Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 54
  1. #41
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-06-2012
    Postime
    199
    Ne kohen e Jugosllavise ishte e kunderta Uriel !
    Keto 10 vitet e fundit u paraqiten keta me fustana " Arabistat" i futi dikush , kurre me pare s'kishte , edhe pse 95% te shqiptareve ishim me religjion Musliman .
    Dikush pa dyshim i solli dhe na ben bela mjafte .
    Tash kane fillu edhe parrolla antiamerikane te na paraqesin , tamam ashtu siq e duan serbo-sllavet .
    Merre shembull protestat ne Shkup heren e fundit , e gjithe ajo proteste me vahabista shkon ne ermer te shqiptareve te Maqedonise .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blizoo : 22-07-2012 më 18:57

  2. #42
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Me teper se 400 000 te debuar? Si ka mundesi qe nuk ka asgje fakt historik per nje spastrik etnik te Shqiptareve ne keto vite? Ku banonin keto Shqiptare , cili qytet u kthye nga Shqiptar ne Serb mes viteve 50? Si ka mundesi qe keta Shqiptare te debuar kane akoma shtepite e tyre ne ish Jugosllavi?
    Fakte historike ka sa te duash, nevojitet vetem qe te kerkosh ato dhe ti lexosh. Jane te dokumentuara nje e nga nje me emra fshatrash e qytetesh.
    Procesi i nacionalizimit ndodhte keshtu:
    Nese nje familje e gjere (sic ishte zakon atehere) me 30 anetar kishte p.sh 40 hektar toke, shteti vleresonte se asaj familje nuk i nevojiten me shume se 10 hektare dhe i nacionalizonte 30 hektaret e mbetura. Ato 30 hektare iu ndanin familjeve serbe te cilat i sillnin ne Kosove nga Serbia.

    Per masakrat, debimet, maltretimet etj...lexo "Kolonizimi serb i Kosoves" nga Dr. Jusuf Osmani.
    Ja se qenka edhe online:
    http://sq.wikibooks.org/wiki/Koloniz...%C3%ABs/Shtypi


    Spastrim etnik ishte ai qe beri Greku me qindra mijera Came , si ka mundesi qe Greku ja doli aq mire duke mos lejuar dhe sot e kesaj dite asgje Cam te shkele ne ish tokat e tyre e jo me ti marre ne prone ato. Si ka mundesi qe Greku perdori menyra nga me c'njerezoret per Shqiptaret ne ato kohe ndersa Serbi gjoja ne bashkepunim me Turkun nuk bene asgje?
    Shoku ti nuk i ke as njohurite baze per te vazhduar diskutimin. Si nuk paska bere serbi asgje?!

    Lexo linkun qe e solla, merri ca informata baze, sepse une nuk kam kohe qe te ti shpjegoj te gjitha...dhe tek pastaj mund te diskutojme.

    Sa i perket krahasimit me Camet. Ajo qe iu ndodhi cameve ju ndodhi edhe shqiptareve te Nishit, Leskofcit e Vranjes. Vetem gjate dimrit te vitit 1878/1879 u debuan me shume se 350.000 shqiptar nga sanxhaku i Nishit, i cili u shkeput nga Vilajeti i Kosoves pas mbajtjes se konferences se Berlinit.

    Nese ti u beson me shume dokumenteve turke atehere po te sjelli ca statistika te nxjerra nga arkivat turke:

    Serbët, në sanxhaqet e Nishit dhe të Pirotit do t’i përvetësoj për kolonët sllavë 48.000 shtëpi të shqiptarëve, 42.000 shtalla bagëtish, 18.000 hambarë drithërash, 48.000 maxhe buke. Nga çdo shtëpi serbët kishin rrëmbyer nga Nishi deri te Prishtina prej 20 e deri në 4000 dele, 3 deri 50 lopë, 40.000 kuaj, 50.000 qerre dhe mjete të tjera shtëpiake të shqiptarëve.

    Serbi nuk paska bere asgje!

  3. #43
    Legjendi i Shqiperise
    Anëtarësuar
    08-07-2012
    Vendndodhja
    Ne mergim----Amerike
    Postime
    59
    Citim Postuar më parë nga Blizoo Lexo Postimin
    Na ka marre perpara neve shqiptareve te Maqedonise , nuk e besoj qe kemi shpetim nga kjo , edhe populli po radikalizohet dita e dites . Po shendrohemi ngadal ne te tjere Shqiptar!
    Kete nuk duan ta pranojne shumica nga Maqedonia ketu qe jemi , por kjo qe po te them eshte realiteti .
    Shume mire qe e kupton ti kete realitet por pyetja eshte cfare do beni ju ne Maqedoni. Ne ne Shqiperi ju kemi dhene shembullin tone por ju duhet te pranoni problemet qe keni dhe te veproni me masa te rrepta per te mbijetuar dhe te shpetoni idealet qe keni per maqedonine.

  4. #44
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Fakte historike ka sa te duash, nevojitet vetem qe te kerkosh ato dhe ti lexosh. Jane te dokumentuara nje e nga nje me emra fshatrash e qytetesh.
    Procesi i nacionalizimit ndodhte keshtu:
    Nese nje familje e gjere (sic ishte zakon atehere) me 30 anetar kishte p.sh 40 hektar toke, shteti vleresonte se asaj familje nuk i nevojiten me shume se 10 hektare dhe i nacionalizonte 30 hektaret e mbetura. Ato 30 hektare iu ndanin familjeve serbe te cilat i sillnin ne Kosove nga Serbia.

    Per masakrat, debimet, maltretimet etj...lexo "Kolonizimi serb i Kosoves" nga Dr. Jusuf Osmani.
    Ja se qenka edhe online:
    http://sq.wikibooks.org/wiki/Koloniz...%C3%ABs/Shtypi




    Shoku ti nuk i ke as njohurite baze per te vazhduar diskutimin. Si nuk paska bere serbi asgje?!

    Lexo linkun qe e solla, merri ca informata baze, sepse une nuk kam kohe qe te ti shpjegoj te gjitha...dhe tek pastaj mund te diskutojme.

    Sa i perket krahasimit me Camet. Ajo qe iu ndodhi cameve ju ndodhi edhe shqiptareve te Nishit, Leskofcit e Vranjes. Vetem gjate dimrit te vitit 1878/1879 u debuan me shume se 350.000 shqiptar nga sanxhaku i Nishit, i cili u shkeput nga Vilajeti i Kosoves pas mbajtjes se konferences se Berlinit.

    Nese ti u beson me shume dokumenteve turke atehere po te sjelli ca statistika te nxjerra nga arkivat turke:

    Serbët, në sanxhaqet e Nishit dhe të Pirotit do t’i përvetësoj për kolonët sllavë 48.000 shtëpi të shqiptarëve, 42.000 shtalla bagëtish, 18.000 hambarë drithërash, 48.000 maxhe buke. Nga çdo shtëpi serbët kishin rrëmbyer nga Nishi deri te Prishtina prej 20 e deri në 4000 dele, 3 deri 50 lopë, 40.000 kuaj, 50.000 qerre dhe mjete të tjera shtëpiake të shqiptarëve.

    Serbi nuk paska bere asgje!
    Shoku mos me kerce nga dega ne dege , ne po flasim per periudhen rreth viteve 50. Mos me flit mua per historine e para 200 vjeteve kur akoma sje i qarte per ate qe ka ndodhur para 50 vjetesh.
    Meqe po bejme nje krahasim mes cameve dhe shqiptareve te ish-jugosllavise shiko c'realitet i hidhur ndodhi.
    Camet u debuan ne token meme ne Shqiperi ku ju nenshtruan persekutimeve nga regjimi i kohes ne Shqiperi.
    Shqiptareve te ish-Jugosllavise ju dha toka nga Turqia , ju dha status e gjithcka per mrekulli ku e shikon te keqen e Turqise se nuk e kuptoj? Pse i trajtoi Shqiptaret me mire se vete vellezerit e tyre Shqiptare?
    Ti dhe shume te tjere ketu jeni te semure nga emri Musliman e Turk ndaj para shume fakteve e argumenteve te qarta ti i mbyll syte i verbuar nga xhelozia e inati.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #45
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    O Stari do te lutesha te gjeje marreveshjen e Qemal Ataturk me Venizelon per shpernguljn e cameve

  6. #46
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    O Stari mos harrosh te sjellesh dhe marreveshjen per shpernguljen e malesorve ne Bathore.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. #47
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Shoku mos me kerce nga dega ne dege , ne po flasim per periudhen rreth viteve 50. Mos me flit mua per historine e para 200 vjeteve kur akoma sje i qarte per ate qe ka ndodhur para 50 vjetesh.
    Meqe po bejme nje krahasim mes cameve dhe shqiptareve te ish-jugosllavise shiko c'realitet i hidhur ndodhi.
    Camet u debuan ne token meme ne Shqiperi ku ju nenshtruan persekutimeve nga regjimi i kohes ne Shqiperi.
    Shqiptareve te ish-Jugosllavise ju dha toka nga Turqia , ju dha status e gjithcka per mrekulli ku e shikon te keqen e Turqise se nuk e kuptoj? Pse i trajtoi Shqiptaret me mire se vete vellezerit e tyre Shqiptare?
    Ti dhe shume te tjere ketu jeni te semure nga emri Musliman e Turk ndaj para shume fakteve e argumenteve te qarta ti i mbyll syte i verbuar nga xhelozia e inati.
    O shoku, tema nuk eshte e kufizuar ne periudha te caktuara por ka te bej me festimin e 100 vjetorit te pavaresise dhe raportet e shqiptareve me greket, turqit dhe sllavet. Eshte absurde te kufizohemi ne 50 vitet e fundit kur dihet se ne keto vite influenca turke kishte renie te madhe ne Jugosllavi.

    Une jam vet musliman dhe familja ime eshte e tille. Une e respektoj secilin musliman qe ndihet ne rradhe te pare shqiptar dhe qe di te bej dallimin ne mes marrdhenieve miqesore e historike dhe te atyre strategjike. Turqia mund te jete nje lloj partneri i shqiptareve ne kete kohe per shkak te balancimit me faktorin sllav ne Ballkan, por asesi nje mik tradicional, apo dicka e ngjajshme.

    Shqiptaret atje kane mundur te marrin edhe troje, sepse nuk ishin troje me ndonje vlere te madhe, por ishin pjese te pabanuara qe kishin nevoje per doren e njeriut...por edhe nese kane marrur troje ne zemer te Stambollit atyre iu mohua identiteti...iu mohua vazhdimesia e te qenurit shqiptar. Ata u regjistruan si turq dhe ashtu ngelen gjithmone.

  8. #48
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Do te doja te dij vetem nje gje:
    A ka Shqiptar ne Tyrqi me emer e mbiemer qe ka shkua?Sa kam degjua e lexua,atyre u eshte ndrrua edhe mbiemri...(Ndoshta jame gabim)
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  9. #49
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Te ishe shtetas turk ne ate kohe duhet te ishte privilegj, no? Lol

    Spo flasim fare per greket e sllavet.

  10. #50
    Rroli i Aleances Panortodokse ne Copetimin e Shqiperise

    Dokumentin e kisha ne PDF dhe flet per rolin kryesor te Austriakeve per realizimin e shtetit Shqiptar

    Ne te njejten kohe kur marredheniet Shqiptaro – Turke po acaroheshin ne
    kulm, fuqite grabitqare panortodokse Ballkanike i shihnin me ankth e me deshire
    keto perplasje. Pas renies se kryengritjes Shqiptare te vitit 1910 dhe arratisjeve te
    shume kryengritesve Shqiptar ne Mal te Zi, Malazezet u munduan qe perplasjet
    Osmane – Shqiptare ti perdorin ne te miren e tyre. Per kete, ne pranvere te 1911
    Krajl Nikolla i Malit te Zi, i shtyu malesoret Shqiptare qe te hidhen ne rrebelim te
    ri kunder Turqve duke patur synim qe ta perdorte kete kryengritje ne sherbim te
    interesave te tija ekspansioniste ne Shqiperi.
    11
    Mali i Zi duke perdorur bajraktare
    si Sokol Baci qe ishin nen sherbimin Malazez, synonte qe te organizonte rrebelim
    katolik ne Malesite e Veriut, rrebelim i cili pasiqe kaloi ne fanatizem, i coi
    muslimanet e Shkodres qe te kunderveprojne mbi keto veprimtari. Duke
    shfrytezuar fanatizmat fetare forcat Malazeze arriten qe te kishin bashkepunim te
    plote me rrebelet katolike Shqiptare, dhe ne shtator te 1912 repartet Malazeze
    sebashku me malesoret katolik u perplasen ne lufte kunder forcave shteterore
    Osmane
    12
    dhe Shqiptare. Shume malesore katolik, te cilet morren pjese perkrah
    Malazezeve ne luftrat kunder popullsise Muslimane Shqiptare, e benin kete
    pjeserisht per te marre hak kunder Muslimaneve Shqiptar qe kishin ndihmuar
    Bedri Beun ne shtypjen e rrevoltave te tyre perpara nje viti. Lufta e tyre ne shume raste pati karakter primitiv lufte mes fisesh
    13
    duke ‘lare’ me kete rast haqet e
    vjetra.
    Fillimi i Luftes Italo – Turke, dhe situata ne Shqiperine e Veriut nuk la
    jashte dore as Greqine dhe Bullgarine, te cilat filluan qe te afrohen me njera tjetrat
    per te vepruar ne ngjarjet qe ato po perjetonin me rrezimin e shtetit Osman. Lufta
    Italo – Turke qe filloi ne Shtator te 1911 iu tregoi forcave panortodokse ne
    Ballkan se Devleti Osman nuk kishte fuqi qe tiu bente balle sulmeve te tyre te
    organizuara.
    Greqia, ne te njejten menyre si Mali i Zi, e mbeshteti fuqishem rrevolten
    Shqiptare ne Malesite e Veriut. Per kete Greqia dergoi Ioannis Gryparin, ministrin
    e jashtem Grek qe ta mbeshtesi luften e Malesoreve ne Veri nepermjet agjentures
    se tij, dhe ne te njejten kohe duke ushtruar kujdes qe kjo kryengritje te mos
    kalonte ne Shqiperine e Jugut. Greket besonin se nacionalistet Shqiptare kishin
    plane qe kryengritjen e tyre anti-Osmane ta conin edhe ne Epir dhe sanxhakun e
    Korces, ne menyre qe ta fusnin Greqine ne lufte me Turqine dhe ta deklaronin
    Epirin toke Shqiptare
    14
    duke minuar Megali Idene Greke per ate zone.
    Ne keto kohe kur Shqiperia e Veriut ishte ne rrevolta, qeveria Austriake
    ishte mbeshtetese e idese se krijimit te nje Shqiperie te Madhe Autonome, e cila
    do te ballanconte fuqine Serbe e Bullgare ne Ballkan. Austriaket besonin se nje
    Shqiperi e Madhe autonome, me Selanikun te cilin ata e shihnin si nje qytet qe
    duhej ti perkiste Turqise, do te kishin rruge te lire per ne lindje. Per kete Austria
    gjate gjithe kesaj periudhe punoi me agjenturen e saj qe ne Ballkan medoemos te
    krijohej nje shtet Shqiptar i fuqishem, qe do te minonte Serbine ne Adriatik dhe
    ne gadishull. Jo me kot Faik Konica pati thene se: “Te mos ishte Austria, sllavet
    dhe greket do ta merrnin per 24 ore Shqiperine… Frika e Austrise i mban armiqte
    tane; ata qe s’e kuptojne kete jane gomere.”
    15
    Por ideja e nje Shqiperise se Madhe u rrefuzonte fuqishem nga Greqia,
    Bullgaria e Serbia. Per kete arsye, ne Tetor te 1911, kryeministri Bullgar Geshov
    dhe ai serb Millovanovic filluan bisedat e planet e tyre per ta minuar kete akt. Ne
    bisedat qe Geshovi pati me kryeministrin Serb Millovanovic, i fundit ia beri te
    qarte Geshovit se solucioni me i mire per interesat Serbe ne Ballkan do te ishte
    pushtimi i Shqiperise se Veriut dhe sigurimi i nje rruge detare per te ne Adriatik,
    dhe pushtimi i Shqiperise se Jugut nga Greqia
    16
    . Ne bisedimet qe rrodhen, Serbia
    me Bullgarine rane dakort qe Serbia do te kishte te drejte te plote mbi vilajetin e
    Shkodres dhe te Kosoves qe ndodhej ne veri te Bjeshkeve te Sharrit, kurse
    Bullgaria ndersa Bullgarija do te kishte te drejta mbi vilajetin e Adrianopojes.
    17
    Me keto traktate te fshehta panortodokse ne Ballkan planet Austriake per
    nje Shqiperi Etnike u shkelmuan nga Bullgaria dhe Serbia, te cilat duke rene
    dakort mbi te ardhmen e territoreve Shqiptare, nen udhezimet Ruse, ishin udhezuar nga qendrat panortodokse te Rusise qe pas kesaj te gjenin gjuhen e
    perbashket me Malin e Zi dhe Greqine.
    18
    Keshtu qe nen komanden Ruse, me 12 Mars te 1912, aleanca e pare
    panortodokse e Ballkanit u perfundua ndermjet Serbise dhe Bullgarise. Te dy
    vendet pasiqe rane dakort per lufte te perbashket kunder Turqise dhe posedimeve
    Turke ne Ballkan, rane dakort se ne rast fitoreje, Serbia do te njihte te drejten e
    Bullgarise per marrjen e territoreve ne Lindje te maleve Rodope dhe lumit
    Struma. Kurse Bullgaria ia njohu te drejten Serbise qe te shtrije sundimin e saj
    deri ne perendim dhe veri te maleve te Sharrit, duke perfshire ketu te gjithe
    Kosoven. Kurse per zonen qe ngelej ndermjet maleve te Sharrit, Lumit Struma
    dhe Liqenit te Ohrit, nje shtet autonom duhej te formohej. Por nese me vone do te
    vendosej qe ky territor te ndahej mes tyre, atehere Serbia do te merrte nje rrip te
    territorit ne Maqedonine veriore, kurse Bullgaria do te merrte viset perreth Ohrit.
    Nje zone e lire qe do te lihej ne te dy anet e lumit Vardar te siperm do te ishte nen
    arbitrimin e Car Nikolles II te Rusise.
    19
    Gjate vazhdimit te luftes Italo – Turke te 1911 ne Libi pushteti Osman u
    gjend i zene mes dy zjarresh. Nga njera ane ata duhej qe te mbronin Libine nga
    agresioni Italian, dhe ne anen tjeter ata duhej qe te merreshin me kryengritjet ne
    Ballkan qe u sponsorizonin nga Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Italia. Megjithate
    pushteti Osman dergoi ne Libi disa perforcime te vogla nen komandet e Mustafa
    Qemal Beut (Ataturkut) dhe Enver Beut qe ti rrezistonin agresionit Italian. Edhe
    pse Italianet deklaruan zyrtarisht ne 4 Nentor pushtimin e Libise, rrezistenca
    Osmane (dhe Libiane) vazhdoi ne forme guerrile ne vend. Italia, duke dashur qe
    ta dobesoje pushtetin Osman sa me shume qe te mundte, filloi dergimin masiv te
    armeve dhe te ngreje acarimet anti-Osmane ne Shqiperi dhe Mal te Zi
    20
    nepermjet
    spiunazhit dhe agjentures se saj. Ky fakt ishte vene re qe me pare dhe spiunazhi
    Serb pati vene re se pervec agjentures Austriake, agjentet Italian po punonin
    intensivisht ne Shqiperi dhe parashikohej qe nje rrevolte e madhe do te nxitej nga
    ata ne pranvere te 1912.
    21
    Patriotet Shqiptare duke perfituar nga kaosi qe shteti Osman po perjetonte
    u munduan qe ta luajne kete situate ne interes te tyre. Shqiptaret Arbereshe te
    Italise ne bashkepunim me spiunazhin Italian ne keto kohe kaluan ne krah te
    Italise, perkunder planeve Austro – Hungareze apo shteteve sllave ndaj
    Shqiperise.
    22
    Duke pare rrjedhojen e ngjarjeve ne Perandori, deputet Shqiptare ne
    parlamentin Osman i kerkuan qeverise qe te garantonte reforma politike,
    ekonomike dhe kulturore per Shqiperine. Per kete Hasan Prishtina e paralajmeroi
    Porten e Larte se nese keto deshira nuk permbusheshin, Shqiperia do te
    rrevoltohej
    23
    . Ne te njejten kohe Hasan Prishtina shkoi ne Shkup ku u mundua qe
    te hynte ne bashkepunim me Organizaten e Brendshme Maqedone, te organizonte rrevolte ne Maqedoni. Por ky bashkepunim nuk u arrit me Maqedonet, pasiqe
    qeveria Bullgare iua ndaloi atyre qe te hynin ne ndonje negociate me Shqiptaret.
    Por Serbia vepronte ndryshe. Ajo i furnizoi Shqiptaret me arme dhe mezi
    priste shperthimin e luftes qe do te prishte status quone e Ballkanit ku Shqiptaret
    do tu vrisnin me Osmanet. Pasiqe te dyja palet t’u dobesonin, fituese do te ishte
    Serbia dhe liga panortodokse Ballkanike
    24
    . Per kete Serbia dergoi mjaft agjente te
    saj mes Shqiptareve, dhe ne vecanti te Isa Boletini, per ti bindur ata per te luftuar
    kunder rregjimit Zhon Turk. Dimitrijevich Apis, kryetari i organizates Serbe
    Cerna – Ruka (Dora e Zeze) ishte nje nga agjentet me te suksesshem Serb qe arriti
    ta binde Isa Boletinin se Serbet e Shqiptaret duhet qe ta clironin token e tyre nga
    Turqit.
    25
    Ne Maj te 1912 nje aleance tjeter panortodokse ngrehu telat e saja per
    uzurpimin e trojeve Shqiptare ne Ballkan. Ajo ishte aleanca Greko – Bullgare.
    Marreveshja Greko – Bullgare ishte nje marreveshje e fshehte, defensive, e
    vlefshme per 3 vjete, qe synonte mbrojtjen dhe luften e perbashket Greko –
    Bullgare kunder Turqise. Sipas marreveshjes ne fjale, ne rast se nje nga shtetet ne
    fjale sulmohej nga Turqia, atehere shteti tjeter duhej qe te deklaronte lufte, dhe ne
    kete lufte te dy shtetet do te vepronin si nje trup i vetem kunder Turqise dhe
    Fuqive te Medha. Ne kete aleance, Greqia me Bullgarine futen si pjese te traktatit
    te tyre, pervec ambicjeve te tyre kunder Turqise kontinentale, edhe interesat
    grabitqare Greke ndaj Qiprios.
    26
    Edhe pse Greqia me Bullgarine kishin
    mosmarreveshje te tyre ne lidhje me ceshtjen Maqedone, ata i lane menjane keto
    zenka dhe marreveshjen ne fjale e kthyen ne nje marreveshje plotesisht antiTurke.
    Megjithate marredheniet Greko – Bullgare edhe pas kesaj marreveshje
    qendruan ne dyshime te medha, ku secila pale kishte dyshime dhe frike rreth
    ndonje marreveshje te fshehte qe Greqia, apo Bullgaria mund te bente me
    Shqiptaret. Ne te njejten kohe, Greqia dhe Bullgaria ishin ne tension te madh ne
    lidhje me rrevoltat ne Shqiperi, ku secila pale kishte frike se mos rrevoltat
    Shqiptare kalonin ne Maqedoni dhe Epir, gje qe do te sillte minimin e planeve te
    tyre ogurzeza mbi zonat ne fjale
    27
    duke mobilizuar Shqiptaret si zoter te tokave te
    tyre.
    Por suksesi i Shqiptareve ne 9 Gusht te 1912, kur ata arriten qe ti
    impononin qeverise Turke kerkesat e tyre per autonomi, reforma dhe kontroll nga
    Shqiptaret te Vilajeteve te Kosoves, Janines, Manastirit dhe Shkodres, cuan fuqite
    panortodokse Ballkanike qe te shperthejne ne amok te eger antishqiptar. Greqia ne
    vecanti kaloi ne nje amok te papare kur Hasan Tahsin Pasha u be Vali i Janines
    28
    ,
    kapitalit te Camerise. Austria qe kishte interesa ne krijimin e Shqiperise, duke
    parandjere rrezikun panortodoks ne Ballkan, coi ministrin e jashtem Kontin
    Leopold Berchtold qe t’iu kerkoje fuqive te medha qe te inkurajojne Turqine qe te
    decentralizoje administraten e saj. Por nderhyrjet Austriake dhe koncensionet Turke ndaj Shqiptareve ne 18 Gusht cuan Greqine, Serbine dhe Bullgarine te
    frikesohen ndaj krijimit te shtetit Shqiptar.
    Ndaj ketij fakti qe po kryhej, Greqia ndermorri hapin e pare te kryqezates
    antishqiptare. Me 18 Gusht kur Turqia ra dakort ndaj kerkesave Shqiptare, Greqia
    iu kerkoi Bullgarise, Serbise dhe Malit te Zi qe te formonin nje aleance
    katerpaleshe kunder Shqiptareve, qe te kthenin koncensionet Osmane qe u
    propozuan nga Austria ne ‘favor’ te kristjaneve Sllav dhe Grek (ne tokat
    Shqiptare). Per kete arsye Greqia protestoi ashper kunder Portes se Larte
    29
    ,
    megjithate Turqit e injoruan kete proteste. Me rrefuzimin e kerkeses Greke nga
    Turqit, ministri i Jashtem Grek Llambro Koromilla i kerkoi shteteve ortdokse te
    Ballkanit qe nese Turqia nuk bente ‘permiresimin’ e menjehershem te gjendjes se
    kristjaneve ne shtetin Osman ata duhet qe te hidheshin ne lufte.
    Me shpalljen e autonomise se Shqiperise Mali i Zi, ashtu si Greqia kaloi
    ne amok. Edhe pse malesoreve katolik iu dergua Peshkopi i Shkodres, Imzot
    Serreqi
    30
    , qe tiu shpjegonte rreth autonomise dhe amnistise qe ata morren, ata
    kesaj nisme nuk iu pergjigjen pozitivisht te shtyre nga Malazezet. Per kete ata iu
    kerkuan malesoreve qe te vazhdojne luften e tyre deri ne fund, per pavaresi. Mali i
    Zi iu afroi malesoreve Shqiptare arme e municione qe te vazhdonin luften.
    Urrejtja e katolikeve per Turqit i beri ata qe te verbohen e mos te kuptojne
    hipokrizine Malazeze. Ne Shtator, disa udheheqes malesore morren udhezime nga
    Cetinja dhe rrevolta u ndez perseri. Austro – Hungaria duke i kuptuar lojrat
    Malazeze rrefuzoi qe tiu vije ne ndihme malesoreve katolike. Por malesoret
    sulmuan Plenicen. Fisi i Kelmendeve nen udheheqjen e Dede Sokolit avancuan ne
    bregun e Matit, per t’iu prere rrugen perforcimeve qe po vinin ne ndihme te
    Shkodres nga Tirana dhe rrethet. Ne 8 Tetor, Malazezet hyne ne loje, duke i
    deklaruar kryqezate (lufte te Shenjte) Turqise dhe nisen pushtimin e tokave
    Shqiptare.
    31
    Me permiresimin e gjendjes se Shqiptareve ne Ballkan dhe formimit te
    shtetit autonom Shqiptar, fuqite panortodokse te Ballkanit nuk paten zgjidhje
    tjeter pervecse luftes. Keshtu qe me 26 Gusht 1912 Bullgaria vendosi qe te shkoje
    drejt luftes kunder Turqise. Ne 5 Shtator 1912, qeveria Bullgare e njoftoi Greqine
    se Serbia dhe Bullgaria kishin vendosur per te shkuar ne lufte kunder Turqise dhe
    per kete donin mbeshtetjen Greke.
    32
    Kryeministri Grek Elefterios Venizelos, i
    gjetur perballe kesaj kryqezate antishqiptare nuk ndjeni pasiv por e coi Greqine ne
    lufte kunder Turqise; si denim ngaqe ajo garantoi autonomi per Shqiptaret. Me 13
    Tetor Greqia, Bullgaria dhe Serbia i cuan ultimatum Portes se larte qe te
    ‘rrespektonte kristjanet’ e shtetit te saj. E gjendur perballe terrorizmit panortodoks
    Ballkanik, me 17 Tetor, Turqia u detyrua qe ti pergjigjet fteses panortodokse me
    deklarim lufte ndaj Bullgarise dhe Serbise. Ne 18 Tetor Greqia iu bashkangjit
    liges panortodokse dhe i deklaroi lufte Turqise
    33
    , qe coi ne hapin final te luftes se
    pare Ballkanike. Me pushtimin qe ushtrite panortodokse Ballkanike i bene trevave
    (autonome) Shqiptare, ceshtja e te ardhmes se kombit tone ishte ne pikepyetje.
    Malazezet qe ne 22 Shtator perkrah malesoreve katolike te Dede Sokolit, kishin
    filluar pushtimin e Veriut te Shqiperise.
    34
    Me 8 Tetor ata i shpallen lufte Turqise,
    per te rrethuar Shkodren me 28 Tetor.
    Me 10 Nentor Greket rrethuan Janinen, pasi kishin pushtuar Selanikun.
    Me pas ata pushtuan Sazanin dhe Himaren.
    35
    Ne Himare qe ne 5 Nentor kolona e
    peste e grekofilit Spiro SpiroMilos ishte cuar ne rrevolte duke luftuar vullnetaret
    Shqiptare dhe trupat Turke. Korca u pushtua ne 20 Nentor nen komanden e
    gjeneralit Damianos
    36
    . Serbet pushtuan Kosoven me 23 Tetor dhe sebashku me
    Malazezet iu drejtuan Prishtines dhe Novipazarit (Jenipazarit) pasi thyen forcat
    Osmano – Shqiptare ne Kumanove
    37
    . Ismail Bej Qemali, qe ne kete kohe po
    shkonte per ne Stamboll per te biseduar gjendjen me kabinetin Osman, iu kerkua
    rruges qe te takohej me Princin Malazez Mirko, ne Trieste. Mirkoja i kerkoi
    Ismailit qe ai te deklaronte pamvaresine e Shqiperise, duke e bere Ismailin Mbret,
    dhe duke njohur posedimet Malazeze ne Veri te Shqiperise. Ne te njejten kohe
    veziri Qemal Pasha i kerkoi Ismailit qe te bente durim dhe te merrte nje post
    ministror ne qeverine Turke. Por Ismail Qemali rrefuzoi.
    Pas kesaj ai u kthye ne Shqiperi, ku ne Durres kerkoi qe te shpalle
    pavaresi per tokat Shqiptare qe nuk kishin rene akoma nen pushtimin
    panortodoks. Por popullsia e Durresit e pa Ismail Qemalin dhe shoket e tij si
    ‘agjente dhe provokator’. Per kete Ismail Qemali me aktivistet e tij u detyruan te
    largohen nga Durresi per ne Vlore, ku me 28 Nentor 1912 ai deklaroi pamvaresine
    e Shqiperise
    38
    se sakatuar nga kryqezata panortodokse e Ballkanit. Italia dhe
    Austria e pranuan kete pamvaresi menjehere per hire te interesave te tyre ne
    Ballkan dhe nga frika e avancime te metejshme panortodokse. Ne konferencen e
    Ambasadoreve ne Londer fuqite Evropjane ‘vendosen’ per kufijte e Shqiperise,
    duke lene keshtu vetem Italine me Austrine ne sherr mbi ‘Princin’ e mundshem qe
    duhej te udhehiqte Shqiperine Londineze
    39
    .
    Statu quo-ja Ballkanike ishte prishur. Per Shqiptaret nuk kishte me kthim
    ne Shqiperine e 9 Gushtit te 1912. Nga kater vilajetet ata arriten qe te sigurojne
    vetem nje e gjysem. Lojrat e fuqive te medha, shkaterrimi i fuqise Osmane,
    aleanca panortodokse Bullgaro – Greko – Malazezo – Serbe nen udheheqjen
    Ruse, dhe percarja e brendshme Shqiptare, cuan ne shkaterrimin e endrres
    Shqiptare per nje shtet etnik ne Ballkan. Ne kete menyre agonia e tragjedise
    Shqiptare te shekullit te XX do te njihte lindjen e saj tragjike; me aleancen
    panortodokse Ballkanike gjithnje vigjelente mbi ndodhite dhe hapat e Shqiperise
    Londineze pergjate shekullit te pergjakshem te XX.
    Revolution 1848

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •