Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Përurohet terminali i ri në Portin e Durrësit

    Berisha përuron terminalin e ri në Portin e Durrësit

    DURRES- Kryeministri Berisha inauguroi dje terminalin e ri në Portin e Durrësit. “Ne inauguruam së bashku terminalin e ri të pasagjerëve, ndërtim me një vlerë prej 21 milion eurosh, i arkitekturës dhe teknologjisë së standardeve më të larta, ndërtim i cili përbën një portë moderne për këtë port mijëravjeçar”, u shpreh Berisha. Kryeministri theksoi më tej se qeveria e tij do vazhdojë të ketë në vëmendje investimet në qytetin bregdetar të Durrësit. Terminali është projektuar për t’i shërbyer 1.2 deri në 1.5 milionë pasagjerëve në vit, 200 mijë autoveturave dhe rreth 60 mijë kamionëve. Ai ka 65 mijë m2 sheshe, 25 mijë m2 ndërtime, 4500 m2 godina të pasagjerëve, 10 poste të kontrollit të njëkohshëm për pasagjerët këmbësorë, 36 poste për kontroll të njëhershëm për pasagjerët me autovetura, 12 poste për kontrolle të njëhershëm për kamionët. Pasi preu shiritin e inaugurimit së bashku me ministrin Olldashi, Kryeministri Berisha u drejtua për në mjediset e brendshme të terminalit, ku u takua dhe bisedoi me punonjës të Portit, si dhe u njoh nga afër me procedurat e punës në terminal. Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm edhe drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Eduard Ndreu, deputetë të qarkut, përfaqësues të pushtetit vendor, punonjës të kompanisë ndërtuese, punonjës të Portit të Durrësit, si dhe shumë qytetarë. Me këtë investim, ky terminal do të përmbushë nevojat në rritje të trafikut, tregtisë, ekonomisë shqiptare në zhvillim, si dhe qarkullimit të lirë të njerëzve.

    Panorama
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Hallall, keshtu ka lezet, te punohet e te ndertohet Shqiperia.

    Si ka mundesi asnje postim te kjo tema?

  3. #3
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    Hallall, keshtu ka lezet, te punohet e te ndertohet Shqiperia.

    Si ka mundesi asnje postim te kjo tema?
    duhet te jesh krenar qe je durrsak.shum bukur

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    shoku rita pret shirita

  5. #5
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Billy Joe Lexo Postimin
    shoku rita pret shirita

    100here me modern se porti i qelbet i Bridisit

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    duhet te jesh krenar qe je durrsak.shum bukur
    Faleminderit

    Me sa me treguan kane bere nje pune fantastike, po kur te shkoj vete ne gusht do e shoh me syte e mi!

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    100here me modern se porti i qelbet i Bridisit
    dhe durrsi 100 her me i qelbet se brindisi.

  8. #8
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    Hallall, keshtu ka lezet, te punohet e te ndertohet Shqiperia.

    Si ka mundesi asnje postim te kjo tema?
    "Lajmi i keq eshte lajm i mire" - ky definicion eshte ligj ne gazetari.

    Nje lajm i tille si p.sh. 'Durresi posedon portin me te keq ne Europe", do te kishte qindra here me shume komentime se lajmi per te cilin po flasim.

    Lajmet pozitive zakonisht keshtu kalojne.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Mire bene qe e bene.
    Po e beri banda hajduteve.
    Kushtoi 12 milion eu kur ne fakt kompania huaj qe beri gjithe portin ofroi ta bente per 3 milion eu.
    U perzu ajo dhe u fut nje kompani saliste shqiptare dhe projekti shkoi 12 kokrra eu.
    Albania Uber Alles

  10. #10
    Legjendi i Shqiperise
    Anëtarësuar
    08-07-2012
    Vendndodhja
    Ne mergim----Amerike
    Postime
    59
    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    Hallall, keshtu ka lezet, te punohet e te ndertohet Shqiperia.

    Si ka mundesi asnje postim te kjo tema?

    cfare hallall ore mos perdor fjali muslimane kur flet per shqiperine dhe per durresine. Gjuha shqipe duhet te pastrohet nga mbeturinat e trasheguar.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •