Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 54
  1. #21

  2. #22
    Ngushllime familjes dhe gjithe dashamiresve te poetit te madh
    Revolution 1848

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Ngushellime familjes ...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anėtarėsuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    ngushellimet familjes dhe gjithe kosoves per poetin tone te madhe.....

  5. #25
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Sot me duket se ju shoh te perqafuar me dhimbjen e madhe,me Lumin dhe me perjetesine.Lamtumire poet i dashur Ali Podrimja!
    Ngushllime te sinqerta familjareve dhe gjithe shqiptareve.

    Ali Podrimja - ME QENĖ

    Tė jesh shqiptar
    e vdekja tė mos tė gjejė
    edhe nė skaj tė botės
    e pamundur ėshtė

    Tė jesh shqiptar
    e ndonjė qen tė mos tė ndjek
    deri nė varr
    e pamundur ėshtė

    Shqiptar tė jesh
    botėn varr tė mos e kesh
    e pamundur ėshtė
    e pamundur

    Nė trupin tim
    plaga mė e thellė
    sa mė afėr
    Bregut
    lum lumi nuk ėshtė nė linjė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 21-07-2012 mė 11:38
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Unhappy Lamtumire Poet....

    Ndaj dhimbjen me te gjithe Miqt dhe dashamiresit e kultures dhe artit shqiptare ...
    Nje ikje e pa pritshme dhe kaq e shpejt e Poetit Ali Podrimja na la pa fjale!
    U prefsh ne paqe Poeti yne i madhe...neper breza do lexohesh...e kurr nuk do harrohesh ....
    Ngushllime Familjes... Farefisit.... Miqve ....dhe gjithe Shqiptareve


    Ali Podrimja

    NJĖ NATĖ NGA NETET PA GJUMĖ



    Zgjohu Kosovė!Zgjohu nėna ime e dashur,
    balli dhe emri im i shkelur,
    zgjohu,oj!A po e ndien vajin tim?
    A po sheh si ti kam ngulur sytė
    mu nė zemer,mu nė shpirt,
    si t`i kam hedhur duart rreth belit
    per tė pėrqafuar unė, ashti yt?
    Dhuro shumė...e prit pak!

  7. #27
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Humbje e madhe, ngushellime familjes!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Nuk e meritoi nje vdekje te tille.

    Ngushellime familjes dhe gjithe shqiptareve!

    nga "Flaka e vjedhur"

    Si e kafshoi gjarpri ?

    e Luanit i tha : hesht !
    Luani ra nė gjunj para shpatės sė tij

    njė mot thanė: kahmot s’kemi parė
    njė shafqje kaq tė ēuditshme nė cirkun tonė

    po vallė si e kafshoi gjarpri ?

    nė qytetin tonė tregojnė tash fėmijėt
    se Ai shkoi tė sjellė flakėn
    qė njė ditė me shi ia vodhėn njerėzit

    e si e kafshoi gjarpri ?

    Luanit i tha : hesht !
    e Luani ra nė gjunj para syve tė tij t’errėt

  9. #29
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Poezia qė paralajmėroi vdekjen e Podrimes

    Vdekja e Ali Podrimes duket njė vdekje e paralajmėruar. Vargjet e fundit tė tij tė shkruara pak kohė para nisjes nė Francė janė njė meditim i thellė i poetit pėr jetėn dhe vendlindjen e tij Kosovėn. Nė vargjet e fundit Ali Podrimja i thėrret dhe djalit tė tij qė ėshtė ndarė prej kohėsh nga jeta: “Ma jep besėn, Lum Lumi, se nuk do tė harrojmė vendlindjen”, shkruan portali “Shqiptarja”. Mė poshtė po japim tė plotė poezinė, tė publikuar nga ky portal.


    PARISI, VENDLINDJA

    Do tė hyjmė nė Paris
    gurin tonė aty do ta ngulim,
    nuk do tė na presė Teuta, Genti,
    nuk do tė na presė hordhi e egėr romake,
    nuk do tė na presė njeri i gjallė.

    Nė Paris do tė hyjmė;
    ėndėrrat do t'i varim nė krahė tė lejlekėve
    te njė krua do t'i lajmė sytė, duart lythore,
    do t'i lėmė netėt ballkanike pas shpine
    vallet, kėngėt, baladat, pėrrallat,
    vetėm fyellin do ta marrim
    t'i biem kur tė na rrokė malli,
    kur humbim nė grumbullin e klosharėve,
    tė hijeve,
    tė minjve,
    deri vonė rrugėve tė Parisit nė metro marramenthi:
    do t'i marrim erė ftoit tė vendlindjes
    pėr kohėt pis do tė flasim me gishta,
    nuk do tė shkelim asnjė mizė,
    nuk do tė trembim asnjė zog,
    nuk do tė derdhim zjarr, vrer,
    mbi kokė tė njeriut,
    Evropės sė pėrgjumur s'do t'i pėrulemi
    as perėndive tė krisura.
    Ma jep besėn, Lum Lumi,
    se nuk do tė harrojmė vendlindjen
    .

    http://www.telegrafi.com/lajme/poezi...s-2-23872.html

  10. #30
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    ASHAK: “Kosova ėshtė gjaku im qė nuk falet”, e tha vetėm Podrimja

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Kosovės (ASHAK) i ka dėrguar telegram ngushėllimi familjes sė poetit tė ndjerė, Ali Podrimja, i cili njėherėsh ishte edhe anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės.

    “Me tronditje tė thellė e morėm lajmin pėr vdekjen e parakohshme tė poetit emblematik tė letėrsisė shqipe, akademikut Ali Podrimja”, thuhet nė telegramin ASHAK-ut.

    Mė tutje theksohet se “vdekja e tij ėshtė humbje e madhe pėr familjen, pėr tė gjithė miqtė e tij tė shumtė, pėr lexuesit qė e ēmuan dhe e donin, pėr Akademinė dhe pėr tė gjitha institucionet e Kosovės, pėr kulturėn dhe letėrsinė shqiptare”.

    Nė telegramin e ASHAK-ut theksohet se vargu i tij “Kosova ėshtė gjaku im qė nuk falet”, e thotė atė qė nuk e tha askush tjetėr, por popullin dhe vendin e tij.

    “Poezia e poetit Podrimja pėr mė shumė se gjysmė shekulli ishte zėri identitar i Kosovės, zėri qė artikuloi dhembjen dhe shpresat e Kosovės , idealet dhe synimet e saj”, thuhet, pos tjerash, nė telegramin e ASHAK-ut, me rastin e vdekjes sė poetit Ali Podrimja. /Telegrafi/

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •