Close
Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 132
  1. #81
    Takohet Kryeministri i Kosovës me zëdhënësin e Milosheviçit
    19 TETOR 2012 - E Premte 08:40
    Sot në Bruksel ndodhi takimi i mezipritur mes kryeministrit Thaçi dhe Daçiçit, trashëgimtarit politik të kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviç. Ky takim u realizua vetëm 24 orë pas miratimit të rezolutës së turpshme të PDK-së dhe AAK-së, të cilës iu bashkua edhe LDK-ja, për bisedime me Serbinë pa kurrfarë kushtesh. Kjo rezolutë shpreh gatishmërinë e paskrupullt të Qeverisë Thaçi për çfarëdo takimi me Daçiçin e Nikoliçin, pavarësisht të kaluarës shekullore kriminale të Serbisë dhe pavarësisht përpjekjeve konkrete të Serbisë për shkatërrimin e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës përmes financimit dhe urdhërimit të strukturave të saj kriminale brenda shtetit tonë.

    Bashkimi Evropian po ia shtron Serbisë rrugën e përshpejtuar të integrimeve nëpërmjet Qeverisë sonë të shantazhuar e të korruptuar. Serbia po e kontrollon skenën tonë politike nëpërmjet kërkesave të saj të forta ndaj Brukselit, të cilat Brukseli, në formë të tërthortë, po i kthen kah Prishtina. Dhe, për të mbetur në pushtet, e për të mos i nxjerrë problem ndërkombëtarët, e kemi kryeministrin Thaçi – i gatshëm të pranojë gjithçka pa asnjë kusht për Serbinë. Ky konstelacion i BE-së me Serbinë hegjemoniste dhe me Qeverinë tonë të kontrolluar e përplot dosje në sirtarët e huaja – e rrezikon esencën e interesit tonë kombëtar dhe krijon probleme të thella e me pasoja afatgjate.

    Tash kur kësaj Qeverie po i rrëmihen themelet me shpejtësi për shkak të pakënaqësisë së përgjithshme shoqërore, përçarjeve të brendshme dhe eskalimit të sjelljeve së saj në shtet policor, Thaçin mund ta shpëtojë vetëm loja e të qenit vendimtar për rrugën e integrimit të Serbisë në BE, nëpërmjet të ashtuquajturit ‘normalizimi i marrëdhënieve’, me ç’rast Serbia ec përpara kurse Kosova duhet ta shtrijë qafën. Vetëm në këtë fushë Thaçi mund të ikë nga keqqeverisja si dhe nga pakënaqësia e popullit, e të fshihet pas zyrtarëve të BE-së, të cilët me aq etje po e kërkojnë Serbinë ta integrojnë. Thaçin tash e tutje mund ta mbajë në pushtet vetëm Serbia.

    19 tetor 2012

    Lëvizja VETËVENDOSJE!

    http://www.vetevendosje.org/?cid=1,2,5208&author=0
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    U realizua takimi i mezipritur, Thaçi-Daçiq

    Lëvizja Vetëvendosje, pas takimit në mes të kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, kanë reaguar përmes një komunikate për media.

    Vetëvendosje, takimin mes dy kryeministrave e kanë quajtur “takim të mezipritur mes kryeministrit Thaçi dhe Daçiqit, trashëgimtarit politik të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq”.

    Ky takim u realizua vetëm 24 orë pas miratimit të rezolutës së turpshme të PDK-së dhe AAK-së, të cilës iu bashkua edhe LDK-ja, për bisedime me Serbinë pa kurrfarë kushtesh. Kjo rezolutë shpreh gatishmërinë e paskrupullt të Qeverisë Thaçi për çfarëdo takimi me Daçiçin e Nikoliqin, pavarësisht të kaluarës shekullore kriminale të Serbisë dhe pavarësisht përpjekjeve konkrete të Serbisë për shkatërrimin e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës përmes financimit dhe urdhërimit të strukturave të saj kriminale brenda shtetit tonë”, thuhet në reagim të Vetëvendosjes.


    Vetëvendosje vlerëson se BE po ia shtron Serbisë rrugën e përshpejtuar të integrimeve “nëpërmjet Qeverisë sonë të shantazhuar e të korruptuar”.



    Dhe, për të mbetur në pushtet, e për të mos i nxjerrë problem ndërkombëtarët, e kemi kryeministrin Thaçi – i gatshëm të pranojë gjithçka pa asnjë kusht për Serbinë. Ky konstelacion i BE-së me Serbinë hegjemoniste dhe me Qeverinë tonë të kontrolluar e përplot dosje në sirtarët e huaja – e rrezikon esencën e interesit tonë kombëtar dhe krijon probleme të thella e me pasoja afatgjate”, vlerëson Vetëvendosje.

    Ky subjekt politik thekson se “Thaçin mund ta shpëtojë vetëm loja e të qenit vendimtar për rrugën e integrimit të Serbisë në BE, nëpërmjet të ashtuquajturit ‘normalizimi i marrëdhënieve’, me ç’rast Serbia ec përpara kurse Kosova duhet ta shtrijë qafën”.

    Vetëm në këtë fushë Thaçi mund të ikë nga keqqeverisja si dhe nga pakënaqësia e popullit, e të fshihet pas zyrtarëve të BE-së, të cilët me aq etje po e kërkojnë Serbinë ta integrojnë. Thaçin tash e tutje mund ta mbajë në pushtet vetëm Serbia”, vlerëson Lëvizja Vetëvendosje. /Zëri/
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...r-thaci-daciq/

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Daçiq - Thaçit: Kosova, sa jotja aq edhe imja

    ...
    Sipas medieve serbe, Daçiq ka deklaruar se ka kërkuar që të mos bëhen lëvizje të njëanshme derisa zgjasin bisedimet ndërmjet dy vendeve dhe ka vlerësuar se ka ardhur koha për arritjen e marrëveshjes historike ndërmjet popullir serb dhe atij shqiptar.

    Konsiderojmë se është koha për arritjen e një marrëveshje historike ndërmjet popullit serb dhe popullit shqiptar, madje jemi të gatshëm edhe për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovë-Metohisë”, tha kryeministri serb.

    http://www.koha.net/?page=1,13,119770

  4. #84
    Shiqoni dhe Ndegjoni Me Vemendje te Plote Vuk Drashkovicin Ne Lidhje me Kosoven dhe Pakon e Ahtisarit!

    http://www.b92.net/video/videos.php?...&nav_id=653143
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #85
    Vullin: S’do t’i heqim institucionet nga Kosova!

    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Alleksander Vullin, ka deklaruar sot në Mitrovicë se Serbia nuk do të shpërbëjë institucionet e saj në Kosovë.

    “Heqja e institucioneve serbe nuk është e mundur, jo vetëm pse një gjë e tillë është kundër Kushtetutës dhe ligjeve tona, por është edhe kundër nevojave të banorëve”, transmeton “Tanjug” deklaratën e Vullint.

    Sipas agjencisë serbe të lajmeve, Vulin i ka bërë këto komente pasi ka vizituar studentët e Universitetit të Prishtinës, me seli të përkohshme në Mitrovicë.

    “Bota duhet të kuptojë se Serbia është në dispozicion këtu”, ka thënë Vullin.

    Diplomatët evropianë i kanë kërkuar shtetit serb të heqë strukturat paralele nga Republika e Kosovës, si kusht për të avancuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian. /rel/


    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/5...et-nga-kosova/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #86
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #87
    Normalizim Raportesh apo Mardhenieve te mirrefillta ndermjet dy vendeve apo Shteteve behet vetem ateher kur ato dy vende/shtete njohin Pavaresine dhe Integritetin Territorial te njera tjetres dhe jane te barabarta ne cdo aspket.

    E sa i perket Normalizimit te Rapoteve apo Mardhenieve te Mirrefillta ndermjet Kosoves dhe Serbise, ne keto rrethana te tanishme, nuk ka dhe nuk do kete, dhe keto bisedime/negociata politike ndermjet Kosoves dhe Serbise jane te pa barabarta, e arsyet jane te shumta.

    1) Shteti i Serbise (politika zyrtare e Beogradit) nuk njef Pavaresine, Sovranitetin dhe Integritetin Territorial te Kosoves, dhe se ne kushtetuten e saj (preambullen kushtetuese) Kosova eshte pjese perberese dhe integrale e Republikes se Serbise. (http://www.sllistbeograd.rs/document...srbije_lat.pdf)

    2) Serbia, permes strukturave te saja ilegale e kriminele ka te okupuar rreth 17 % te territorit te Kosoves – Veriun (tre komunat dhe pjesen veriore te Mitrovices), e gjithashtu edhe permes strukturave paralele ne pjesen tjeter te Kosoves (Gracanice, Shtrepce, Anamorave, etj, si dhe Objektet Fetare Ortodokse).

    3) Zyrtare te larte te Bashkimit Europian (BE-se) dhe te SHBA-ve, gjithnje kane deklaruar se Serbia eshte e obliguar te kete mardhenie apo raporte me fqinjet e saj, e ne kete rast me Kosoven, por gjithashtu po te njejtit zyrtare kane deklaruar se Serbia aspak fare nuk eshte e obluguar qe te njoh Pavaresine e Republikes se Kosoves.

    4) Ne keto bisedime/negociata Kosova nuk do negocijoj me termin Republike qe kishte fituar me Pakon e Ahtisarit (Termi Republike per Kosoven ishte e vetmja gje pozitive nga kjo pako), por do negocijoj nen ombrellen e rezolutez 1244, mendimit te GJND-se, si dhe Fustones (te cilen fusnote e fitoi gjate negociatave/bisedimeve teknike (gjithnje politike)) te Brukselit.

    5) Ne keto besidme/negociata do bisedohet vetem per nje oborr te vetem, e ai oborr eshte i Kosoves (Veriun e saj), ndersa per oborrin e “fqinjit” (Luginen e Presheves – Kosoven Lindore) as qe do kete asnje fjale te vetme. Dhe cfardo marreveshje e mundshme do jet vetem ne dem te oborrit tone.

    Mund te kete edhe me shume pika tjera pse Kosova dhe Serbia jane te Pa Barabarta ne keto bisedime, dhe se keto bisedime jane ne favor dhe ne Interes te Shtetit Serb, ndersa jane ne dem te interesave tona Shteterore e Kombetare.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #88
    Poshte Rezoluta Nenshtruese Ndaj Serbise!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #89
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #90
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •