Pse pi merrni kaq ngat zemres o njerz.
Qishtu asht kur dikush ta bjen lirin.
Pse pi merrni kaq ngat zemres o njerz.
Qishtu asht kur dikush ta bjen lirin.
Cilen liri!?
Njeriu i lire ose njerezit e lire vendosin vete per fatin e tyre.
Pra, i lire je vetem atehere, kur vendose vete. Ne te kunderten nuk mund te behet fjale per liri...
Nese dikush ti dikton veprimet dhe vendimet, atehere nuk je i lire. Pavaresisht se kush eshte ai qe te dikton.
Paqja dhe stabiliteti relativ gjithashtu nuk jane liri...
Nese ke deshiruar te thuash, ata qe ju cliruan (pjeserisht) nga suduesi serbe, atehere mund te diskutohet edhe per lirite relative te fituara, te cilat per pjesen me te madhe te popullit nuk kane ekzistuar ne formen e sotme gjate sundimit te regjimit okupator serbe.
Eshte plotesisht e vetekuptueshme se shumica e qytetareve te Kosove nuk do ta ndihmonin debimin e okupatorit serbe, nese nuk do te kishin qene te bindur se cfardo regjimi tjeter i udhehequr nga njerezit e vete dhe nderkombetaret (sidomos amerikanet) do te ishte, ne pothuajse cfardo aspekti, me i favorshem se ai ne te cilin jetonin ne ato momente...
Kjo nuk eshte teme diskutimi.
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 15-08-2012 më 10:39
Serbia dëshiron përfshirjen e OKB-së në bisedime
...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin ka deklaruar ...
“Konsideroj se do të ishte mirë që të përfshihet edhe OKB-ja, por, kjo varet edhe nga vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Brukseli dhe jo vetëm nga Serbia. Konsiderojmë se bisedimet do të jenë shumë më të shpejta dhe të suksesshme, po që se OKB shfrytëzon pushtetin e saj”, ka thënë Vulin për të shtuar se kjo iniciativë nuk e ndesh Beogradin me BE-në apo SHBA-në.
Ai ka thënë se Seria dëshiron dialog të nivelit më të lartë, por ka thënë se duhet bërë e qartë se përfaqësuesit e Serbisë nuk do të takojnë ata të shtetit të Kosobës, sepse, siç është shprehur ”ai nuk ekziston”, por, me përfaqësuesit legjitmë të shqiptarërve të Kosovës.
“Presidenti i Serbisë nuk do të takohet me presidenten e Kosovës. Presidenti i Serbisë kur të krijohen kushtet, të cilat nuk janë krijuar ende, mund të takohet me përfaqësues të shqiptarëve të Kosovës”, është shprehur Vulin.
Aktualisht në Kosovë po zhvillohet një debat në lidhje me nisjen e një dialogu politik me Serbinë, derisa sikurse Qeveria në Prishtinë, ashtu edhe presidenti serb, po kërkojnë consensus ndërpartiak për këto lloj bisedimesh.
...
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/5...e-ne-bisedime/
“Kurrë” e Hashim e Thaçit
...
Është krejt e kuptueshme se shteti i vogël dhe i parëndësishëm i Kosovës e ka të pamundshme të refuzojë shumë gjëra që i vijnë si ofertë e pranuar nga SHBA-të dhe BE-ja. Këtë e dinë të gjithë, edhe kryeministri, dhe për këtë arsye është e pakuptueshme përpjekja për të bindur opinionin se Hashim Thaçi është ai politikani i njëjtë kokëfortë edhe në takime p.sh. me amerikanë , njëjtë siç e shohim në parlament.
Dikush edhe mund të mendojë që kryeministri mund t’i ketë bërë llogaritjet gabim duke menduar se “kurrë” e tij mund të ndikojë te miqtë ndërkombëtarë të qeverisë. Por, kjo hidhet poshtë pasi ai padyshim që nuk i ka harruar votat pro të miqve të shteteve perëndimore kur ia miratuan rezolutën që kërkon hetim për trafikim organesh, akuzë kjo që si personazh kryesor e ka vetë atë, Hashim Thaçin.
JO e Hashimit para vendorëve nuk e ka as për së afërmi efektin e njëjtë para amerikanëve. Pse atëherë na çajnë kokën me deklarime bombastike me javë të tëra se si “kurrë” nuk do pranojnë diçka, për ta përpirë atë fjalë herdokur?
Ajo që ka qenë një gabim tejet i madh është mostransparenca pothuajse totale që e ka karakterizuar dialogun. Për ta ilustruar se çfarë kundërefekti ka pasur kjo gjë, është sjellja prej patrioti e kryeministrit, i cili tërë kohën bënte deklarime si “edhe opozita të më thotë pranoje rezolutën 1244, unë nuk do e pranoja”. Pak ditë më vonë, ishte vetë kryeministri ai që i dha aminin zëvendëses së tij, Edita Tahiri, që ta pranojë marrëveshjen e bashkëpunimit rajonal, pjesë e së cilës ishte edhe rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Reagimet që ka shkaktuar dhënia e këtij kompromisi dihen, ato ishin vetëm negative.
Pak muaj më vonë, prapë i njëjti avaz.
Fillimisht na çan kokën me deklarime që nuk do të pranonin kurrë bisedime politike me Serbinë, etj. deklarime si këto, për t’iu dorëzuar presioneve ndërkombëtare sërish.
...
http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...shim-e-thacit/
Mundi i jone? I kujt? Mundin nuk mund ta ndajme prej arigjinjeve, sepse eshte bere nga ta. Mundi si veprim/reagim/organizim ka qene komplet me tipare e karakteristika te tyre.
Derisa per dje, nen serbin e mram, deri diku mund te na falet sepse nuk na lejonte shkau qe te kemi(per te gjalle) sjelle e organizim me cilesor e dinjitoze, sot nuk kemi asnje arsyetim. I vetmi spjegim eshte se jemi arigjinje dhe kjo eshte veçoria jone kryesore, pra gabelizmi, nenshtrimi, inferioriteti, frika.
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Haziri: Përgatitet zgjidhje shumë e dëmshme për veriun
Prishtinë, 17 gusht - Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po përgatitet për zgjidhje shumë të dëmshme për veriun e Kosovës. Sipas tij, për veriun është duke u përgatitur një dalje jashtë Pakos së Ahtisaarit, e cila, sipas tij, do të ndikonte në ndarjen e brendshme të Kosovës.
“Çdo dalje jashtë Pakos është autonomi politike-territoriale për serbët dhe është ndarje de fakto e brendshme e Kosovës. Pra, serbët janë duke punuar që tash të fitojnë autonomi politike, në mënyrë që de fakto ta ndajnë Kosovën dhe ta sakatojnë pavarësinë e Kosovës apo ta kenë një Kosovë të tyre që do të lidhet me vonë edhe me eksterritorialitetin e Kishës Ortodokse në Kosovë”, ka thënë në një intervistë për “Tribuna Shqiptare” Haziri.
Ai thotë se nuk do të insistojë që pjesë e këtij dialogu të futet edhe ideja e tij për kthimin e kufijve të vitit 1956, ku disa komuna në veri të Kosovës do t’i bashkëngjiteshin Serbisë, ndërsa Lugina e Preshevës do t’i bashkëngjitej Kosovës.
http://www.koha.net/?page=1,13,111817
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Vulin: Serbët ende nuk e kanë mbaruar luftën për Kosovën
Kosova nuk mund të jetë shtet nëse serbet nuk heqin dorë nga lufta për Kosovën, ka thënë në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.
Ai gjatë qëndrimit në Rahovec, të shtunën, tha se serbët ende nuk e kanë mbaruar luftën për Kosovën, raporton KTV. Sipas tij e vërteta është se çështja e Kosovës është e rëndë, por jo pa shpresë. “E vetmja mënyrë qe Kosova të jetë shtet është qe në të heqim dorë nga lufta për Kosovën dhe të themi se Kosova është shtet. Ende nuk ka lindur gojë serbe qe do ta thotë një gjë të tillë”, ka theksuar ai. Ndërsa ka kërkuar të dënohen “kryerësit e krimeve ndaj serbëve”.
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/5...n-per-kosoven/
Nje nder anetaret kryesore te pushtetit aktual te Serbise, me te cilin Thaqi&Co deshirojne te bisedojne per Kosoven...!
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 19-08-2012 më 09:07
Bisedimet e "fshehta" te nivelit "te larte" midis Qeverise Kuislinge te H.Thaqit dhe asaj nazi-fashiste te Daqiqit ( me ndermjetsim faktik te OKB-se dhe bazuar ne Rez. 1244) si duket po fillojne...
Thaçi udhëtoi për në Nju Jork
... Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Nju Jork, SHBA, ku pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë seancë që do të mbahet të martën, pritet të shqyrtohet raporti periodik për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.
...
Raporti i Sekretarit Ban u bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit të jenë më konstruktivë në tejkalimin e dallimeve dhe të zbatojnë në jetë marrëveshjet e arritura përmes dialogut teknik. Ndërkaq, në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/5...r-ne-nju-jork/
Reeker erdhi në Shkup për veriun e Kosovës?!
Shkup, 22 gusht- Arsyeja e vetme e vizitës së zëvendësndihmës sekretarit amerikan Philip Reeker në Shkup janë bisedimet e ardhshme për veriun e Kosovës dhe reagimi eventual i shqiptarëve të Maqedonisë, mëson jo zyrtarisht “Zhurnal” nga burime diplomatike.
Mu për këtë takimi kyç ka qenë me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, ku siç dihet bashkëbiseduesit diskutuan rreth përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës si dhe për nevojën e instalimit të dialogut të mirëfilltë edhe me Qeverinë e re të Serbisë si dhe procesit të reformave në Shqipëri përballë pritjeve të BE-së.
...
Në rast se pretendohet ndryshimi i kufijve, për një rend të ri, për një konfiguracion të ri në Ballkan, atëherë askush nuk mundet të marrë përgjegjësi dhe të garantojë paqen në Maqedoni, sepse shqiptarët e kësaj ane mund të organizohen vet, në një front, për realizimin e aspiratave të tyre kombëtare”, pat thënë zëshëm Ali Ahmeti.
...
http://www.koha.net/?page=1,15,112335
Krijoni Kontakt