Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 42
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Kujt po i plas te presidenca Nishani, ne kemi hall feje
    qef e qef qe ben hafizi mish te kuq e pilaf orizi.

  2. #22
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Kujt po i plas te presidenca Nishani, ne kemi hall feje
    Fiks fare. Nuk ka teme qe te mos e lidhin me fene. Ketu eshte fjala a eshte Nishani i afte per kete pune apo jo, dhe nuk eshte fjala tek fiziku apo bukuria e individit. Keta e kane hallin te mustaqet e Nishanit. Vazhdoni shqipo, edhe 100 vjetet qe vijne keshtu do ti shtyme si 100 vjetet qe kaluan.

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Per plot 10 vjet tashme, qe nga dita qe Moisiu u zgjodh president e deri me sot, misioni i vetem i presidentit te Shqiperise ishte reforma ne drejtesi. Presidenti eshte kreu i sistemit te drejtesise ne vend, dhe ka pushtet e priviligje kushtetuese qe nuk i ka askush tjeter, per te kryer reformen e per te adresuar problemet madhore qe has ky sistem ne Shqiperi. Sistemi i drejtesise eshte sistemi me i korruptuar ne vend dhe mbase sistemi me i korruptuar ne Evrope. Te pakten dy paardhesit e Nishanit, si Moisiu si Topi jo vetem qe deshtuan qe te reformojne kete sistem, por as nuk e moren mundimin qe te ndermernin nje nisme serioze. Perkundrazi, ata u bene pale me kete sistem te korruptuar gjyqesor, duke i kthyer emerimet e gjyqtareve e kryeprokuroreve si menyra per te avancuar interesat vetjake financiare apo politike.

    Shqiptaret kane humbur plot 10 vjet qe presin te shohin rikthimin e shtetit te se drejtes ne vend. Pavaresisht se sa shume zhvillohet ekonomia shqiptare, pavaresisht se sa e suksesshme mund te kete qene nje qeveri per te bere reforma ne fusha te tjera, sistemi i drejtesise eshte jetik per nje shoqeri demokratike.

    Bujar Nishani ishte ministri me i suksesshem aktual i qeverise Berisha dhe puna e tij ne krye te Ministrise se Brendshme, ishte per tu lavderuar pasi nuk eshte e lehte te luftosh trafikantet e droges ne vend qe kane ngritur nje infrastrukture e rrjet te madh ne vend. Per te patur sukses ne detyren e re, Nishanit i nevojitet guxim dhe inisiative politike dhe institucionale. Do t'i duhet te marri vendime qe do te mirepriten nga populli i thjeshte, por do te godasin interesat e klaneve qe kontrollojne jo vetem politiken por edhe disa prej mediave me te medha te vendit.

    Njeriu qe kapi tonelatat e droges se trafikanteve shqiptare e shkaterroi disa prej rrjeteve me te medha te droges ne rajon, do ti duhet qe te reformoje sistemin e drejtesise, ne menyre qe keta trafikante te mos tallen me ligjin e shtetin shqiptar, por ta gjejne veten para bankes se te akuzuarve ne gjykate, dhe pas hekurave te burgut. Qe Shqiperia evropiane te lindi duhet qe me pare te vdesi Shqiperia kolumbiane.

    I uroj suksese presidentit te ri ne detyren e tij te veshtire.

    Albo

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e stela81
    Anëtarësuar
    26-06-2012
    Vendndodhja
    Ne qiell
    Postime
    1,106
    Presidenti fatkeqsisht ne vendin tone ska asnje rol ne politike, vetem dekoron dhe merr pjese ne evenimente kulturore, eshte thjesht si nje kukull ne nje karrike ku te tjeret vendosin dhe vulosin....

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Jari me mustaqe, Jari me nishan

    Për herë të parë gjatë këtyre 100 viteve të independencës, Shqipëria ka çliruar veten nga hipokrizia periodike e liderëzimit chic, fodull dhe hipokrit. Fatmirësisht dhe fatkeqësisht pesë vitet e ardhshme nuk do të kemi në krye të shtetit një drejtues që do të stonojë me republikën. Nuk do të kemi një president të shëndetshëm, të gjatë, simpatik, pragmatist, luajal, avokat të Kushtetutës, mbi palët politike por mrekullisht kësaj here Ai na ka zgjedhur një president kopje të vetë Shqipërisë.

    Nuk dua t’ia prish gëzimin Bujar Nishanit të sapo ulur më bythë mbi karrigen e Bamir Topit, por dje tek shikoja pamjet e ceremonisë me topa e gjyle mu përshkëndit para syve dhe nuhata nëpër hundë një Shqipëri më orientale, më të lodhur. Bujari i veshur me kostum të zi e kravatë të kuqe thjesht më shëmbëlleu Shqipërinë e sotme origjinale e pa lajle-lule.

    Një Bujar me flokë gjysëm të rënë majë koke më fanepsi pyjet e prerë dhe të masakruar të vendit tim.

    Një Bujar gjysëm i mpirë me dorë e këmbë të sëmurë e pa qarkullim gjaku ndër vena më pikturoi Shqipërinë e veriut të braktisur e abandonuar prej gjindjes ku nuk qarkullon asnjë frymë.

    Një Bujar me mustaqe aspak estetike dhe stonaturë e gjallë në raport me fytyrën dhe llapat e veshëve më kujtoi ndërtimet e paligjshme buzë bregdetit të çvirgjëruar shpartallueshëm të kësaj qoshke mesdhetare.

    Një Bujar që handikapi i të ecurit ia vështirëson më tepër detyrën më vizaton bardhë e zi një Shqipëri që pa ndihmën prej shteteve mike mund të plasej në tokë e të ngordhte e vetmuar aty prore.

    Një Bujar tek lexonte fjalimin e thatë, ordiner, të vakët dhe pa kolorit shprese dhe entuziazmi të inaugurimit më kujtonte Shqipërinë analfabete, të keqarsimuar dhe me elita të strukura fshehtas në skutat e frikës apo materializmit makut.

    Një Bujar i zgjedhur kuturu rastësishëm president nga i Plotfuqishmi më kujton nëpërkëmbjen që i bëhet vendit nga të njëjta koka të nxehta politikanësh lokalë apo diplomatë anonimë perëndimorë që Shqipëria i kthen në yje ekranesh të cilët xhelozojnë më pas Hollywood e Bollywood bashkë.

    Bujar Nishani është kopja e gjallë e Shqipërisë së sëmurë. Zgjedhja e tij prej Atij duhet përshëndetur sepse presidenti dhe republika tashmë janë shëmbëlltyra e njëri-tjetrit.

    Bujar Nishani përfaqësues i këtij vendi nuk do të zhgënjejë më askënd. Kur emri ALBANIA do të thirret kudo, kur flamuri a himni ynë kombëtar do të valëvitet a këndohet, kur do të flitet për historinë, ekonominë,turizmin, sportin shqiptar do të shihni tek parakalon çalë-çalë e i sëmurë presidenti ynë. Bujari është një prej nesh. Tek ky mustaqelli tashmë më mirë se kurrë janë fashitur dembelizmi ynë, servilizmi, hipokrizia, paaftësia, virozat nacionale stinore, pamundësia për të shpartalluar amullinë e gjatë. Bujari ashtu si Shqipëria është dilemë e madhe mes orientit dhe oksidentit, është goja në të cilën po nuk u gëlltitën tabletat antisëmundje prej recetës së mjekëve (ndërkombëtarëve) do të mbetet thjesht një trup i pakallur që nuk lëviz. Bujari porsi republika e tij mbetet qoshkë ballkanike ku e shkuara e mykur tall ****** me të ardhmen, është personifikimi i vezirëve të dikurshëm, të cilët edhe për tu larë në hamam prisnin gjatë derisa u vinte haberi prej sulltanit.

    Unë personalisht ndjehem krenar kësaj radhe me këtë zgjedhje presidenciale. Atdheu im i sëmurë prej dekadash nuk ndjehet vetëm, por te dhoma e spitalit i vjen një tjetër pacient, presidenti i tij. Ngushëlloj veten sepse për herë të parë Shqipëria nuk hapet bythësh në mënyrë hipokrite. E çfarë na duhet një president i shëndetshëm kur atdheun e kemi të pa ngopur, të pa larë, të keq arsimuar, me spitale si hale dhe hale si spitale…? Kësaj radhe nuk po gënjejmë as veten.

    Vetëm diçka më habiti para pak javësh tek dëgjoja Bujarin kur thoshte:

    -Jam i sëmurë, por doktor Mentor Petrela më ka thënë se pas një viti e gjysëm shërohem totalisht!

    Çfarë të jetë vallë kjo përgjigje metaforike e Nishanit?

    Mos ndoshta parashikon se mot në këto kohë shporrim të gjithë bashkë mentorin e tij nga pushteti dhe jo vetëm Bujari, por edhe Republika fillon të shërohet dalë ngadalë?

    Gëzuar 100 vjetorin e pavarësisë Shqipëria ime. Je me fat si dikur. Porsi vëllezërit Frashëri, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Ahmet Zogu, Bajram Curri një tjetër burrështeti që do të të udhëheqë mban sërish mustaqe mbi buzë. Vetëm mustaqe ka se për të tjera virtyte as nuk bëhet fjalë. Ta gëzosh presidentin e ri atdheu i Jarit me mustaqe mbi buzë e nishan mbi mbiemër.

    burimi: blendi mane

  6. #26
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Opa, Bledi Mane hahaha
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga stela81 Lexo Postimin
    Presidenti fatkeqsisht ne vendin tone ska asnje rol ne politike, vetem dekoron dhe merr pjese ne evenimente kulturore, eshte thjesht si nje kukull ne nje karrike ku te tjeret vendosin dhe vulosin....
    dhe kjo eshte dhurate e 2 partive te medha qe drejtojn vendin...

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2012
    Postime
    33
    http://www.mapo.al/wp-content/upload...28-300x225.jpg





    Dita e parë e punës, Nishani merret me dorëheqjet e stafit të Topit

    Nevila Perndoj - MAPO

    TIRANË Në ditën e parë të punës si President i Republikës, Bujar Nishani u angazhua në atë që kishte paralajmëruar prej kohësh, emërimin e kabinetit të ri që do ta këshillojë për pesë vitet e ardhshme. Ai ka zhvilluar takime intensive dhe të njëpasnjëshme me secilin prej përfaqësuesve të stafit të ish-Presidentit Bamir Topi, duke u kujtuar atyre se përpos punës së mirë që ata kishin bërë, ai e kishte zgjedhur stafin me të cilin do të punonte. Secili prej anëtarëve të kabinetit të Bamir Topit, dje ka mbyllur dosjet dhe ka paraqitur dorëheqjet tek Presidenti i ri, ndërsa ka pasur një ngutje nga stafi që do të emërohet për t’u futur në zyra që dje, edhe pse procedurat për stafin e vjetër të paktën ligjërisht nuk kishin përfunduar ende. Kështu janë larguar të gjithë këshilltarët, ndërsa ka vijuar të jetë ende në detyrë (edhe për pak ditë), Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko. Ai do të largohet nga detyra menjëherë pas emërimit të pasardhësit të tij, që pritet të jetë Bardh Spahia. Ky i fundit u lirua dje me vendim qeverie nga posti i zv-ministrit të Shëndetësisë. Vetë Presidenti Bujar Nishani e ka konsideruar ditën e parë të punës si tepër normale, duke pranuar se angazhimi i tij kishte qenë i lidhur me këshilltarët e ish-Presidentit të Republikës, Bamir Topi.“Ka qenë një ditë normale, ditë pune. Ia kam kushtuar tërësisht këshilltarëve të Topit, për të marrë nga ata eksperiencën e këtyre viteve. Kam pasur vijimësi mesazhesh urimi dhe telefonata…”, – tha dje Nishani.


    Stafi i ri

    Në stafin e Presidentit të sapobetuar, Bujar Nishani, pritet që të bëjnë pjesë emra kryesisht të rinj, pa ndonjë përvojë të gjatë në fushat ku janë emëruar. Ashtu si edhe paralajmëroi gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Nishani do ta përqendrojë punën e tij tek reformat në drejtësi, për pasojë ai do të emërojë plot tre këshilltarë ligjorë duke zëvendësuar ata aktualët, Artur Metani dhe Spiro Peçi. Ata do të jenë Arben Idrizi, që do të jetë kryesisht për ligjet që do të miratohen nga Kuvendi; Ilia Olldashi, që do të fokusohet më së shumti tek raportet me Prokurorinë, dhe Shaqir Hasani, për gjyqësorin. Manuela Murti pritet të emërohet këshilltare për Integrimin, një pozicion që nuk ka qenë më parë, ndërsa Mimoza Selenica, këshilltare për Çështjet Sociale. Në stafin e Presidentit Nishani të bie në dy përfshirja e pretendentit për Fronin Mbretëror, Leka Zogu, i cili mësohet se do ta këshillojë kreun e shtetit për Çështjet Politike dhe ndoshta edhe për Sigurinë Kombëtare. Ende nuk dihet se cili emër do të emërohet në postin e këshilltarit për Marrëdhëniet me Institucionet, post të cilin më parë e mbante Afrim Krasniqi. Besnik Konçi do të jetë këshilltar për Diplomacinë, në vend të Arben Cicit, ndërsa për Kulturën, Nishani do të këshillohet nga përkthyesi i njohur, Amik Kasoruho. Marrëdhëniet me median do t’i mbulojë gazetarja Irma Toptani, e cila zëvendëson në këtë detyrë Mimoza Koçiun.




    Stafi i ri i Presidentit të Republikës:



    Sekretar i Përgjithshëm, Bardh Spahia



    Drejtor i Kabinetit, Florian Nuni



    Besnik Konçi, Këshilltar Diplomatik



    Leka Zogu II, Këshilltar për Çështjet Politike



    Arben Idrizi, Këshilltar Ligjor



    Ilia Olldashi, Këshilltar Ligjor (për prokurorinë)



    Shaqir Hasani, Këshilltar Ligjor (për gjyqësorin)



    Mimoza Selenica, Këshilltare për Çështjet Sociale



    Manuela Murti, Këshilltare për Integrimin Europian



    Amik Kasoruho, Këshilltar për Kulturën



    Irma Toptani, Zëdhënëse e Presidentit

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    I uroj nje shoqes time pune te mbare si keshilltare .
    Personi i duhur per kete detyre .
    Brari ku je... ke humbur te pershendes
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Talking

    suksese
    por per hir te interesave shqiptare priji mustaqet
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •