseve të Mbrojtjes” në vitin 1996

    • Në vitin 2004 diplomohet "Jurist" në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

    • Në vitin 2005 merr titullin Master, në Studimet Europiane

    - Eksperienca ne pune

    • 1988 – Pedagog, Akademia Ushtarake "Skënderbej";

    • 1993 – Ministria e Mbrojtjes, Marrëdhëniet me Jashtë;

    • 1994 – Ministria e Jashtme, Marrëdhëniet me NATO-n;

    • 1996 – Ministria e Mbrojtjes, Kabineti i Ministrit;

    • 1997 – Në profesion të lirë; Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë;

    • 2005 – Zgjidhet deputet ne Kuvendin e Shqiperise

    • Mars 2007 – Shtator 2009 Minister i Brendshëm

    • Shtator 2009 – Prill 2011 Minister i Drejtesise

    • Prill 2011 e ne vazhdim Minister i Brendshem

    - Jeta dhe veprimtaria politike

    • Bujar Nishani anëtarësohet në Partinë Demokratike në vitin 1991

    • Në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën

    • Në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike

    • Në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas dhe anëtar i Kryesisë Qëndrore të kësaj Partie

    (e.m/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-06-2012 më 13:49

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,058
    Postimet në Bllog
    22
    Presidenti i ri, Meta: Ishte proçes i shkëlqyer

    TIRANE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta e cilësoi si të shkëlqyer procesin e zgjedhjes së Presidentit. Ai tha se ky proçces i shkëlqyer, i dialogut, demokracisë, debatit, konkurencës, ku u përfshinë shuam aktorë, shumë kandidatë, eksperiencë e re për demokracinë tonë.”- tha Meta.

    Lidhur me qëndrimin e opozitës, Meta tha se “ opozita ka bërë përpjekjet e saj për tu përfshirë në proces, ka dhënë kontributin e saj, në rast se do të kishte qenë më aktive dhe bashkëpunuese, ndoshta do të kishim pasur një president edhe më konsensual.”

    Zgjedhja është me integritet, vazhdoi më tej Meta, ndërsa shtoi, se parlamenti ka ushtruar sovranitetin dhe maxhoranca ka treguar seriozitet.

    Meta tha gjithashtu se ky proces nuk ka pse të bëhet pengesë për statusin, baza kryesore e refuzimit, vazhdoi ai ka qenë bojkoti dhe konflikti. “Në rast se do të kërkohen pretekste, secili do të marrë përgjegjësitë në zgjedhjet e ardhshme.”- tha ai.

    Wollfarth: Zgjedhja e Nishanit, lajm i mirë

    Prezenca e OSBE-se në Tiranë ka mirëpritur zgjedhjen e Bujar Nishanit në krye të shtetit,

    Ndër të tjera në deklaratën e plotë të kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorit Eugen Wollfarth, thuhej se, “Zgjedhja e z. Nishani si president i ardhshëm i Shqipërisë është lajm i mirë. Ne e çmojmë punën e vendosur të Ministrit për shtetin e së drejtës, në projekte të shumta me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri. Unë jam i bindur se dija e tij e thellë dhe përvoja e gjerë do të bëjnë që ai t’i shërbejë vendit të tij në mënyrën më konstruktive.”


    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-06-2012 më 13:51

  6. #6
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    urrime, nje zgjedhje optimale per partine Demokratike!!
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  7. #7
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    ta hane turpin me buke keto pseudoplitikane.turp

  8. #8
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Topi uron Nishanin: Suksese në detyrën e re

    TIRANË- Presidenti në detyrë Bamir Topi, pak minuta pas votimit në Parlament uroi pasuesin e tij Bujar Nishani. Përmes një mesazhi telefonik Topi përshëndeti vendimin e Parlamentit për zgjedhjen e zotit Bujar Nishani me 73 vota në krye të shtetit shqiptar. Madje në mesazhin e publikuar shkruhet: ‘Presidenti Topi i uron Nishanit suksese në detyrën e re.

    Kuvendi zgjodhi pasditen e së hënës z. Bujar Nishani si Presidentin e ardhshëm të Republikës. Zoti Nishani mori mbështetjen e 73 deputetëve, nga 76 që morën pjesë në votim, ndërkohë që një deputet votoi kundër, ndërsa dy fletë ishin të pavlefshme.

    Ndërsa, deputetët e Partisë Socialiste të opozitës, të pranishëm në sallën e parlamentit, nuk morën pjesë në raundin e katërt të votimit për zgjedhjen e Kreut të ri të shtetit.

    (e.m/BalkanWeb)
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Urime per nje deshtim tjeter te politikes shqiptare.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Urime Bujar Nishanit posti i lartë !
    Urime Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë për përfundimin e një procesi tërësisht kushtetues e ligjor!
    Zotri Nishanit dhe Shqipërisë,sukses në procesin e integrimit në UE!
    ------------
    Ps.Fitues real i kësaj gare,nëse ka pasur garë,është Ilir Meta.Ai iu hakmorr shkelqyeshëm PS dhe Edi Ramës për vitin 2008..,kur u amandamentua Kushtetuta e R. së Shqipërisë,neni përkatës i zgjedhjes së Presidentit.
    Realisht,krahasuar me neve në Kosovë,gjithë ky proces dhe cilësia e personalitetit të zgjedhur,është me vite drite larg nesh ,për të mirë.
    Urime Shqipëri dhe shqiptarë!

Faqja 0 prej 35 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •