Close
Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 132
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2011
    Postime
    30
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    SHQIPTARËT po i luftojn shkijet e infilturar ne Kosovë (shik) dhe udbashët vendor , si bajram qenefi, por do te humbin!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    Tung Bardh Kalatina dhe roni S,

    Faleminderit për komente e pyetje.

    Unë në postimen që e keni komentuar ju kam shkruar vetëm shkurtimisht . Kam shkirme më të gjëra për qështjet që ju komentuat.

    Bardh ,
    Nuk ka plan as VV as kusht tjetër, dhe as që duhet të kan plane partit a lëvizjet kur ka shtet.
    Nëse nuk ka shtet , sikuqr që nuk pati deri në 1998 , atëher domosdo duhet dikush të filloi luften.
    Nës ti dhe hashim dacici me hijenat e vete deklaron se Kosva nuk është shtet dhe nuk kan mundësi që të bëjn asgjë, jam i bindur se ka atdhetarë shqiptarë jo vetëm në Kosovë po në mbar trojet etnike që do të mobilizoheshin për mbrojtjen e pjeses veriore të Kosoves.

    Pra mos e gjuaj gurin atje ku nuk duhet gjuajtur.
    Veriu i Kosoves duhet mbri\ojtur/sulmuar nga shteti e jo nga parti , individ , lëvize a formacione ushtarake ilegale!

    Sa i përket ndihmes nga Evropa apo SHBA dhe vet Republika e Shqipëris , nuk duhet të kemi dyshime.
    Problemi qëndron se Evropa dhe SHBA e trajtojn Kosoven si pjsë të serbis, por që një minoritet shqiptar është shumuar aq shum në këtë teritor sa e ka bërë një shumic dhe dëshiron të ia shkëpus serbis teritorin.
    Kjo është arsyet pse Kosova nuk është shtet i shqiptarëve , por i qytetarëve dhe me plane antishqiptare si ai i Ahtisarit dhe pikave te Ban ki M(ajm)unit.
    KJo është arsyeja pse bashkësia ndërkombëtae nuk lejon bashklimin e shqiptarëve dhe dëshiron të shpik një monstrum komb të quajtur kosovarë - një miks maghup , shkije shqiptar , gjakprisht(si hashim dacici) , e tjerë minoritete.

    Shqipëria e din mirë si është puna, po sali është dhonder shkau e mik e bashkbiznismen me shkije dhe bën sikur cdo gjë është ne rregull.

    Ndihma do të vijë menjëher kur të miret vesh se si është e vërteta , pra që Kosova është tokë shqiptare dhe ajo është tkurur nga shkinija e jo e kundërta.

    roni S

    Vetëm për Drenicen.
    hashim dacici nuk është Drenica, sepse , nëse është ai Drenica, atëher mos m keq për atë teritor.
    Në drenic ka dy ekstreme - ose jan bura e trima shqiptarë psh ADEM JASHARI - ose jan tradhtar hashim zhuganov-dacici!

    E ti laje gojen mirë para se të më komentosh.

    Ju përshëndes!
    O Kil,
    zor mos me fole,edhe ma zor me fole!
    Tu drejtova ty se e ke firmen,edhe fjalet qebesa, goxha patriotike.
    Me shprese o Kili,se mos po mbetet kufiri qe eshte tani,se paku zyrtarisht le te mbetet Mitrovica ne Kosove.Une frikohem se shkijet ne veri do te marrin lloj autonomie.Do Zoti,tfillohet puna,s`e humbim Mitrovicen krejt e behemi nje dite anetare e OKB-se.
    Nuk ke cka i bene, BE qe moti na trajton thua se ne ishim agresori ndaj shkive,e jo ata ndaj neve.
    Ama edhe keta pulagjite qe i kemi ne pushtet hiq nuk po durohen.
    Nuk ka o Kili,nuk ka kush e merr me force Mitrovicen.Keto gjana i ben ushtria.
    Ku e kemi ushtrine ne?

  2. #122
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    SHQIPTARËT po i luftojn shkijet e infilturar ne Kosovë (shik) dhe udbashët vendor , si bajram qenefi, por do te humbin!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    O Bardh , na po pajtohemi qe e kemi qeverin qe nuk bon ma keq .
    Ushtrija bohet me një qeveri shqiptare e jo me këta kriminel!

    Të përshëndes.
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Marrëdhëniet Kosovë - Serbi

    Xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës

    Pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë kaluar të enjten Portën numër 1 të kufirit Kosovë-Serbi dhe kanë hyrë qindra metra në brendi të territorit kosovar. Dëshmitarë të rastit i kanë thënë gazetës se ata kanë qëndruar për disa orë në territorin e Kosovës. Gjatë kohës sa ky njësit elitë i policisë serbe ka qëndruar në territorin e Kosovës, në fshatin Rudar, që gjendet afër Mitrovicës, një grup biznesmenësh serbë kanë bllokuar rrugën magjistrale dhe kanë kërcënuar se do të rrënojnë Portën 1, për shkak të marrëveshjes së dy kryeministrave që të paguhen taksa doganore edhe për mallrat që hyjnë nga portat kufitare që lidhin veriun e Kosovës me Serbinë.

    Porta kufitare numër 1, deri para aranzhimit të fundit të pajtuar mes kryeministrave, ka qenë e vendosur në Jarinjë, por për shkak të marrëveshjes është zhvendosur afër portës serbe në fshatin Rudnicë. Megjithatë, sipas dëshmitarëve, të enjten, xhandarmëria pos që ka kaluar portën kosovare, ku kanë qenë të vendosur zyrtarë të institucioneve të Kosovës, ata kanë hyrë thellë në territorin kosovar me justifikimin se po marrin masa që të mbrojnë portën kufitare dhe zyrtarët që kanë qenë aty.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #124
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Marrëdhëniet Kosovë - Serbi

    Megjithatë, sipas dëshmitarëve, të enjten, xhandarmëria pos që ka kaluar portën kosovare, ku kanë qenë të vendosur zyrtarë të institucioneve të Kosovës, ata kanë hyrë thellë në territorin kosovar
    - une thash qka ka diqka albin kurti qe po fryhet , atij i paskan ardh dajt deri te shpija vet.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e illyrianboyful
    Anëtarësuar
    24-08-2012
    Vendndodhja
    Kush të bëri nga Toka kaq të përsosur
    Postime
    309

    Për: Marrëdhëniet Kosovë - Serbi

    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    - une thash qka ka diqka albin kurti qe po fryhet , atij i paskan ardh dajt deri te shpija vet.
    Thaqi deklaroi se, Kosova po i paguan gabimet e disa krerëve politik të preshevës!

    LE TË JU KËRKOJ THAQI EDHE FALJE SERBIS QË NA E KAN HJEK LAPIDARIN, EDHE KUR TË PORDHËT LE T'JU KËRKOJ FALJE.

    MARRIA DHEFT, BURRA T'PUFAVE PO NA UDHHEQIN

    KAN VDEK SHQIPTARËT
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrianboyful : 13-02-2013 më 12:02

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Marrëdhëniet Kosovë - Serbi

    Draft-marrëveshja Prishtinë-Beograd: Rajon evropian e jo asociacion!

    Beograd, 17 mars - BE dhe Prishtina janë pajtuar për një draft prej 10 pikësh për marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit?

    Sipas burimeve të ditores serbe Blic, ky propozim iu dorëzua autoriteteve në Beograd, që ata të japin vërejtjet e tyre. BE dhe Prishtina do të kërkojnë nga Serbia të mos pengojë pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, duke lënë mundësi për një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit që do të zëvendësojë atë 1244.

    Sipas draftit, Bashkimi Evropian dhe Prishtina propozojnë që në veri të Kosovës serbëve t’ju lejohet formimi i Rajonit Evropian - Veriu i Kosovës, në vend të asociacionit të komunave që kërkon Beogradi. Ky rajon do të ketë një pjesë të përgjegjësive, madje edhe një Gjykatë të Apelit, por i tërë rajoni do të inkorporohet plotësisht në institucionet e Kosovës.

    Teksti integral i draft-marrëveshjes, i publikuar në gazetën serbe “Blic”, i transmetuar nga Telegrafi:

    Draft-marrëveshja

    Hyrje

    - Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të promovojë stabilitetin, paqen dhe pajtimin në Ballkanin Perëndimor, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të integrimit evropian të të dyja palëve. Ajo paraqet një normalizim thelbësor të raporteve të tyre, duke përmirësuar kështu sigurinë e qytetarëve të tyre dhe përmirësimin e kushteve të jetës së tyre të përditshme.

    - Kjo marrëveshje është në përputhje me marrëveshjet e arritura në dialog sipas rezolutës të AP të OKB-së 64/298, të datës 13 shtator 2010, duke marrë parasysh rezolutën e KS të OKB-së 1244/1999, dhe opinionin këshillëdhënës të GJND-së të 22 korrikut 2012. Marrëveshja nuk vë në pikëpyetje pozicionet e palëve në aspektin e statusit të Kosovës. Të dy palët pajton si në vijim:

    1. Zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme

    - Marrëveshjet tashmë të arritura duhet të zbatohen.

    - Marrëveshja për telekomunikacionin dhe energjinë elektrike do të arrihet në bazë të draftit ekzistues dhe në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të të dyja palëve (Marrëveshja e Athinës).

    2. Veriu i Kosovës

    - Komunat dhe institucione tjera në veri të Kosovës (Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku) janë pjesë integrale e kuadrit institucional dhe ligjor të Kosovës. Komunat e cekura gëzojnë të njëjtat të drejta dhe kanë të njëjtat kompetenca të zgjeruara të parapara për komunat tjera në Kosovë.

    - Duke u nisur nga parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, komunat në veri të Kosovës kanë të drejtë të formojnë një aleancë për të mbrojtur dhe promovuar interesat e tyre. Aleanca e përmendur mund të quhet Rajoni Evropian Veriu i Kosovës (REVK).

    - Përfaqësuesit e REVK-së munden në kohën e duhur të ftohen të marrin pjesë në punimet e Komitetit të Rajoneve të BE-së. REVK mund të formojë Kuvendin e komunave pjesëmarrëse, e ato mund të caktojnë një organ ekzekutiv që do të jetë përgjegjës për të ushtruar të gjitha të drejtat që u janë dhënë atyre sipas ligjit të Kosovës dhe të ofrojnë shërbime të bazuara në praktikat dhe standardet më të mira evropiane.

    - Zgjedhjet në REVK do të zhvillohen sipas ligjit të Kosovës dhe përfaqësuesit e zgjedhur do të kenë vend në institucionet e Kosovës.

    - REVK mund të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë. Ndër të tjera, kjo do të përfshijë marrëveshjet për bashkëpunim vendor dhe ndërkufitar me Serbinë.

    3. Aktivitetet e Qeverisë serbe në Kosovë

    - Serbia do të pushojë së kryeri funksionet kryesore shtetërore në Kosovë, përfshirë administratën komunale, gjykatat, policinë dhe organeve tjera - të tilla si zyra tatimore, zyra postare.

    - Organet gjyqësore do të punojnë në kuadrin ligjor të Kosovës. Gjykatat do të pasqyrojnë përbërjen etnike lokale. Në REVK do të formohet Gjykata e Apelit.

    - Në Kosovë nuk do të ketë zyrtarë aktivë të organeve serbe të rendit publik, të sigurisë dhe të autoriteteve të mbrojtjes civile, pa leje të organeve të Kosovës. E gjithë policia do të veprojë në kuadër të policisë së Kosovës. Vetëm policia, e cila pasqyron përbërjen etnike, do të vendoset në veri të Kosovës.

    - Institucionet e Kosovës do të kryejnë funksionet administrative, të tilla si shërbimet tatimore, posta, administrata komunale.

    - Financimi i komunave, si dhe individëve nga ana Serbisë - në mënyrë që të përmirësohet mirëqenia e komuniteteve lokale - do të bëhet përmes mekanizmave për të cilën të dy palët do të bien dakord, dhe që do të lejojnë buxhete të ndara dhe transparente për çdo sektor (p.sh. shëndetësia, arsimi, pensionet).

    4. Decentralizimi

    - Në aspektin e përcaktimit për decentralizim, autoritetet e Kosovës do të shqyrtojnë funksionimin e organeve të themeluara rishtazi komunale, në mënyrë që të sigurojnë qëndrueshmërinë e veprimeve dhe aktiviteteve të tyre.

    5. Trashëgimia kulturore dhe fetare

    - Marrëveshjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare të parashikuara me ligj të Kosovës, duhet të garantohen me marrëveshje mes BE-së dhe Kosovës.

    6. Shtetësia e dyfishtë

    - Të drejtat e personave me shtetësi të dyfishtë do të respektohet plotësisht.

    7. Zyrtarët për ndërlidhje

    - Organet serbe dhe organet e Kosovës do të caktojnë zyrtarët për ndërlidhje në Prishtinë dhe Beograd, për të mundësuar kontaktet e punës.

    8. Përfaqësimi i Kosovës në forumet ndërkombëtare

    - Në kornizën e normalizimit të marrëdhënieve, Serbia nuk do të bllokojë ose nxis të tjerët që të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë të bazuar në qëllime ekonomike, kulturore dhe sociale (përfshirë edhe sportin) qëllime. Serbia nuk do të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në OSBE.

    9. Zbatimi i marrëveshjes

    - Të dyja palët do ta zbatojnë këtë marrëveshje me ndihmën e BE-së, në përputhje me rendin e propozuar. BE-ja do të monitorojë zbatimin. Nëse njëra nga dy palët dështon në përmbushjen e detyrimeve ose renditjes, proceset që lidhen me atë palë do të ngrihen.

    10. Rezoluta e re e KS të OKB-së

    - Të dy palët mund të diskutojnë / bien dakord për të cekin marrëveshjet e përmendura / marrëveshjen për rezolutën e KS të OKB-së.

    Koha DITORE
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Marrëdhëniet Kosovë - Serbi

    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin

    Gjeja me e rendesishme qe paskan harruar ta permendin eshte forma e legjitimimit te kesaj "marreveshje"...

    -Ne baze te ciles Kushtetute, te cilave ligje dhe te cilave rregulla dhe konventa nderkombetare mund te legjitimohet nje "marreveshje" pa u nenshkruar nga palet dhe pa u ratifikuar konform Kushtetutave dhe ligjeve te paleve?

    -Kend e obligon nje "marreveshje" e panenshkruar dhe e paratifikuar, d.m.th. parmisht jolegjitime sipas rregullave te njohura dhe te vlefshme nderkombetare, dhe mbi cfare baze juridike kombetare ose nderkombetare?

    Nese marrim parasyesh "bazen juridike", ne te cilen, sipas shkrimit, mbeshtetet "marreveshja", atehere fillimisht nuk kemi te bejme me marreveshje te vertete, juridikisht te vlefshme dhe te pakontestueshme ne mes te paleve, por me vendime politike ne forme te zotimeve dhe pajtimit te paleve per veprime te caktuara, zbatimi i te cilave kontrollohet dhe garantohet (ose edhe jo) nga nje pale e trete, ne kete raste BE.
    Sepse, sic e permenda me larte, marreveshja perfundimtare domosdoshmerisht kerkon nenshkrimin dhe ratifikimin e rregullt nga palet, konform Kushtetues dhe ligjeve te seciles pale, pavaresisht a e njohin palet njera tjetren apo jo. Pra, edhe Republika e Serbise edhe Republika e Kosoves resp. Qeverite dhe Parlamentet e tyre do te duhej te nenshkruanin dhe ratifikonin marreveshjen me nje preambule ose fusnote, e cila p.sh. do te formulohej keshtu:
    " Kjo marrëveshje është në përputhje me marrëveshjet e arritura në dialog sipas rezolutës të AP të OKB-së 64/298, të datës 13 shtator 2010, duke marrë parasysh rezolutën e KS të OKB-së 1244/1999, dhe opinionin këshillëdhënës të GJND-së të 22 korrikut 2012. Marrëveshja nuk vë në pikëpyetje pozicionet e palëve në aspektin e statusit të Kosovës." (shih tekstin e marreveshjes).
    D.m.th. pala serbe nenshkruan ne emer te Republikes se Serbise, ajo kosovare ne emer te Republikes se Kosoves. Ndersa preambula ose fusnota (si me larte) jane element baze i interpretimit sa me te sakte dhe ne perputhje me nevojat dhe ligjet e te dyja paleve.
    Pra, ne menyre qe marreveshja te jete e vlefshme eshte i pashmangshem nenshkrimi i saj ashtu sic e permenda ose ngjashem, pasi qe cdo forme tjeter momentalisht eshte e pamundur per shkak te Kushtetutes se Serbise dhe vendimeve perkatese te Parlamentit te Serbise. Askush nuk mund te kerkoje nga Serbia nenshkrimin e nje marreveshje me institucionet e Republikes se Kosoves, sepse dicka e tille do te ishte jo vetem e parealizueshme por edhe e kote sepse antikushtetuese. Marreveshjet e nenshkruara, te cilat haptazi bien desh me parimit tehelore te Kushtetutes se nje vendi jane praktikisht te pavlefshme edhe sipas rregullave dhe konventave nderkombetare. Kjo eshte plotesisht e vetekuptueshme dhe e arsyeshme, ne menyre qe p.sh. subjekte, individe, organe... te pautorizuara, jokompetente, tradhetare, kolonialiste etj. te mos keqperdorin poziten dhe rastin per te bere pazare (me apo pa presion) ne dem ose ne favor te dikujt.

    Sido qe te jete, Serbia nuk ka asnje pengese juridike per te pranuar nenshkrimin e marreveshjeve me preambule ose fusnote. Por, fakti qe Serbia sipas gjitha gjasave nuk do te pranoje dicka te tille e ben te qarte se qellimi i vertete nuk eshte arritja e marreveshjeve ne mes te Serbise dhe Kosoves apo Republikes se Serbise dhe Republikes se Kosoves, por ne mes te Serbise dhe Institucioneve te Perkoheshme Veteqeverisese te Kosoves sipas rez. 1244 te OKB-se, d.m.th. institucioneve qe nuk jane te nje shteti apo Republike te pavarur, por te perkoheshme deri ne gjetjen e nje zgjidhje ose percaktimin perfundimtar te statusit te Kosoves.
    Prandaj, edhe kesaj radhe sipas gjitha gjasave nuk do te kete marreveshje te nenshkruar dhe te ratifikuar nga pala e Republikes se Kosoves, por vetem zotime gojore te organeve te Republikes se Kosoves, te mbeshtetura nga Parlamenti dhe organet tjera te kapura te shtetit, per zbatimin e asaj per cfare jane pajtuar Serbia dhe BE.
    Me fjale tjera: Kosova do te detyrohet, ne kundershtim me cdo rregull te vlefshem nderkombetar per shtete apo subjekte te tilla dhe te Kushtetutes se vete, te implementoje rregulla/urdhera brenda territorit te Kosoves, perfshi edhe rregullimin e brendshem administrativ dhe territorial, per te cilat jane marre vesh dy pale te paautorizuara dhe jokompetente (Serbia dhe BE) me konsultim ( ne fakt presion politik dhe personal) te pales kosovare.
    Se si quhet dhe interpretohet pastaj "marreveshja" (sic duket inekzistente, si ato te deritanishmet) eshte ceshtje tjeter. Gjithesesi, ceshtje jo e panjohur per opinionin shqipetar.
    Edhe naivi me i madh politik nuk do te prisje qe BE dhe Serbia, e sidomos tradhetaret shqipetar ne krye te institucioneve kuislinge te Kosoves do ti interpretonin nderhyrjet absolutisht ilegjitime ne Kosove (edhe sipas vete Kushtetutes se Serbise) shume me ndryshe se qe e bejne aktualisht. Pra, problemi nuk ka qendruar asnjehere dhe nuk qendron as sot, sidomos jo ne konfliktet nderetnike dhe historike ne Ballkan, ne gjetjen e formulimeve dhe interpretimeve kreative per paraqitjen e nje situate konform deshirave minimale te paleve ne konflikt. Edhe Serbise p.sh. i eshte lejuar hapesire e mjaftueshme, cofte permes Rez. 1244 ose kompromiseve tjera politike ne procesin e integrimit ne BE etj. qe te mund ti konzervoje dhe per nje kohe pretendimet e njohura te saj ndaj Kosoves. Ngjashem do te veprojne edhe me Kosoven ne rastin e autonomise per Veriun e Kosoves.
    Problematike eshte dhe do te jete edhe ne te ardhmen te arsyetohet dhe argumentohet mosperputhshmeria absolute e veprimeve dhe zhvillimeve reale ne terren me "interpretimet kreative" te bazuara ne "marreveshje" (inekzistente). Ne fakt, pothuajse cdo gje eshte e arsyetueshme. Se sa njerez me kalim te kohes do te binden nga genjeshtrat e pergjegjesve politik eshte me rendesi. Dhe, ndoshta bash ky eshte qellimi primar i "marreveshjeve" dhe interpretimeve te tilla kreative, ne menyre qe njerezit apo populli dalgadale te heqe dore nga pretendime te caktuara, pa shkaktuar konflikte te medha dhe pa nxitur konflikte tjera te ngjashme ne rajon...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 17-03-2013 më 11:17

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Marrëdhëniet Kosovë - Serbi

    Prishtina e gatshme për marrëveshje, pret Beogradin

    Prishtina zyrtare shprehet e gatshme të arrijë marrëveshje me Beogradin në takimin e 2 prillit në Bruksel, nëse ajo mbështetet në draftin e propozuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

    Një ditë para takimit të cilësuar si final të 2 prillit, këshilltari i parë i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku i ka thënë Radios Evropa e Lirë se drafti i propozuar nga baronesha Ashton, me disa vërejtje, është i pranueshëm për Prishtinën.

    Duke e lënë suksesin apo dështimin e këtij procesi në fushën e palës serbe, Çollaku tha po ashtu se Kosova është e gatshme për marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, dhe pret që edhe Serbia të reflektojë njësoj.

    “Sa i përket palës tonë, ne jemi të gatshëm që mbi ato pika të cilat janë adresuar mund të arrijmë marrëveshje qysh nesër. Presim që edhe pala tjetër, në këtë rast Serbia, të vijë me qëndrime shumë më pragmatike sesa deri më tani nëse ata me të vërtetë janë të interesuar për këtë marrëveshje apo jo. Apo ndoshta ata janë duke u përgatitur për një opsion tjetër e që mund të jetë opsioni i shpalljes si të dështuara të këtyre bisedimeve”, ka thënë Çollaku.

    Dallimet kryesore midis palëve në bisedime kanë të bëjnë me kompetencat e një trupi që do të formohej si rezultat i këtij procesi negociues, i quajtur asociacioni i komunave serbe.

    Beogradi ka kërkuar që ky trup të ketë kompetenca ekzekutive duke krijuar një pushtet të tretë me përgjegjësi në fushën e sigurisë, drejtësisë, arsimit, kulturës e shëndetësisë.

    Përderisa Prishtina, ka kërkuar që ky asociacion të bazohet në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, duke përjashtuar çfarëdo mundësie që atij t’i jepen kompetenca ekzekutive.

    Bekim Çollaku thotë se Kosova nuk mund të pranoj një zgjedhje e cila do ta krijonte një problem edhe më të madh sesa që ekziston aktualisht.

    “Ajo çfarë ka insistuar nga fillimi pala e Serbisë ka qenë formimi i nivelit të tretë të pushtetit për pjesën veriore. Kjo gjë natyrisht që ka qenë e papranueshme nga ana e jonë si një opsion totalisht i parealizueshëm. Por, ka qenë e papranueshme edhe nga vet ndërmjetësuesi, në këtë rast nga BE-ja dhe baronesha Ashton sepse nuk mund të adresohet një problem i kësaj natyre siç është veriu i Kosovës duke krijuar një problem edhe më të madh sesa që e kemi aktualisht”, ka thënë Çollaku.

    Në anën tjetër, Beogradi në disa raste e ka pranuar se gjendet para një situate jo të lehtë të zgjidhjes.

    Suksesi i këtyre bisedimeve për Serbinë është kushti kryesor që të fitojë apo të humbas datën e nisjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Analistët politikë në Beograd e kanë cilësuar këtë si një gjendje ku Serbia do të zgjedh mes integrimeve apo izolimit.
    Kurse drejtori i zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Alensander Vulin u ka thënë serbëve në veri të Kosovës se asnjë marrëveshje nuk do të arrihet pa pëlqimin e tyre.

    Ai e ka përjashtuar mundësinë që Beogradi të bëjë ndarjen e serbëve në veri dhe atyre që jetojnë në viset tjera të Kosovës, duke thënë se marrëveshja eventuale do t’i trajtoj të gjithë njësoj.

    “Serbia dëshiron të bisedojë dhe arrijë marrëveshje, por çdo vendim që do të merr, do ta pyet parlamentin dhe popullin e vet para se ai të jetë përfundimtar. Çfarë marrëveshje mund të arrihet nëse ajo nuk pranohet nga serbët e Kosovës”, ka thënë Vulin.

    Nën ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton, kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Dacic, kanë zhvilluar shtatë raunde bisedimesh në Bruksel.

    Kurse takimi i tetë, ai i 2 prillit, është paralajmëruar të jetë vendimtar për arritjen e një marrëveshje me të cilën jo vetëm që do të vendosej një fillim i normalizimit të marrëdhënieve midis dyja vendeve, por edhe do të krijonte një marrëveshje bazë për zgjidhjen e problemeve në veri të Kosovës ku Serbisë i është kërkuar t’i largojë strukturat e saj paralele.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #129
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Për: Marrëdhëniet Kosovë - Serbi

    Ne keto bisedime midis du shteteve duhet te flitet dhe per Presheven tash qe nga lajmi i fundit dje kan shpallur pavarsin e asaj lugine.
    Atje me teper se 90% e popullsise eshte etni shqiptare.

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Marrëdhëniet Kosovë - Serbi

    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Prishtina e gatshme për marrëveshje, pret Beogradin
    "Marreveshja" sipas gjitha gjasave eshte arritur moti...
    Prishtina vetem po ben propagande per publikun e brendshem, per ta justifikuar tradhetine kombetare te radhes nga pushteti i kusilingeve, hajduteve dhe antishqipetareve.
    Po "nxitohet" qe Beogradi te paraqitet si hezitues, ne menyre qe "marreveshja" pastaj te paraqitet si e "pafavorshme" per Serbine dhe e mire per Kosoven.

    Dallimet kryesore midis palëve në bisedime kanë të bëjnë me kompetencat e një trupi që do të formohej si rezultat i këtij procesi negociues, i quajtur asociacioni i komunave serbe.
    Ceshtje teresisht irrelevante.
    Dallimi kryesor ne mes te paleve eshte se njera pale (Serbia) eshte shtet, sillet si shtet dhe ka te drejte te nenshkruaj marreveshje nderkombetare dhe bilaterale, kurse pala tjeter (Kosova) nuk eshte shtet, nuk sillet si shtet sdhe nuk mund te nenshkruaj asnje marreveshje nderkombetare dhe bilaterale, as me Serbine as me BE-ne.

    Dallimi tjeter eshte se Serbia nuk pranon dhe nuk do te pranoje kurre, ne asnje situate, qe veriu i Kosoves te mos kete edhe de jure se paku autonomi te krahasueshme me ate qe ka sot Kosova ne relacion me Serbine , e cila e konsideron Kosoven si pjese te saj. E vetemja gje me te cilen do te pajtohet Serbia do te jete njohja e autoritetit dhe pergjegjesise te KFOR-it, UNMIK-ut, EULEX-it...sipas Rez. 1244 te OKB-se dhe disa pergjegjesi simbolike te Institucioneve te Perkoheshme Veteqeverisese te Kosoves sipas rez. 1244 te OKB-se -sidomos lidhur me financimin e veriut.
    Rregullimi administrativ, kompetencat e komunave dhe "Bashkesise se Komunave Serbe" (ne fakt territorit atonom te Veriut te Kosoves) do te behen ose jasht kushtetutes dhe ligjeve aktuale te Kosoves, ose, nese Prishtina eshte e gatshme, e qe sipas gjitha gjasaven do te jete, permes "harmonizimit" resp. pershtatjes se Kushtetutes se Kosoves per ta mundesuar krijimin e ketij regjioni autonom, ku de jure dhe de facto edhe me tutje do te funksionojne institucione dhe organe te Serbise dhe te tilla qe bashkepunojne vetem me Serbine dhe (kur kane interesa) edhe me Bashkesine Nderkombetare.

    Beogradi ka kërkuar që ky trup të ketë kompetenca ekzekutive duke krijuar një pushtet të tretë me përgjegjësi në fushën e sigurisë, drejtësisë, arsimit, kulturës e shëndetësisë.
    Mu kjo edhe ka ndodhur...
    Perndryshe, cdo marreveshje do te deshtonte qe ne fillim.
    Ligjet dhe ndryshimet kushtetuese per te mundesuar keto kompetenca vetem jane pergatitur apo ne pergatitje e siper. Pak dite ose jave pas "marreveshjes" do te sillen ne Kuvend dhe do te miratohen nga shumica e pushtetit kuisling dhe pakicave antishqipetare me vende te rezervuara, si dhe bythmdhajve gjithashtu te shitur te LDK-se dhe AAK-se.

    Përderisa Prishtina, ka kërkuar që ky asociacion të bazohet në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, duke përjashtuar çfarëdo mundësie që atij t’i jepen kompetenca ekzekutive.
    Jo qe nuk e pranon Serbia, por nje kerkese e tille do te ishte parealizueshme...
    Cdo "marreveshje" qe do te ishte dakord me Kushtetuten e Republikes se Kosoves, do te ishte njekohesisht ne kundershtim me Kushtetuten e Republikes se Serbise.
    Prandaj, dikush duhet ta ndryshoje Kushtetuten, nese deshirohet qe "marreveshja" te jete ne perputhje siperfaqesore me Kushtetutat. Kur dihet se ne Serbi Kushtetuta parimisht ndryshohen vetem me referendum, sidomos sa i perket Kosoves, atehere nuk eshte veshtire te thuhet se kush do ta ndryshonte Kushtetuten. Pala e cila nuk e pyet dhe nuk guxon ta pyet popullin per asgje te rendesishme. Por e cila thirre ne deshirat e nderkombetareve, te dreqit dh birit per te justifikuar tradhetite dhe faljen e territoreve pa asnje kompenzim...

    Bekim Çollaku thotë se Kosova nuk mund të pranoj një zgjedhje e cila do ta krijonte një problem edhe më të madh sesa që ekziston aktualisht.

    “Ajo çfarë ka insistuar nga fillimi pala e Serbisë ka qenë formimi i nivelit të tretë të pushtetit për pjesën veriore. Kjo gjë natyrisht që ka qenë e papranueshme nga ana e jonë si një opsion totalisht i parealizueshëm. Por, ka qenë e papranueshme edhe nga vet ndërmjetësuesi, në këtë rast nga BE-ja dhe baronesha Ashton sepse nuk mund të adresohet një problem i kësaj natyre siç është veriu i Kosovës duke krijuar një problem edhe më të madh sesa që e kemi aktualisht”, ka thënë Çollaku.
    Pikerisht kjo eshte pranuar...
    E vetmja qe nuk eshte pranuar ndoshta jane disa formulime te sakta, ne menyre qe pales Kosovare (pushtetit te Thacit) ti mundesohej ta genjeje sa me lehte popullin per "rregullimin" e arritur te konfliktit ne fjale. Parimisht dhe teknikisht cdo gje do te rregullohet ne ate menyre qe veriu i Kosoves te kete autonomi pothuajse ate plote, ne perputhje me Kushtetuten e Serbise dhe Rez. 1244 te OKB-se.
    Se a do te jete ne gjendje Kosova ti mbijetoje gjate ndryshimet e domosdoshme ligjore dhe kushtetuese per ta mundesuar zbatimin e vertete te rregullimit te tille te konfliktit eshte ceshtje tjeter. Si "shtet" cfare eshte aktualisht sigurisht qe mund te mbijetoje edhe 1000 vjet, nese dikush ia garanton ekzistencen dhe (formalisht) teresine territoriale. Por, cfare te mire/keqe i sjelle popullit dhe kombit nje "shtet" i tille eshte perseri ceshtje krejtesisht tjeter?!

    Suksesi i këtyre bisedimeve për Serbinë është kushti kryesor që të fitojë apo të humbas datën e nisjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 01-04-2013 më 15:21

Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •