Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 54 prej 54
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nga eshte ki salih kabashi?

    sipas ketij kabash salihit.. ki memli i milazimit krasniq i paska dhen shum para ali podrimes te shkoj andej kendej me para te ministrise..

    mbetet nje ceshtje per tu vertetuar..

    a vertet aliu nuku ka vajtur ne varrime te prinderve te tij apo eshte kjo shpifje e salihit kabash..

    a eshte e vertet se aliu paska qen tip "lluk lluku"..dmth ka hy e dal kafiqo mejhaneve e ska shti doren ne xhep me pague apo eshte shpifje e kabashit..?

    ne se ministria ja ka pague rrugen e hotelet per franc a ka pas tjeter kend me te si shoqnus meqe ky i ngrati ali paska pas probleme mendore?

    gjithsesi per ne qe pak i njohim intelektualet e kosoves.. aliun e ndjere e njihnim si poet atdhetar e mu per ket e nderojm dhe ngushellojm koleget e tij te letrave..

    .

    kurse salihit mir eshte me ja dhan dikush nji hu te mir per kte pamflet fyes ndaj nji poeti te mirnjohur.. si podrimja.. kur dihet se qyky salihi vet eshte nji aventurier e megaloman..qe e ka shijue jugosllavin e titos ma shum se shum tjer..

    ..

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    In memoriam
    ALI PODRIMJA (1942-2012)


    Ishim sė bashku dekada tė tėra nėpėr manifestime kulturore, akademi, seminare, simpoziume, pėrvjetore... Sidomos ishim sė bashku nėpėr sprova, vuajtje, pėsime, batica-zbatica tė kohės dhe hapėsirave tona, shpesh tė sharė dhe tė nėpėrkėmbur, tė kėrcnuar dhe tė rrezikuar, sė bashku me Popullin tonė... Ishim dhe njiheshim si dy “bashkėudhėtarė” tė cilėt ecin secili rrugės sė vet, por jeta, rruga, njerėzit, ngjarjet shpesh i “kryqėzojnė” ...

    Gjatė vitit 1981, pra, gjatė demostratave studentore, punėtore, gjithėpopullore nė Prishtinė, mė vonė edhe nė mbarė Kosovėn, Ali Podrimja, sė bashku me Rifat Kukėn, Fahredin Gungėn, Azem Shkrelin, Anton Pashkun e shumė tė tjerė..., shqyrtonim vėllazėrisht gjendjen e posakrijuar. Mendonim shumė e flisnim pak, sepse gjendja e tillė ishte tejet e rrezikshme dhe pa ndonjė perspektivė tė qartė...

    Dikush prej tė pranishmėve ndėrhyri dhe profetikisht tha: “Burra, jemi tė dėnuar nė Liri!”. Dhe prapė heshtje, shikime, pėrshpėritje, ofshamė. Pyetja mė e shpeshtė, gati refren, pėr tė gjithė ishte kjo: Deri kur kėshtu?
    Ali Podrimja ndėr tė tjera tha: “Kjo ėshtė vetėm nisja, hyrja, nė “dasmė”. E ju e dini se dasmė pa mish nuk ka... Kam frikė se kjo dasmė po i ha bijtė dhe bijat tona mė tė mira... Ēmimi i lirisė ėshtė tejet i lartė dhe paguhet shumė shtrenjtė...”.

    Ishte njė vizion i qartė dhe njė pėrcaktim jetėsor. Ai, gjatė gjithė kėtyre dakadave ishte me ne, me Popullin tonė, si shkrimtarė i angazhuar, gati-gati si “kronist” i ngjarjeve, kuptohet, nė mėnyrėn mė tė lartė poetike dhe estetike, me porosi tė qarta dhe tė thella, me figura metaforike dhe stilistike tė qėlluara, me guxim heroik dhe profetik.

    Njė ngjarje qė e kishte karakterizuar jetėn dhe krijimtarinė e tij, ishte pa dyshim edhe sėmundja dhe vdekja e djalit, vogėlushit, apo siē thoshte ai “Engjėllit tim – Lumit”, nėpėrmjet tė cilit Aliu kishte zbuluar njė botė tė re, atė tė vuajtjes sė motivuar dhe tė ofruar, nė stilin e Nėnės Tereze.

    Shpesh mė thoshte: “Unė jetoj me Lumin, krijoj me Lumin dhe pėr Lumin, pėr tė gjithė ata qė vuajnė, pėsojnė, tashmė jetojnė nė amshim... Lumi mė ka bindur dhe mė ka dhėnė shumė, pėrvojėn e Zotit, tė fesė, atė tė amshimit...”

    Ja shkrimi i Ali Podrimjes kushtuar Lumit:

    FLETЁ E BARDHЁ:

    Mbi tavolinė
    Fletė e bardhė
    Aty do shkruar:
    Lum Podrimja vdiq mė 29 Shtator 1982.

    Po unė nuk mund ta nėnshkruaj vdekjen
    Tė ndjej nė qėnie si lėviz si merr frymė
    Tė shoh nė jetė gjithkund tė prek
    Vdekjen tėnde nuk mund ta nėnshkruaj j voglush

    Varrmihėsit le ta qesin emėrin
    Ose bardhėsia tė mė mbulojė
    Edhe mua tė tėrin.

    Ulpianė, tetor, 1982.

    Gjatė vitit 1985, punoja monografinė “Lule pėr Nėnėn” kushtuar 75 vjetorit tė lindjes sė Nėnės Tereze, njė libėr me poezi, prozė, pikturė, skupturė, muzikė. Pas marrjes sė shumė punimeve nga tė gjitha viset shqiptare, pėrjashtuar Shqipėrinė, e cila ishte ende hermetikisht e mbyllur, duhej ndonjė dorė mjeshtrore pėr pėrzidhje dhe rėnditje.

    Dhe prapė ishim sė bashku, Fahredin Gunga, Rifat Kuka, Ali Podrimja, tre “redaktorėt” , pa emėr tė kėsaj Monografie, sepse ishte ende koha e monizmit dhe komunizmit. Punuam sė bashku dhe me zemėr e frytin e kėsaj pune le ta vlerėsojė Zoti dhe Populli.
    Pas disa orėve pune nė redaktimin pėrfundimtar tė librit, nė banesėn e Fahredin Gungės, Rifat Kuka mė tha: “Don Lush e ke bėrė njė mrekulli... Ali Podrimja disa orė ėshtė i ulur sė bashku me ne... Kjo ndodhė rrallė, mos tė them kurrė (duke menduar nė temperamentin e Aliut, vr. ime)...”.
    “Mrekullia, nėse ėshtė e tillė, ėshtė e Nėnės Tereze, jo e imja” u pėrgjigja unė. Ali Podrimja mė shikoj ėmbėl dhe tha: “Nuk mund tė ndahem mė prej Nėnės Tereze... I lumi ti qė e ke takuar dhe njohur personalisht... Unė tashmė jetoj dhe krijoj sė bashku me atė... Ajo pėrpara Ēmimit Nobel pėr Paqe ka merituar Ēmimin Nobel pėr Letėrsi... Ēdo resht, fjalė, uratė e saj ėshtė e mrekullueshme, frymėzuese pėr mua...”.

    Ishte viti i sprovave tė jashtėzakonshme (1989), heqja e tė “ashtuquajteres” Autonomi, rrėnimi sistematik i ēdo gjėje shqiptare, arsimit, kulturės, shėndetėsisė, mos tė flasim pėr politikė, ekonomi e shumēka tjetėr.
    Ishim rishtas sė bashku nė “Pallatin e Shtypit” nė Prishtinė. Brengosja, shqetėsimi, rrezikimi merrte hov dhe s’kishte mė tė ndalur. Njerėzit “strukeshin” dhe e ruanin kokėn dhe shpinėn. Nė tavolinėn e bisedės ishim diku afro njėzet krijues dhe gazetarė. Unė i thashė mendimet dhe qėndrimet e Kishės nė Kosovė, tė Imzot Nikė Prelės, duke nėnvizuar se takimi, afrimi dhe bashkimi ynė ėshtė parakusht i ēdo suksesi, i shpėtimit tonė kombėtar.

    Ali Podrimja mė shikonte me njė vėmendje tė posaēme dhe nuk fliste asgjė. I thashė: “Fol, Ali i dashur! Ēka mendon ti?”. Ai mė tha kėshtu: “Unė mendoj krejt si ti... Ti po mi merrė mendimet dhe fjalėt, po i thurr aq mirė, sa qė unė s’kam ēka tė them!”.
    U pėrgjigja: “Ėshtė gjendja qė na detyron tė mendojmė dhe tė veprojmė sė bashku, njė... Ti e ke mjeshtrinė e fjalės sė shkruar, veēmas tė poezisė, e unė, aty-kėtu tė fjalės...”. U pėrqafuam vėllazėrisht dhe u kuptuam me pak fjalė, mos tė them pa fjalė.

    Ishim nė Romė pėr Lumturimin e Nėnės Tereze. Ali Podrimja ishte shumė aktiv nė pėrgatitjen e vėllimit tė poezive dhe uratėve tė Nėnės Tereze “Mėsomė tė dua” nė gjuhėn anglishte, shqipe dhe gjermanishte. Ndėr tė tjera mė tha: “Populli shqiptar ėshtė si njė Foshnje nė duart dhe zemrėn e Nėnės Tereze dhe ka vetėm njė kėrkesė: Mėsomė tė dua! Nėse e mėsojmė dhe e praktikojmė kėtė, shpėtuam, jemi tė lumtur...”.

    Pas Meshės sė Lumturimit ai ishte shumė i lumtur, si rralė herė. Mė pėrqafoi dhe mė tha: “Sot, Ti don Lush, duhet tė jesh i lumtur... Ta them tė drejtėn sot pėr herė tė parė e pashė, e pėrjetova dhe e kuptova kėtė: Jam i lumtur qė jam Shqiptar, bir shpirtėror i Nėnės Tereze... A e ke parė gjithė kėtė mori njerėzish, kombesh, feve tė ndryshme... Tė gjithė na kanė lakmi se jemi Shqiptarė... Kujdo ia kam dhuruar librin “Mėsomė tė dua” e ka pranuar me shumė nderim dhe falėnderim...”.

    Ja pėrshkrimi i tij pėr kėtė ngjarje: “Shkelnim nė javėn e fundit. Njėmijė ekzemplarėt ishin paketuar pėr destinacion nė Itali. Lumnimi i Nėnės Tereze mbahej nga data 18 deri 21 tetor 2003. Mė 18 tetor aeroplani me pelegrinėt nga Kosova ishte ngritur nga Sllatina nė drejtim tė Romės. Mendoja pėr librat dhe ē'do tė bėnte qeveria e zotit Trajkovski, sapo tė ketė njė ekzemplar tė librit tonė, a do tė skuqej nga fjalėt e Papa Gjon Palit II, qė fliste me admirim pėr "bijėn e popullit shqiptar qė i ka dhėnė nder dhe shkėlqim kombit tė saj…". Maqedonia ishte shtet e unė isha vetėm individ, qė plasoja tė vėrtetėn pėr Nėnėn Tereze…

    Unė kisha kryer njė punė tė ndershme pėr tė mposhtur njė falsifikim tipik sllav dhe pėr t'u treguar tė tjerėve nga ishte Nėnėmadhja. Kryeja, pra njė punė atdhetare. Bindesha se njerėzit tanė kur ia mėsyjnė botės, mė tepėr u intereson levėrdia e xhepit se ēėshtja nacionale . Mendoj kėshtu dhe tani. Mjafton tė pėrqendrohesh nė bisedat e paraqitjet e tyre nė masmedia e tė bindesh se kush na mbron nga e liga. Atdheun e konsiderojnė para dhe asgjė tjetėr. Nuk mė habit, pra nėpėrkėmbja jonė edhe nga ata qė nuk kanė identitet ende. Ėshte tmerruese kjo.
    Mė 19 tetor pelegrinėt nga Kosova gjendeshin nė rendin e pare, meqė vinin nga vendlindja e Nėnės Tereze. Papa Gjon Pali II, i cili do e mbante meshėn pėr Lumnimin e tė Shenjtės sonė, nuk ishte as dhjetė metra larg nesh. Masmediat gumėzhinin nė sheshin e madh tė Vatikanit, ku ishin tubuar afėr njė milion njerėz. Atje nė fund ishte shpalosur skaj mė skaj njė flamur shqiptar. Nga stacionet e huaja televizive e sidomos nga CNN nuk hiqej kopertina e librit "Teach me to love" e Nėnės Tereze, tė cilin tanimė e kishin tė gjithė burrėshtetasit e masmediat. Njė i kishės sonė po ashtu kishte arritur t'ia dorėzojė dy ekzemplarė dhe Papės Gjon Palit II.
    Personi qė mė kishte informuar nga Roma pėr dredhinė maqedone, mė kishte gjetur nė mesin e pelegrinėve dhe mė kishte thėnė: falsifikatorėt e tėrhoqėn librin, e kishin lexuar se ē'thoshte Papa pėr bamirėsen tonė. Ky ishte fundi i njė ėndrre sllave. Nuk besoj se kishte njeri mė tė lumtur se unė atė moment. Kisha kryer njė punė tė vogėl pėr njė ēėshtje tė madhe. Nga muri i lartė i Katedrales sė Shėn Pjetrit vazhdonte tė buzėqeshte Nėna Tereze. Ishte zbrazur dikur sheshi i pafund i Vatikanit, ku fitues ishte populli im qė kurrė nuk u nda sipas besimeve. Dikur vonė isha larguar nga aty. Nė ekranet televizive vazhdonte filmi pėr jetėn e Nėnės Tereze” (Ali Podrimja, Historia e njė libri, 1 maj 2008).
    Dhe prapė ishim sė bashku nė Kėshillin Organizativ pėr 100 – vjetorin e lindjes sė Nėnės Tereze nė vitin 2010, Ali Podrimja si pėrfaqėsues i Akademisė sė Shkencės dhe Arteve e Kosovės, unė si pėrfaqėsues i Ipeshkvisė sė Kosovės dhe si biograf i saj. Punuam me shpirt dhe zemėr dhe mendoj se doli mirė, kuptohet, nė kushtet tona.
    Nė takimin e parė zyrtar nė Ministrinė e Kulturės sė Kosovės, Ali Podrimja ndėr tė tjera tha: “Shpirti i saj arriti edhe nė poezi. Ai tha se duhet tė dimė se madhėshtia e Nėnės Terezė ėshtė vėrtet e madhe. Kjo mė sė miri shihet nga fqinjėt tanė, tė cilėt bėjnė pėrpjekje pėr tė grabitur njė nėnė qė nuk iu ka takuar atyre...”.
    Do ta pėrfundoj kėtė shkrim me disa kujtime lidhur me Ali Podrimjėn, Nėnėn Tereze dhe ndėrtimin e Katedrales “Nėna Tereze” nė Prishtinė. Pasiqė kishte dėgjuar zėrin e Nėnės Tereze nė recitimin e uratės tradicionale “Puna e pendimit” nė gjuhėn shqipe, qė e kishte incizuar Gjekė Gjonlekaj, gazetar i “Zėrit tė Amerikės”, ai kishte shkruar kėshtu: “Ngritjen e Katedrales nė Prishtinė e kisha bėrė ēėshtje. Ajo duhet ta mbajė dhe emrin e Nėnės Terezė. Kisha hedhur idenė se zėri i kėsaj tė Shenjtėruere tė dėgjohet nė ēdo meshė edhe nė Kishėn shqiptare, pra menjėherė pas Ungjillit, Fjalės sė Zotit. Pas leximit tė teksteve qė disponoja isha pėrcaktuar pėr uratėn "Puna e pendimit", qė Nėna Terezė e kishte thėnė vazhdimisht dhe nė vetminė e madhe e skutat varfanjake tė Kalkutės. Bile dhe nė momentin e fundit, kur po kalonte nė botėn e tejme.
    Arsyet se kjo uratė dhe zėri i saj duhet tė dėgjohen nė Kishėn shqiptare janė: sė pari, urata ngėrthen nė vete njė sinqeritet dhe respekt ndaj Zotit. Sė dyti, nė religjion zėri ėshtė i veēantė, pra mund tė jetė dhe zėri i vendit. Ē'ėshtė e vėrteta, lutjet as uratat nė gjuhėn shqipe Ajo nuk i kishte harruar pėr tė gjallė, as nuk mund t'i thoshte nė njė gjuhė tjetėr. Nuk e kishin atė bukurinė qė e kishte ndierė qė nė fėmijėri, as nuk mund t'ia pėrkujtonin vendlindjen, prejardhjen. Kemi tė bėjmė me kujtesėn dhe respektin ndaj tė kaluarės, pra nuk kishte pranuar tė shkėputet nga diēka e shenjtė qė e lartėsoi dhe nė rrafshin kombėtar” (Ali Podrimja, Nėnė Tereza dhe Kisha shqiptare, 19. 11. 2007).
    Pak kohė para ndėrrimit tė jetės, apo si do tė thoshte e Lumja Nėna Tereze, “kthimit nė Shtėpinė e Atit”, shprehje kjo qė i pėlqente shumė Ali Podrimjes, u takuam nė Sheshin “Nėna Tereze” dhe ecėm sė bashku deri te Katedralja. Nė pėrshendetje mė tha: “A po rritet Katedralja?”. Unė u pėrgjigja: “Ajo tashmė ka lėshuar shtat, mungon edhe njė kėmbanare... Mė tepėr se po rritet, ajo po zbukurohet, Ali i dashur...”.
    Para se t’ma shtrėngonte dorėn nė mėnyrėn e tij karakteristike mė tha: “Me kėtė Katedrale do tė rritėn fėmijtė tanė, nipat dhe mbesat e Nėnės Tereze!”.
    Pėr kėto dhe shumēka tjetėr, Ali i dashur, nga zemra tė falėnderoj dhe uroj qė tė jesh tashmė nė “shoqėri me Engjėllin tėnd – Lumin”, me miqėt tanė tė pėrbashkėt qė kaluan nė amshim, me Nėnėn Tereze, nė lumturinė e amshuar! Pusho nė paqe!

    Prishtinė, 25 korrik 2012
    Don Lush GJERGJI

  3. #53
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    LAMTUMIRĖ POETIT ALI PODRIMJA

    Begzad BALIU

    (Tekst i lexuar nė orėn letrare pėrkujtimore kushtuar Ali Podrmija, organizuar nga Unioni letrar i shkrimtarėve dhe kritikėve, nė Prishtinė, mė 24. 7. 2012)



    Tė nderuar miēė dhe kolegė tė poetit Ali Podrimja

    Jemi tubuar sot nga Unioni i Kritikėve dhe Shkrimtarėve tė Kosovės qė t’ia themi lamtumirėn e fundit poetit Ali Podrimja. Unioni i Kritikėve dhe Shkrimtarėve ėshtė njėri prej institucioneve kulturore ndėrkombėtare, nė tė cilin mjeshtri ynė gjente strehėn e tij prej miku dhe krijuesi, prandaj mes tij dhe kėsaj qendre kulturore qė i krijonte hapėsire veprimi, respekti nuk u shua deri nė fund.

    Po ndahemi nga poeti, i cili na la pa i mbushur tė 70-tat, sado po te na pyesnin vetėm pak ditė mė parė, rralle prej nesh do ta besonim moshėn e tij. Ai ishte prej atyre miqve tė pėrditshmėrisė sė qytetit tonė dhe botės shqiptare qė kudo ku gjendej reflektonte njė botė tė pasur ndjenjash tė hareshme, sado poezitė e tyre kishin kaq shumė dhembje dhe togfjalėsha, ku njėra prej fjalėve, simboleve e metaforave doemos lidhej me vdekjen dhe dhembjen qė shkakton ajo.

    E kuptueshme pėr ata qė kanė njohur biografinė e tij, biografinė e familjes sė tij dhe kuptohet biografinė e popullit tė tij!

    I lindur rreth 70-vjet mė parė (28 Gusht, 1942, nė qytetin e Gjakovės, Ali Podrimja u rritė me dramėn e madhe tė dhembjes krenare, sikur shprehej jo vetėm ai po edhe i tėrė brezi i tij.

    Pas pėrpjekjeve tė tij prej Gjimnazisti nė Gjakovė, ku poezia po i sillte famė mes popullit tė tij dhe shqetėsime me sigurimin shtetėror, ai vazhdon studimet nė Universitetin e Prishtinės, pėr tu bėrė njėkohėsisht edhe njėri prej bartėsve tė jetės krijuese dhe letrare nė institucionet mė tė rėndėsishme letrare tė Kosovės, nė gazetėn Rilindja, revistat Jeta e re dhe Fjala dhe sidomos nė redaksinė e botimeve tė Rilindjes. Nė kėtė institucion, i cili pėr shumė dekada ishte sinonim i arritjeve kulturore tė botės shqiptare nė ish-Jugosllavi, Ali Podrimja pėrjeton njėkohėsisht edhe rrėnimet materiale e shpirtėrore tė popullit shqiptar nė Kosovė.

    Pėr disa dekada me radhė Ali Podrimja oshte njėri prej pėrfaqėsuesve mė tė pėrhershėm tė krijimtarisė letrare jo vetėm nė hapėsirėn shqiptare por edhe nė botėn letrare, prandaj nė vitin 1996 ai u bė anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės.

    Pa dashur qė nė kėtė fjalė rasti tė merrem me veprimtarinė e tij tė pasur letrare, kėtu dua tė theksoj tri periudha letrare, tė cilave jo vetėm ju ka takuar, por edhe identifikohen gjerėsisht me veprėn letrare tė tij.

    Nė periudhėn e parė vitet ’60 Ali Podrimja do t’iu bashkohet kėngėtarėve tė fatit tė vėshtirė tė popullit shqiptar. Poezitė e tij, si edhe proza poetike janė elegji tė dhembjes sė trashėguar brez as brezi. Nė vepra e tij tė kėsaj periudhe “Hija e tokės", Thirrje, Shamijat e pėrshėndetjeve (1963), etj., do t’ia falin poetit atė me tė cilin ėndėrronte brezi i tij, misionin e poetit, njė ėndėrr tė cilin ai nuk e braktisi deri nė fund tė jetės sė tij, mbase edhe me mėnyrėn se si u nda nga ne. Nuk i mbeti borxh nė kėtė drejtim as poezia. Vargu i tij poetik “Kosova ėshtė gjaku im qė nuk falet”, u bė simboli mė emblematik i poezisė shqiptare, po edhe sinonim i Lėvizjes Kombėtare.

    Periudha e dytė e krijimtarisė sė tij pėrfshinė vitet ’70-‘80 tė shekullit XX, nė tė cilėn mjeshtri ynė do tė shquhet me dy veēori letrare: e para me mėnyrėn se si refuzoi realizimin socialist nė letėrsi dhe me mėnyrėn se si e krijoi poezinė moderne shqipe, sado nuk arrit tė lirohet prej simboleve etno-folklorike tė botės shpirtėrore e materiale shqiptare (Shih, veprat Sampo, 1969; Torzo, 1971); dhe e dytė me realizimin e veprės Lum Lumi, 1982, njėrės prej veprave pa dyshim mė tė mira tė letėrsisė sė shekulli XX. Lexuesi shqiptar apo i huaj, njė ditė mbase nuk do tė mund t’i perceptoj shumė simbole etno-historike tė poezisė shqipe, por zor se do tė mund tė vjen ajo ditė apo ai shekull, kur lexuesi shqiptar apo i huaj, i cili nuk do ta pėrjetoj dhembjen, tė cilėn Poeti ynė e ka ngritur nė dhembje universale, dhembjen pėr Lumin. Pėr shkak se gjatė kėsaj periudhe Ali Podrimja ia ka lėnė letėrsisė shqipe njėrin prej simboleve mė me ndikim nė letrat shqipe, sot mund tė thuhet se misioni i tij letrar dhe misioni i tij prej poeti ėshtė pėrmbushur plotėsisht.

    Periudha e tretė pėrfshinė krijimtarinė e tij tė dy dekadave tė fundit, nė tė cilėn bashkohen elemente tė periudhės sė parė (disa nga simbolet dhe motivet elegjiake) dhe tė periudhės sė dytė: filozofia ekzistencialiste dhe ida nga temat e motivet nacionale. Rrethanat historike me tė cilat ndeshet populli shqiptar, tek poeti sikur ridimensionojnė edhe konceptet e tij pėr poezinė dhe poetikėn e saj. Pėr ta pėrmbushur misionin e tij, ai pėrveē poezisė shkruan edhe prozėn dhe veēanėrisht esenė, sado, fjalėsi dhe togfjalėsi i tij treten nė mėnyrė tė padiktueshme nga poezia nė ese dhe anasjelltas.

    Gjatė gjithė periudhės letrare tė tij, Ali Podrimja do tė shquhet edhe me disa nga veēoritė krijues me tė cilat nuk do tė shtune edhe krijues tė tjerė tė brezit tė tij. Me veprat e para ai do tė shquhet pėr ndikimin e tij nė mjedisin ku krijon, me vepra e mėtejme madje do tė shquhet paralelisht: nė ambientin gjuhėsor tė ish-jugosllavisė dhe nė botimet e letėrsisė sė Kosovės nė Shqipėri, ndėrsa nga vitet ’70 e deri nė fund, krijimtaria e tij letrare do tė reflektoj edhe nė botimet letrare Perėndimore.

    Qė nga vitet ’70 e dire nė fund, zor tė gjendet njė vėllim antologjik, njė pėrfaqėsim sado modest i poezisė shqipe nė revista letrare, nė tė cilin tė mos jetė pėrfaqėsuar edhe Ali Podrmija. Qė nga kjo kohė, zor tė gjendet njė Festival sado i madh apo i vogėl i poezisė evropiane, e tė mos jetė ftuar edhe Poeti ynė.

    Si i tillė me kohė dhe nė mėnyrė aktive ai ėshtė bėrė poet i vlerėsuar nga kritika letrare shqipe dhe evropiane. Nė tė vėrtet, duke mos qenė krijues qė mė parė se sa me veprėn ndikimin e tij nė mendimin kritik e krijon edhe me jetėn, Ali Podrimja, si pakė shkrimtarė tė mėdhenj tė letėrsisė shqipe, mė parė se sa me biografinė, nė kritikėn letrare ėshtė shquar pėr vlerat estetike tė poezisė sė tij. Pra, mė parė se sa krijuesi, ai ėshtė bėrė sinonim i klasikut tė poezisė shqipe tė shekullit XX.

