Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 78
  1. #1
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anėtarėsuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Pėrse e pranova islamin

    ALI SELMAN BENOIST, doktor i mjekėsisė (Francė)

    As profesioni im, doktor i mjekėsisė, as familja ime katolike nuk mė pėrgatitėn nė rrugėn shpirtėrore. Kjo ndodhi jo pse nuk besoja nė Zot, por pse mėsimet e krishtera, nė veēanti ato katolike, nuk mė lejonin tė ndieja ekzistencėn e Zotit. Ndjenjat e mia si individ, ndaj Zotit, mė ndaluan t’i besoja parimet e Trinisė (Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtė). Si pasojė e kėsaj, nuk e pranova hyjninė e Krishtit.
    Nė atė kohė, krahas faktit se unė nuk kisha kurrfarė njohurie rreth Fesė Islame, isha njėri prej besimtarėve tė Monoteizmit, (besimit nė njė Zot). Ekziston vetėm njė Zot, i Cili nuk ka shok. Kjo shprehet qartė nė Kur’anin e Shenjtė, nė suren El-Ihlas:
    “Nė Emėr tė All-lahut, Bamirėsit tė Pėrgjithshėm, Mėshirėplotit!
    Thuaj: “Ai ėshtė All-llahu, Njė i Vetmi. All-llahu ėshtė mbrojtės i gjithkujt. Nuk ka lindur, as s’ėshtė i lindur. Askush Atij nuk i pėrngjan.”
    Nė fillim mė duhet tė them: E pranova Fenė Islame pėr shkaqe metafizike dhe medituese. Por, ka edhe arsye tė tjera qė mė shtynė ta pranoj Islamin, e ato janė:

    - Mospranimi i klerit qė pretendon se ka fuqinė qė t’i falė mėkatet nė vend tė Zotit, qoftė i lavdėruar. I refuzova kategorikisht ritet katolike, sepse ato janė pagane, me prejardhje nga popujt primitivė tė cilėt i adhuronin idhujt.

    - Krishterimi nuk pėrshkruan asgjė pėr pastrimin para lutjes. Kjo mė duket si njė fyerje ndaj Zotit, i Cili na ka dhuruar shpirtin dhe trupin, pėr tė cilėt ne nuk kemi tė drejtė tė mos kujdesemi.

    - Nė tė njėjtėn kohė, mė dukej se Islami i pėrshtatet natyrės njerėzore. Por, arsyeja kryesore qė mė nxiti ta pranoj Fenė Islame ėshtė Kur’ani i Madhėrueshėm.
    E studiova Kur’anin me shumė kujdes, para se tė bėhem musliman, dhe atė studim e bėra me shpirtin kritik tė njė intelektuali perėndimor. Mė duhet tė pėrmend edhe veprėn monu-mentale “Le Phenomene Coranique” (Fenomeni Kur’anor) tė Malik Ibn Nebiut, vepėr e cila mė bindi se Kur’ani ėshtė Shpallje e Zotit.
    Janė disa ajete tė veēanta nė Kur’an qė iu shpallėn Muhammedit (a.s.), katėrmbėdhjetė shekuj mė parė, tė cilat dukeshin si gjėra tė pabesueshme, por shkencėtarėt mė tė njohur bashkėkohorė i provuan dhe gjatė hulumtimeve tė tyre zbuluan se ato janė tė vėrteta.
    Kur’ani mė bindi tė besoj nė pjesėn e dytė tė Fjalės sė Dėshmisė, se Muhammedi (a.s.) ėshtė i Dėrguar i Zotit. Kjo qe arsyeja qė unė u paraqita nė Xhaminė e Parisit, Francė, dhe dek¬larova se po bėhem musliman. Me ndihmėn e imamit tė xha-misė u regjistrova nė listėn e muslimanėve. Zgjodha njė emėr islam dhe tani quhem Ali Selman.
    Jam shumė i lumtur nė Fenė Islame. Edhe njė herė dekla-roj:
    “Dėshmoj se s’ka zot tjetėr veē All-llahut dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Tij.”
    Pėrderisa ėshtė dikush nė Qiell qė mė mbron...
    Nuk ka askush nė Tokė qė mė mposhtė...”

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    ALLAHU e baft ket njeri prej banorve te Xhenetit, ashtu edhe ty qe e sjelle ket tregim ketu

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Pa dashur Allahu xh .h nuk mundemi me qen te arsyshem .Sa me shum i afrohemi Zotit shum me teper na ofrohet ,Lum ata njerz qe kerkojn arsyjen sepse do e gjejn.Allahu te shperbleft ximi edhe abedinit per ket lajm qe solle ,sepse nji musliman kure merr rrugen e drejt esht per tu gezu gjith besimtaret.pra Allahu e shperbleft vllaun ton Ali Selman po ishalla sna del si laramon.

  4. #4
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anėtarėsuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Si e pranova Islamin – Nga motra e juaj Medina



    Unė ēdoherė e kam besuar Zotin prej qė e mbajė nė kujtesė tė kaluarėn. Nėna ime ka qėnė katolike, besimtare e fortė. Kėshtuqė, unė kam jetuar dhe jam rritur nė njė familje katolike.

    Pas disa kohėve ka dashur All-llahu qė tė takohem me njė djalosh emigrant nga Kosova, me tė cilin edhe jam martuar dhe kam jetuar me te 10 vite si katolike.

    Ai gjithherė ishte musliman, mirėpo ai nė fillim tė takimit nuk e falte namazin rregullisht. Ai linte parimin kryesor pėr njė besimtar musliman, qė ėshtė t'i nėnshtrohesh All-llahut me ibadet, pasiqė mu pėr kėtė na ka krijuar Ai. Siē thotė All-llahu i Madhėruar: "Unė nuk i krijova xhindet dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė." [Edh-Dharijat, 56] Mėgjithate, ai e ndjente vetėn keq se pse nuk e kryen kėtė obligim dhe ēdoherė kishte shpresėn se njė ditė do t'ia fillojė. All-llahu nga mėshira e Tij, na ofroi tė dyve, mua dhe atė afėr Tij. All-llahu Ekber – All-llahu ėshtė mė i madhi.

    Ēdoherė e kam dashur profetin Isa – Jezusin, aq fortė saqė ashtu kemi mėsuar se ai ka qenė njė i dėrguar nga ana e Zotit dhe djalė i Tij. Kėshtu kam besuar derisa lexova Librin e Shenjtė – Kur'anin ku thotė All-llahu: "S'ka dyshim se All-llahu nuk e falė (mėkatin) t'i pėrshkruash Atij rival (idhujtarinė), e pėrpos kėtij (mėkati) ia falė kujt tė do. Kush i pėrshkruan All-llahut rival, ai ka trilluar njė mėkat tė madh." [En-Nisa, 48]

    "Pra, pėrpos All-llahut mos lut zot tjetėr e tė bėhesh prej tė dėnuarve." [Esh-Shura, 213]

    "Thuaj i lutėm Zotit tim dhe nuk i shoqėroj Atij askėnd!" [El-Xhind, 20]

    "Kush i bėn shok All-llahut, All-llahu ia ndalon Atij mirėsitė e xhennetit dhe vendqėndrimi i tij ėshtė zjarri." [El-Maide, 72]

    Dhe lexova hadithet e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Kush adhuron dikė tjetėr pėrpos All-llahut dhe vdes nė kėtė gjendje hyn nė zjarrė." [Muslimi]

    "Mėkati mė i madh ėshtė t'i shoqėrosh All-llahut dikė tjetėr." [Muslimi]

    "Kush vdes duke i bėrė shok All-llahut hyn nė zjarr." [Muslimi]

    Kėto dhe argumente tė shumta si kėto qė mė bėnė tė bindem me Islamin.

    Falėnderimet i takojnė All-llahut qė e dėrgoi tė Dėrguarin e fundit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] qė t'na udhėzojė dhe t'na njerrė nga errėsira nė dritė, nė rrugėn mė tė drejtė.

    Lus All-llahun qė t'mė falė mua dhe t'i udhėzojė tė gjithė ata qė nuk e njohin All-llahun ashtu siē e meriton tė adhurohet dhe t'i drejtojė zemrat e tyre nė fenė e pastėr, Islamin dhe ta njohin All-llahun dhe profetin e tyre tė fundit ashtu siē e meritojnė.

    Ka prej njerėzve, qė nga mosdija e tyre qė kanė e fyejn Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], por All-llahu ėshtė Ai, qė e ndryshon gjendjen dhe e udhėzon kėnd tė dojė Ai.

    Unė e falėnderoj All-llahun qė mė bėri ta gjejė besimin e vėrtetė dhe ta njoh profetin e fundit, Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

    All-llahu mė ka udhėzuar hap pas hapi dhe kėtu kam parė, elhamdulilah, qė Ai na do, apo i do robėt e vet dhe na pėrgjigjet neve.

    Dhuntitė e Tija janė tė shumta. Njėra nga ata ėshtė se na ka gėzuar me njė vajzė, elhamdulilah, gjatė kohės qė ende isha e krishtere. Shpesh herė rrjedhin lotėt kur i kujtojė tė mirat qė na i ka dhuruar. Inshallah do tė mundohem qė tė jem sa mė shumė besnike ndaj urdhėrave tė Tija, me tė cilat na ka obliguar, qė kėto gjithsesi janė nė tė mirėn tonė.

    E lindja e vajzės, ashtu siē thashė mė herėt, kur unė isha ende e krishtere. Nė kėtė kohė bashkėshorti mė tregoi pėr njė webfaqe tė Islamit nė gjuhen suedeze. Sa herė qė lexojsha ndesha qetėsim shpirtėror, ēdo ajet palohej nė zemrėn time duke u dalluar e bardha nga e zeza, duke e parė se si duhet tė jetė njė rob i All-llahut dhe e vetmja rrugė qė i afrohet me dashuri All-llahut ishte feja Islame.

    Kėshtuqė kam gjetur lumturinė nė 5 kohet e namazit dhe takimin me Krijuesin, ashtu siē na ka porositur me mbulesė Islame (hixhabin). Pra, kėto janė prej obligimesh tė All-llahut, janė tė lehta pėr t'i kryer dhe kėto i kam ndje disi nė vete: Medina, kjo ėshtė dhuratė nga Unė, qė tė jeshė sa mė afėr Meje.

    Kur vendosa qė tė bėhem muslimane ju afrova njė ditė bashkėshortit tim dhe i thashė se unė dua tė bėhėm muslimane dhe ta pranoj All-llahun Zot tė vetėm, duke mos e shoqėruar nė adhurim me askėnd tjetėr dhe ta pranoj Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tė dėrguar dhe rob tė All-llahut dhe Pejgamber tė fundit. Nė kėtė moment bashkėshorti mbeti i habitur dhe gati se nuk me besonte. Ishte aq i gėzuar nga kėto fjalė saqė deshi All-llahu qė edhe ai tė bėhėt njė musliman i mirėfilltė.

    Kėshtu pra unė e pranova Islamin, elhamdulilah, falėnderimet i takojnė vetėm All-llahut.

    Nė pėrfundim dua tė them se e vetmja e vėrtetė nga tė gjitha religjonet ėshtė Islami. Ashtu siē ka thėnė All-llahu: "Feja e vetme e pranuar tek All-llahu ėshtė Islami. U kundėrshtuan ata qė u ėshtė dhėnė libri, pasi qė u erdhi e vėrteta, nga zilia mes vete. E kush mohon argumentet e All-llahut, (le ta dijė se) All-llahu (ia) llogaritė shpejtė." [Ali Imran, 19]

    Nė fund lus All-llahun [subhanehu ve teala] qė njerzimit t'ua mundėsojė ta kuptojnė kėtė!
    Pėrderisa ėshtė dikush nė Qiell qė mė mbron...
    Nuk ka askush nė Tokė qė mė mposhtė...”

  5. #5
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anėtarėsuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    si e pranoj islamin jusuf islam(ket stivens)

    E gjitha qė do tė them ėshtė ajo qė tanimė e dini, tė konfirmoj atė qė tanimė e dini, porosinė e tė Dėrguarit (Paqja qoftė mbi tė) ashtu siē u dha nga Zoti – fenė e vėrtetė. Si qenie njerėzore na u ėshtė dhėnė vetėdije dhe detyrė qė na ka vendosur nė krye tė krijimit.

    Njeriu ėshtė krijuar pėr tė qenė zėvendės i Zotit mbi Tokė dhe ėshtė me rėndėsi tė kuptojmė obligimin tė shpėtojmė veten nga tė gjitha iluzionet dhe tė pėrgatitemi pėr jetėn tjetėr. Secili qė humb kėtė mundėsi nuk do tė ketė mundėsi tjetėr, tė kthehet prapa pėrsėri, pasi qė nė Kur’anin e madhėrishėm thuhet se kur njeriu do tė sillet nė llogari ai do tė thotė: « O Zot, na kthe prapa dhe na jep edhe njė mundėsi », kurse Zoti do tė thotė « Nėse ju kthej prapa, ju do tė veproni njėjtė ».

    Edukimi im i hershėm

    U solla nė botėn moderne tė luksit dhe nė jetėn e lartė tė shou-biznesit. Linda nė shtėpi tė krishtere, por ne e dimė se fėmija lind nė natyrėn e tij origjinale – janė prindėrit e tij tė cilėt e shpien nė njėrėn apo tjetrėn fe. Mua mu dha kjo fe (krishterimi) dhe mendoja nė kėtė mėnyrė. Mua mu kishte mėsuar se Zoti ekziston, por se nuk ka kontakt direkt me Zotin, pra ne duhej tė bėnim kontakt me Atė pėrmes Jezusit – nė fakt Ai ishte dera pėr tek Zoti. Pak a shumė kjo ishte e pranueshme nga unė, por kėtė nuk e gėlltita tė tėrėn.

    Kam shikuar disa nga statujat e Jezusit, ato ishin vetėm buste pa jetė. Dhe kur thanė se Zoti ėshtė TRE, unė u ngatėrrova edhe mė shumė, por nuk mund tė debatoja. Pak a shumė e besoja atė sepse duhej tė kisha respekt pėr besimin e prindėrve.

    Pop-Star

    Gradualisht unė u largova nga ky edukim fetar. Fillova tė merrem me muzikė. Doja tė bėhem yll i madh. Tė gjitha kėto gjėra i kisha parė nė filma dhe mediet mė kishin kapluar dhe ndoshta mendoja se kjo ishte Zoti im, synimi pėr tė bėrė para. Kisha njė xhaxha i cili kishte njė veturė tė bukur. “Mirė”- thash, “ai e ka arritur kėtė. Ai ka shumė para.” Njerėzit rreth meje ndikuan nė mua qė tė mendoja se kjo ėshtė kjo, kjo botė ishte Zoti i tyre.

    Atė herė vendosa se kjo ishte jeta pėr mua, tė bėj shumė para, tė kem ‘jetė tė mire’. Tani shembujt e mi ishin pop-yjet. Fillova tė shkruaj kėngė, por thellė nė meje kisha ndjenjė pėr humaniteti, ndjenjėn se nėse do tė bėhesha i pasur do t’i ndihmoja ata nė nevojė. (Nė Kur’an thuhet se ne bėjmė premtimet, por kur bėjmė diēka duam tė pėrqendrohemi nė tė dhe bėhemi lakmitar.)

    Pra, ndodhi qė u bėra shumė i famshėm. Isha akoma i ri, fotoja dhe emri im gjendej nė tė gjitha mediet. Ata mė bėnė mė tė madh se sa jeta, pra doja tė jetoja mė i madh se sa jeta dhe mėnyra e vetme pėr tė arritur kėtė ishte tė dehesha (me alkoole dhe droga).

    Nė spital

    Pas njė viti sukses financiar dhe jete «tė lartė», u sėmura shumė, kisha TB dhe u desh tė shtrihesha nė spital. Atėherė ishte koha kur fillova tė mendoj: Ēka do tė ndodh me mua? Isha unė vetėm trup dhe synimi i jetės ishte tė kėnaqja kėtė trup ? Unė kuptova se kjo fatkeqėsi ishte njė bekim qė Allahu mė dha mua, mundėsi pėr tė hapur sytė – « Pse jam kėtu? Pse jam nė shtrat?” – pastaj fillova tė kėrkoj disa nga pėrgjigjet. Nė atė kohė kisha interesim tė madh nė misticizmin lindor. Fillova tė lexoj dhe gjėja e parė mbi tė cilėn u vetėdijesova ishte vdekja dhe se shpirti vazhdon nuk ndalon. Ndjeva se mora rrugėn e lumturisė dhe arritjeve tė larta. Fillova tė meditoj, madje u bėra edhe vegjetarian. Tani besoja nė « fuqinė e paqes dhe lules” dhe kjo ishte tendencė e pėrgjithshme. Por, ajo qė besoja nė mėnyrė tė veēantė ishte se unė nuk isha vetėm trup. Ky vetėdijesim arriti nė mua nė spital.

    Njė ditė derisa po ecja dhe mė zuri shiu, fillova tė vrapoj tė strehohem dhe kuptova, “Prit pak, trupi po mė laget, trupi po mė thotė se po lagem.” Kjo mė bėri tė mendoj tė thosha se trupi ėshtė si gomar dhe duhet tė trajnohet se ku duhet tė shkojė. Pėrndryshe, gomari do tė tė ēojė atje ku tė dojė.

    Pastaj kuptova se kisha vullnet, dhuratė nga Zoti: ndjek vullnetin e Zotit. Isha i fascinuar nga terminologjia e re qė mėsoja nė religjionin lindor. Deri tani isha ngopur me krishterimin. Pėrsėri fillova tė bėja muzikė, kėsaj here fillova tė pasqyroja mendimet e mia. Mbaj mend tekstin e njė kėngės sime. Shkon kėshtu: ”Sikur ta dija, sikur ta dija ēka e bėn parajsėn, ēka e bėn ferrin. A do Tė njoh nė shtratin tim a nė njė qeli tė pluhurosur gjersa tė tjerėt arrijnė hotelin e madh?” (origjinal anglisht: "I wish I knew, I wish I knew what makes the Heaven, what makes the Hell. Do I get to know You in my bed or some dusty cell while others reach the big hotel?") dhe e dija se isha nė rrugėn e drejtė.

    Gjithashtu shkrova dhe njė kėngė tjetėr, “Rruga pėr tė gjetur Zotin jashtė”. U bėra edhe mė i famshėm nė botėn e muzikės. Me tė vėrtetė kisha kohė tė vėshtirė sepse po bėhesha i pasur dhe i famshėm dhe nė tė njėjtėn kohė sinqerisht kėrkoja tė Vėrtetėn. Atėherė arrita fazėn kur vendosa se budizmi ishte i drejtė dhe fisnik, por nuk isha i gatshėm tė e lija botėn. Isha shumė i lidhur me botėn dhe nuk isha i pėrgatitur tė bėhesha murg dhe tė izoloja veten nga shoqėria.

    Provova Zen dhe Ēing, numerologjinė, kartat taro dhe astrologjinė. Provova t’i kthehesha Biblės dhe nuk mund tė gjeja asgjė. Nė kėtė kohė nuk dija asgjė mbi Islamin dhe atėherė atė qė e shoh si mrekulli ndodhi. Vėllai im kishte vizituar xhaminė nė Jerusalem dhe ishte impresionuar shumė nga ajo se nė njėrėn anė pulsonte nga jeta (jo sikur kishat dhe sinagogat qė ishin tė zbrazėta), nė anėn tjetėr mbizotėronte njė atmosferė paqeje dhe qetėsie.

    Kur’ani

    Kur u kthye nė Londėr solli njė kopje Kur’ani tė pėrkthyer tė cilėn ma dha mua. Ai nuk u bė musliman, por ndjeu diēka nė kėtė fe dhe mendoi se ndoshta dhe unė mund tė gjejė diēka nė tė.

    Dhe kur mora librin, udhėheqės qė do tė mė sqaronte gjithēka – kush isha, cili ishte qėllimi i jetės, cili ishte realiteti dhe si do tė jetė realiteti dhe nga kam ardhur – kuptova se ky ishte besimi i vėrtetė, besim jo nė kuptimin si e kupton Perėndimi atė, jo vetėm lloj pėr moshėn e vjetėr. Nė Perėndim, kushdo qė do tė pėrqafojė njė fe dhe tė e bėjė atė rrugė tė vetme tė jetės konsiderohet fanatik. Nuk isha fanatik, fillimisht isha hutuar mes trupit dhe shpirtit. Pastaj kuptova se trupi dhe shpirti nuk janė larg dhe nuk duhet shkuar nė male pėr tė qenė religjioz. Duhet tė pėrcjellim vullnetin e Zotit. Pastaj mund tė ngrihemi mė lart se engjėjt. Gjėja e parė qė tani doja tė bėja ishte tė bėhesha musliman.

    Kuptova se ēdo gjė i takon Zotit, se Atė nuk e kaplon gjumi. Ai krijoi ēdo gjė. Tani fillova tė humbas krenarinė nė mua, sepse deri tani mendoja se arsye pėrse ishte kėtu ishte pėr shkak tė madhėshtisė sime. Por, tani kuptova se unė nuk e kisha krijuar veten dhe i gjithė qėllimi qė isha kėtu ishte tė merrja mėsimin qė ishte pėrsosur nga besimi qė e njohim si Islam. Nė kėtė kohė fillova tė zbuloj besimin tim. U ndjeva se isha musliman. Nė leximin e Kur’anit kuptova se tė gjithė tė dėrguarit e Zotit sollėn porosinė e njėjtė. Pse atėherė ishin jehudėt dhe tė krishterėt ndryshe? Tani e dija se si jehudėt nuk e pranonin Jezusin si tė dėrguar dhe se kishin ndryshuar fjalėn e tij. Edhe tė krishterėt keqkuptuan fjalėn e Zotit dhe e quajtėn Jezusin djalė tė Zotit. Ēdo gjė kishte aq shumė kuptim. Kjo ėshtė bukuria e Kur’anit, kėrkon tė tė ndikojė dhe arsyetojė dhe jo tė adhurosh Diellin ose Hėnėn, por Atė i Cili krijoi gjithēka. Kur’ani kėrkon qė njeriu tė reflektojė mbi diellin dhe hėnėn dhe krijimi i Zotit ėshtė i pėrgjithshėm. E kuptoni sa ka dallim dielli nga hėna? Kanė largėsi tė ndryshme nga Toka, por na duken nė madhėsi tė njėjtė neve, ndonjėherė na duket sikur pėrputhen.

    Edhe kur shumė astronautė shkojnė nė hapėsirė shohin madhėsinė e parėndėsishme tė Tokės dhe pafundėsinė e hapėsirės. Ata bėhen shumė religjiozė pasi kanė parė Shenjat e Allahut.

    Pasi lexova Kur’anin mė tej, fliste pėr lutjen, butėsinė dhe bamirėsinė. Akoma nuk isha musliman, por ndjeva se e vetmja pėrgjigje pėr mua ishte Kur’ani dhe se Zoti ma kishte dėrguar mua dhe e mbaja fshehtas. Kur’ani gjithashtu flet | fillova tė e kuptoja nė njė nivel tjetėr, ku thotė: “Ata qė besojnė nuk marrin jobesimtarėt pėr miq dhe besimtarėt janė vėllezėr”, tani doja t’i takoja vėllezėrit e mi muslimanė.

    Konvertimi

    Tani vendosa tė udhėtoja pėr nė Jerusalem (sikur kishte bėrė vėllai). Nė Jerusalem, shkova nė xhami dhe u ula. Njė njeri mė pyeti se ēfarė doja. I thash se isha musliman. Me pyeti se si quhesha. I thash “Stivens”. Ishte konfuz. Pastaj iu bashkėngjita namazit, megjithėse jo me aq sukses. Pas kthimit nė Londėr takova njė motėr tė quajtur Nafisa. I tregova se doja tė pėrqafoja Islamin dhe ajo mė drejtoi tek “Xhamia e Re nė Regent”. Ishte viti 1977, rreth njė vit e gjysmė pasi kisha marr Kur’anin.

    Tani kisha kuptuar se duhej shpėtuar nga krenaria ime, tė shpėtoja nga Iblisi dhe tė pėrballesha me njė drejtim. Kėshtu qė tė Premten pas xhumasė shkova tek imami dhe shpalla besimin. Keni para jush dikė qė kishte arritur famė dhe pasuri, por udhėzimi ishte diēka qė mė shpėtoi, pavarėsisht sa shumė jam munduar derisa mu shfaq Kur’ani. Tani e kuptoj se mund tė kem kontakt tė drejtpėrdrejtė me Zotin, jo sikur tė krishterėt ose fetė tjera. Sikur mė tha njė grua hinduse: “Ti nuk e kupton hinduizmin. Ne besojmė nė njė Zot, ne pėrdorim kėto objekte (idhujt) vetėm pėr tu koncentruar.“ Ajo thoshte se pėr tė arritur Zotin, duhet krijuar bashkėpunėtorė, qė janė idhujt pėr qėllim. Islami largon tė gjitha kėto pengesa. E vetmja gjė qė dallon besimtarėt nga jobesimtarėt ėshtė namazi. Ky ėshtė procesi i pastrimit.

    Sė fundi dua tė them se ēdo gjė qė bėj ėshtė pėr kėnaqėsinė e Allahut dhe lutem qė tė fitoni frymėzim nga pėrvoja ime. Pėr mė tepėr, do tė doja tė theksoja se nuk kisha kontakt me asnjė musliman para se tė pėrqafoja Islamin. Lexova Kur’anin dhe kuptova se asnjė njeri nuk ėshtė i pėrsosur.

    Islami ėshtė i pėrkryer dhe nėse imitojmė sjelljet e tė Dėrguarit tė Shenjtė (paqja qoftė mbi tė) do tė jemi tė suksesshėm. Allahu na udhėzoftė qė tė ndjekim rrugėn e popullit tė Muhammedit (s.a.v.s.) Ashtu qoftė! (Amin!)
    Pėrderisa ėshtė dikush nė Qiell qė mė mbron...
    Nuk ka askush nė Tokė qė mė mposhtė...”

  6. #6
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anėtarėsuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Kjo ngjarje ėshtė e nxjerrur nga interneti, ku njė grua thotė se e ka parė njė vajzė nė xhami, nė njė qytet tė vogėl tė Amerikės, e cita lexonte Kur’anin me komentim nė gjuhėn angleze, i ka dhėnė selam e qė ia ka kthyer me buzėqeshje. U ul pranė saj, filluan tė bisedojnė e pas njė kohe tė shkurtėr u bėnė dy shoqe tė mira. Njė natė derisa ishin duke shėtitur , ajo i tregoi shoqes sė saj se si e pėrqafoi fenė Islame. Pra ta dėgjojmė kėtė ngjarje:


    Tregon kjo vajzė:

    “Kam jetuar nė njė familje amerikane ēifute, e pėrēarė mes veti, dhe pasi qė u shkurorėzua babai nga nėna, u martua me njė grua tjetėr, dhe kėshtu filluan problemet. Pas kėsaj ngjarjeje vendosa tė largohem nga shtėpia e atėherė isha 17 vjeēare, dhe u vendosa nė republikėn tjetėr, ku takova tė rinj dhe tė reja nga arabėt tė cilėt ishin tė ndershėm e bujarė, dhe nė fytyrat e tyre vazhdimisht vėrehej buzėqeshje, mirėpo unė shoqėrimin me arabėt nuk e kam dashur pėr shkak se i urreja.

    Nė anėn tjetėr nuk isha e kėnaqur me jetėn time e gjithashtu nuk ndieja qetėsi dhe prehje, pėrkundrazi ndieja ngushtim dhe humbje, dhe pėr kėtė arsye vendosa qė t’i kthehem fesė time ashtu qė tė gjejė qetėsi shpirtėrore e gjithashtu tė kem vullnet pėr jetė, por ēifutėt me fenė e tyre nuk mė bindėn, sepse ėshtė fe qė nuk e respekton gruan, nuk e respekton njeriun, fe qė e urrejta, e qė gjeta nė tė prapambeturi, e gjithashtu nė qoftė se tė intereson diē nuk gjen pėrgjegje. Pas kėsaj pranova krishterimin, mirėpo krishterimi kishte mė shumė kundėrthėnie nė disa gjėra qė nuk i pranon mendja, e qė kėrkojnė prej nesh t’i nėnshtrohemi dhe t’i pranojmė kėto gjėra. Kam pyetur shumė si ka mundėsi ta mbyt Zoti birin e vet? Si lind Ai? Si mund tė ketė feja jonė tre zota e nuk e shohim asnjėrin prej tyre? U demoralizova, e lashė ēdo gjė por e dija se ka krijues, dhe ēdo natė mendoja deri nė agim. Njė natė, para agimit desha tė bėjė vetėvrasje nga gjendja e keqe qė mbretėronte tek unė. ēdo gjė ishte e pakuptimtė pėr mua, shiu binte pandėrprerė sikur tė ishte burg qė mė rrethon, gjithėsia rreth meje mė mbytėte, pra derisa qėndroja pranė dritares nė njė shtėpi ta braktisur gjeta veten duke e lutur Zotin: 0 Zot e di se je kėtu, e di se mė do mua, unė jam e braktisur, unė jam krijesė e jote e dobėt, mė udhėzo nė rrugėn Tėnde, o mė udhėzo o mė mbyt. Qajta me tė madhe derisa mė kishte zėnė gjumi. Nė mėngjes u ngrita me zemėr tė hapur, njė ndjenjė e huaj pėr mua. Dola si zakonisht tė kėrkojė furnizim, ndoshta do tė gjejė dikė tė ma paguaj mėngjesin apo tė pastrojė enė e tė marrė pak tė holla. U takova me njė djalosh arab, me tė cilin bisedova gjatė, e ky kėrkoi nga unė qė pas mėngjesit tė shkoj tek ai, nė shtėpinė e tij dhe mė ofroi tė jetojė me tė. Shkova tek ai dhe derisa ishim duke ngrėnė drekė, pirė dhe qeshur hyri njė djalosh me mjekėr i cili quhej Sead, siē e mėsova nga shoku im i cili i habitur e thirri me kėtė emėr. E kapi pėr dore shokun tim dhe e largoi nga banesa, dhe mbeta unė e frikėsuar pėrballė njė terroristi, fundamentalisti. Mirėpo ky nuk bėri asgjė tė jashtėzakonshme, por kėrkoi nga unė me shumė respekt dhe edukatė tė shkojė nė shtėpinė time. I thashė atij se unė nuk kam shtėpi. Ai mė shikoi me dhembje, e kėtė e vėrejta nė fytyrėn e tij, e pastaj mė tha: “Mirė, rri kėtu kėtė natė (ishte shumė ftohtė), merri kėto tė holla dhe tė nesėrmėn shko , e qė kėto tė holla do tė tė ndihmojnė derisa tė gjeshė punė.” Posa deshi tė dalė, e falėnderova dhe i thashė: “Unė do tė dalė e ti rri kėtu, por mė trego tė lutem pėrse u solle ashtu me shokun tėnd, ndėrsa me mua ke sjellje tjetėr. U ul dhe filloi tė flasė, gjersa shikimi i tij ishte vazhdimisht i ulur: shkak i kėsaj sjellje ėshtė Islami, i ndalon veprat e kėqija: ndalon vetminė me gratė e huaja, pirjen e alkoolit, nxitė nė bamirėsi, nė sjellje – edukatė tė mirė.

    U shtanga nga habia, a janė kėta pėr tė cilėt thuhet se janė terroristė, i mendoja se mbajnė armė dhe vrasin ēdonjėrin qė u del para. Kėshtu mė kishin mėsuar mediat amerikane. i thashė: “Dua tė mė mėsosh mė shumė pėr Islamin?” Mė tha: “Do tė shkojmė sė bashku tek njė familje fetare muslimane, do tė qėndroshė aty dhe besoj se ata do tė mėsojnė pėr ēdo tė mirė?” Shkuam tek ajo familje nė ora dhjetė tė mbrėmjes, tė cilėt na pritėn shumė mirė. Kėshtu fillova tė shtrojė pyetje pėr gjėrat tė cilat mė mundonin qysh moti, ndėrsa Doktor Sulejmani, i zoti i shtėpisė, pėrgjigjej derisa u binda plotėsisht, u binda se e gjeta atė qė e kėrkoja si pėrgjigje nė pyetjet qė i kisha.

    Fe e qartė, e pastėr, qė pėrputhet me natyrėn e njeriut, nuk gjeta asnjė vėshtirėsi tė besoja ēdo gjė qė dėgjova, sepse tė gjitha ishin tė vėrteta. Kur e pranova Islamin ndjeva njė ringjallje tė papėrshkrueshme, dhe po atė ditė e vendosa mbulesėn (hixhabin).

    Nė ora njė tė mesnatės, zonja e shtėpisė mė vendosi nė dhomėn mė tė bukur, dhe mė tha: “Kjo ėshtė dhoma jote, rri nė tė sa tė duash.” Pas kėsaj mė vėrejti se isha duke shikuar nė dritare, e buzėqeshur e tė njėjtėn kohė mė rridhnin lotėt. Mė pyeti pėr kėtė gjendje nė tė cilėn isha, i thashė: “Mbrėmė, saktėsisht nė kėtė kohė qėndroja pranė dritares dhe lutja Zotin, o tė mė udhėzojė nė rrugėn e drejtė, o tė mė mbys. Mė udhėzoi dhe mė nderoi, ndėrsa unė tani jam muslimane. Kjo ėshtė e vėrteta, kjo ėshtė e vėrteta.” Atėherė zonja e shtėpisė mė pėrqafojė dhe filloi tė qajė sė bashku me mua."
    Pėrderisa ėshtė dikush nė Qiell qė mė mbron...
    Nuk ka askush nė Tokė qė mė mposhtė...”

  7. #7
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anėtarėsuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    si e pranoj islamin
    DONALD S. ROCKWEL, poet, kritik letrar (SHBA)


    Rrezet e Dritės sė Vėrtetė, rrezet e Fesė Islame, po depėrtojnė nė ēdo skaj tė botės, bile edhe nė shtetin mė tė zhvilluar, mė tė fuqishėm e mė demokratik, siē e konsiderojnė veten Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Listės sė gjatė iu shtua edhe njė musliman amerikan me emrin Donald S. Rockwell, i cili ėshtė poet dhe kritik i njohur letrar nė Amerikė.
    Pėr ē’arsye e pranoi Fenė Islame ky i konvertuar amerikan, tregon deklarata e tij tė cilėn e botoi shtypi amerikan, dhe ai i Lindjes sė Mesme.
    Muslimani i ri amerikan, Donald S. Rockwell, thotė:
    “Janė disa arsye themelore qė mė tėrhoqėn ta pranoj Fenė Islame, por mė kryesoret janė: thjeshtėsia, atmosfera e qetė qė mbizotėron nėpėr xhami, besnikėria e besimtarėve muslimanė, frymėzimi i tyre dhe besimi qė ata kanė nė All-llahun, tė Cilit i pėrgjigjen pesė herė nė ditė, posa e dėgjojnė ftesėn (ezanin) pėr lutje (namaz).
    Kur vendosa tė pranoja Islamin, zbulova arsye tė thella qė i vėrtetojnė kėto fenomene, ndėrmjet tė cilave ėshtė thjeshtėsia e jetės sė Pejgamberit Muhammed (a.s.), i cili kėshillohej me bashkėpunėtorėt e tij, ndezi dashurinė e mirėsinė ndėr bashkėkohasit, i rregulloi tė drejtat e grave etj.
    Kėto mėsime e porosi, si dhe shumė tė tjera, mė bindėn ta pranoja Fenė Islame. Muhammedi (a.s.) erdhi me njė fe e cila ėshtė sistem i pėrsosur pėr njė jetė tė natyrshme, e jo besimi i verbėr...
    Toleranca e Fesė Islame ndaj besimeve tė tjera e bėn pėr vete ēdo kėrkues e gjurmues tė lirisė e tė sė vėrtetės. Muhammedi (a.s.) i urdhėronte besimtarėt muslimanė, siē porosit Kur’ani, qė besimtarėt hebrenj dhe tė krishterė (Ehli Kitab), pra ata qė i kanė Librat hyjnorė, tė nderohen nė besimet e ty-re! Kjo porosi dhe ky nderim ndaj mėsimeve tė Abrahamit (Ibrahimit), Mojsiut (Musaut), Krishtit (Isait), paqja e shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė gjithė ata si tė Dėrguar tė Zotit, pa dyshim ėshtė njė cilėsi superiore nė krahasim me religjionet e tjera.
    Ēlirimi e pastrimi absolut nga idhujtaria ėshtė njė argument qė shpreh fuqishėm pastėrtinė dhe madhėshtinė e Fesė Islame. Mėsimet e Muhammedit (a.s.) nuk udhėhiqen nga flaka e fanatizmit, por nga drita e arsyes. Kur’ani, Libri i Shenjtė, qėndron i pandryshuar qė nga koha e Muhammedit (a.s.), kur iu zbulua, pa iu ndryshuar asnjė shkronjė, asnjė shprehje, asnjė fjalė! Kujdesi pėr shėndetin personal e sho-qėror si dhe pastėrtia ishin disa prej porosive kryesore tė Pejgamberit tė dashur...
    Kur i vizitoja xhamitė nė Stamboll, Damask, Jerusalem, Fes, Algjer dhe nė qytete tė tjera tė vendeve islame, mė kaplonte njė ndjenjė e fuqishme pėr Fenė Islame, sepse thjeshtėsia e tyre pėrmbushte praninė Hyjnore mė tepėr se ēdo rit, pikturė, skulpturė ose muzikė qė kanė tempujt e tjerė...
    Unė gjithmonė jam magjepsur nga Demokracia Islame. I varfri dhe i pasuri janė nė njė rrafsh nė obligimet fetare, nė namaz, para Zotit, nė xhami, ku i luten Atij, e adhurojnė, i nėnshtrohen vullnetit tė Tij me pėrvuajtje, etj.
    Muslimanėt nuk e pranojnė ndėrmjetėsinė ndėrmjet njeriut si krijesė dhe Zotit si krijues, as rrėfimin ose tė rrėfyerit.
    Muslimanėt Zotin e quajnė Krijues Fuqiplotė tė Gjithėsisė dhe Burim tė Ekzistencės, pra nuk pranojnė ndėrmjetės nga prijėsit fetarė ose tė tjerė.
    Vėllazėrimi i besimtarėve, humaniteti, solidariteti pa dallim ngjyre, race a gjinie, janė disa nga arsyet kryesore qė mė inkurajuan nė pranimin e Fesė Islame.
    Pėrderisa ėshtė dikush nė Qiell qė mė mbron...
    Nuk ka askush nė Tokė qė mė mposhtė...”

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •