Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    56
    Mitat Mersinllari 47-vjeç goditet me makinë në mes të Selanikut


    Një aksident i dyshimtë i merr jetën ish-agjentit sekret shqiptar në qëndër të Selanikut. Ngjarja ka ndodhur në 2 tetor 2003 ku është vrarë aksidentalisht në Greqi ish-oficeri i SHIK-ut Mitat Mersinllari, 47 vjeç. Vrasja e tij është mbuluar me mister, ndërsa vëllai dhe shokët e tij, këmbëngulin për një vrasje shtetërore të projektuar mirë dhe jo për një aksident automobilistik të zakonshëm.

    Kjo nuk është hera e parë që ndodh kështu, tha vëllai i tij Mersin Mersinllari, pedagog në Universitetin e Tiranës. Sipas familjarëve dhe shokëve të tij, aksidenti mund të ketë lidhje me të shkuarën e tij si oficer i Shërbimit Sekret Shqiptar (SHIK), detyrë që ai e ushtroi deri në vitin 1997. Mitati, njëkohësisht njihej edhe si veprimtar politik në Greqi dhe merrte pjesë në aktivitete të tilla.

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por në emër të mbledhjes së provave dhe fakteve, e ka vonuar rreth dy orë dërgimin e Mitatit në spital, i cili ishte jo më larg se 200 metra. Sipas variantit të policisë, Mitati është goditur nga një makinë me targë NZN 2698 e drejtuar prej 18-vjeçares Theofili Zeropulos, e bija e çifutit Jakov. Policia thotë se makina e ka goditur Mitatin në rrethana të paqarta, por, ndërkohë, ajo nuk e ka kapur autorin e ngjarjes. Makina, menjëherë pas goditjes, ka ikur nga vendngjarja, duke e lënë viktimën të shtrirë përtokë. Pas ngjarjes tragjike, aty ka shkuar ekipi hetimor, i cili ka marrë me vete të gjitha provat e krimit, dhe si përfundim i ka lënë fajin viktimës. Ekspertët policorë nuk kanë deklaruar rrethanat e këtij krimi, duke u mjaftuar me mbrojtjen e autorit të krimit.

    Vëllai i viktimës, por edhe disa prej shokëve të Mitatit, këmbëngulin se krimi ishte i planifikuar dhe se në timonin e makinës nuk ishte 18-vjeçarja, por i babai i saj, i cili jashtë çdo mundësie ka goditur shqiptarin për vdekje dhe më pas është larguar qetë-qetë pa u ndjekur nga policia dhe nga askush.

    Mitati ka qëndruar i shtrirë në asfalt rreth dy orë, pra nga ora 21.30 deri në 22.45, kur ai u dërgua në spital. Pasi u dërgua në spital, ai mori ndihmën e parë, por vdiq në orën 22.30. Nëse policia do ta kishte marrë menjëherë në vendngjarje, sipas burimeve shqiptare, ai do të kishte shpëtuar, por miqtë e tij këmbëngulin se ai u la aty për të vdekur me çdo kusht. Një detaj tjetër, për të cilin këmbëngulet, është fakti se policia e Selanikut nuk e lajmëroi konsullatën shqiptare, derisa për këtë u kujtuan shokët e Mitatit. Konsullata, pasi i bëri telefon policisë dy ditë më pas konfirmoi vdekjen e Mitat Mersinllarit. Kur shefi i konsullatës kërkoi shpjegime për mosinformimin, zyrtari i policisë tha se ne nuk e dinim numrin e telefonit. Shokët e Mitatit thanë se kur e kërkuan kufomën e shokut të tyre, polica e fshihte. Bashkë me kufomën policia, sipas tyre, ka zhdukur edhe provat e krimit, duke krijuar pseudoprova të tjera. Policia i dha të shoqes së Mitatit rroba pa gjak, një portofol me 40 euro dhe lejën e vjetër të qëndrimit. Gruaja e tij nuk di greqisht, kështu që ajo firmosi për marrjen e këtyre gjërave, pa ditur se policia po përdorte një mekanizëm për fshehjen e provave të së vërtetës. Ne kërkojmë drejtësi. Po ata që thanë se djali nga Hasi u vra nga plumbi që bëri rikoshetë në ajër, thanë se vëllai im u vra aksidentalisht. Por hetimet për djalin nga Hasi treguan se ai u vra me qëllim, ashtu siç gjurmët e krimit për vëllanë tim u fshehën për të bërë fajtor viktimën, shprehet i revoltuar Mersini.

    Dy emigrantë korçarë kanë nderruar jete gjithshtu dje pas një aksidenti në kryeqytetin grek, Athinë. Burimet nga qyteti i Korçës bëjnë të ditur dje se, dy viktimat, Vaskë Ceci dhe Romeo Treni, banues në qytetin e Korçës, pësuan fundin tragjik gjatë një përplasjeje mes automjetesh në një autostradë në dalje të Athinës.

    Në morgun e Selanikut, që prej dy muajsh vazhdon të dergjet trupi i pajetë i një shqiptari nga Gjirokastra. Quhet Jorgo Vasili. Këtë e dëshmon për gazetën prof. Mersin Mersnillari. Kur unë shkova të merrja trupin e vëllait, shefi i morgut m'u lut të bëja publik faktin që në këtë morg dergjej edhe një shqiptar tjetër, për të cilin nuk kujdesej askush. Ne i kemi kërkuar ndihmë konsullatës shqiptare, por ajo na ka thënë se po interesohemi, por në fakt askush nuk ka ardhur të marrë trupin e tij. Më thanë se në disa qytete të tjera, ka edhe shqiptarë të tjerë, që dergjen në morg pa ditur se kush janë dhe që nuk kujdeset askush për ta, saktëson Mersini.

    Gazeta Panorama
    11 Tetor 2003

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    56
    Emigrimi, 250 viktima nga Elbasani në 13 vjet; me te shumtit prej grekërve.


    Që prej vitit '90, kur në Shqipëri filloi emigracioni masiv, rezultojnë të kenë humbur jetën 250 emigrantë nga rrethet e prefekturës së Elbasanit, ndërkohë që 23 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Artur Shuli, kryetar i shoqatës "Familjet e dëmtuara në emigracion", duke iu referuar statistikave thotë për gazetën se gjatë 13 viteve rezulton se 340 persona me vendbanime në qytetet dhe komunat e qarkut të Elbasanit kanë humbur jetën, janë gjymtuar, apo cilësohen të zhdukur.

    Sipas tij, 250 vetë kanë vdekur, 57 persona janë gjymtuar përjetësisht, ndërsa 23 emigrantë rezultojnë të humbur në vendet fqinje. Dhjetëra kurbetlinj, tha Shuli, kanë humbur jetën nga aksidentet në punë, të tjerë si pasojë e aksidenteve rrugore, por dhe nga plumbat e policisë dhe ushtarëve fqinjë (Greqi e Maqedoni). Viktimat më të shumta mes emigrantëve elbasanas kanë qenë në Greqi, në masën 80%, ndërsa të tjerat në Itali dhe më pak prej tyre në Maqedoni dhe vende të tjera të Europës. Shuli thotë se brenda mundësive tona jemi përpjekur që të sensibilizojmë opinionin dhe strukturat shtetërore në Shqipëri e vendet fqinje për trajtimin e emigrantëve tanë si gjithë emigrantët e tjerë, respektimin e të drejtave të tyre dhe të kushteve të sigurimit në punë.

    Ndërkohë, në bashkëpunim me organizata të ndryshme, Kryqin e Kuq Shqiptar e jashtë vëndit, po punohet për të rënë në gjurmë të 23 emigrantëve elbasanas që prej vitesh rezultojnë të zhdukur. Në dhjetëra raste, sipas Shulit, dhimbja e familjarëve të emigrantëve viktima është shoqëruar dhe me vështirësi të shumta dhe pamundësi financiare për sjelljen e kufomave në Shqipëri. Ka patur raste, kur trupat e emigrantëve viktima, për shkak të kostos financiare, janë vonuar nga disa ditë e deri në disa javë, shton ai. Misioni human i shoqatës sonë në lehtësimin e këtyre dramave për familjet e viktimave, thotë Artur Shuli, nuk mund të japë atë rezultat nëse nuk do të mbështetet më shumë se deri tani nga strukturat shtetërore, organizata dhe shoqata të tjera të komunitetit vendas.

    Gazeta Shekulli
    7 Tetor 2003

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    greqi
    Postime
    7
    hi.mund te te them dhe une nje ngjarje qe ka ndodhur ne perama te athines. nje shoku im nje dite si po kthehesh nga puna e ze policia dhe e ndalon per dekumentat dhe e pyesin se nga eshte dhe ai pergjigjet se eshte shqiptar kur ai tha fjalen shqiptar polici e godet si ta shante ate dhe nuk mbaroi aty por e marin ne dege dhe e mbajne per 10 dite pa ngrene dhe pa pire mbas 10 ditesh e dregojne per ne shqiperi kjo eshte historia ime dhe ne rast se dikush pyet a kishte ai dekumenta po ai kishte dhe te sakta por ja grisen.besoj se tani mund te kuptoni se cfare heqin shqiptaret ne greqi................

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    KORÇE/ RIATDHESOHET KUKSIANI

    Pronari e policia greke masakrojnë emigrantin


    --------------------------------------------------------------------------------

    Roland Beqiraj
    Karolina Risto

    KORÇE

    Ka qenë punëdhënësi grek apo si thirret në gjuhën e përditshme "afendikoi", nga qyteti helen Follorina, që pasi e ka rrahur vetë e ka dorëzuar në rajonin e policisë së këtij qyteti 38-vjeçari nga fshati Ujemisht i rrethit të Kuksit, Sulejman Gjana. Ai edhe pse kishte vetëm 20 ditë që kishte mbërritur si emigrant ilegal për të punuar në Greqi, nuk arriti të merrte as ato përfitime financiare për të cilat kishte shpresuar por është larguar nga ky vend vetëm me një "dru të mirë" që do ta mbajë mend gjatë. Nga sqarimet që ka dhënë në denoncimin e tij në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, paraditen e datës 2 nëntor, Gjana as që e ka marrë vesh nga fillimi deri në fund se përse e kanë rrahur pasi ai nuk di pothuajse asnjë fjalë greqisht. "Papritur punëdhënësi që më kshte marë në punë me mëditje, pra vetëm për një ditë filloi të më godasë pa mëshirë në pjesë të ndryshme të trupit me një levë hekuri", ka treguar Sulejman Gjana. Gjithnjë sipas rrëfimit të tij në polici i mbetur i shokuar dhe duke moskuptuar se përse i ndodhi e gjitha kjo, Gjana mendoi se edhe nëse ishte ndonjë keqkuptim i rastit, gjithçka kishte përfunduar. Por ndyshe nga çfarë mendonte emigranti i pambrojtur Gjana, nuk ishte i këtij mendimi "afendikoi" grek. Ai njoftoi menjëherë policinë, të cilët u treguan të gatshëm për t'i ardhur në mbrojtje bashkëatdhetarit të tyre. Gjithmonë sipas denoncimit që dha në policinë e Devollit Gjana, vetëm kur mbërriti në rajonin e policisë së Selanikut ai e kuptoi që policët kërkonin me ngulm të vërtetonin që ai kishte vjedhur disa sende të kushtueshme në shtëpinë e pronarit. Por Gjana në asnjë moment nuk e ka pranuar këtë akuzë. Atëherë policët grekë e kanë keqjtrajtuar në rajonn oër 24 orë rresht duke i bërë të njëjtën pyetje "ku i ke fshehur ato që ke vjedhur". Të gjitha këto Gjana i ka treguar në rajonin e policisë së Devollit pasi është kthyer nga policët grekë në doganën e Kapshticës.

    Policia
    Burime zyrtare të policisë së Devollit sqarojnë se 38-vjeçari Sulejman Gjana është kthyer nga polica greke dhe është dorëzuar në pikën kufitare të Kapshticës rreth orës 16.30 të një dite më parë. Gjana sapo u kthye në tokën shqiptare bëri denoncimin. Drejtues të këtij komisariati bënë të ditur se mbi trupin e Gjanës viheshin re shenja të dhunës. Shenja të dhunës kryesisht kishte në pjesën e sipërme të trupit dhe në kokë. Gjithashtu me ndihmën e policisë emigrantit të keqtrajtuar iu dha ndihma e duhur mjekësore dhe mëngjesin e të martës u nis për në vendlindje. Drejtuesit e komisariatit të policisë së Devollit thanë se denoncimi i dhënë dhe disa prova materiale iu drejtuan prokurorisë së korçës, e cila konfirmon se ka filluar hetimin e çështjes. Drejtues të komisariatit të Devollit lidhur me dhunën e ushtruar mbi emigrantin kuksian bëri njoftimin zyrtar të palës greke në doganën e Kapështicës.


    marre nga gazeta Shqiptare
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #15
    Gate 7 Maska e Noerti
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    213
    Keto qe thot Alba behen dhe do behen nuk mund te behet asgje.
    Perderi sa gjithe vendet e bejn.Te burgosurit kudo ne bot keq trajtohen.
    Por ketu ne Greqi ka shum bashkatdhetare qe jan te pafajshem dhe jan ne burg nga mafia Greke i cili ka rjete ne polici dhe fajet e tyre ja hedhin te tjerve dhe keta te fundit jan shum here Shqiptare.
    Gjith te mirat!
    Ku është besa aty është dhe shpresa.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    U desh të vritej një grek që të zbulohej vrasësi i njerëzve tanë. Ne dyshonim tek taksisti”

    Vëllai i emigrantit të vrarë rrëfen krimin e grekut

    Tregon vëllai i Petrit Lloshit që u vra së bashku me vëllanë e gruas nga Janis Baltas

    Gjergj Marku

    MIRDITË- Prej tre ditësh, që kur u njohën me lajmin e gjetjes së eshtrave të fëmijëve të tyre, të vrarë 9 vite më parë nga greku Janis Baltas, familjet Loshi dhe Legisi, kanë hapur portat e shtëpisë për të pritur njerëzit e shumtë. Shtëpitë e Preng Loshit dhe të Ndue Legisit, të lidhur dhe në miqësi para 10 vitesh, pasi djali i Prengës, Petriti ishte martuar me të bijën e Ndues, Verën, ndodhen në Thumanë, jo larg njëra- tjetrës. Sandri, djali i vetëm, që i ka mbetur Preng Loshit, rrëfen diçka nga ngjarja tragjike pasi së bashku me Petritin, asokohe 24 vjeç, dhe Paulin Legisin, (vëllain e gruas së Petritit) ndodheshin së bashku në shtetin fqinj, për arsye ekonomike. Me punë të vështira, kryesisht në bujqësi, mundën të grumbullonin disa dhrahmi për të gëzuar familjet. Sandri rrëfen, se kishin dashur t’u bënin një surprize familjeve për Krishtlindje, ardhjen së bashku këtu. Kështu Paulini dhe Petriti u bënë bashkë. Me sa di vëllai dhe kunati i tij, planifikuan që për të ardhur deri në doganë të merrnin taksi të licensuar. Por, duket se biseda në një kafene, u ka kushtuar, pasi aty janë takuar me Janis Baltas, që u ka thënë se do t’ju çoj unë, më mirë dhe më lirë. Të dyve u ka kthyer mendja. Me sa di unë, ata kanë hipur në makinën tip Toyota, të Baltas. Ky i fundit, ka shkuar tek punëtorët e tij në Llufisko, dhe u ka thënë se kam makinën me defekt. Këtë e dëshmon dhe çobani tjetër shqiptar nga Lëkunda e Mirditës Pashk Pulaj, që ishte emigrant atje dhe ndodhej prezent në bisedë. Atë natë dhe të nesërmen kanë qëndruar në shtëpinë e Joanit. Në mbrëmjen e datës 21 dhjetor, u nisën për në doganë me Janin. Ka mjaftuar kaq kohë, që taksisti grek të planifikonte gjithçka me të vëllanë e tij dhe një tjetër fshatar; rrëfen Sandri. “Janis u kthye të nesërmen në fshatin e tij. Bashkëkombasit e mi Pashk Pulaj dhe Mark Pulaj e kanë pyetur si shkoi udhëtimi, por ai u përgjigj se i kishte kapur policia në Follorinë. Pashka dhe Marku vinë më thonë se Petritin dhe Paulinin i kishte kapur policia. U interesova se në ç’burg ishin. Dërgova foto në polici, por ata më thoshin, se ku mund të gjenden shqiptarët, 50 % e tyre, e ndërrojnë emrin, dhe nuk merren vësh se kush janë”.

