Ngushllime Familjes ,Kosoves e te gjithe atyre qe e ndjejne vete Shqiptar .
Nuk harohen e shkruara nga Aliu Jone :-
shkjau le te shkon ne rote te sames .
I qofte i lehte Dheu i Kosoves .
Ngushllime Familjes ,Kosoves e te gjithe atyre qe e ndjejne vete Shqiptar .
Nuk harohen e shkruara nga Aliu Jone :-
shkjau le te shkon ne rote te sames .
I qofte i lehte Dheu i Kosoves .
Ngushellime familjes Zoti ua lehtesoft dhimbjen.
Humbja e Ali Podrimes, sot i bėhet autopsia nė Francė
PARIS- Autoritetet kosovare priten tė njihen sot me ekspertizėn mjeko ligjore qė pėrcakton dhe shkaqet e vdekjes sė poetit tė njohur kosovar Ali Podrimja. Nė njė intervistė telefonike pėr TvA1 Report ministri i Jashtėm i Kosovės Enver Hoxhaj tha se ekspertet mjeko ligjore francezė pritet tė nxjerrin sot shkaqet qė sollėn vdekjen e poetit tė njohur nė moshėn 70 vjecare.
Ali Podrimja u gjet i vdekur ditėn e shtunė, (21 korrik) 4 km larg qytetit Lodevė tė Frances ku po zhvillohej festivali poetik Zėrat e Mesdheut”. Trupi i tij pritet tė mbėrrijė shumė shpejt nė Kosovė.
Autor i shumė librave me poezi, ai ēmohej si pėrfaqėsuesi mė tipik i poezisė sė sotme shqiptare. Pėrveē poezisė, ai njihej edhe pėr shkrimin e eseve dhe tregimeve qė e kishin bėrė fitues tė shumė shpėrblimeve.
(sg/shqiptarja.com)
_____________________________________________
Nderim pėr poetin Ali Podrimja
Ditėn e marte pritet te mėsohen rezultatet e autopsisė, te poetit te njohur kosovar Ali Podrimja. Policia lokale ne France ka pohuar se ne trupin e tij, qe u gjet pa jete dy dite me pare ne njė pyll pranė qytetit Lodeve, nuk janė gjetur shenja dhune, apo te ndonjė sulmi.
Ndėrkohė, ambasadori i Kosovės ne Paris, Muhamedin Kullashi ka konfirmuar pėr mediat kosovare, se trupi i pajete i poetit do te kthehet ne Prishtine te mėrkurėn, aty ku edhe do te varroset. Ndėrkohe, ne Prishtine kane nisur ceremonitė pėrkujtimore ne nderim te Podrimjes. Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės zhvilloi njė aktivitet-homazh, pėr jetėn dhe veprėn e autorit. Nderimi i veprės se Podrimjes ka nisur tashme edhe ne kryeqytetin shqiptar. Ne Bibliotekėn Kombėtare ėshtė hapur kjo miniekspozite me librat e autorit kosovar. Ali Podrimja kishte humbur kontaktet me familjen dhe te afėrmit qe prej 18 korrikut, pasi ndodhej ne France, ku do te merrte pjese ne festivalin e poezisė, te titulluar “Zėri i Mesdheut”.
Vizion Plus
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 23-07-2012 mė 12:43
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
I di dikush shkaqet e vdekjes se per keto e morem vesh te gjithe qe eshte zhdukur qe eshte gjetur i vdekur. Po shkaqet e vdekjes ?
Le te prehet ne paqe kjo mendje e ndritur shqiptare!
Ngushellime te afermve dhe gjithe shqiptareve
Postuar me pare nga: Diabolis
Gri
Kur tė vdes
Varrosmėni ku tė doni
Stom njė burimi
apo nėn sqetull tė njė Mali
Vetėm ku tė flitet Shqipja
Me perėndi tė flas
edhe pėrsėvdekuri
tėrė kohėn e vdekur.
Uji: H2O
Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO
Teksa trupi i pajetė i poetit tė njohur kosovar Ali Podrimja ende nuk ėshtė kthyer nga Franca nė Kosovė, Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės mbajti njė mbledhje komemorative nė nder tė tij.
Pėr tė nderuar jetėn dhe veprėn e poetit, mbledhja komemorative filloi me njė minutė heshtje. Ndėrkohė, trupi i pajetė i poetit tė njohur kosovar do tė kthehet nė Kosovė tė mėrkurėn, mė 25 korrik.
Kryetari i akademisė, Hivzi Islami tha se vepra e Podrimjes dhe trashėgimia qė ai la pas e bėjnė atė tė pavdekshėm.
Aliu pėrmes poezisė ishte krejtėsisht orgjinal. Njė njeri qė diti tė skaliste parimet e qėndresės dhe mbijetesės, duke afirmuar popullin shqiptar nė arenėn ndėrkombėtare, deklaroi Islami.
Pėr jetėn dhe veprėn e poetit Ali Podrimja foli edhe akademiku Rexhep Ismajli. Ai tha se, pėr poezinė e Podrimjes kanė shkruar kritikė e studiues tė shumtė shqiptarė dhe tė huaj.
Krejt papritur ai u nda nga ne dhe iku tė bashkohet me grupin e tij tė dashur, qė vdekja padrejtėsisht ia mori, por qė ai pastaj e rriti dhe e suprimoi nė prodhimtarinė e tij, tha Ismajli.
Nė kėtė mbledhje komemorative, ku morėn pjesė figura tė ndryshme tė jetės politike, diplomatike dhe kolegė tė shumte tė poetit Podrimja, u bė e ditur se Akademia e Shkencave do tė pėrkujdeset pėr botimin e veprės sė tij tė plotė.
Ali Podrimja u gjet i vdekur nė njė pyll tė Francės, diku rreth 4 kilometra nė vijė ajrore nga qendra e qytetit Lodeve, ku kishte shkuar pėr tė marrė pjesė nė njė festival tė poezisė.
/Top Channel
Elegance is an attitude.
ngushellimet te sinqerta familjes Podrimja faktikisht nuk kisha qdegjuar me pare pe kete shkrimtar por me pas e mesova se cili kishte qene ..dhe nje here ngushellime te sinqerta u prehte ne paqe
"Me mire nje dhimbje pa emer,sesa nje emer me dhimbje"
Iu prehte shpirti ne paqe dhe i qofte dheu i lehte. Ngushellime familjes dhe gjithe te dashurve te tij.
Mos ua bej te tjereve ē'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...
IKJA E BEJTEBĖRĖSIT TĖ SPRASMĖ DUSHANMUGOSHIST TĖ METOHISĖ
Salih Kabashi, 27. 07. 2012
In Memoriam - (B)Ali Katravella ka qenė censor, njeri jointeligjent, grykės, gjysmėanalfabet, denoncues poetėsh nė rregjimin e kaluar...
Ekzemplar korrupsioni, rrushfeti, intrigant, njeri i tė gjitha regjimeve, admirues e pėrkthyes i poezive tė Radovan Karaxhiqit, njeri i privilegjeve tė pakufishme nė ish-Jugosllavi, njė rrugaē ordiner, vardisės i tė fuqishmėve ekonomikisht e politikisht, njė fundrrinė, njė baltė, njė shpirtkeq, njė serbofil dhe mbrojtės serbofilėsh (le tė kujtojmė mbrojtjen qė ai i ka bėrė antishqiptarit Peter Handke mė 1999 nė DW), njė huazues i poezive serbe (veēmas tė Vasko Popės), xheloz ndaj kolegėve tė tij poetė...
Le tė kujtohet smira e paanė qė ai kishte ndaj Azem Shkrelit, ndėr mė tė mirėt e poezisė shqipe..., tė cilit pėr tė gjallė ia kishte nxi jetėn e qė pastaj paturpėsisht e lavdonte pas vdekjes...
Njė bukėshkalė, njė lypsar pa as minimumin e dinjitetit...
Njė njeri i pa njeri dhe i pa principe.
Nuk ka njeri me vlerė nė Prishtinė, nė Gjakovė e nė mbarė Kosovėn qė ka pasė njė fjalė tė mirė pėr tė.
Ai i ka kushtuar aq shumė buxhetit tė Ministrisė sė Kulturės.
Urdhėroni e shikoni faturat e lėshuara nga ministri M.Krasniqi...pėr qejfet e salltanetet e tij prej grykėsi nėpėr hotele e pushimore nėpėr Greqi, Qipro, Evropė...
Ai ka ka pasur promotorėt e tij servilė. Esencialisht ishte njė poet nėnmesatar.
Plagiator dhe poet i transparenteve dhe kash e lasheve idioteske e banale.
Tėrė jetėn e tij e ka ēuar duke i futur turinjtė nė b... politikės dhe shėrbimeve tė dyshimta sekrete.
Ishte njė belban qė nuk e thoshte dot drejt as njė fjali tė vetme e qė nuk mund ti lidhte logjiisht e gramatikisht kurrė dy Ishte njė deklamues i neveritshėm.
(B)Ali Katravella ishte karikaturė gjysmė e gjallė e gjysmė vdekur qė zhagitej rrugėve tė Prishtinės.
Pinte e hante pa paguar kurrė. Fluturonte nga tavolina nė tavolinė.
Ka qenė njė dykėmbėsh tė cilit ka qenė gjynah ti thuhej zotni.
(B)Ali Katravella ka qenė njė balosh halabak.
Sot nė Prishtinė balta do ta mbulojė baltėn.
Qysh e pastė bā - edhe e gjettė.
Nuk pėrqesh vdekjen e askujt. Ndėrsa denoncoj njė jetė tė mbushur me poshtėrsi e ndyrėsi.
Kujtoj dhe insistoj nė mendimin tim se ėshtė ves i lig qė pėr tė keqin duhet domosdo tė flitet mirė pasi ai tė ketė vdekur Pse tė flitet mirė pėr dikė kur ai ka bėrė aq pisllėqe e tė kėqija gjatė gjithė jetės sė tij.
Do tė kujtohet pėr vargjet kushtuar Titos, Jugosllavisė, Kosmetit dhe Metohisė sė lumtur nėn terrorizmin e Rankoviqit.
Ky monstrum, pėt tiu vardisur, ka shkruar pėr tė gjithė, pos pėr babanė dhe pėr nėnėn e tij, tė cilėt i injoroi pėr sė gjalli dhe tė cilėve as nė ēastet e vdekjes as nė ditėt e varrimit nuk iu shkoi ti shihte e tu hidhte sė paku nga njė grusht dhe mbi varr.
Zonja biologji po i merr dalėngadalė dhe po i ēon nė plehėra historie fosilet e fundit tė kulturės jugokomuniste dushanmugoshiane tė Kosovės.(pashtriku)
(B)Ali Katravella (Ali Podrimja)
Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!
Nuk e di kush na qenka ky Salih Kabashi, por mund te them se prej ketij momenti ky mbeturine e shqiptarise dhe njerezimit i prine listes time te njerezve me te urryer dhe njerezve qe kurre nuk do te kisha preferuar qe ti takoja ne jete reale.
Mund te behet nje krahasim nga secili shqiptar me logjike te shendoshe ne mes te autorit te ketij shkrimi teper te ulet, ne njeren ane, dhe vepres jetesore te Ali Podrimes, ne anen tjeter; dhe fare ne fund te vendose gjithsecili se cili qenka me bir kurve se tjetri. Une e bera zgjedhjen time!
Sot, ne 'koha ditore' i ishte kushuar nje shtojce komplet poetit te ndjere Ali Podrimja. Ishin me dhjetera shkrime te kolegeve, veprimtareve, miqeve te poetit...qe e kane njohur per nje jete te tere. Aty mund te lexohet dhe mesohet se kush ishte i ndjeri Ali Podrimja, e jo nga bij kurvash analfabet e katundare injorant, qe kane qasje ne internet!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illyrian rex : 28-07-2012 mė 20:30
Krijoni Kontakt