    Ka shumė vjet qė disa nga poetėt e letėrsisė shqipe cilėsohen si boem tė saj. Kėtė nuk ia kemi atribuar Ali Podrimjes, pėr faktin se e ndjenim mė ndryshe nga ata poetė, qė krijimtarinė letrare dhe jetėn njėkohėsisht e bėnin pranė njė gote dhe nėn strehėn e njė kafeneje tė qytetit.

    Sot mund tė themi se kemi gabuar dhe ndoshta ėshtė koha ta pėrmirėsojmė kėtė gabim. Ndoshta ėshtė mė mirė ta shpjegojmė kėtė. Ai jetonte si poet, pra gjithnjė duke shkruar; na takonte jo si boem i poezisė. po si krijues qė tė fliste vetėm pėr poezinė; qė i besonte asaj qė ta thoshte (nė tė vėrtetė qė e kishte krijuar ndoshta vetėm pak kohė mė parė) dhe qė i besonte asaj qė ia thoshe pėr poezinė e tij; qė besonte se me poezinė i kontribuonte shoqėrisė dhe popullit tė tij; qė bėhej bashkėvuajtės dhe qėndrestar i popullit tė tij; qė e shikonte tė kaluarėn dhe tė ardhmen e popullit tė tij kryesisht vetėm pėrmes vargut letrar; qė e jetonte poezinė kudo dhe kurdo. Pėr shkak se, poezinė e tij e shihte si mision, por jo veten si misionar, sepse nė jetėn e tij ishte tepėr modes, sot pėr tė mund tė thuhet se ai nuk ishte poet boemėsh, por ka njė veēori, tė cilėn zor ta gjemė nė biografinė e tė gjithė poetėve, pavarėsisht sojit tė tyre: vdekjen e tij, pėr tė cilėn sigurisht nuk ka pse tė thuren mistere, por ka arsye pėr tė ndėrtuar imazhin e krijuesit qė nuk ka njė kufi, njė fund, njė datė, njė moshė. Nė krijimtarinė e tij letrare, ėshtė njė poezi me titull: Mora rrugėn tė takoj njeri!

    Pra, ai ecėn, ėshtė nė rrugė dhe nuk ka kush (flas pėr poetėt) tė mos e besoj kėtė! Lexuesit e tij e dinė ku ėshtė nisur Ali Podrimja, drejt yllit tė tij, drejt simbolit tė tij jetėsor dhe krijues, dhe nė asnjė mėnyrė a variant nuk do ta ndalin atė.

    Prandaj, nė kėtė rrjedhė, nė kėtė rrugė tė pėrjetshme, tė cilėn e ka trasuar disa dekada mė parė, miqtė e tij bėn tė bėjnė vetėm njė pėrshėndetje pėr te: Lamtumirė!

    Prishtinė, mė 23. 7. 2012

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Kadare: Humbja e Podrimjes? Mendova se ishte shaka e tij!

    Nga: VERA PELAJ

    Ismail Kadare rrėfen njohjen dhe miqėsinė me Ali Podrimjen. Shkrimtari i njohur tregon bashkėpunimet dhe ta-kimet nė Francė, pa harruar tė pėrshkruajė edhe ndjesinė qė pėrjetoi kur mėsoi humbjen e tij nė Francė. Njė miqėsi poetėsh e mbetur tashmė pėrgjysmė vjen e treguar nga Kadare, teksa pushonte nė vilėn e tij nė Durrės. Kush ishte Ali Podrimja si mik?
    Z. Kadare, si e keni njohur poetin Ali Podrimja?
    E kam njohur shumė, shumė herėt! Mė duket sikur e kam njohur gjithmonė, tėrė jetėn. Nuk e pėrcaktoj dot me saktėsi kohėn e njohjes, por ka qenė njė nga poetėt, shkrimtarėt e parė tė Kosovės, me tė cilėt jam njohur dhe ka vazhduar miqėsia gjithė jetėn.
    Ai, iku nga kjo botė, por poezia e tij ka mbetur. Sa ishit dhe sa jeni nė kontakt me poezinė e Ali Podrimjes?
    Kam qenė gjithmonė, siē thashė. Ē'do tė thotė njohja me njė shkrimtar? Ėshtė ana njerėzore, miqėsore, baza ėshtė pastaj vepra e tij. Nė fillim ėshtė vepra qė tė shtyn tek tjetri. Unė kam njohur veprėn e tij, saktėsisht nė atė kohė dhe vazhdimisht e kam ndjekur. Ai shkruante pėrgjithėsisht poezi, poema. Herė pas here, mė ka qėlluar tė kemi pasur bashkėpunim. Ka botuar njė libėr timin ose dy mė duket, pėr Kosovėn, e ka ai bėrė pėrzgjedhjen. Unė kam bėrė njė hyrje nė njė antologji tė tijėn pėr Ēamėrinė. Ishte shumė e bukur ajo antologji. D.m.th, kemi pasur tė tilla bashkėpunime. Por, nuk mund tė them se kam pasur njė bashkėpunim letrar me tė, por mė tepėr letraro-organizativ, ose kur ka ardhur nė Francė nė ndonjė takim ku ka marrė pjesė, kam folur pėr tė, kur ka qenė rasti. Miqėsia me tė, ka qenė shumė mė e madhe sesa ajo qė quhet bashkėpunim ose aktivitet letrar. Pra, ana njerėzore e miqėsisė, ishte e gjithėkohėshme.
    A mendoni se motivet poetike, siē janė ato tė Ali Podrimjes, janė njė zė i veēantė, ndikues, edhe nė botėn e jashtme letrare?
    Po. Podrimja ėshtė nga poetėt e pėrkthyer mirė nė botėn e jashtme, nga mė tė njohurit. Natyrisht, poezia gjithmonė krijon njė kufizim nė pėrkthim. Ėshtė mė e paktė se sa proza, pėr vetė arsyen se botimet poetike vitet e fundit, ka shumė vite, njėzet-tridhjetė, janė pakėsuar nė botė. E me gjithė kėtė kufizim qė ka pėr tė gjithė poetėt, - tė gjithė poetėt e botės ankohen qė njihen pak nėpėr vendet e tjera, - Podrimja ka qenė nga poetėt shqiptarė mė tė njohur. Ėshtė i pranishėm nė shumė pėrmbledhje poetike letrare nė gjuhė tė rėndėsishme tė Evropės. Pra, ėshtė nga njė tufė e paktė poetėsh dhe shkrimtarėsh, qė kanė bėrė tė njohur letėrsinė shqipe jashtė kufijve. Nė atė grupin e vogėl tė shkrimtarėve, tė cilėt ne pėrpiqemi me tė gjithė organizmat kulturore nė Shqipėri ta zgjerojmė, por ai zgjerohet me shumė vėshtirėsi. Nuk ėshtė kaq e lehtė tė zgjerohet grupi i shkrimtarėve tė pėrkthyer. Ėshtė pėr ēdo vend e vėshtirė. Po tė shikoni, tė gjitha vendet, sidomos ato qė quhen relativisht tė vogla, kanė probleme me njohjen. Prandaj, Podrimja nga kjo anė, ka qenė i privilegjuar nga fati, sepse ka kapėrcyer kėtė pengesėn e njohjes.
    Ai, ju ēmonte shumė. Nė secilėn bisedė private dhe zyrtare, gjithmonė iu mbante me vete. Bashkė me ju, pėrpiqej tė bėhej ambasador i kulturės kombėtare shqiptare.
    Po, e di. Ai ka qenė jashtėzakonisht i ngrohtė me njerėzit. Pavarėsisht se shkrimtari e shpreh nganjėherė atė ngrohtėsi, ose nuk ėshtė i aftė shumė ta shprehi. Por, nė thellėsi tė tij, ai ka qenė jashtėzakonisht i ngrohtė me njerėzit. I donte kolegėt e vet, e donte letėrsinė, e donte poezinė…, e donte tempullin, ta quajmė me njė fjalė. Ishte besnik i kėsaj dhe e ēmonte shumė miqėsinė midis poetėve, qė ėshtė nga cilėsitė mė tė bukura tė kohės. Pėr fat tė keq, nė kohėn tonė nuk mund tė themi se, kjo kultivohet vazhdimisht nė botėn shqiptare. Pėr fat tė keq, i mungon atmosferės letrare shqiptare, miqėsia midis kolegėve. Ėshtė njė humbje e madhe; unė pėrmenda fjalėn TEMPULLI, ėshtė njė humbje e madhe e kėsaj aureole. Qė ta dojė publiku i gjerė, duhet shkrimtarėt ta duan njėri-tjetrin. Kam frikė se ka diēka qė nuk shkon, ky ėshtė dhe njė mendim i pėrgjithshėm. Nuk ėshtė ajo miqėsi qė duhej tė ishte. E Podrimja, hynte ndėr shkrimtarėt qė e njihte kėtė miqėsi, e njihte se sa e shenjtė ishte miqėsia midis kolegėve, e njihte hyjninė e saj, jo vetėm nevojėn e saj, por njihte anėn e mistershme qė ėshtė hyjnia, qė duhet t'i bashkojė njerėzit e letrave, njerėzit e tempullit. Dhe, pėrveē kėsaj ishte shumė mirėnjohės si natyrė. Them, pavarėsisht nga dukja qė mund ta kenė njerėzit, nuk them pėr atė por nė pėrgjithėsi, Podrimja duke qenė natyrė besnike, ka qenė jashtėzakonisht mirėnjohės. T'i bėje diēka, ai nuk ta harronte gjithė jetėn. Edhe kjo ėshtė njė cilėsi qė nganjėherė mungon pėr fat tė keq, nė jetėn e sotme, sidomos atė shqiptare. Nuk ėshtė kaq e shpeshtė, duhej tė ishte mė e shpeshtė, por ėshtė pak e rrallė. Ai, hynte ndėr ata qė vėrtet mund tė jenė kampionė tė mirėnjohjes. Unė kėshtu e kam njohur gjithė jetėn.
    A mund tė veēoni ndonjėrin nga kontaktet tuaja me poetin Ali Podrimja?
    E kam tė vėshtirė! Atje ku kishte nevojė pėr tė, ai gjendej befas. I gjindshėm dhe i pandryshueshėm gjithmonė. Prandaj, e kam tė vėshtirė tė them se ky ėshtė kujtim i paharrueshėm ose ai, sepse tė gjitha kujtimet kanė qenė nė njėfarė mėnyre tė paharruara. Po, ngaqė ngjanin me njėri-tjetrin, pėrdora atė topikun, 'ishte i pandryshueshėm'. Ishte po ai gjithmonė. E kam vėshtirė tė dalloj ndonjė. Por, kam njė kujtim kur ishte nė Francė, - njė takim pėr lexuesin francez; sikur ishte emocionuar sepse njė takim nė Paris ėshtė gjithmonė njė gjė e bukur, por ėshtė edhe pak e ndėrlikuar. Ėshtė njė publik ku ka gazetarė, ėshtė njė publik i panjohur, me zakone tė tjera dhe ai e ndjeu njė gėzim tė thellė qė e kapėrceu me sukses. Ishim bashkė atje, nė tryezėn ku do tė flisnim. U gėzua shumė qė unė vajta. I thashė, "po pse gėzohesh kaq shumė, patjetėr do vija?!". E mė tha: "Gjithė ky Paris, si erdhe…?!". Iu duk si e pazakonshme nė fakt. Nuk ishte e pazakonshme. Ishte shkrimtar shqiptar i njohur, ishte miku im, do tė veja patjetėr. Prandaj thashė ishte shumė mirėnjohės pėr njė gjė tė tillė. Ishte prekėse mirėnjohja e tij dhe nuk e harronte kurrė. Dhe, jo vetėm kėtė rast, por edhe raste mė tė vogla, mė tė parėndėsishme, i mbante mend…
    Vdekja e tij nė largėsi tė vendit, nė shumė mėnyra u shfaq shumė misterioze. Si e pėrjetuat ju?
    Ta them realisht si e mora vesh vdekjen e tij, kam njėfarė frike mos keqkuptohem nga publiku. Por, mua m'u duk e bukur ajo mėnyrė se si e mora vesh kėtė lajm, qė ishte aq i hidhur, e qė nė fillim nuk e kuptova. Dikush nė telefon, duke thėnė lajmet e ditės, mė tha "po tė them dhe njė gjė. Nė Francė, ka humbur Ali Podrimja!". Ai nuk e dinte si kishte ndodhur, as qė i shkonte mendja, dhe ma tha me njė zė gazmor, zbavitės dhe unė ashtu e perceptova. Dhe qesha. Qeshėm tė dy, me kuptimin e mirė tė fjalės. Pra, Aliu poet, ka bėrė ndonjė ekstravagancė tė rastit, ka ikur nga delegacioni, nga forumi, kushedi ku i ka shkrepur nė kokė… siē ndodh me poetėt, i lėnė mbledhjet e mėrzitshme kur iu duken atyre tė mėrzitshme, dhe e mora si njė gjė zbavitėse. Mirėpo, mė vonė e mora vesh se shumė njerėz e kanė kuptuar kėshtu. Tashti e kam menduar, a ėshtė e hidhur kjo, ta marrėsh njė lajm kaq tė rėndė, ta perceptosh nė fillim pa dashur duke mos e ditur, si njė gjė me njė muzikė tė gėzueshme tė thuash. M'u duk gati njė gjė simbolike kjo gjė, siē ėshtė vėrtet vdekja e poetit, qė ėshtė edhe hidhėrim, por ėshtė edhe njė afirmim i dashurisė sė tė tjerėve pėr tė. Unė e mora vesh nė mėnyrė krejt kundėrthėnėse. Nuk e kuptova, dhe shumė njerėz nuk e kanė kuptuar dhe mė vonė kur e kam menduar kėtė gjė, kam thėnė 'm'u duk si diēka simbolike, e bukur nė trishtimin e saj'. E bukur qė ndodh e pazakonshme. Nuk them se mund t'u ndodhė vetėm poetėve, por u ndodh nė radhė tė parė poetėve si ai. Pastaj e morėm vesh se kjo nuk ishte as njė shaka e tij, as njė rrenė qė bėri Podrimja. Kjo ka qenė e veēanta e lajmit. Siē e mora vesh mė vonė, ėshtė marrė vesh nga shumė njerėz nė kėtė mėnyrė, e veēantė, dhe kėshtu do tė mbahet mend. Ishte si njė teatėr nė fillim, pa tė keq, si njė lodėr, si njė shaka qė ua bėri tė gjithėve: "Unė do tė bėj njė ikje nga bota nė fillim, ta merrni kėshtu tė gėzueshme…". Iu kujtohet? Ka shpesh nė kronikėn e kujtimeve popullore amanete njerėzish qė thonė: Kur tė iki unė, qeshni, mos qani. E mbaj mend kėtė. Shpesh kjo thuhet, se njerėzve me pėrvojė tė madhe jetėsore, iu bėhet kjo, obsesion nė fund. Kėndoni thotė, kur tė iki unė. Dhe ėshtė e vėrtetė; Ali Podrimjes i ndodhi kjo gjė padashur. Njerėzit e pritėn si njė gjė gazmore. Lajmi ishte i keq nė fakt, i hidhur, por se kishte prapa, siē ka vdekja e njė shkrimtari, mirėnjohjen e njerėzve, dashurinė e tyre qė nuk ėshtė e paktė. Ėshtė njė gjė e madhe nė jetė.

    *Marrė nga RTK, Prishtinė

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •