Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Shkon për pasaportë i thonë “Ke vdekur”

    Dorëzon lutjen për pasaportë të re në polici, por punonjësi ia kthen prapa dokumentet me arsyetimin se kishte vdekur. Ky rast i ka ndodhur Sabire Hasanit nga fshati Senakos.
    Sipas Sektorit për punë të brendshme të Gostivarit, gruaja paska jetuar vetëm 6 muaj dhe dikush e ka paraqitur të vdekur.
    Por, ky version duket pak i besueshëm pasi gruaja posedonte letërnjoftim, certifikatë lindjeje dhe pasaportë, të cilat 5 vjet më parë i kishte nxjerrë në të njëjtin stacion policie.
    Për të nxjerrë dokumentet e reja, Sabireja ka rreth 4 muaj që endet dyerve të policisë, por asnjë zgjidhje për problemin e saj, raporton alsat.
    “Shkova të nxjerrë dokumentet në SPB e Gostivarit, ata më thanë se zonja ka jetuar 6 muaj dhe ka vdekur, shkova edhe te Avokati i Popullit, më thanë që do e ecin punën po edhe ata asgjë nuk bënë. Policia më drejton te shërbimi amë, nga shërbimi amzë më thonë se duhet ta gjej atë personin që e ka lajmëruar se ka vdekur. Ku ta gjej unë atë person, ata duhet vetë mes veti ta gjejnë atë person se kush e ka lajmëruar. Në fund më thanë të gjej një avokat privat që ta ecë punën. Rasti është paraqitur para katër muajsh unë nuk kam ditur asgjë, dokumente zonja ka i ka marrë në policinë e Gostivarit. Nga shërbimi amzë më thonë mos janë false, më çojnë në polici, në polici thonë problemi është tek shërbimi amzë, duhet të shihet kush e ka lajmëruar se ka vdekur”, tha Ismail Islami, bashkëshorti.
    Për shkak të mungesës së dokumenteve, çifti bashkëshortor është i penalizuar të lëviz nga vendi, pasi çdo tentativë për të dalë jashtë, në kontrollin më të parë të policisë, arrestohen.
    “Kam frikë të shkoj në Shkup apo diku, sepse mund të më ndaloj policia, mund të na arrestojë, të na akuzoj se bartim njerëz të shpallur të vdekur”, tha Ismail Islami, bashkëshorti.
    Nga ana tjetër në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë, thonë se problemi nuk është aq dramatik. Bëhet fjalë thjesht për një gabim gjatë futjes në regjistrin amë.
    “Me personin në fjalë nuk ka asnjëfarë problemi, me siguri është bërë ndonjë gabim gjatë hedhjes së numrit amzë në sistemin informativ të policisë. Gjatë mbushjes së kërkesës me siguri është gabuar ndonjë numër nga numri i amzës dhe ka dalë se personi është i vdekur. Personi është në rregull mundë të aplikoj për letërnjoftimi”.
    Dy elementë kryesorë mbeten t’u hetuar mbi këtë rast të çuditshëm, së pari personi që e ka bërë shpalljen e vdekjes, si dhe personi përgjegjës që ka pajisur me dokumentet e deritanishme false, gruan Sabire Hasani”, tha Artan Nesimi, kryeshef i Administratës në SPB-në e Tetovës.
    Sipas të dhënave nga policia, raste të tilla ka pasur edhe më herët, por ata e kanë zgjidhur këtë situatë duke aplikuar si për herë të parë./Indeksonline/http://www.botasot.info/def.php?category=12&id=179945

  2. #2
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Kjo zgjidhet shume kollaj. Sa te rrine e te nderrojne informacionet komjuterike (duhet pasur shume kujdes ne raste te tilla se rregullojne 1 dhe prishin 10), eshte me kollaj qe te ndryshojne realitetin qe te perputhet me te dhenat kompjuterike. Ta cojne nje xhiro nga pylli kete gruan qe ankohet se smerr dot pasaporten; nuk ka per te ndjere asgje; edhe krim nuk mund te quhet pasi nuk mund te vrasesh dike qe ka vdekur. Keshtu rregullohet puna kollaj.
    Moderator, e di vet ti...

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Policia te shikoje ne banka per emrin e gruas qe figuron e vdekur.
    Ka mudesi qe dikush qe e ka raportuar ate emer te vdekur mund ta kete te deklauar si te aferm,grua/nene etj dhe mund te marre nga banka sasi lekesh
    si pension ose ndonje siguracion,life inshurence lol.
    Eshte pisllik policia duhet te kontrolloje se ne cilat dokumenta shfaqet ky emer ne banka dhe agjensi sigurimesh dhe kush merr leke duke perdorur emrin e saj...
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •