Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    Ezani çon zërin e kuvendarëve në Prizren

    Ezani çon zërin e kuvendarëve në Prizren

    16 Qershor, 2012 | Postuar në: Rajoni | Shkruar nga: TemA Online


    Çështja e rregullimit të volumit të ezanit ka përplasur ashpër Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit dhe kuvendarin e LDD-së, Lulzim Kabashi. Ky i fundit ka shfrytëzuar seancën e KK-së për të reaguar ndaj deklaratave të bëra nga Bashkësia Islame e Prizrenit, që pati shprehur shqetësimin në lidhje me kërkesën e Lulzim Kabashit për kontrollin e akustikës së altoparlantëve të vendosur në minaret e xhamive të Prizrenit.

    Pretendimet e Këshillit të Bashkësisë Islame Kabashi i ka quajtur histerike dhe që nuk përkojnë me misionin e këtij institucioni të respektuar fetar.

    “Nuk kam kërkuar dhe as që po kërkoj të ndalet ezani, por kam kërkuar dhe kërkoj që të rregullohet intensiteti i zërit në decibelët e lejuar me ligj dhe të pranueshëm për vesh, si dhe sinkronizimi i zërit të ezanit në mes të xhamive të cilat janë afër njëra tjetrës, që të mos interferojnë me njëra-tjetrën”, ka thënë Kabashi para këshilltarëve të KK-së. Ai ka theksuar se individët brenda KBI-së së Prizrenit është dashur që të konsultojnë rregulloret e vendeve të shenjta islame para se ta akuzonin atë për ‘deklarata monstruoze’ kundër ezanit. Kabashi ka bërë të ditur se me Fetvanë e Këshillit të Përhershëm të Dijetarëve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, është rregulluar sinkronizimi i ezanit ngase përzierja e thirrjeve të ezanit nga disa burime shkakton ndjenjë të keqe dhe se volumi është i caktuar me matje të sakta, ndërkohë që altoparlantët përdoren vetëm për ezan dhe jo edhe për transmetim të ligjëratave fetare.

    “Këto vendime që janë praktikë edhe në shumë vende tjera myslimane, janë vendosur për arsye të konsideratës ndaj të sëmurëve, foshnjave, pleqve dhe të tjerët, ku secili zë i tepërt i pengon seriozisht, por mbi të gjitha për të mbrojtur parimin Kuranor se askush nuk duhet ta teprojë në promovimin e mesazhit hyjnor”, ka deklaruar Kabashi.

    Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit kohë më parë pati vlerësuar se “deklarimet monstruoze të kuvendarit Kabashi nuk janë të drejtuara kundër zërit të lartë të ezanit, por kundër vetë ezanit”.

    “Të gjithë e dinë se ky ezan i ka dhënë emër dhe nder këtij vendi. I ka dhënë veçanti Prizrenit, qytetit tonë të dashur dhe të njohur ndër popuj dhe kombe. Thirrja e ezanit pesë herë në ditë është thirrje e pesëfishtë për vepra të mira. E, ata që çohen kundër tij, siç ka ndodhur nga kuvendari Lulzim Kabashi janë ngritur kundër vlerave të demokracisë”, thuhej në deklaratën e KBI-së. Aty kërkohej nga LDD-ja që të distancohet nga deklaratat e Kabashit dhe shprehej keqardhje se në KK-në e Prizrenit ka njerëz me ide të këtilla.

    Por Kabashi ka shprehur bindjen se shprehja ‘monstruoz’, fundërrinë e së kaluarës dhe etiketime tjera nuk përkojnë me frymën e misionin e Bashkësisë Islame. “BIK-u si institucion fetar duhet të jetë transmetues i harmonisë, bindjes, paqes, ndihmës, bashkëpunimit dhe tolerancës. A i ka arritur BIK-u këto me deklaratat e veta? Jo përkundrazi, më ka irrituar dhe rritur shqetësimin për joprofesionalizimin dhe jodevotshmërinë në reflektimin e virtyteve të vërteta që islami bart në vetvete, duke reaguar në formë inkuizicioni në mbylljen e gojëve kundër çdo mendimi ndryshe…”, ka thënë Kabashi. Ai ka përkujtuar të pranishmit se është ish-luftëtar i UÇK-së dhe qytetar me integritet që ka guxim për të hapur debate për çështje të ndjeshme për hir të interesit të qytetarëve. Po ashtu ka përsëritur qëndrimin se qëndron prapa kërkesës për rregullimin e volumit dhe sinkronizimin e ezanit, ndërkohë që pret kërkim falje nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren.

    Në përkrahje të Kabashit të enjten janë vënë edhe këshilltarë të tjerë të KK-së së Prizrenit, teksa kanë shqyrtuar propozim-vendimin për ndarjen e një trualli për ndërtimin e xhamisë në fshatin Petrovë. Fatmir Kastrati i AAK-së ka vlerësuar se mënyra e komunikimit të KBI-së së Prizrenit me opinionin është fyese. “Lus Bashkësinë Islame që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë mendimet dhe shqetësimet e kuvendarëve të Prizrenit, sepse ata janë zgjedhur nga populli për të përfaqësuar interesat e tyre. Këtu nuk është kërkuar asgjë pos që kjo çështje të rregullohet mbi baza ligjore”, ka thënë Kastrati. Edhe kryesuesi i KK-së, Nijazi Kryeziu, ka apeluar që KBI-ja e Prizrenit të jetë më e kujdesshme në deklaratat publike dhe ka bërë të ditur se do të iniciojë procedurën për hartimin e një rregulloreje përkatëse ku edhe KBI-ja do të ishte pjesë e debatit, shkruan sot “Koha Ditore”.

  2. #2


    Torture e organizuar! Dhunim i hapur i lirise se individit!

  3. #3
    perpos dites se premte/xhuma ne ora 13,diteve te tjera do ju ndaloja rreptesisht kete show qe bejn xhamijat...i fusin nji play aty cd,edhe ja u kendu ezani,u kry borxhi ndaj Zotit/Allahut!

    ehhh si do i veja ne fije une keta hipokrite e mistreca fetaresh,duke fillu me nji te rrume mjekrret s'parit,e mandej vetem ligje e ligje...per keto soj njerzish e kishe kthy prap ligjin e atigjacion propagandes ne vend!

  4. #4
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    perpos dites se premte/xhuma ne ora 13,diteve te tjera do ju ndaloja rreptesisht kete show qe bejn xhamijat...i fusin nji play aty cd,edhe ja u kendu ezani,u kry borxhi ndaj Zotit/Allahut!

    ehhh si do i veja ne fije une keta hipokrite e mistreca fetaresh,duke fillu me nji te rrume mjekrret s'parit,e mandej vetem ligje e ligje...per keto soj njerzish e kishe kthy prap ligjin e atigjacion propagandes ne vend!
    Mjekrat sja u rruan dot ti muslimaneve por hajd na e rruj njeher kete posht ti dhe te gjith ju pseudo demokratet qe nga brenda jeni maoist te flakt.
    Vini ketu ne forum ju legena dhe na flisni per demokracine kurse nga ana tjeter i doni te gjith njerezit e rruajtur njesoj si Enver Hoxha.
    .

  5. #5
    per ju trushplamt fetar e per ato trulesht malok qe vrasin per i vije ujit,jo enver po hitler do bahesha me plote ndergjegje.

    me vjen keq qe u hoqen disa ligje te atije sistemi qe permende,e u mbyllen do burgje e kampe,se tretman ma te mire e ma te pershtatshem per juve s'kishe dasht!

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Qytetaret duhet te hedhin ne gjygj bashkine bashke me institucionet fetare qe krijojne prishje qetesie, bashkine per lejimin e tyre.

  7. #7
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    per ju trushplamt fetar e per ato trulesht malok qe vrasin per i vije ujit,jo enver po hitler do bahesha me plote ndergjegje.

    me vjen keq qe u hoqen disa ligje te atije sistemi qe permende,e u mbyllen do burgje e kampe,se tretman ma te mire e ma te pershtatshem per juve s'kishe dasht!
    Eshte mire qe hapen tema te tilla sepse dalin ne pah hipokritet pseudo antikomunistet e forumit qe llapin gjith diten ne forum duke share Enver Hoxhen dhe Edi Ramen dhe ne te vertete ne shpirt jane me komunista se vet Enveri.

    Ti qe hap tema per krimet qe ka kryer Enver Hoxha dhe sistemi gjakatar komunist, vjen ketu dhe kerkon qe te kthehen burgjet e enverit per fetaret dhe kerkon rikthim te agjitacion e propagandes per ata qe mbajne mjekra.

    Kjo eshte fytyra e vertete e pseudo demokrateve qe dikur kane qene komunista dhe mbas 1990 u bene te gjith me tesera te PD-se ose fallsifikuan letra per te mare ndihma si te perndjekur politike.
    Sado te fshiheni ju nen petkun e demokracise, ne raste si kjo tema u del ne pah fytyra e vertete dhe shpirti diktatorial qe keni trasheguar nga Enveri.
    Une jo per ty, por as per ata qe per 50 vjet e kan masakruar fisin tim nuk kerkoj telat me gjemba e as agjitacjon e propaganden te kthehet mbas.
    CFARE HIPOKRIZIJE....
    Ndryshuar për herë të fundit nga alDI : 16-06-2012 më 19:10
    .

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    hahaha aka dikush qe rrun lesh ktu a? sa kushton njeher komplet!
    Jetë e rëndë.......!!!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-02-2011
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    30
    Kërkesa për regullimin e zërit të minareve është shumë e drejtë , po është e padurueshme zhurma që krijon zëri i ezanit që vjen nga këta autoparlantët e gjeneratës së fundit, të vendosur edhe për propagand fetare edhe për thirje në fe sepse është sipas doktrinës islame që njerzit duhet të binden sepse përndryshe ke armiq sa nuk don njeri .
    Në faktë ndodhën e kundërta, njerzit ikin nga feja sepse teprohet me ftesë për bashkangjitje në këta institucione fetare edhe me propaganda të përditshme edhe me zëri i lartë i minareve
    I ka gërdit njerzit aq shumë sa që edhe e shajnë hoxhën për gruje ngaqë i trishton nga decibelat e lartë që përdoren gjat thirjeve të ezanit
    Po 50 % e shqiptarve e kuptojnë kur tentohet me propagandë ta bindish të ja mbushish mendjen e dinë që ka ndonjë doktrin pas saj dhe si rezulltat fitohet gjysëm besimtar dhe pa besimtar dhe kundërshtar të përhershëm si puna e shqiptarit armiq deri në vdekje si unë .

  10. #10
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    E harruat Zotin tani eh ?!

    Sa shpesh e kujtonit kur ju bastisen shpiat e ju vune si tufe dhish ne dru perpara e nuk dinit ku i kishit femijet e gra e te afert.

    Por gjithsesi per hir te se vertetes, ky Kabashi i Pukes e ka te drejte ne nji fare menyre. Duhet nji sinkronizim dhe pershtatje, por ky sugjerim duhet bere ne menyre shume dipllomatike dhe me elasticitetin e duhur qe te mos shkaktoje keqinterpretime dhe pakenaqesi tek besimtaret muslimane qe jane shumice atje.

    PS. I paska zgjidh tan hallet e problemet e Prizrenit ky e tash po doka me rregullu volumin e altoparlanteve te xhamiave.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •