Dy modelet serbe për Kosovën: Tiroli Jugor ose Belgjika Lindore?
Beograd, 17 tetor - Kreu komplet shtetëror i Serbisë do të takohet të premten tek presidenti Tomisllav Nikoliq për t’i harmonizuar detajet kryesore të Platformës për Kosovën dhe sikurse merr vesh gazeta “Veçernje Novosti” nga burimet qeveritare, me këtë rast do të ofrohen disa variante, por dominojnë dy –modeli i Tirolit jugor dhe ai Epeni në Belgjikën lindore, që do të vlenin për gjithë territorin e Kosovës, por dot ë diskutohen edhe opsione tjera të njohura në të drejtën ndërkombëtare.
Burimi i gazetës nga qeveria serbe ka thënë se qëllimi është që të gjendet zgjidhja e cila nuk është pavarësi, por që në masë të madhe e manifeston autonominë esenciale e cila është e garantuar me Rezolutën 1244 të KS të KB. Thuhet se Platforma do të jetë përgjigje ndaj Rezolutës për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës të cilën po e përgatit dhe do ta miratojë parlamenti i Kosovës.
Sipas mendimit të profesorit të së drejtës ndërkombëtare, Predrag Simiq, Rezoluta e Prishtinës është orvatje që të tregohet se si Beogradi është ai i cili po e pengon vazhdimin e negociatave, që nuk është e saktë. Ai e përshëndet idenë që zgjidhja për Kosovën të kërkohet sipas modelit të Tirolit Jugor ose Belgjikës Lindore.
Sikurse thotë burimi i gazetës në fjalë, nëse Këshilli i Evropës vazhdon të insistojë në “respektimin e tërësisë tokësore të Kosovës” atëherë do të pasojë trysnia e madhe diplomatike e Beogradit që KB të kyçen si mediator në negociatat politike për statusin final të Kosovës.
Nëse fare ndodh ky skenar, Beogradi do të insistojë në KB, në formatin sipas të cilit një përfaqësues do të ishte nga vendet e BE që nuk e kanë njohur Kosovën, e dy të tjerë nga ndonjë kontinent tjetër. E krahas kësaj Beogradi me siguri do të insistojë që negociatat të zhvendosen nga Brukseli, thotë burimi i gazetës.
http://www.koha.net/?page=1,15,119416
Krijoni Kontakt