Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Serbia në prag falimentimi, rrezikon të përfundojë si Greqia

    Paratë e arkës së shtetit serb për rroga e pensione mjaftojnë vetëm për gushtin, raporton në një artikull të saj Deutsche Ëelle. Kandidati për ministër i Financave dhe Ekonomisë së Serbisë, Mladan Dinkiç, njoftoi se në buxhetin serb ka para për të paguar vetëm pagat dhe pensionet deri në muajin gusht.



    Qeverisë për këtë arsye do t`i duhet të marrë hua të tjera. Dinkiç tha se paratë për këtë qëllim ndoshta do të merren nga kreditë për investimet.

    Sipas tij planifikohet që një pjesë e kredisë ruse për hekurudhat, që arrin gjithsej vlerën 800 milionë, të kalohet në buxhet. Ai tha se do të kërkojë që një pjesë e fondeve të marra nga FMN-ja të kalojë gjithashtu për nevojat e buxhetit.

    “Qeveria e vjetër i ka lënë trashëgim qeverisë së re në sferën ekonomike financa publike të shkatërruara, një duzinë institucionesh të panevojshme dhe shumë zgjidhje të këqija ligjore,” ka theksuar për DË Aleksandar Stefanoviç, nga qendra për Tregun e Lirë.

    Të dhënat që në buxhetin për paga dhe pensione ka para vetëm deri në gusht, tregon se në pjesën e parë të vitit është harxhuar shumë më tepër nga çfarë ka qenë e mundur realisht, thotë Stevanoviç.

    “Pra edhe sikur qeveria e re të donte të ishte e arsyeshme, do të duhej të thoshte se Serbia është në prag të falimentimit, se kemi shpenzuar më shumë nga ç’e kemi patur të mundur dhe për ne do të bëhet edhe më keq, nëse vazhdojmë në këtë rrugë. Kjo do të thotë se i vetmi opsion për Serbinë është të kursejmë. E thënë më saktë, jo të gjithë, sepse njerëzit, që punojnë në sektorin privat kursejnë prej kohësh, por që njerëzit, që punojnë në sektorin shtetëror dhe kanë të ardhura nga shteti, edhe ata duhet të ndajnë fatin me pjesën tjetër të shoqërisë” tha ai.

    Situata, për të cilën flet Mladan Dinkiç, në të cilën paratë për investime, apo paratë e FMN-së do të kalojnë në buxhet, gjithsesi nuk është situatë e mirë, paralajmëron Stevanoviç.

    “Kjo nuk është zgjidhje e mirë e ne nuk mund ta fshehim, se vitet e ardhshme nuk do të ndodhë asgjë më e mirë. Vetëm kursimet e shpëtojnë Serbinë dhe reformat, që për një afat prej 3 deri 4 vjeçar do të na nxjerrin nga kjo gjendje. Duke patur parasysh deklaratën, se duhet të marrim më shumë hua, nuk kam parë ndonjë vendosmëri të madhe për të shkuar në këtë drejtim dhe prandaj kam frikë se nuk do të bëhet sa duhet, për të ulur shpenzimet.”

    Derisa të vazhdojë mashtrimi i opinionit për gjendjen e vërtetë të ekonomisë serbe, kam frikë se do të përfundojmë në tragjedinë greke, thotë për DË Sasa Djogoviç, nga instituti për Hulumtimet e Tregut, dhe shton se Serbia praktikisht është drejt falimentimit.

    “Ne mund të themi se Serbia, pa ndihmën e FMN-së, ndodhet tashmë në këtë fazë paraprake të këtij falimentimi. Sepse përderisa nuk je në gjendje të përmbushësh detyrimet ndaj të gjithë përdoruesve të buxhetit, pa hyrë më shumë në borxh, por do të kesh gjithnjë e më pak kredidhënës, që do të ndihmojnë, do të thotë se gradualisht hyn në fazën e bankrotit. Dhe për të shmangur që edhe formalisht të hysh në fazën drejt falimentimit, është e nevojshme mbështetja e FMN-së, e cila hyn garant për zbatimin e një politike të re ekonomike. /E.L/
    Revolution 1848

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Nje ore e me pare! Do paguajne te gjithe barbaret nje dite!
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Nje ore e me pare! Do paguajne te gjithe barbaret nje dite!
    ...............................................

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-06-2012
    Postime
    199
    Gazeta Serbe sot :

    "1 milion banesa ne Serbi nen hipoteka "
    Kjo do te thote qe se paku 3 milion Serb ose diku gjysma e popullates ne Serbi do ngelin pa shtepi !
    http://www.b92.net/biz/vesti/srbija....&nav_id=629954

    Ka Zot !

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Mu ne h*le vafshin!

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    sa gjynah eq po me vjen..mu keputen telat..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •