Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1

    Thumbs down Kosova Si Hong Kongu Për Be-në !

    Shërbimi Ligjor i Këshillit të BE-së përfundimisht ka sqaruar atë që kosovarët, pak më shumë qeveria, po e presin me padurim qasjen në programet e BE-së apo siç i themi në Kosovë, “marrëdhëniet kontraktuale” me unionin e 27 shteteve evropiane.

    Një dokument “top sekret” i Këshillit të BE-së, i siguruar nga “Zëri”, merr shembuj marrëdhëniet e njëjta që Brukseli i ka me Hong Kongun apo Makaon, zyrtarisht pjesë të Kinës, ndërsa sqaron se përdorimi i termit “shtet” nuk nënkupton njohje të Kosovës, pasi në fakt BE nuk njeh shtete derisa kjo u takon vendeve anëtare.

    Edhe në këtë dokument, i cili e mban datën e 11 korrikut 2012, shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën iu heq merakun duke u thënë se në dokumentet që përdor Bashkimi Evropian në raport me Kosovën përmbajnë edhe formulën, “Pa paragjykuar qëndrimin e vendeve anëtare në lidhje me statusin e BE-së”.

    Shërbimi Ligjor i Këshillit, përmes 21 pikave, në fakt ka trajtuar rekomandimin që e ka bërë Komisioni Evropian për t’i mundësuar Kosovës qasjen në programet e BE-së.

    Ky rekomandim është mbështetur në nenin 218 të Traktatit të Funksionimit të BE-së, paragrafi i parë i së cilës thotë: “Marrëveshjet ndërmjet Unionit dhe shteteve të treta apo organizatave ndërkombëtare”.

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,88024
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Edhe pse 22 nga 27 Shtete te BE-se e kane njohur Pavaresine e mbikqyrur te Kosoves ? JO Pavaresine dhe Sovranitetin e Plote, e konsiderojne Kosoven si Hong Kongu, ne fakt me ket kjo BE don te thote se Kosova eshte pjese perberese e Serbise, edhe pse me shteti Serb brenda Kosoves nuk ka ushtrine, policine, gjygjet e saja, mu sikurse Kina ne Hong Kong. Qellimi kryesor I BE-se, por edhe I SHBA-ve eshte qe Serbine ta largojne nga ndikimi I Rusise. Sipas BE-se dhe SHBA-ve e vetmja Serbia ne kete pjese te Europes dhe Ballkanit eshte shteti qe Rusia ka ndikim, dhe tani me cdo kusht mundohen ta largojne Serbine nga ky ndikim, dhe I ofrojne apo ia plotesojne Serbise deshirat e saja. Se pari duke ia dhuruar 49 perqind te territorit te Bosnjes dhe Hercegovines ? Sebise me ane te Republika Serbe, pertej saj qe politika Shteterore e Serbise ishte shfaruese, ishte kriminele ne Bosnje, e boterisht dihet se para konfliktit atje nuk ishin me shume se 25-30 perqind populate serbe. Gjithashtu Serbise iu eshte mundesuar qe permes kishave te saja ne Maqedoni dhe Mal te Zi, ne nje menyre apo tjetren kane ndikim ne politiken e ktyre dy shteteve. Dhe tani kjo BE me ndihmen e SHBA-ve, duan qe sa ma pare e sa ma shpejte te fillojne bisedimet ? negociatat politike jo vetem per Veriun e Kosoves, por edhe per enklavat tjera serbe ne Kosove dhe per Kishat fetare Serbe, ndermjet Shtetit Serb dhe Qeverise se Kosoves, edhe pse ne krye te Shtetit Serb jane nxenesit e Vojisllav Sheshelit ? Tomisllav Nikolicit, perkatesisht nxenesit te Sllobodan Millosheviqit ? Ivica Daciqit. Vet fakti qe te gjithe kreret e Shteteve te BE-se, por edhe te SHBA-ve , thojne qe Serbia nuk eshte e detyruar ta njofe Pavaresine e Kosoves, por duhet te ket vetem mardhanie me Kosoven ? pikerisht sikurse Kina me Hong Kongu. Tani shtrohet pyetja se cfare ne Shqiptaret e konsiderojme Kosoven. Ne coftese ne e konsiderojme Kosoven si Hong Kongu pikerisht sic e konsideron edhe BE-ja, ateherash ne mund ta vazhdojme me kete avari duke e perkrahur keta Qeveritare Servile te korruptuar e shantazhuar. E ne coftese duam dhe e konsiderojme Kosoven te Shqiptareve ateherash duhet qe te mos qendrojme duarkryq, duhet qe te mos qendrojme neglezhent ndaj ketyre qe e konsiderojne Kosoven si Hong Kongu. Kjo eshte ajo qe ne themi Europe Shtrige e Vjeter ndaj Shqiptarve, sepse pikerisht eshte po e njejta Europe qe ne vitin 1912-1913 ka ndare Kombin Shqiptar ne 5 shtete, e tani pas nje shekulli po e njejta Europe e konsideron Kosoven si Hong Kongu Kinez.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Ne te rinjte qe rrijme dite e nate neper forume, eshte me e udhes qe te mobilizohemi nje dite dhe te marshojme drejt kufirit shqiptaro-shqiptar. Te mbajme ne rruge referendum dhe te mos levizim nga vendi deri sa te na pranojne te drejten e vetevendosjes per bashkim. Ne jemi e ardhmja e kombit dhe ne duhet te ndermarrim dicka ne te mire te kombit, se na qoj posht bota... a nuk e shihni?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Kosova Si Hong Kongu Për Be-në !
    Hong Kongu eshte fuqi ekonomike!
    Ndersa Kosova eshte nje nder vendet me te varfera te Europes...

    BE e respekton Hong Kongun me teper se shume shtete tjera te botes. Ndersa Kosoven e trajton si ndonje paralagje problematike te nje metropoli apo ngjashem...

    Qytetaret e Hong Kongut mund te udhetojne pa Viza ne BE, qytetaret e Kosoves jo etj., etj...

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ndersa Kosova eshte nje nder vendet me te varfera te Europes...
    Nuk e ke mire kur thua se Kosova eshte nje nder vendet me te varfera te Europes

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Gon! Lexo Postimin
    Ne te rinjte qe rrijme dite e nate neper forume, eshte me e udhes qe te mobilizohemi nje dite dhe te marshojme drejt kufirit shqiptaro-shqiptar. Te mbajme ne rruge referendum dhe te mos levizim nga vendi deri sa te na pranojne te drejten e vetevendosjes per bashkim. Ne jemi e ardhmja e kombit dhe ne duhet te ndermarrim dicka ne te mire te kombit, se na qoj posht bota... a nuk e shihni?
    Ashtu duhet! Ide shume e mire. E dime qe politikanet ne te anet e kufirit jane kundra ribashkimit, dhe vetem forca e numrave do t'i mposhte. Te pushtojme doganen e Morinit, si nga ana e Shqiperise e ashtu dhe e Kosoves. Te bllokojme rrugen, dhe te mos levizim deri sa te marrim referendumin.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin

    Te rinjte maqedonas mobilizoheshin te gjithe nepermjet internetit ne kryengritje kunder shqipetareve, perse te mos e bejme edhe ne nje organizim duke u bere thirrje te gjithe te rinjeve qe rrijne ne forume te ndryshme shqipetareve, te caktojme nje date dhe te dalim ne kufirin shqipetaro-shqipetar me kerkesen "Bashkimi Kombetar", e drejte qe na takon dhe asnje ligj nuk mund te na e mohoj...

    Une, edhe pse nuk i perkisja levizjes Vetevendosje mora pjese ne protestat qe u mbajten per bllokimin e kufijve Kosove-Serbi, madje me teper kam brohoritur "Shqiperi Etnike", por ai organizim nuk ishte moment i pershtashem qe te ndermirnim hapa me te medhenj per shkak te kohes. Ndersa tani qe eshte vere e kemi shume me leht, bile dhe do te kenaqemi ne shoqeri sbashku, nje rruge e shume pune do te kishim kryer.

    Une per vete jam teper i gatshem per nje gje te tille, dhe do te mbledh edhe te rinj nga ana ime me bollek. Ama na nevojitet edhe nje bashkepunim me Levizjen VV dhe AK mendoj...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gon! : 02-08-2012 më 06:09

  8. #8

    Atehere duhen kontaktuar keto organizata qe te mbeshtesin bllokimin e kufirit. Por qe tani agjentet e shteti te Shqiperise e Kosoves e kane lexuar kete lajm e do te bejne cdo gje per ta bllokuar kete nisme.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Atehere duhen kontaktuar keto organizata qe te mbeshtesin bllokimin e kufirit. Por qe tani agjentet e shteti te Shqiperise e Kosoves e kane lexuar kete lajm e do te bejne cdo gje per ta bllokuar kete nisme.
    Edvin, paujtohem plotesisht me ty, por kur te fillojme kete iniciative dhe nese e fillojme te jemi te vendosur, te tregohemi te sincerte, dhe te marrim punen me shume seriozitet...

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Teme kot,posti i pare shume i paqarte,konfuz ne shkrim,varja.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •