Qka do te thot ezoterizem ose me sakt qka nënkupton Ezoterizmi
Qka do te thot ezoterizem ose me sakt qka nënkupton Ezoterizmi
Dija, njohuria apo informacioni, qe i adresohet nje grupi te caktuar, te zgjedhur, te prekur apo te interesuar mbi kete dije/njohuri/informacion specifik. Informacion i brendshem apo i fshehte qe nuk mund te kuptohet nga gjithekush. Informacion qe i perket nje grupimi te caktuar, i destinuar t'i sqarohet vetem rishtareve te ketij te fundit.
Ezoterika (nga greq. εσωτερικός', esoterikos, - "i brendshëm"), është mësimi ose dija e së fshehtës. Këto mësime mbaheshin nga mjeshtrat, të cilëve u mundësohej zbulimi (çvelimi) i së vërtetës okultike ( së fshehtë).
Në filozofi, emërtimi ezoterikë karakterizon mësimin e lënë nga filozofët e lashtë grekë, veçanërisht nga Pitagora dhe Aristoteli nxënësve të tyre; në kundërshtim me eksoteriken, "e jashtmja" emërtim që përdorej për njerzit që nuk bënin pjesë në grupet ezoterike, pra njerzit e thjeshtë, të cilët nuk kishin njohuri mbi gjuhën dhe kuptimin e mjeshtrave.
Sot me ezoterizëm tregohet zakonisht ndërthurja e sistemeve të mendimit filozofik dhe fetar që shfaqen në dukuritë kultore si: magjia, alkimia, kabalah dhe besimet misterike dhe gnostike.
Megjithëse dituria ezoterike mbahej në të kaluarën e fshehtë, tani mësohet kudo haptazi. Ezoterika dallohet përgjithsisht nga fetë e organizuara, të cilat mësojnë më haptazi.
Ndërsa ezoterizmi anon në përqëndrimin e (mendje) ndriçimit vetjak dhe ushtrimin e brendshëm shpirtëror, feja e organizuar përqëndrohet në ushtrimin e ritualitetit të jashtëm shpirtëror dhe mbi ligjet që qeverisin shoqërinë....
Neteorm (04-09-2021)
*
Ose, sio definicion, keshtu: (anglisht):
Esotericism – The philosophy of the evolutionary process both in man and the lower kingdoms in nature. The science of the accumulated wisdom of the ages. Presents a systematic and comprehensive account of the energetic structure of the universe and of man’s place within it. Describes the forces and influences that lie behind the phenomenal world. Also, the process of becoming aware of and gradually mastering these forces.
A ka te beje kjo me GAJBIN,fshehtesite e Allahut xh.sh. ?
urtësia
Nëse shtrohet pyetja ashtu siç e ke shtruar ti, mund të thuhet që ka të bëjë me Planin e TIJ, pjesën që ka të bëjë me ne (njerëzit). Gajbi/fshehtësitë s'kanë fund. Ato, deri diku (deri në njëfarë shkalle) [varësisht prej çdo personi veç e veç] mund të mësohen gradualisht.
Ezoterizëm – Filozofi e procesit evolutiv të njeriut dhe mbretërive (botërave) më të ulëta në natyrë*). Shkencë e urtësive të grumbulluara përgjat epokave. Paraqet të dhënat sistematike e të tërësishme të strukturës energjetike të univerzit dhe vendin e njeriut në të (univerz). I përshkruan forcat dhe ndikimet (influencat), të cilat qëndrojnë prapa botës së fenomeneve. Është gjithashtu proces i të vetëdijësuarit dhe I zotërimit gradual të atyre forcave.
*)Lower kindoms/ mbretëritë (botërat) më të ulëta…
…përfshijnë (të dukshmet): mbretërinë shtazore, bimore e minerale dhe (të padukshme) xhinët dhe engjujt/melajket.
Për xhinët dhe engjujt vlenë kjo (sipas religjionit): Xhinët janë botë më e ulët se njeriu, kurse engjujt mund të jenë me pak të zhvilluar se njeriu por edhe shumë më shumë të zhvilluar (kryeengjujt).
Sipas ezoterisë, ato nuk ndahen në atë mënyrë. Quhen deva (deva evolution /evolucioni i devave), që është evolucioini paralel me njerëzimin. Kurse, megjithëse paralel, nuk është i njëjtë me tonin...
Jam mirënjohës për pergjigjet tuaja dhe faleminderit![]()
Krijoni Kontakt