Close
Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 132
  1. #11

    Thumbs down Majko kundër Kuçit: Jo traktat paqeje me Serbinë

    PRISHTINE - Idenë e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, për një traktat paqeje me Serbinë, e ka kundërshtuar edhe deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh ish-kryeministri i Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë, Pandeli Majko.

    Majko ka thënë se aktualisht një traktat paqeje mes Serbisë dhe Kosovës do të vendosej detyrimisht në kuadër të një dokumenti ndërkombëtar, që momentalisht do të ishte kryesisht Rezoluta 1244, raporton KTV.

    “A do të pranonte Kosova të hynte në kontekstin e këtij dokumenti në bisedime për një traktat paqeje? Për Serbinë, Rezoluta 1244, e cila përmban edhe fjalën ‘Jugosllavi’, do të nxiste perceptime juridike dykuptimëshe. Për Serbinë kjo do të ishte marrëveshja mes ‘Shtetit’ dhe ‘Krahinës’”, - ka thënë Majko.

    Ish-kryeministri shqiptar ka thënë se një situatë e tillë do të rihapte debate edhe në NATO rreth vazhdimit të prezencës ushtarake në Kosovë, e cila garanton paqen.

    Ideja e zëvendëskryeministrit Kuçi që Kosova të bëjë një traktat të paqes me Serbinë, ka nxitur reagimin edhe të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka thënë se Kosova nuk mund të bëjë traktat pasi që nuk ka ushtri dhe një Traktat i Paqes ishte Marrëveshja e Kumanovës ndërmjet NATO-s dhe Ushtrisë së Jugosllavisë.

    Por zëvendëskryeministri vazhdon të përkrahë idenë e tij, duke thënë se pas çdo konflikti mes dy shteteve vendoset një traktat i paqes.

    (er.nu/tg/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  2. #12
    Plotesiht 100 % pajtohem me ket mendim-vlersim te Pandeli Majkos. Nuk mund te ket traktat paqeje me nje shtet i cili nuk te pranon, nuk mund te ket traktat paqeje me nje shtet i cili me ane te strukturave te saja kriminele e okupuese mbajn 15 % te territorit tend, nuk mund te ket traktat paqeje me nje shtet i cili ende nuk ka kerkuar asnje falje te vetme per te gjitha ato krime qe i ka bere politika shteterore serbe, nuk mund te kete traktat paqeje me nje shtet qe ende nuk i kthen mbi 1000 te pagjetur.

    Keta pushtetare tane te korruptuar, te shantazhuar e servil ndaj bashkesise nderkombetare por edhe servil ndaj vet serbise me politiken e tyre nenshtruese, nuk ju intereson fare Shteti i Kosoves.
    Nuk ju intereson a do jet Kosova e Pavarur dhe Sovrane, nuk ju intereson fare a do ket Kosova dhe Shqiptaret e Kosoves Ushtrine e tyre apo jo, nuk ju intereson aspak fare integriteti territorial i Kosoves, ketyre pushtetareve te korruptuar, te shantazhuar dhe servil Ju intereson vetem pushteti.

    Me kete traktat paqeje ndermjet Kosoves dhe Serbise, Kosova do jet pjese autonome - province e Serbise edhe sipas rezolutes 1244 te OKB-se.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Finalizimi i raporteve Kosovë - Serbi, nëpërmjet traktatit!

    Ideja për nënshkrimin e një traktati paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vazhdon të diskutohet në skenën politike në Kosovë.

    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar të premten se ideja për nënshkrimin e një traktati paqeje me Serbisë, është e menduar mirë. Ai ka theksuar se kjo ide është me peshë politike dhe intelektuale në kuptimin juridik.

    Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se finalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është një traktat paqeje.

    “Disa i quajnë traktate për fqinjësi të mirë; ka shtete që e quajnë traktat të miqësisë; por po e thashë në Kosovë, ma zënë për të madhe. Pra, fjala është për një traktat për paqe, që duhet ta rrumbullakojë çdo problem të hapur”, ka thënë Kuçi, pas një takimi me zëvendëskryeministrin e Turqisë, Bekir Bozdag.

    Spektri politik opozitar në Kosovë, por edhe deputetë të partive në pushtet, e kanë parë me sy kritik idenë e zëvendëskryeministrit Kuçi. Opozitaret këtë ide e kanë cilësuar si ide të parakohshme dhe vështirë të realizueshme, duke marrë parasysh politikën ekstremiste që ndjek shteti serb karshi Kosovës.

    Kuçi ka përsëritur se një traktat paqeje ndërmjet dy shteteve do të ishte më se i nevojshëm. Ai ka sqaruar se traktati parashikon njohjen reciproke mes dy shteteve.

    “Traktati nënkupton sovranitetin, ku do të përfshihej edhe çështja e njohjeve reciproke edhe njohjes së tërësisë territoriale edhe të veprimeve, e të operacioneve të luftës dhe çështjeve të tjera. Ne kemi fituar lirinë dhe kemi fituar pavarësinë. Kemi nevojë ne dhe gjeneratave që vijnë që t’ua vëmë paqen e përjetshme në letër, në dokument”, ka shpjeguar Kuçi, raporton “Radio Evropa e Lirë”.

    Nga ana tjetër, analistët politikë konsiderojnë se aktualisht nënshkrimi i një traktati paqeje me Serbinë, në këtë kohë, është i pamundur.

    “Traktati nuk do të jetë i mundur në këtë kohë, pikërisht duke pasur parasysh rrethanat politike në të cilat zhvillohen marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, apo në të cilën në fakt zhvillohet kundërshtimi i Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës”, vlerëson analisti Imer Mushkolaj.

    Sipas tij, traktati i paqes nënkupton edhe marrjen e përgjegjësive nga të dyja shtetet, ndërsa Serbia një gjë të tillë nuk mund ta bëjë pa një presion të madh ndërkombëtar.

    “Në këtë rast, konsideroj se marrja e përgjegjësive nga ana e Serbisë për të gjitha ato krime dhe dëme shumë të mëdha që i ka shkaktuar Kosovës, nuk do të jetë një punë e lehtë”, thotë Mushkolaj.

    Sido që të jetë, zyrtarët e ekzekutivit kanë thëne se Kosova është e gatshme të hyjë në bisedime politike me Serbinë, duke besuar se një dialog i tillë do të prodhonte si rezultat nënshkrimin e një traktati paqeje midis dy shteteve.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #14
    Traktatet behen ndermjet shteteve qe njohin Pavaresine dhe Sovranitetin e tyre. E ne ket rast ndonese Qeveria e Kosoves e njeh Pavaresine dhe Sovranitetin e Serbise gjithahstu edhe kushtetuten e Serbise. Ndersa Serbia nuk e njeh Pavaresine dhe Sovranitetin e Kosoves, dhe sipas kushtetutes se saj Kosova eshte pjese dhe province e pandashme te saj.

    Hajredin Kuci, por edhe vet Qeveria e Kosoves ne krye me shefin e Hajredinit permes ketij traktati ndremjet Kosoves dhe Serbise duan qe Shqiptaret e Kosoves tua falin te gjitha ato deme, te gjitha ato masakrime, te gjitha ato dhunime, te gjitha ato prezekutime, te gjitha ato shkatrime e djegje te fshatrave e katuneve, te gjithe ato malltretime, te gjitha ato vrasje, te gjitha ato debime qe politika shteterore shoveniste serbe ka ndjekur ndaj Shqiptareve te Kosoves, jo vetem gjate luftes se fundit por edhe gjate gjithe shekullit te kaluar.

    Me kete traktat te Hajredinit dhe shefit te tije, ndermjet Kosoves dhe Serbise dhe ate pa asnje kerkim falje nga ana e shtetit serb, duan qe Shqiptaret e Kosoves ti harrojne mbi 10 mije vet te vrare gjate luftes se fundit, duan qe Shqiptaret e Kosoves ti harrojne mbi 1 mije vete qe ende jane te zhdukur diku neper serbi. Me kete traktat te Hajredinit dhe shefit te tije ndermjet Kosoves dhe Serbise, duan qe Shqiptaret e Kosoves ta harrojne gjithe ate histori te dhimbshme qe Shteti serb ka bere ndaj Shqiptarve.

    Serbia ne kushtetuten e saj Kosoven e ka si pjese perberese dhe te pandashme te saj. Tani kjo Qeveri e re e shtetit Serb ne krye me Tomislav Nikolicin President i Serbise, e ish student i Vojisllav Sheshelit, gjithashtu Ivica Dacic si kryeminister i Serbise dhe minister i brendshem (i policise) e isht student i Millosheviqit, dhane betimin e tyre qe Kosoven do ta mbrojne edhe me ushtri nese eshte nevoja. E tani ky far Hajredin Kuci kinse dha doreheqje njeherash, e tani pasi qe u kthe perseri, tani deshiron qe me cdo kusht, se bashku me shefin e tije dhe nje pjese e klanit te tyre, duan qe te vendosin traktat me Nikolicin e Dacicin.

    Mendoj qe Populli i Kosoves (Shqiptaret) nuk duhet lejuar nje gje te tille, sepse ne fakt ky traktat do ishte ne mes te Qeverise Thaciste e Kuciste dhe Serbise se Nikolicit e Dacicit.

    Traktati i vertete ndermjet Shqiptareve dhe Serbeve do ndodhe vetem ateherash kur Kosova do bashkohet me Shqiperine, dhe politika Shteterore Serbe do kerkoj falje publike ndaj Shqiptareve te Kosoves por edhe ndaj Kombit Shqiptar per te gjitha ato vuajtje te Shqptareve qe kjo politike shteterore e shoveniste e shtetit serb ka vepruar si ne kohen e Millosheviqit, e po ashtu edhe gjate gjithe shekullit te kaluar.

    Ky traktat qe Kucisti dhe shefi i tij Thacisti duan ta bejne - nuk eshte gje tjeter vecse nje traktat i tyre me bashkesine nderkombetare dhe serbise qe keta ende ta mbajne pushtetin.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #15
    Thaçi ftesë opozitës të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë

    PRISHTINE - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të hyjë i vetëm në bisedimet me Serbinë. Udhëheqës të PDK-së kanë thënë për KTV-në se kryeministri do t’i bëjë ftesë opozitës për të qenë pjesë e bisedimeve politike me Serbinë.

    Çështjen e përgjegjësisë së bisedimeve politike, PDK gjithashtu do tja kalojë edhe Kuvendit të Kosovës, i cili do të vendosë nëse duhet të zhvillohen apo jo bisedimet politike me Serbinë.

    Adem Grabovci nga kjo parti ka thënë që domosdoshmërisht është e nevojshme që edhe opozita të jetë pjesëmarrëse në bisedimet politike.

    Mirëpo thirrjes së PDK-së, nuk i ka përgjigjur LDK-ja. Kryetari i kësaj Partie Isa Mustafa, ka thënë se LDK-ja nuk ka asnjë arsye që të ketë bisedime politike me Serbinë dhe ata nuk do të jenë pjesë e këtyre bisedimeve.

    (er.nu/BalkanWeb)

    p.s

    A i eshte vrare kush keti Thacit ne luft a jo, se nuk e mar vesh kete pune

    Bisedime te mbara mes vllezerve per shkaterrimin e Kosoves
    Revolution 1848

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    "Bisedime politike" per statusin e Kosove

    "Bisedime politike" per statusin e Kosoves

    Thaqi, Nikoliqi, Daqiqi, Qerveria e Kosoves, Qeveria e Serbise, BE dhe SHBA ...po e pergatisin opinionin per bisedime te reja per statusin e Kosoves.

    Prapa termit "bisedime politike" nuk fshihet asgje me shume ose me pak se vazhdimi i bisedimeve per statusin (politik) te Kosoves.
    Konflikti ne "veri te Kosoves" eshte vetem alibi e perdorshme per te gjitha palet, per ta mashtruar opinionin lidhur me permbajtjen dhe qellimin e vertete te ashtuquajturave " bisedime politike" mes Serbise dhe Kosoves.

    Nuk ka asnje dyshim se behet fjale per pazar politik, ku pervec statusit te veriut te Kosoves do te tregtohet edhe statusi i Kosoves. Sepse arsye tjeter per "bisedime politike" cfare kerkohen dhe perceptohen nga te gjitha palet nuk ekzistojne. Pavaresisht faktit qe Thaqi&Co keto "bisedime politike" (realisht bisedime per statusin e Kosoves) do te mundohen dhe do ti paraqesin si "bisedme per fqinjesi te mire", te deshiruara dhe urdheruara nga BE dhe SHBA, bisedme per ceshtje "ndershteterore", bisedime mes dy "shteteve", bisedmi per njohjen e shtetit te Kosoves nga Serbia etj...

    Nuk nevojitet ndonje studim i madh per te kuptuar se "bisedimet politike" ne mes te shtetit te Serbise, i cili ka pretendime te hapura territoriale ndaj gjithe territorit te Kosoves, gje qe eshte e sanksionuar ne forme dhe vend prominent edhe ne kushtetuten e ketij shteti, dhe Kosoves, e cila nuk eshte e njohur, nuk pranohet dhe nuk trajtohet si shtet dhe pale e barabarte po nga i njejti shtet, nuk mund te jene gje tjeter perpos pazar i paster politik per rregullimin e brendshem dhe te jashtem te Kosoves. D.m.th. per statusin e veriut te Kosoves dhe enklavave Serbe, si dhe per statusin nderkombetar te Kosoves ne pergjithesi.
    Me fjale tjera: Serbise po i lejohet edhe nje here te vendose ose bashkevendose per rregullimin e brendshem dhe te jashtem te Kosoves. Qe do te thote se, varesisht nga qendrimet ideologjike dhe qellimet politike dhe straagjike te klikes aktuale ne krye te pushtetit ne Serbi, Kosova ose do te shkoje edhe nje hap te madh drejt ndarjes perfundimtare te veriut te vendit, ose do te vazhdoje edhe shume vite me status quo me te pershtatshme per Serbine dhe serbet e veriut, pa arritur avancim te duhur te legjitimitetit dhe sovranitetit te jashtem...

    Sidoqofte, edhe vete fakti qe Thaqi, Qeveria e Kosoves dhe secili qe eshte ne anen e tyre po bejne cdo dite e me shume presion qe edhe opozita aktuale te jete pjese e tradhetise kombetare te radhes, eshte tregues i qarte se behet fjale per pazare me territorin dhe statusin e Kosoves, dhe jo per cfardo bisedimesh politike mes dy shteteve.


    Ja edhe disa prononcime aktuale lidhur me kete teme


    Dialogu politik, i pashmangshëm, sfidues
    Xhavit Haliti (PDK)
    http://www.zeri.info/artikulli/3/20/...gshem-sfidues/

    Deda: Qeveria nuk mund të hyjë vetëm në bisedimet politike
    Kjo Qeveri nuk mund të hyjë vetë dhe nuk duhet të hyjë vetë në bisedime poltike me Serbinë, sepse është jashtëzakonisht e dobët dhe kjo dobësi shihet në afinitetin e saj që të bëjë kompromise jo të mira për Kosovën, siç ishte rasti i fusnotës; 12 44 në fusnotë, thotë Ilir Deda, drejtor ekzekutiv në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, KIPRED.
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/5...imet-politike/

    Opozita e bashkuar kundër dialogut
    Në takime të mundshme të nivelit të lartë me udhëheqësit e Serbisë, udhëheqja aktuale e Kosovës do të shkojë e përgjysmuar. Kjo për faktin se tri partitë opozitare nuk janë të interesuara që të jenë pjesë e çfarëdo ekipi të unitetit për takime të tilla.

    Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se çështjet madhore nuk janë vetëm punë e Qeverisë apo e një partie politike, por e gjithë spektrit politik. Opozita i quan këto synime për shpërdarjen e fajësisë.
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/5...nder-dialogut/


    Thaçi: Çështjet e mëdha, punë e gjithë spektrit politik
    http://www.koha.net/?page=1,13,111423

    Nikoliq: Bisedimet do të ngriten në ''nivel më të lartë''
    RTK

  7. #17
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Fatkeqesisht per shqiptaret(jevgj.. me mire) makina e propagandes ka fillu marshin dhe nuk do ndalet ne menyre paqesore deri ne mision te kryer, ndarjen faktike te Kosoves(qe egziston ne terren) ta shenderroj ne juridike.
    Protesta masive, tjeter alternativ demokratike nuk ka. Meqenese edhe kjo eshte e parealizueshme(..shkak jevgo-shiptart) ateher o do nderpritet shitja zyrtare arbitrarisht me dhune(ne çfaredo menyre) o ja pafshim hajrin kesaj gjysme Kosove qe do na mbetet.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  8. #18
    i/e larguar Maska e sheneri
    Anëtarësuar
    28-02-2012
    Postime
    185
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Fatkeqesisht per shqiptaret(jevgj.. me mire) makina e propagandes ka fillu marshin dhe nuk do ndalet ne menyre paqesore deri ne mision te kryer, ndarjen faktike te Kosoves(qe egziston ne terren) ta shenderroj ne juridike.
    Protesta masive, tjeter alternativ demokratike nuk ka. Meqenese edhe kjo eshte e parealizueshme(..shkak jevgo-shiptart) ateher o do nderpritet shitja zyrtare arbitrarisht me dhune(ne çfaredo menyre) o ja pafshim hajrin kesaj gjysme Kosove qe do na mbetet.
    Qka eshte kjo puna e jote dihet se drenica 100% jan shqiptare e ku i more jevget tash apo do me thene shqiptaret qe punojne arigjisht .

  9. #19
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    E dyta.....
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  10. #20
    i/e larguar Maska e sheneri
    Anëtarësuar
    28-02-2012
    Postime
    185
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    E dyta.....
    .......Kjo eshe e kuptueshme, tani po i bie se mundi i jone per kete dite qenka bere per arigjinje.

Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •