23/07/2012 14:20:00 KOHA



Tiranė 22 korrik- Nė Tiranė, nė selinė e Presidencės shqiptare, ditėn e premte, Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi, nė prezencėn e intelektualėve njerėzve tė penės, familjarėve dhe tė ftuarve tė tjerė tė ardhur nga Struga i dorėzoi urdhrin ''Nderi i Kombit'' pas vdekjes Demir Lenės. Njėrit nga luftėtarėt e shquar tė lirisė dhe pavarėsisė sė Shqipėrisė, me motivacionin pėr heroizmin e treguar nė Betejat e Petrinjės tė vitit 1913 kundėr pushtuesve serb si dhe nė betejėn e Nikolicės kundėr pushtuesve grek, nė mbrojtje tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe trojeve shqiptare nga planet pėr aneksimin e tyre nga shtetet fqinje. Presidenti Topi kėtė urdhėr ia dorėzoi Xheladin Lenės, stėrnipit tė Demir Lenės, i cili nga ana e tij falėnderoi Presidentin pėr kėtė vlerėsim qė i bėhet njeriut qė nė zemėr kishte ēėshtjen kombėtare.

"Ai e meritonte kėtė vlerėsim, sepse me veprimtarinė dhe aktivitetin e tij kontribuoi qė tė kujtohet dhe vlerėsohet", pėrfundoi Xheladin Lena. Gjithashtu, nė kėtė ceremoni Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė Bamir Topi, i dha Riza Ajros pas vdekjes ''Medaljen e Artė tė Shqiponjės'' me motivacionin pėr heroizmin e treguar nė betejėn e Petrinjės, mė 1913 si njė ndėr komandantėt e luftėtarėve shqiptarė luftoi kundėr ushtrisė serbe nė mbrojtje tė pavarėsisė sė trojeve shqiptare nga planet pėr aneksimin e tyre prej shteteve shoviniste fqinje. Kėtė medalje tė lartė tė shtetit shqiptar Presidenti Topi ia dorėzoi Vait Ajros, nė cilėsinė e pėrfaqėsuesit tė familjes tė Riza Ajro. Pas pranimit tė medaljes Vait Ajro theksoi se ėshtė njė nder i veēantė qė pas njėqind vjetėsh u japim vlerėn e merituar kėtyre figurave me kontributin e Presidentit Topi dhe kryetarit tė Komunės sė Strugės. "Ata deshėn dhe ėndėrruan njė Shqipėri tė bashkuar pėr tė cilėn luftuan", pėrfundoi Ajro.

Gjithashtu me "Medaljen e Artė tė Shqiponjės" Presidenti Topi vlerėsoi edhe Taborin e Strugės pėr heroizmin e treguar nė Betejėn e Petrinjės mė 1913 kundėr ushtrisė serbe nė mbrojtje tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe trojeve shqiptare nga shovinistėt fqinj. Kėtė vlerėsim tė Presidentit shqiptar e pranoi kryetari i Komunės sė Strugės, Ramiz Merko, i cili nė emėr tė qytetarėve tė Strugės falėnderoi Presidentin Topi pėr dekorimet e Demir Lenės dhe Riza Ajros si dhe pėr dekorimin e Taborit tė Strugės."Para disa ditėve Presidenti dekoroi edhe nėnshkruesit e Pavarėsisė nga Fushėgropa e Strugės dhe kėshtu pas njėqind vjetėve Strugės, i kthehet historia i kthehen tė gjithė ata burra dhe trima qė kanė luftuar pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare", pėrfundoi Ramiz Merko. Ndėrkohė, njė fjalė rasti nė kėtė ceremoni nė Presidencėn shqiptare mbajti dhe aktori i mirėnjohur dhe veprimtari Xhevat Limani, njė nga iniciatorėt dhe kontribuesit pėr vlerėsimin e kėtyre figurave. Limani potencoi se Struga qė frymon shqip ndjehet e vlerėsuar nga kėto dekorime. "Ne kemi pasur njė ėndėrr dhe njė frymė ashtu siē e pat thėnė Skėnderbeu se: Atdheu ynė ėshtė Shqipėria, gjersa gjaku ynė malet dhe bregoret do t'i lajė, do tė rrojė Shqipėria", tha aktori Xhevat Limani. (P.L./KOHA)