Terrorizmi/ Policia mbikėqyr elementėt e dyshuar. Burgaj: Plan masash, megjithėse nuk ka vend pėr panik.
Personeli i ambasadave porositet me udhėzime tė posaēme. Antiterrori i Tiranės aktivizon agjentėt nė terren. Greqia nė alarm. Aeroportet, portet dhe ishujt turistikė blindohen me policė. Dyshohet pėr elementė arabė tė Hezbullahut qė kanė organizuar atentatin nė Burgas, Bullgari.
Nikoleta Kovaēi
Kujdes, shmangni vendet e populluara, mos u largoni nga qendrat urbane, bėni kujdes ndaj elementėve tė dyshimtė pėr akte terroriste. Kėto kėshilla janė shpėrndarė dje me SMS nga ambasada franceze pėr shtetasit e saj nė Tiranė. Por, ky institucion nuk ėshtė i vetmi, i alarmuar kėto dy ditė. Atentati terrorist i Burgas-it nė Bullgari ka ngritur nė kėmbė gjithė anti-terrorin e rajonit.
Ambasadat shtojnė masat e sigurisė
Pas masave drastike tė marra nga Greqia, vetėm 24 orė pas aktit kamikaz, Shqipėria forcon kontrollet, ndėrsa ambasadat e huaja qė punojnė nė vendin tonė, kanė lėshuar udhėzimet pėrkatėse pėr shtetasit dhe punonjėsit e tyre. Menjėherė pas daljes sė tė dhėnave tė para tė atentatit, ka qenė ambasada franceze qė ka nisur porositė pėr tė gjithė shtetasit francezė qė jetojnė dhe punojnė nė vendin tonė. Paēka se nuk bėhet fjalė pėr asnjė fakt konkret, tė ndonjė kėrcėnimi tė mundshėm qė mund tė trazojė territorin, mėsohet se kjo ambasadė ka udhėzuar shtetasit qė tė bėjnė kujdes, duke iu shpėrndarė rekomandimet e pėrhershme nė raste tė tilla. Nė tė njėjtėn linjė kujdesi ėshtė vendosur edhe ambasada italiane, ndonėse bėhet e ditur se kjo pėrfaqėsi diplomatike nuk ka bėrė njoftime pėr shtetasit e vet pėr situatėn, por ka tėrhequr vėmendjen e personelit pėr njė kujdes mė tė shtuar kė to ditė pėr sa i pėrket masave tė sigurisė.
Burgaj: Situata nėn kontroll
Gjithashtu policia nga ana e saj ka hartuar planin konkret tė masave pėr tė mbajtur nėn kontroll gjithė territorin, ndonėse zyrtarisht nga drejtuesit mė tė lartė tė Policisė sė Shtetit dhe tė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, bėhet me dije se ngjarja e Bullgarisė nuk pėrbėn asnjė rreziku pėr vendin tonė. Kėtė fakt e pohoi pėr gazetėn Shekulli numri njė njė Policisė sė Shtetit, Hysni Burgaj, ndėrsa saktėsoi se masat qė janė marrė kėto dy ditė janė krejtėsisht tė zakonshme nė raste tė tilla, por qė situata nė vendin tonė ėshtė krejtėsisht nėn kontroll.
Udhėzimet anti-terror
Ambasada e Francės nė vendin tonė mėsohet se ka pajisur tė gjithė shtetasit e saj me udhėzimet konkrete qė duhet tė zbatojnė deri nė njė urdhėr tė dytė. Gjithēka ka tė bėje me kujdesin qė duhet tė tregojnė francezėt, ku njė ndėr pikat kryesore ėshtė tė qėndruarit larg vendeve me grumbullime tė mėdha njerėzish, tė lajmėrojnė pėr vendndodhjet dhe kohėzgjatjet e lėvizjeve dhe se duhet tė jenė nė kontakt tė vazhdueshėm me personelin e ambasadės. Gjithashtu saktėsohet se nė planin konkret tė masave tė kėsaj ambasade ėshtė pėrfshirė edhe fakti qė nė oraret e pėrcaktuara nė udhėzim shtetasit e tyre nuk do tė lėvizin prej vendqėndrimeve tė tyre. Pavarėsisht se jo me strategji tė bėrė publike, masa tė tilla ka marrė edhe ambasada italiane, ndėrkohė qė janė edhe njė sėrė ambasadash tė tjera qė kanė lėshuar urdhra tė brendshėm pėr personelin. Njė nga pikat e pėrbashkėta tė kėtyre masave ėshtė thjesht qėndrimi larg vendeve ku realizohen grumbullime.
Drejtori
Policia e Shtetit: S`ka asnjė rrezik pėr terrorizėm
Nė njė prononcim pėr gazetėn Shekulli, Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Hysni Burgaj ka bėrė me dije se vendi ynė nuk pėrbėn asnjė rrezik pėr sulme nga terrorizmi. Sipas tij, plani i masave qė ėshtė marrė pas sulmit kamikaz tė Burgas-it nė Bullgari ėshtė njė plan krejtėsisht normal, qė ska tė bėje me masa konkrete, pasi sipas Burgajt gjithēka ėshtė nėn kontroll tė forcave tė sigurisė. Ndėrkohė, qė sipas tė dhėnave tė anti-terrorit kryeqytetas, bėhet me dije se ėshtė rritur vėmendja e kėtij sektori menjėherė pas shpėrthimit nė Bullgari. Sipas burimeve, plani aktual i masave qė ka marrė ky sektor nė policinė e Tiranės ėshtė normal, detajet e tė cilit nuk mund tė bėhen publike, por saktėsohet se gjithēka ėshtė nėn kontroll dhe se koordinimi me strukturat e tjera ėshtė i gatshėm. Gjithashtu burimet e Policisė shprehen edhe nė lidhje me frikėn e ambasadave tė huaja, se gjendja ėshtė tejet normale dhe se nė vendin tonė nuk ka gjurmė tė asnjė tė dyshuari, e pėr pasojė nuk ka vend pėr panik. Policia ka nė fokus kryesisht kufijtė e vendit, sidomos pas masave tė Greqisė, por vetė Burgaj saktėsoi se nuk bėhet fjalė pėr asnjė lloj ndryshimi nė marrjen e masave, paēka se vigjilenca nė raste tė tilla ėshtė e shtuar.
Terrorizmi
Greqia nė alarm tė kuq, nėn mbikėqyrje ishujt turistikė
Anti-terrori i vendit fqinjė ka kaluar nė gjendje gatishmėrie menjėherė pas daljes sė tė dhėnave tė para nga hetimi bullgar nė lidhje me sulmin kamikaze nė Burgas. Sipas hetimeve, dyshohet se atentatorėt kanė lidhje me persona qė janė pjesė e Hezbullhaut, tė cilėt veprojnė nė Qipro dhe Greqi. Kėshtu shėrbimet greke tė sigurisė kanė kaluar nė sitėn e tyre tė gjithė informacionet konkrete qė vijnė nga hetimet e shėrbimeve tė shumta qė kanė marrė pėrsipėr bashkėpunimin nė sulmin e Burgasit ku u vranė 7 persona dhe u plagosėn me dhjetėra tė tjerė. Dyshimet e mėdha tė frikės greke kanė tė bėjnė me informacionet qė mediat qipriote treguan se personi i dyshuar si bashkėpunėtor nė sulm, i cili tashmė ėshtė i shpallur nė kėrkim nė tė gjithė botėn, paēka se emri ende nuk dihet, ėshtė ndaluar nė tokėn e tyre. Libanezi me pasaportė suedeze ėshtė dyshuar pėr pėrgatitje tė sulmeve terroriste. Qipriotėt tregojnė se libanezin e dyshuar e kanė lėnė tė lirė vetėm 5 ditė para atentatit kundėr izralitėve, ndėrsa tashmė gjithė bota ėshtė nė kėrkim tė tij. Referuar mediave tė Bullgarisė, por edhe tė Qipros dhe tė Suedisė, ditėn e djeshme hetimet dhe dyshimet mbi libanezin-suedez kanė nisur tė bien, por tashmė nė ndihmė tė zbulimit tė atij atentati kanė mbėrritur edhe ekspertėt e FBI-sė.
Mirėpo autoritet greke sqaruan se kanė kohė qė po monitorojnė emigrantė arabė, qė dyshohen si pjesė e celulave tė terrorit nė Europė. Sipas burimeve policore greke janė shtuar ndjeshėm masat e sigurisė nė porte dhe aeroporte nė mbarė vendin. Forca policore janė dislokuar nė pikat e cilėsuara si objektiva tė mundshėm tė terroristėve, ndėrsa mėsohet se janė blinduar ishujt. Kreta, Santorini dhe Mykonos janė tre ishujt qė janė nė vėmendjen e policisė dhe tė sigurisė sė Greqisė, gjithashtu njė vėmendje e veēantė ėshtė dhe njė plan i detajuar masash sigurie janė rezervuar pėr turistėt izraelitė nė Greqi.
Krijoni Kontakt