    Ballafaqimi me taksistin, fillimi i dyshimeve

    “Pas 3 muajsh nga zhdukja e Petritit dhe Paulinit ne morrëm vesh se ishin gjetur dy kufoma të dekompozuara. Me pronarin tim Nikolla Kokoni, dhe Mark Pulën, shkuam në shtëpinë e Janis Baltas. Ky i fundit na tha se Petriti dhe Paulini kanë pasur materiale të vjedhura në makinë, ndaj dhe i mori policia e Follorinës . “Unë kam kaluar, por më ka ndalur policia dhe më ka gjobitur për mungesë dokumentesh”,- citon Sandri fjalët e Janit. Në fakt, rrëfen Sandri, kur u interesuam në polici figuronte gjoba me vlerë 30 mijë dhrahmi, por kjo me sa duket, e sigluar nga i vëllai i Janit që ishte polic, me të cilin ka kryer dhe krimin. Sandri kujton se Jani ishte shumë i qetë. Mbaj mend që ishte trup vogël, afro 25 vjeç, jo aq i bëshëm. Të nesërmen biseduam me një kushëri të pronarit tim Nikolla, që punonte në policinë kriminale, po atje në fshatin Asko ku ishin gjetur kufomat dhe i thamë të na ndërmjetësonte në policinë kriminale. Mora në telefon vëllain e Paulinit, Marianin dhe dy ditë pas takimit me Janin shkuam në policinë kriminale të Selanikut, ku dhë bëmë denoncimin e shoferit taksist. “Pamë kufomat e dekompozuara, nga fotot e bera në polici, por nuk mundën të dallonim njerëzit tanë. Nuk mundëm të vazhdonim më tej, sepse nuk kishim para të merrnim avokat. Njërit që i thamë na kërkoi 2 milionë dhrahmi, por nuk na dha siguri. Askush nuk u kujtua nga policia të hulumtonte më tej, të bënte analizat e AND-së a hetim më të thellë. Duhej të vriteshin grekë, për ta bërë një gjë të tillë”,- thotë Sandri.

    Telefonata e parë nga pronari grek

    Familja Lloshi është njohur me arrestimin e Jani Baltas nga një telefonatë e bërë nga pronari i Sandrit, greku Nikolla. “Ai më tha se Jani Baltas ka vrarë një grek dhe ka plagosur të vëllain e tij. Këtë e kanë dhënë me të madhe mediat greke. Ma do mendja që tani do të dalë në dritë, për mirë apo për keq edhe puna e vëlliat tënd Petritit dhe e Paulinit”,- thotë Sandri. Pas dy ditësh, rrëfen më tej ai, Nikolla më ka marrë sërish në telefon, duke më thënë se Jani ka treguar se kishte vrarë dhe dy persona, kufomat e të cilëve ishin hedhur nga ai në një greminë buzë autostradës. Po atë ditë në ora 12:00 është konfirmuar përmes medias në Greqi e gjithë ngjarja e zhdukjes së dy viktimave Loshi dhe Legisi. Nikolla i ka treguar Sandrit dhe kurthin e ngritur nga Jani për vrasjen e vëllait dhe kunatit të tij. Sipas rrëfimeve në policinë greke, që janë cituar nga Nikolla, vëllai i Janit, polic, me gjithë një komshi të tij, i veshur me uniformë policie, i kanë dalë para makinës Toyota, ku udhëtonin dy emigrantët. Ata kanë pyetur Janin, se kush nga shqiptarët i kishte lekët. Pasi Jani i ka treguar, i ka thënë gjuaj mbi këtë. Ata kanë qenë të pajisur me dy pistoleta dhe një karabinë. Në moment ka gjuajtur mbi njërin prej tyre. Tjetri ka tentuar të ikë disa metra, duke thënë se do të pendoheshin. Jani i ka thënë sërish vëllait polic, që të gjuante. Më pas Jani, me armë të ftohtë ka shkuar dhe e ka masakruar për vdekje emigrantin që nuk kishte vdekur as nga plumbat. Pastaj ata kanë marrë të dy trupat dhe i kanë hedhur në greminën rrëzë autostradës. Kanë marrë materialet me vlerë dhe janë zhdukur prej andej.

    Një lutje qeverisë:kujtohuni tani!

    Dy familjet mirditore, Loshi dhe Legisi, përmes një lutjeje publike, i bëjnë apel, presidentit, kryeministrit, kryetarit të parlamentit, Ministrisë së Jashtme dhe ambasadës greke, që të kujtohen të paktën tani, që u dihen eshtrat bijve të tyre. “Të përpiqen për të na sjellë eshtrat”- luten ata. Familjet në fjalë janë shkundur nga gjendja ekonomike në kërkim të të humburve. Ato kanë 9 vite që jetojnë me mort tek pragu i shtëpisë, por me vështrimin, shumë larg atje, tej maleve të grekut. Ata apelojnë dhe qeverinë greke, që të kujtohet për t’i ndihmuar ata. Fëmijët e tyre u vranë dhe u masakruan në tokën greke dhe nga një shtetas grek. Ç’do të bëhej nëse kjo gjë do të ndodhte këtu në Shqipëri me shtetas të tyre. Prandaj, lutemi që shteti grek të tregohet i arsyeshëm, të paktën, tani kur fëmijët tanë nuk i kemi më. Të na ndihmojë në përcjelljen sa më shpejt të eshtrave.




    12/05/2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  3. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •