Si mund te kete normalizim te raporteve, me nje vend apo shtet, e ne kete rast me Serbine, I cili shtet fare nuk te njeh. Nuk te njeh si Shtet te Pavarur dhe Sovran, nuk te njeh integritetin dhe sovraninetin territorial. Si mund te kete normalizim raportesh me nje shtet I cili me ane te strukturave te saja ilegale e kriminele ka te okupuar rreth 17 perqind te territorit tend (Veriut). Si mund te kete normalizim raportesh me nje shtet ku ne krye te atij shteti jane dy figurat (Tomisllav Nikolic si President dhe Ivica Dacic si Kryeminisetr dhe Minister I Brendshem) te cilet ishin bashkepunetoret me te ngusht te regjimit te Millosheviqit, I cili regjim vrau mbi 10 mije Shqiptare, perdhunoi grate, nenat, motrat tona. I cili regjim dogji mbi gjysmen e Kosoves dhe I zhvendosi (largoi) me dhune rreth afro 1 milion Shqiptar nga shtepite e tyre. Si mund te ket normalizim raportesh me nje shtet si Serbia, kur zyrtare te larte te saj hapurazi duan ndarjen e Kosoves, si dhe ende hapurazi thojne qe Kosova eshte pune e brendshme e Serbise (Vuk Jeremic kryesues ne OKB). Si mund te kete normalizim raportesh me nje Shtet (Serbine) i cili shtet cdo dite e me teper ben represion e me te ndryshmeve ndaj Shqiptareve ne Lugine te Presheves vetem e vetem per ti larguar ata nga vatrat (trojet) e tyre shekullore. Si mund te kete mardhenie apo normalizim te raporteve me nje Serbie dhe Politike zyrtare te saj. Kur deputetet e opozites (LDK, LVV, 3 te AAK), shumica e popullit kundershuan e kundershtojne kete privatizim (neo privatizim) te eger qe po e ben Qeveria dhe PDKja (jo e tera) keta pushtetar si puna e Adem Grabovcit, Petrit Selimin e Berat Buzhales, na thojne se jemi ne te njejten vije me Beogradin (Serbine). Ndersa tani me cdo kusht po keta te njejtit duan qe ket kene normalizim te raporteve (mardhenies nderfqinjesore) me Serbine.
Kjo Rezolute eshte nenshtrim ndaj SERBISE !!!
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
VV: Rezoluta e PDK-së për nënshtrim ndaj Serbisë !
Grupet Parlamentare të PDK-së, AAK-së, KKR-së, SLS-së dhe Grupit 6+, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të mbajtur të hënën, sollën një Rezolutë që thuhet të jetë për ‘normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë’. Kjo Rezolutë do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës të enjten që vjen.
Sipas zyrtarëve të Vetëvendosjes, pa dyshim që kjo Rezolutë ka për qëllim ta legjitimojë fillimin e dialogut politik me Serbinë dhe, ashtu siç thuhet në pikën e saj të katërt, të autorizohet ‘Qeveria e Republikës së Kosovës që të udhëheqë me këtë proces, me pjesëmarrje të Komisioneve të nevojshme të Kuvendit të Kosovës’.
“Ky dialog me Serbinë, pa kushte për Serbinë dhe për çështje që janë të Kosovës, është i padrejtë dhe i dëmshëm. Rezultati i tij do të jetë avancimi i Serbisë drejt BE-së dhe avancimi i veriut të Kosovës me Serbinë”, thotë Vetëvendosje.
Vetëvendosje thekson se në bazë të tekstit të shkruar në rezolutë, pranohet se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk janë normale, por nuk përmend asnjë arsye se pse këto marrëdhënie janë abnormale.
“E kaluara dhe e tashmja e Serbisë në Kosovë janë kriminale. Ata asnjëherë nuk e ndryshuan qëndrimin dhe qëllimin e tyre ndaj shqiptarëve. Dhe tash pushteti në Serbi, me koalicionin e zëvendësit të Sheshelit dhe zëdhënësit të Millosheviqit, është i linjës nazi-fashiste. Prandaj, është alarmues fakti që disa subjekte politike duan që Kosova ta lus prapë Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve”, thonë në Vetëvendosje, duke shtuar se “një këso Rezolute do të duhej ta miratonte Kuvendi i Serbisë dhe jo Kuvendi i Kosovës”.
Lëvizja Vetëvendosje ju bën thirrje edhe njëherë deputetëve të partive opozitare që, siç thuhet në një komunikatë të këtij subjekti politik, “të mos e ndihmojnë këtë Qeveri e cila kurrë nuk ka qenë më e dobët dhe kurrë nuk e ka dobësuar më shumë Kosovën”.
“Kosova nuk bëhet me sovranitet dhe integritet territorial duke dialoguar me Serbinë. Kosova nuk zhvillohet ekonomikisht duke u shitur pasuria publike. Kosova nuk mund të ketë ditë të mira me këtë Qeveri”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
Në vijim, mund ta lexoni tekstin e plotë të Rezolutës së grupeve Parlamentare të PDK-së, AAK-së, KKR-së, SLS-së dhe Grupit 6+:
Legjislatura IV
Kuvendi,
Duke respektuar dhe kujtuar gjithmonë të kaluarën e hidhur dhe luftën e përgjakshme të popullit tonë për liri e pavarësi,
Të përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme në paqe dhe harmoni me fqinjët tonë,
Të vendosur për të punuar bashkërisht në integrimin e shpejtë të Kosovës në Bashkim Evropian dhe në NATO,
Në bazë të nenit 65.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 6.1 të rregullores së Kuvendit, në mbledhjen plenare të mbajtur më_________, me propozim të Grupeve Parlamentare të PDK-së, AAK-së, KKR-së, SLS-së dhe Grupit 6+
REZOLUTË
Për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë
1. Kuvendi i Republikës së Kosovës mbështet procesin për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane, Kosovës dhe Serbisë, në interes të zgjidhjes së problemeve në mes të dy shteteve, përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe të avancimit të agjendës evropiane për të dy shtetet dhe për rajonin.
2. Kuvendi i Republikës së Kosovës rikonfirmon parimin që ky proces midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë të lehtësohet nga BE dhe mbështetet fuqishëm nga SHBA-të.
3. Dialogu dhe rezultatet e tij duhet të jenë në pajtim me sovranitetin e Kosovës, subjektivitetin ndërkombëtarë, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm kushtetues të Kosovës.
4. Kuvendi i Republikës së Kosovës autorizon Qeverinë e Republikës së Kosovës që të udhëheqë këtë proces, me pjesëmarrje të Komisioneve të nevojshme të Kuvendit të Kosovës.
5. Qeveria e Republikës së Kosovës është e obliguar të raportojë për procesin e normalizimit të relacioneve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në Kuvendin e Kosovës rregullisht.
6. Rezultati final i procesit të normalizimit të relacioneve midis dy shteteve do të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës.
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/5...-ndaj-serbise/
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Mundesite teorike ekzistojne...
Nese Serbia do te pajtohej qe Kosova te behet anetare e OKB-se dhe e shumices apo te gjitha organizatave relevante nderkombetare, atehere nuk eshte e domosdoshme njohja.
Shembulli i dy Gjermanive na tregon se eshte e mundshme.
Edhe Republika Federale e Gjermanise e ka pase nje enklave ne mes te Republikes Demokratike te Gjermanise, Berlinin Perendimor.Nuk te njeh si Shtet te Pavarur dhe Sovran, nuk te njeh integritetin dhe sovraninetin territorial. Si mund te kete normalizim raportesh me nje shtet I cili me ane te strukturave te saja ilegale e kriminele ka te okupuar rreth 17 perqind te territorit tend (Veriut).
Natyrisht qe eshte e pakrahasueshme me situaten ne Kosove!
Megjithate, as kjo nuk do te ishte pengesa me e madhe per "normalizim", nese do te plotesohej parakushti qe permenda me larte, anetaresimi i Kosoves ne OKB etj...
Perndryshe, pjese te caktuara te veriut te Kosove me gjase te madhe jane te humbura. Une nuk shoh kurrfare zgjidhje (paqesore) afatgjate te qendrueshem per ate pjese, e cila do te ishte ne favor te Kosoves.
Edhe ketu, problemi kryesor nuk eshte se kush jane dhe cka kane bere ne te kaluaren, sepse Kosova nuk eshte ne pozite ti zgjedhe partneret per dialog dhe bisedime, por fakti se ata nuk i kane ndryshuar dhe nuk i ndryshojne qendrimet e tyre antishqipetare as tash as ne te ardhmen. Kjo megjithate nuk i pengon ata te bejne edhe leshime dhe "kompromise" taktike, kur e konsiderojne te nevojshme dhe te favorshme.Si mund te kete normalizim raportesh me nje shtet ku ne krye te atij shteti jane dy figurat (Tomisllav Nikolic si President dhe Ivica Dacic si Kryeminisetr dhe Minister I Brendshem) te cilet ishin bashkepunetoret me te ngusht te regjimit te Millosheviqit, I cili regjim vrau mbi 10 mije Shqiptare, perdhunoi grate, nenat, motrat tona. I cili regjim dogji mbi gjysmen e Kosoves dhe I zhvendosi (largoi) me dhune rreth afro 1 milion Shqiptar nga shtepite e tyre.
D.m.th. "normalizimi" nuk do te ishte normalizim i vertete, por vetem taktike e te dyja paleve, sidomos e Serbise, nen presionin e huaj dhe per favore te njeanshme dhe personale te pjesemarresve ne dialog dhe bisedime.
Ndarja e Kosoves nuk do te ishte aq e pafavorshme, nese njekohesisht ndahet edhe Lugina e Presheves (i bashkohet Kosoves)...Si mund te ket normalizim raportesh me nje shtet si Serbia, kur zyrtare te larte te saj hapurazi duan ndarjen e Kosoves, si dhe ende hapurazi thojne qe Kosova eshte pune e brendshme e Serbise (Vuk Jeremic kryesues ne OKB).
Por, mos ke frike se ndarja(aktualisht) nuk i konvenon as Serbise. Ajo permendet per arsye tjera. Serbise i konvenon Kosovas perafersisht sic eshte sot, me te drejta politike dhe juridike edhe me te avancuara per serbet, dhe me ndonje lloji autonomie ne veri...
Pikerisht Lugina duhet te jete pjese e temave te bisedimeve te ardhshme.Si mund te kete normalizim raportesh me nje Shtet (Serbine) i cili shtet cdo dite e me teper ben represion e me te ndryshmeve ndaj Shqiptareve ne Lugine te Presheves vetem e vetem per ti larguar ata nga vatrat (trojet) e tyre shekullore.
Me keta mund te kete me lehte "normalizim" se me tjere...Si mund te kete mardhenie apo normalizim te raporteve me nje Serbie dhe Politike zyrtare te saj. Kur deputetet e opozites (LDK, LVV, 3 te AAK), shumica e popullit kundershuan e kundershtojne kete privatizim (neo privatizim) te eger qe po e ben Qeveria dhe PDKja (jo e tera) keta pushtetar si puna e Adem Grabovcit, Petrit Selimin e Berat Buzhales, na thojne se jemi ne te njejten vije me Beogradin (Serbine). Ndersa tani me cdo kusht po keta te njejtit duan qe ket kene normalizim te raporteve (mardhenies nderfqinjesore) me Serbine.
Sepse tjeret nuk do te pranonin normalizim taktik apo sa per sy e faqe, kryesisht ne dem te Kosoves dhe shumices se qytetareve te saj. Normalizimi qe i duhet establishmentit dhe pushtetit aktual dhe sponzorizuesve nuk nenkupton normalizim te vertete, te qendrueshem, ne favor dhe per te miren e shumices, por normalizim qe ne radhe te pare mundeson implementimin e disa agjendave (edhe personale)...
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Po te kaloni prane objektit ku jane te vendosur AAK, ne murr do shifni nje pllakat goxha te madh me fotografine e liderit te kesaj partie (AAK) Zoteriut Ramush Haradinaj dhe ne ate pllakat shkruan LIDER QE MBAN FJALEN. E tani shtrohet pyetja. A thua eshte AAK e liderit Ramush Haradinaj qe mban fjalen e saj? Mendoj qe jo, kjo parti (AAK) jo vetem qe po tradheton interesat e elektoratit te saj, po ne kete rast eshte duke vepruar edhe kunder interesave te Kosoves dhe popullit (Shqiptareve). Po te shiqojme Opoziten e ketyre nje vit apo nje vit e gjysme te fundit, deputet e AAK, sidomos Ardian Gjini dhe Burim Ramadani, pas deputeteve te LVV, ishin me te zeshmit dhe me kritikuesit ndaj kesaj KeqQeverisje 2. Por ja tani qe keta dy deputet te lartepermendur jo vetem qe abstenuan (perkrahen kete keqqeverisje 2) ndaj rezolutes se LVV, por tani mundohen qe ta bindin e gjithe AAKne ta perkrahin rezoluten e PDKse per mardhenie me Serbine. Pra si mund te jete lideri Qe Mban Fjalen, ndersa punetoret e tije, jo vetem qe nuk e mbajne fjalen, por edhe perkrahin kete keqqeverisje 2 te cilet e kundershtonin e kritikonin, ndonjehere edhe ma shume se sa vet deputet e LVV. E sa I perket kesaj rezolute per raport te mire me Serbine, qe te gjithe e dime se eshte ne dem dhe kunder interesave te Kosoves dhe Popullit. Tani eshte me se e kjarte, se kjo KeQeversije 2, asnjehere nuk do bie nga Opozita (AAK, ndoshta edhe LDK), por kjo KeqQeverisje 2 do bie vetem atehere kur populli zgjohet nga ky gjum I thelle, dhe me ane te protestave e demonstratave I kundershtojme keto padrejtesi (si nga ana politike, ekonomike e sociale) po na servohen nga jashta, e qe po zbatohen nga brenda (Qeveria, PDKja, Partite Minoritare e sidmos ajo serbe dhe tani me ndihmen e AAK). Pra tani e gjitha mvarret nga ne vet (populli) a duam ndryshime te mirrefillta, apo duam te vazhdojme me kete situate qe jemi. Per tu ankuar jemi te paret e botes, e per te ndryshuar jemi te fundit e botes.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
kjo dote thot qe qeveria e kosoves e njeh shtetin e serbis perkundrazi qe disa ministra te kososoves genjejn shpesh se nuk e njohim
---citim-- Pra tani e gjitha mvarret nga ne vet (populli) a duam ndryshime te mirrefillta, apo duam te vazhdojme me kete situate qe jemi. Per tu ankuar jemi te paret e botes, e per te ndryshuar jemi te fundit e botes.
Kjo fjali më pelqen ,çka duhet të presim ;zgjedhjet e reja,Qeveri tjeter,Klane tjera apo si gjithmonë PREMTIME ,PREMTIMEEEEEEEEE
Përshendetje POPULLI SHQIPTAR --dhashtë ZOTI ditë më të ndritshmë edhe për NE
3. Dialogu dhe rezultatet e tij duhet të jenë në pajtim me sovranitetin e Kosovës, subjektivitetin ndërkombëtarë, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm kushtetues të Kosovës.
4. Kuvendi i Republikës së Kosovës autorizon Qeverinë e Republikës së Kosovës që të udhëheqë këtë proces, me pjesëmarrje të Komisioneve të nevojshme të Kuvendit të Kosovës.
Ç ka duhet të shtohet këtu---si të formulohet ndryshe -----apo shkurtë s'duhet të këtë Bisedime më shki ????????
Ndryshuar për herë të fundit nga K.i EPERM : 16-10-2012 më 18:36
Krijoni Kontakt